Prof. Dr. Sadi Bexhetit, rektori i ri i UT
Biografia e Prof. dr Sadi Bexhetit
Diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Dega e Mjekësisë në vitin 1981 me notë të lartë mesatare.
Në vitin 1985 pas një pune të suksesshme, ka magjistruar në Zagreb, duke vazhduar me punimet e doktoraturës të cilën e kurorëzoi në vitin 1987 në temën: “Organizimi cito arhitektonik i kolumnave qelizore te njeriu” dhe për mentor kishte profesorin e nderuar nga Zagrebi prof dr Ivica Kosturiq.
Punon një kohë të gjatë në Universitetin e Prishtinës si profesor ordinar për lëndën e anatomisë së njeriut. Jeton dhe punon në Tetovë e Prishtinë.
[highlight]Intervistë e Prof. Dr. Sadi Bexhetit, rektori i ri i Universitetit shtetëror të Tetovës[/highlight]
Z. Bexheti cilat ishin motivet për kthesën kuadrovike në Universitetin shtetëror të Tetovës?
Në këtë universitet asnjë punë nuk është bërë si duhet, gjithçka ka nisur mbrapsht, prandaj qëllimi ynë është që t'i rregullojmë punët akademike dhe të gjitha faktultet ta fillojnë mësimin. Sot i kemi pritur studentët dhe qëllimi kryesor i yni është që ta mbajmë mësimin dhe ta rrisim cilësinë.
Me pak fjalë, çfar vizioni keni për avansimin e punës në Universitetin e Tetovës.
Dëshiroj të potencoj që në fillim se jam profesor 25 vjet dhe i ndjej dhe i kuptoj problemet që lidhen qoft me strukturat akademike, qoft me ato studentore. E pranova detyren e Rektorit me deshirën dhe përkushtimin që të vazhdoj punët e mbara aty ku kanë mbetur dhe të menjanoj problemet që në çdo fazë e përcjellin një instucion të tillë, e në Universitetin e Tetovës, problemet janë më të theksuara për arsye edhe rethana të ndryshme. Në radhë të parë kemi forca mbrenda Universitetit të Tetovës që këtë Universitet ta ngritim në të gjitha aspektet në standardet europiane dhe të punohet pikërisht në bazë të atyre standardeve.
A janë respektuar bazat juridike për proceset që po ndodhin në Universitet?
Automatikisht me dhënien e vendimit të ministrit të Arsimit për shkakrim, ministri ka dhënë një vendim tjetër. Më herët e ka autorizuar Senatin që të mbajë zgjedhje të reja mirëpo senati ka vazhduar me të vjetrën. Senati ka qenë fiktiv me njerëz dekanë të cilët nuk duhet të jenë anëtarë senati, dekanët nuk mund të jenë anëtarë senati, mirëpo edhe anëtarët kanë qenë ushtrues detyre, të gjitha organet këtu kanë qenë ushtrues detyre. Kështu që ai senat nuk ka qenë legjitim që po spekulohet vazhdimisht. Zgjedhja e kryetarit të senatit, mënyra, pra njerëzit që po punojnë aty janë vetëm fiktivë. Nuk janë aktivë. Ministri nuk ka bërë shkelje të procedurës. Nëse nuk respektohet vendimi ai ka të drejtë të shkarkojë sepse janë hapur disa drejtime pa akreditinmin e Ministrisë.
Cilat janë idetë tuaja si rektor? Çka i mungon nga aspekti arsimor Univerzitetit?
Universitetit Shtetëror të Tetovës i mungon gjithçka arsimore. Duke filluar prej organizimit të punës e të gjitha të tjerat. Do të thotë duhet të fillojë mësimi.Të mbahen zgjedhje të studentëve - të strukturave studentore, të stafit akademik, të stafit të senatit, zgjedhja e kryetarit të Senatit, si dhe zgjedhja e rektorit me zgjedhje demokratike ku do të ketë së paku dy tre kandidatë, pra të bëjmë të kemi univerzitet autonom. Ne nuk kemi bërë ndryshime të udhëheqësve. Të njejtit dekanë janë duke e vazhduar punën. Asnjë profesor nuk është larguar nga puna. Mirëpo për ne është e paparanueshme mënyra e organizmit të procesit mësimor si p.sh. një profesor të mbajë gjashtë lëndë dhe mendojmë se këtë dukuri negative do ta eliminojmë. Profesori do të mbajë një lëndë, aq sa ka orë, me studentët do të punojë në mënyrë aktive. Jo p.sh. një profesor i merr gjashtë lëndë dhe nuk është në gjendje që t'i ndjekë ato. Ky është qëllimi ynë. Vetëm ata pedagogë që nuk vijnë në mësim do të largohen. Kështu që nuk kemi tendenca të atilla që ta shkatërrojmë univesitetin.
Në çfarë problemesh konsideroni se duhet të fokusoheni momentalisht me qëllim që Universiteti i Tetovës të rradhitet në mesin e universiteteve me renome europiane.
Problemet janë të shumta për tu fokusuar, mirpo e kam bërë planin e prioritetit për zgjedhjen e tyre. Në Universitetin e Tetovës, të hënën fillon viti i ri akademik dhe jemi mobilizuar per një fillim të mbarë. Po punojmë ditë e natë për rumbullaksimin e sistemit dhe organizimin për mbarvatjen e procesit studimor. Do ti bëjmë zgjedhjet e lira të përgjithshme si në strukturat studentore ashtu edhe ne ato akedemike, duke perfshi ketu edhe zgjedhjen e Rektorit mbi bazat e votës së lirë, sepse nuk mund të ketë Universitet modern e të pavarur pa zgjidhje të lira e pa kriter për zgjedhje. Unë kam marrë detyrë që këtë proces ta zhvilloj ashtu si e kërkojnë standardet bashkëkohore dhe këtë kemi forca ta bëjmë. Universiteti i Tetovës po hyn në jë fazë të re të zhvillimit të tij dhe e përsëris, që kemi edhe forca të mbrendshme edhe ndihmën e universiteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare që ky Universitet i Tetovës të bëhet pjesëe familjes akademike europiane.
Paralajmërohet se brenda dy javëve do të fillojnë zgjedhjet në USHT. Ju personalisht a mendoni se USHT-ja ka perspektivë. Cila është ajo?
Prej sot studentët kanë shpallur zgjedhje të lira ku do ta zgjedhin kryetarin e Unionit të ri të studentëve. Pastaj do t'i zgjedhim senatorët, që do të marrin pjesë në Senat që nuk ka qenë deri tani. Do të fillojmë me zgjedhjen e stafit akademik dhe dalngadalë qëllimi ynë është që kështu t'i mbajmë zgjedhjet e lira. Ne jemi këtu për studentët e jo për veten. Përvoja ime është shumë e gjatë - 25vjeçare. Do të kontaktojmë me universitetin e Shtulit, me universitetin e Prishtinës, pra me Kosovën, me universitet e Shqipërisë kuptohet me Universitetetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup dhe me universitetet këtu e më gjërë në rajon.
Çfar do të bëni që studentët shqiptarë që nuk janë nga Maqedonia e që studijonë në atë universitet, të jenë të barabartë me ata nga Maqedonia dhe çfarë do të beni konkretisht për thellimin e bashkëpunimit midis Universitetit të Tetovës dhe Prishtinës
Universiteti i Tetovës është i hapur për shqiptarët e për studentët e huaj. Flasim për integrim kombëtar me gojën plotë ditë e natë, mirpo vazhdimisht shpifim kuota që vështirsojnë këtë proçes. Do të bëjë të pamundurën që studentët shqiptarë nga të gjitha hapsirat tona, në të gjitha aspektet të jenë të barabartë dhe ti kenë të gjitha të drejtat si studentët vendor, duke hequr shumë ngarkesa finaciare dhe administrative të cilët i kanë ngarkuar studentët aq shumë.
Ka edhe shumë punë tjera për tu bërë në këtë fazë e në fazat tjera. Mirpo Universiteti është një det I tërë punësh e problemesh, të cilat vazhdimisht kërkojnë angazhim e zgjidhje. Me rëndësi është që të ecet vazhdimisht.
BEXHETI REKTOR I RI I UNIVERSITETI SHTETEROR TE TETOVES
Tetovë, 6 tetor – Prof. dr Sadi Bexheti prej të premtes është Rektor i ri Universitetit Shtetëror të Tetovës. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi rektorati i këtij Universiteti.
“Në bazë të Vendimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të dt. 06.10.2006 u bë shkarkimi i Rektorit të deri tanishëm dhe emërimi i ushtruesit të detyrës së Rektorit të ri të Universitetit Shtetëror të Tetovës”, thuhet në njoftim. Dorëzimpranimi i detyrës u bë në objektin e Rektoratit të USHT-së në një atmosferë demokratike.
Në fjalimin e pranimit të detyrës së tij si rektor i ri i Universitetit të Tetovës prof .dr . Sadi Bexheti tha se shoqëria jonë është duke kaluar nëpër një faze vendimtare për realizimin e vlerave dhe standardeve euroatlantike me qëllim të integrimit në strukturat politike të B. Evropian. Të vetëdijshëm në rolin fundamental që ka sistemi i arsimit në përgjithësi dhe universitetit në veçanti për përgatitjen e gjeneratave të reja për ballë sfidave madhore, un kam marrë për detyrë që së bashku me kuadrin e mirëfilltë shkencorë dhe akademik t’i kthejmë vlerat morale, mësimore dhe shkencore universitetit me qëllim që ky institucion të marrë kuptimin e plotë të tempullit të dijes. Objektiva e menjëhershme dhe parësore e jona është që studentëve t’u ofrojmë të gjitha kushtet profesionale dhe arsimi profesional të bëhet në rrethanat demokratike ku do të rruajmë dhe kultivojmë para së gjithash dinjitetin e tyre njerëzor.
Në vazhdim të fjalimit të tij para të pranishmëve në këtë akt solemn prof Bexheti tha se do të çrrënjosim çdo formë të abuzimeve, shkeljeve ligjore dhe normave pedagogjike dhe akademike, shantazheve dhe sjelljeve jo demokratike në relacionin profesor student dhe do të kundërvihemi dhe ndaj bartësve të dukurive negative do të merren masa përkatëse.
Me një frymë demokratike do të instalojmë respektin reciprok, bashkëpunimin në mes të profesorëve dhe studentëve dhe do të arrijmë që gjeneratat e reja t’i shoqërojnë drejtë vijës së këtij tempulli të diturisë.