Imponimi i Serbisë dhe shtyrja e statusit të Kosov
Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhet një akt i tillë që suspendon manipulimin e Serbisë.
Nga Bekim Rexhepi
Anashkalimi i realitetit në Kosovë
Më qense bisedimet në Vijenë të Austrisë, nuk e sollën koncesionin e përshtatshëm, që në njëfarë mënyre do të mund të kënaqte aspiratën serbe për Kosovën. Serbia edhe njëherë demonstroj përmesë qeverisë së saj, si gjithëherë nxjerrë mospajtime dhe tregon fajtorin. Mospajtimi i Serbisë kontestoi se nuk arriti që Kosovën së paku ta ndaj teritorialisht, e fajtori i dështimit te negociatave ishte pala shqiptare, madje duke e akuzuar këtë të fundit se; nuk qe aspak e gatshme dhe serioze për arritjen e suksesshme në këto bisedime, madje sipas palës serbe janë shqiptaret vat ata të cilët nuk ofruan koncesione.të duhura. Pala serbe nuk u mjaftua vetëm më këtë ajo gjithashtu e akuzoi edhe kryenegociatorin; M. Athisarin, se fajtor qe edhe ai që nuk tregoi vullnetin e duhur ndaj kërkesave serbe për Kosovën. Nuk mund të mos e përmendim edhe kërkesën se kryenegociatori M.Athisari duhet të japë dorëheqje të mënjëhershme. Pra, Serbia në njërën anë akuzonte dhe bënte fajtor shqiptaret dhe kryenegociatorin për gjithë dështimit e negociatave në Vijenë, ndërsa qmonte vetveten se ishte konstruktive gjatë gjithë zhvillimit të tyre.
Qeveria serbe në krye me V.Koshtunicën, një nacionalist i përbetuar, dhe një ati shqiptar i madhë, që u promovua gjatë gjithë historisë politike te tij, i pakënaqur me zhvillimin e procesit rreth statusit të ardhshëm politik të Kosovës, i mblodhi me urgjencë ministrat e tij dhe i urdhëroi të nxjerrin kushtetutën e re serbe në të cilën do të futej Kosova sërish si pjesë integrative e shetit Serb, pas ndarjes dhe pavarësimit të Malit të Zi, nga unioni i përbashkët i krijuar më herët. Kushtetuta e re serbe u bë gadi, aq shpejt sa u bë e qartë se ajo do të jetë vetëm një kopie e kushtetutave te më hershme, që ajo ka patur në të kaluaren. Kosova u futë sërish në një preambulë të Kushtetutës, duke e cituar; [ch8220]Kosovën si pjesë te pa ndashme te Serbisë[ch8221]. Kjo kushtetutë u miratua me shumë manipulime në referendum gjithëpopullor, madje u ratifikua po ashtu në parlament. Qeveria aktuale serbe dhe Kushtetuta e saj tashmë e miratuar, anashkaloi tej mase realitetin në Kosovë, përjashtoi shumicën shqiptare për të krijuar absurditet. Pra, një qeveri arrogante dhe një kushtetutë e papërfillshme, nuk mund të krijoi pushtet dhe ligj, pa shumicën shqiptare, e cila që shtat vite e më tepër në bashkëpunim me ndërkombëtaret po menagjon Kosovën.
Imponimi i Serbisë dhe shtyrja e statusit të Kosovës
Pasi u nxorrë në opinion dështimi i negociatave, në mesë palës shqiptare dhe asaj serbe, filloj komentimi i politikës recidive, në të cilën dolen konkluza te ndryshme, po që në esencë nuk kishin vizion dhe planë të qartë rreth të ardhmës së mbarëvajtjes së procesit. Përfaqsusi më i lartë i BE-së, H. Solana doli i pari në opinion, në pronëncimet e tij u tha edhe kjo se do të shtyhet zgjidhja e statusit te ardhëm për Kosovën, deri në muajt e parë të vitin 2007, sepse sipas Solanës në Serbi do te zhvillohen zgjidhjet vendore, dhe këto zgjidhje serbe mund te ndikojnë në atmosferën e stabilizimit dhe krijimin e rrethanave të përshtatshme që do të mund të na dërgojnë edhe në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Këto deklarata te Solanes, nuk u mirëpritën dhe aq nga opinioni i gjërë e veçanërisht ai shqiptar. Përveç qeverisë së Serbisë, e cila i përkrahu deklaratat e Solanos. As Athisari dhe as Grupi i Kontaktit, nuk u prononcuan me gjithë rezervat që patën ndaj deklaratave të dhëna, ata të kujdesur, në mënyra te veqanta u orvaten të sqarojnë opinionin e gjërë se nuk do te ketë shtyrje sa i përket zgjidhjës së statusit të ardhshëm të Kosovës.
Në fakt qëllimi i Serbisë mbeti shkatërrimi i procesit të negociatave, dhe dëmtimi i palës shqiptare dhe asaj nderkombëtare karrshi tyre. Kjo tendencë serbe sikur u tregua e pa suksesë fillimisht. Por insistimi i vazhdueshëm në njërën anë i Serbisë për t[ch8217]u rikthyer në një procesi të ri negociatash dhe në anën tjetër miratimi i kushtetutës së re serbe, janë fytyra më e qartë se Serbia nuk do zgjidhje të difavorshme për të sa i përket Kosovës. Më këtë monotoni politike Serbia arriti të paragjykoj gjendjen në rajon duke e lidhur atë me zgjidhjet në Serbi. Në çoftëse zgjidhja e statusit të Kosovës bëhet këtë vit, para zgjidhjeve në Serbi, në zgjidhje mund te kemi radikalet në pushtet, të cilët gjithsesi do ta komplikojnë procesin e zgjidhjes së statusit për Kosoven. Më këtë pozita aktuale serbe e Kushtunicës dhe e Tadiçit, karrshi radikalve në opozitë, duan të justifikojnë vetëm realitetin, pra duke e paraqitur Serbin si te interesuar seriozisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Kjo dhe vetëm kjo është farsa e politikës serbe, që rishfaqet në kohë, dhe për shumë qeveri perëndimore dhe lider sensacivë mbetet e paqartë. Serbia më në fund ia arriti qëllimit të saj, të shtyjë zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin 2007, edhe përkundë dëshirës se shqiptarve që ay te zgjidhet në këtë vitë. Fakti i manipulimit me zgjidhje politike në Serbi, që jo me siguri të plotë do te mund të zhvillohen në janar te vitit 2007, është alibia më e qëndrueshme se Serbia nuk do qasje reale sa i përket Kosovës.
Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhet një akt i tillë që suspendon manipulimin e Serbisë.
Kosova duhet ta shpallë pavarësinë, këtë shansë e ka madje edhe kur nëntori po afron le te bëhet nëntori i II-të i madhë shqiptar. Sepse tashmë dihet se Serbia nuk e ka ndërmend të bëhet Nënë Tereza për Kosovën dhe pavarsinë e saj.
www.bekimbeu.de