NUK ËSHTË KOHA E “HAPES SË DOSJEVE” NË SHQIP
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
NUK ËSHTË KOHA E “HAPES SË DOSJEVE” NË SHQIPËRI, POR E RIBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE!
* Sa herë që ngritet ndonjë kërkesë a problem i shqiptarëve në gjysmë Shqipërinë e
kolonizuar (Serbi, Mali, Zi, IRJM dhe Greqi) që të vihet për shqyrtim në “rend
dite” në planin gjithëkombëtar shqiptar dhe në atë ndërkombëtar, del dikush nga
hiri i kohës (në rolin e feniksit profiterik) kërkon që të “hapet ndonjë dosje, a
konflikt i brendshëm në Shqipëri, ashtu siç ndodhi në janar-shkurt të vitit 1997,
me qëllim që ta shpërqëndrojë vëmendjen nga problemi ekzisitues i pazgjidhur
kolonial i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Kohëve të fundit po shkruhet me pompë lidhur me temën “hapja e dosjeve” të
periudhës së sistemit komunist në Shqipëri. Dakord, në parim, edhe unë jam që të
“happen ato dosje”, por kur t’iu vijë koha, pasi të kemi kryer punën me dosjet e
gjenocideve të jashtme serbo-malazezëve dhe grekëve mbi shqiptarëve (shekjut XIX
dhe XX), JO tani, kursesi, sepse ato tash nuk kanë kurrfarë prioriteti kombëtar,
shtetëror, as ndërkombëtar, por fati i kombit të copëtuar dhe të kolonizuar
shqiptar në Ballkan, i cili edhe sot në periudhën e transicionit demokratik të
Evropës Lindore dhe Juglindore, është në udhëkryqin më të rrezkishëm të historisë
së tij të deritashme.
Pavarësisht nga “iniciativa obliguese” dhe dëshira e Ismail Kadares dhe
partizanëve të tij, që me “shenjë urgjente”, të hapen dosjet e sigurimit gjatë
periudhës së kaluar të Shqipërisë socialiste, këtë “iniciativë” të nuk do të duhej
ta mirrte në konsideratë qeveria e sotme shqiptare, sepse nuk është momenti
historik, as politik, që t’iu heqet “pluhuri i harresës” atyre dosjeve, sepse në
rend dite kemi hapjen e dosjeve njëshekullore të gjenocidit kolonial
serbo-malazez, grek dhe sllavomaqedon mbi shqiptarët dhe mbi gjysmën e Shqipërisë
Etnike. Kjo është tema prioritare jo vetëm e qeverisë demorkatike të Tiranësa, por
e gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në tërë diasporën
shqiptare në përmasa botërore.
Pra, po qe se duam të dëshmohemi para vetes dhe të tjerëve se me vepra konkrete
jemi përcaktiar për reformat demokratike në Shqipëri, atëherë politika dhe
diplomacia e Shqipërisë së sotme, së pari, do të duhej, që të fillojnte me
përgatitjet serioze përkitazi me ngritjen e kërkesës zyrtare para institucioneve
përkatëse të bashkësisë ndërkombëtare për hapjen e dosjeve të gjenocidit të
Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë ndaj shqiptarëve dhe territorit etnik të
Shqipërisë, që nga viti 1878 e deri më sot. Ky duhet të jetë preokupimi ynë i
përbashkët si në sfondin e politikës, të diplomacisë dhe të shkencës shqiptare,
ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare.
Ky do të duhej të ishte itinerari i interesave dhe objketivave prioritare të
politikë së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, e jo fokusimi në hapjen e
dosjeve të sistemit komunist me karakter të brendshëm. Ka kohë, kur do të vijë në
rend dite, edhe hapja e dosjeve të komunizmit në Shqipëri. Pasi t’i kemi qëruar
hesapet me dosjet e gjenocidit serbo-malazez e grek, atëherë politikës dhe rendit
demokratik shqoqëror në Shqipëri i mbetet si detyrë që të merret me “dosjet
vetjake” të sistemit të kaluar komunist.
Gjithashtu, në këtë vështrim, duhet të ndjekim edhe shembujt e shteteve
ish-socialiste të Evropës Lindore, të cilat , me sa duket asnjëra prej tyre, ende
nuk kanë filluar me hapjen e dosjeve të shërbimeve të tyre sekrete gjatë kohës së
komunizimit.
Po qe se ndonjë faktor i jashtëm ushtron presion (gjë që deri tani, asnjë faktor
i jashtëm nuk ka parashtruar asnjë kërkesë të tillë për hapjen e dosjeve të
sistemit komunist në Shqipëri), që politika shqiptare të fillojë një proces të
tillë, atëherë ne duhet të tregohemi të matur dhe të përmbajtur, e të mos të
shplaojmë “plagë të vjetra” të kohës së fashizimit dhe të komunizmit, sepse një
rrugë e tillë do të na rikthente në të kaluarën e hidhur të hakmarrjes dhe të
vëllavrasjes, e këtë e duan të gjithë armiqtë tanë fqnij, të cilët, edhe sot në
fillimshekullin 21 janë duke na mbajtur “lakun e pazgjidhur në fyt” me statusin e
robit kolonial në zemër të Evropës demokratike, të integruar dhe të civilizuar,
duke na quajtur “ekstremistë” dhe “terroristë” vetëm pse jemi shqiptarë dhe, vetëm
pse po kërkojmë prej tyre dhe prej bashkësisë ndërkombëtare, që të na rikthehen
të drejtat tona ligjore mbi pasurinë tonë legjitime të patudnshme, që quhet me
emrin Shqipëria Etnike. Asgjë
më tepër nuk jemi duke kërkuar veçse të drejtën tonë historike mbi territorin
indigjen të Shqipërisë sonë etnike ilire, nuk duam asnjë pëllëmbë të tokave të
huaja të fqinjve tanë sllavë, sepse ato nuik na duhen në asnjë mënyrë, sepse janë
prona të huaja dhe, si të tilla, edhe duhet të ngelin të paprekura në pronësinë e
titullarëve të tyre.
Po qe se fillon procesi në “hapjen e dosjeve” në Shqipëri, atëherë s’ka asnjë
dilemë se prej tyre, do të përfitojnë vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të
Shqipërisë. Kjo do të ishte rruga më e pranueshme e vënies në harresë të të gjitha
gjenocideve të deritashme serbo-malazeze dhe greke, të kryera mbi shqiptarët dhe
Shqipërinë (1842-2006).
Në kuptimin e ngushtë (domethënë shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë të dobishme
me “hapjen e dosjeve” sipas dëshirës instruktive dhe “largpamëse” të Ismail
Kadares dhe mbështetësve të tij), por në kuptim të gjerë, do të përfitonin të
gjithë armiqtë tradicioanlë sllavë të Shqipërisë, sepse do të shpëtonin nga “vala
e darës” së përgjegjësisë historike për gjenocidet e kryera mbi shqiptarët dhe
Shqipërinë Etnike. Më thjesht, me procesin e “hapjes së dosjeve” në Shqipëri,
prapë do të mbetej “incognito” dhe i pandëshkuar ndërkombëtarisht gjenopcidi i
jashtëm serbo-malazez dhe grek mbi shqiptarët dhe mbi terrioret e copëtuara dhe të
kolonizuara të Shqipërisë së tyre Etnike.
Për të mos ndodhur një anakronizëm i tillë politik dhe kombëtar si politika, ashtu
edhe shkenca shqiptare, assesi nuk do të duhej të përkrahnin një iniciativë dhe
propozim të tillë të Ismail Kadares dhe të tifozëve të tij, që tani të
përqëndrohen në “hapjen e dosjeve” në Shqipëri, sepse kjo do të ishte një rrugë
pakrye dhe me pasoja të paparashikueshme, që do të çonte në shpagime dhe
gjakderdhje të reja vëllavrasëse mbi baza idologjike, partiake dhe grupore. Kjo
tragjedi e re më së paku, do t’iu duhej shqiptarëve, edhe kështu të sakatosur, të
robëruar, të varfëruar dhe të syrgjynosur në “enklavat” dhe në “eksklavat”
kolonilaiste të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të IRJM-së.
Pra, edhe rasti i shtruarjes së kërkesës naive dhe absurde të “hapjes së
dosjeve” në Shqipëri nga ana e atyre që ndodhen jashtë Shqipërisë (në Paris, në
Athinë, në Beograd, në Podgoricë, në Shkup, në Ankara, në Amerikë, në Evropë, në
Australi etj.) nuk duhet të mirret në konsideratë nga qeveria e Tiranës, sepse me
qëllim të caktuar kanë “ngatërruar” numrat e objektivave dhe të interesave
prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.
Shkurt e shqip, pa asnjë dozë të politikës taktizuese dhe manipuluese në frymën e
paternalizimit në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shetetëror të
shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, hëpërhë nuk është në plan të
parë “hapja e dosjeve” të “disidentit politik” të Ismail Kadares gjatë periudhës
së socializmit në Shqipëri, por para së gjithash në plan të parë janë: pavarësia e
Kosovës, rajonizimi dhe decentralziimi i terriroreve shqiptare në Mal të Zi dhe në
Serbinë Jugore, rikthimi i çamëve në Çamëri, si dhe federalizimi i i pushtetit
shtetëror të IRJM-së. Të gjitha këto çështje me interes jetik dhe parësor
gjithëkombëtar shqiptar na apostrofojnë, që mos të bëhemi të shurdhër, të verbër
dhe rob i vetëvetes, por të mirremi me zgjidhjen e çështjes së përgjithshme
kombëtare shqiptare në Ballkan, e cila në mënyrë procesuale dhe të sigurt do të na
shpie drejt shkolonizimit dhe pavarësimit të të gjithë shqiptarëve dhe të
Shqipërisë Etnike, ashtu siç
ka ndodhur edhe me popujt dhe me vendet e tjera fqinje në Ballkan. As më pak e as
më shumë.
Nëse pretendojmë dhe duam që të integrohemi sa më shpejt me popujt e tjerë të
Evropës së sotme, atëherë ne nuk duhet të dalim nga “tema” e demokracisë dhe e
demorkatizimit, e të kthehemi në të kaluarën e perënduar, por duhet të angazhohemi
dhe të përqëndrohemi në të sotmen, dhe ta pyesim veten se çfarë kemi bërë
brenda 18 vitet e shkuara në kohën e demokracisë së sotme, edhe si individ, edhe
si kolektivitet, e edhe si shetet në krahasim me shtetet e tjera të Evropës
Juglindore, të cilat, edhe ato, sikurse Shqipëria në kohën e komunizmit
(1845-1990) kishin të njëjtin status. Mirëpo, asnjëra prej tyre, deri tani nuk
kanë shtruar kërkesën e “hapjes së dosjeve”, ashtu si ka kërkuar “disidenti
politik” Ismail Kadare, për shkak se potencialin e tyre njerëzor, intelektual,
politik dhe shkencor e kanë përqëndruar në ndërtimin dhe në realizimin e
objektivave dhe të detyrave të sotme, që rezultojnë nga agjenda e rendit të ri
botëror (integrim, zhvillim ekonomik, demokratizim,
modernizim dhe përparim tekeniko-teknolgjik shkencor etj.).
Pra, të ndjekim edhe ne shembullin e vendeve dhe popujve të tjerë në Evropë dhe në
rajon (sepse edhe ata kanë pasur “dosje” tyre, jo vetëm Shqipëria) që çon drejt
pajtimit, progresit dhe integrimit në përmasa evropiane dhe globale botërore, e
jo të mirremi edhe nja 50-100 vjet të tjera me vetëvetën, duke vendnumëruar si
një nga vendet më të pazhvilluara në botë.