DITËLINDJA E STRATEGUT REVOLUCIONAR
Ditëlindja e strategut revolucionar, Adem Demaçit, festohet në Kosovën pa
dritë elektrike në shkolla dhe në spitale; pa zhurmën e makinave në fabrika,
me një varfëri të skajshme dhe me lirinë e nëpërkëmbur të popullit shqiptar.
Baca është Adem Demaçi i Shqiperisë Etnike dhe i mbarë Evropës: Ai tri
dekada qëndroi në kampet e udbës jugosllave për barazi dhe dinjitet
kombëtar. Tri dekada mbyllur në burgje, që ish-Jugosllavia i kishte ndërtuar
nergut për burgosjen e gjithë shqiptarëve që kërkonin liri dhe barazi
kombëtare. Duket qartë se burgosja e Adem Demaçit vetëkuptohej burgosje e
tërë popullit shqiptar të Kosovës kreshnike. Prandaj prangat e Adem Demaçit
në burg, ishin pranga për robërimin dhe shtypjen e egër të Kosovës nga
shovinizmi serb. Përkundrazi hekurat serbosllave ia shtuan forcën për lirinë
e popullit të tij të shumëvuajtur. Sipas kushtrimit poetik të Migjenit "Të
lindet një njeri, që mëkëmb një Kohë të Re, të krijojë një Epope"! është
Adem Demaçi, i cili me revoltën e tij revolucionare shkatërroi shtetin
antipopullor të ish-Jugosllavisë në krye me xhelatët serbë. Çdo fëmijë është
rritur me qëndresën heroike të Adem Demaçit: Kosova ka dhënë babanë e
revolucionit mbarëshqiptar, dhe ky është ADEM DEMAÇI. Pas tij do të vijnë
shumë trashëgimtarë tjerë, që i solli deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës
heroike në krye me Adem Jasharin dhe deri te Lëvizja Vetëvendosja në krye me
Albin Kurtin. Me këtë Letër, ju uroj nga zemra 70-vjetorin e lindjes! Ju
dëshiroj shëndet dhe suksese në veprimtarinë atdhetare.
Beqir Elshani, Malme, 27 tetor 2006