Krerët politikë të Kosovës as kur bashkohen, as ku

05.11.2006 · Bislimi Xhevat(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]Krerët politikë të Kosovës as kur bashkohen, as kur ndahen nuk janë e mira e Kosovës
 
[/highlight]

Xhevat   Bislimi

 Titull që nuk shkruhet me qejf, titull që nuk vihet në krye të një shkrimi pa
dhembje në zemër, por kjo është e verteta tragjike e « elitës » politike dhe e
Kosovës së sotme shqiptare. Para Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe
të mbarë kombit shqiptar, « elita » politike ishte unike rreth qëndrimit të
turpshëm: «Të rrimë e të presim duarkryq », në kohën që Serbia po vepronte me
një vendosmëri dhe një zell të pashoq për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët
me mjete legale e ilegale, me dhunë e me «të mirë », hapur e fshehur…» ! Gjatë
atyre viteve të turpshme për kombin shqiptar vepronin një « dorë » shqiptarësh,
për të cilët nuk kishte vend gati në asnjë faqe të shtypit të shkruar në gjuhën
shqipe dhe në mediat tjera, që flisnin shqip! Media shqiptare ishte rezervuar
pothuaj se qind për qind për kryepacifistin (meqë ka vdekur nuk po e quaj me
emrin që ishte), Rugova dhe për sejmenët e tij të shumtë që i mbanin « ison ».
E njëjta gjendje ishte edhe në Shqipërinë
Londineze, ku sundonte kryevandalisti, Berisha, dhe bandat e tij të shpërndara
anekënd shtetit shqiptar! Për shqiptarët që mendonin dhe përpiqeshin për çlirimin e
krahinës më të madhe shqiptare nën pushtim, Kosovës, ishin rezervuar ndjekjet,
kallëzimet, burgjet, torturat dhe shpeshherë edhe vrasjet prapa shpine. Faqet e
gazetave shqipe dhe mediat tjera elektronike u hapën (mjerisht) vetëm me grykën e
pushkës dhe me flakët e Luftës së UÇK-së. Sot, shtatë vjet pas përfundimit të
Luftës, e dimë të gjithë se si, ku, kur, kush, çka, si dhe pse ndodhi? Mund të ketë
akoma « skuta » të pandriçuara të kësaj Lufte dhe të bëmave të aktorëve te saj, por
në përgjthësi dihet dhe njihet zhvillimi i kësaj Lufte.
    Pas «përfundimit » të Luftës Antipushtuese Çlirimtare, krahu politik i UÇK-së,
LPK-ja dhe Drejtoria politike, (me ndonjë përjashtim) u shndërruan në parti
politike. Kjo parti sot quhet Partia Demokratike e Kosovës, të cilën e udhëheq,
Hashim Thaçi. Normalisht të gjithë njerëzit (me ndonjë përjashtim) që hynë në
këtë Parti kishin një qëllim dhe ideal të përbashkët : « Finalizimin e Luftës
së UÇK-së dhe të vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës (jo të « kosovarëve
») me mjete politike dhe demokratike me një zgjidhje minimale për Kosovën,
shtet i pavarur dhe sovran. Ky ishte programi dhe koncepti i PDK-së për
çështjen e Kosovës. Mirëpo, UNMIK-u dhe disa qendra ndërkombëtare kishin
program dhe koncept tjetër. Ata, të bindur se kthimi “klasik” i Kosovës nën
Serbi ishte i pamundur dhe nuk ishte interes as i Serbisë, ndërtuan strategjinë
dhe taktikën e tyre të “shkëlqyer” për krijimin e një Kosove shqiptaro-serbe
nën maskën dhe parullën e një Kosove “multietnike”. Zbatimi
i këtij programi tragjik për Kosovën nisi me një kërkesë formale, që Shtajneri
(kryeadministrator) i bëri Këshillit të Evropës (1 nëntor 2002) për të hartuar
programin e “decentralizimit të Kosovës”. Ky program voluminoz u hartua nga  një
Mision evropian dhe iu dorëzua zyrtarisht Hari Holkerit (UNMIK-ut) nga shefi i
këtij misioni, Karl Çivileti, më 18 nëntor të vitit 2003, kurse flamurin për
zbatimin e këtij projekti antishqiptar e ngriti, Lutfi Haziri, e mbajti lartë
qeveria Rexhepi, kurse e finalizoi « grupi negociator » i ndihmuar nga Serbia dhe «
plani i saj për Kosovën » me « ndërmjetësimin » e Atisarit.    
    Të bindur se këto programe antishqiptare për Kosovën mund të pengohen  vetëm
nga ata që kishin kaluar rininë e tyre burgjeve të Serbisë dhe që kishin
organizuar dhe drejtuar edhe Luftën Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, UNMIK-u
dhe shërbime të tjera të specializuara morën “masat” e gjithanshme për
thyerjen, “zbutjen” dhe “tredhjen” e drejtuesve kryesorë të krahut që
përfaqësonte vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar për liri e bashkim
kombëtar. Disa prej tyre u “lanë” të pasurohen, disa u ndoqën me Gjykatën e
Hagës, disa u futën burgjeve të UNMIK-ut, disa u vranë dhe u zhdukën pa nam e
nishan, për shumë të tjerë u hapën dosje “kërcënuese” dhe “shantazhuese”, etj.,
etj..
    Natyra e këtij shkrimi, të dashur lexues, nuk na lejon të lëshohemi në fakte e
ngjarje të shumta të këtyre shtatë viteve e ca dhe t’i shtjellojmë ato, sepse
do të duhej bërë një libër. Por, secili prej jush, të nderuar lexues, është
dëshmitar i viteve, ngjarjeve dhe njerëzve. Bëra pak “histori” me qëllim që të
vijmë në përfundimin se strategjia dhe taktika e UNMIK-ut dhe e organizmave të
fuqishëm ndërkombëtarë për nënshtrimin politik, ekonomik, moral dhe shpirtëror
të Kosovës u realizua pas thyerjes dhe nënshtrimit të atyre që e bënë Luftën
dhe që i kishin dalur zot Kosovës dhe mbarë Shqipërisë Verilindore (Shqipërisë
së pushtuar). Kjo ishte fitorja e parë e madhe e UNMIK-ut dhe “sponzorëve” të
tij. Të tjerat shkuan si në vaj…
     Holkeri, me ndihmën e zyrave dhe shërbimeve të huaja formoi “grupin shqiptar
për bisedime me Serbinë” (pakica serbe ishte përfshirë në grupin e Beogradit
!). Këtë “grup” pati “nderin” ta shpallte, sipas urdhërit të Holkerit, Rugova.
U munduan ta “legjitimojnë” me një votim në Kuvend, por dështuan (u bë një
maskaradë). Në shërbim (dekor) të këtij “grupi”, përveç H. Thaçit, u vu edhe e
tërë udhëheqja e ngushtë e PDK-së (nënkryetarë dhe sekretarë). Shpresa e
popullit të Kosovës se “PDK-ja nuk do të lëshojë pe kurrë në dëm të Kosovës”,
u tund keq… Drejtuesit e PDK-së u pajtuan qind për qind me “decentralizimin”
dhe “mbrojtjen” e kishave ortodokëse, pra me krijimin e territoreve serbe në
Kosovën shqiptare !! Askush nuk priste nga LDK-ja më shumë, madje as kaq, por
të gjithë, madje edhe anëtarë e simpatizantë të LDK-së, prisnin shumë më shumë
(me të drejtë) nga PDK-ja për mbrojtjen e interesave jetike të Kosovës. Ky
unitet i çeliktë me LDK-në dhe satelitët e saj po
thellohet edhe më tej. Edhe shkuarja e Thaçit në Mitrovicë me Sejdiun, Çekun,
Berishën, Hysenin, etj., këtë qëllim kishte. Ata, sikur u thoshin shqiptarëve të
Mitrovicës, sepse në Veri nuk ua mbante të shkonin: “Megjithëse Mitrovica dhe
Kosova është e ndarë, megjithëse Kosova nuk po bëhet shtet sovran, megjithëse fati
i Kosovës dhe e ardhmja e saj janë vënë në PIKËPYETJE më shumë se kurrë pas LUFTËS,
ne jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë, sepse kështu na ka porositur Rykeri,
Solana e rykera e salana të tjerë”. Shqiptarët pyesnin njëri-tjetrin: “A thua ky
“grup” tragjiko-komik kështu do ta mund Serbinë, do ta bashkojë Kosovën dhe ta bëjë
të paktën shtet më vete?”. “Mos me ta marrë mendja”, thoshte ndonjëri. “Po t’ishte
se bëhet kështu Kosova, duke qëndruar duarkryq dhe urtë e butë, do ta bënte ai «
rahmetlia », që vdiq duke pritur njohjen formale (zyrtarizimin) të asaj të shkrete
pavarësi”, ia këpuste tjetri… Këta ishin shqiptarë që nuk ishin lejuar të hynin në
sallën, ku
“grupi” zhvillonte monologun e tij, sepse nuk kishte guxim apo nuk kishte fytyrë të
takohej me qytetarët, që i kishin zgjedhur t’ua mbronin interesat e tyre dhe të
vendit të tyre.
    Pikët e humbura, legjitimitetin dhe besimin tashmë të tronditur shefat e PDK-së
kan nisur ta kërkojnë te “dosja” e preferuar e Veton Surroit, që ka emrin
Nexhat Daci! “Bashkimi” kësaj radhe i PDK-së me ORA-në për ta lëshuar Kuvendin
dhe tash edhe për ta bojkotuar, me “sebepin” e krijimit të një komisioni
hetimor, i cili do të hetonte edhe shpërdorimet dhe vjedhjet e mëdha të parasë
publike, është vërtetë qesharak… Kjo parti, që nuk u tërhoq nga Kuvendi, kjo
parti që nuk e bashkoi dhe nuk po e bashkon “opozitën” dhe gjithë forcën
politike, ekonomike, shpirtërore dhe morale shqiptare për t’i mbrojtur
interesat jetike të Kosovës karshi Serbisë dhe miqëve të saj, bashkon
“opozitën” për një çështje kaq të “vockël” karshi rreziqeve dhe kërcënimeve të
përditshme të Serbisë dhe miqëve të saj për lirinë dhe tërësinë territoriale të
Kosovës së sotme! Këto sjellje dhe veprime të PDK-së do të ishin të mirëpritura
dhe të domosdoshme pas përmbushjes së vullnetit minimal të popullit
shqiptar të Kosovës për shtet sovran, i vetmi standart kishte detyrim ta pwrmbushte
« elita » politike, po tw ishte e Kosovws dhe pwr Kosovwn. Sot edhe fëmijët e
djepit, edhe gurët e sokakut e kuptojnë se për Kosovën nuk është çështje “dosja”
Daci, as korrupcioni, as shëndetësia, as partia, as feja, as zgjedhjet në LDK, por
Çështje është Kosova shqiptare: “Të jetë a të mos jetë”? Çdo çështje tejetër, çdo
politikë tjetër, çdo veprim tjetër dhe çdo propagandë tjetër, siç po bënë për çdo
ditë “grupi” dhe mediat e UNMIK-ut e të këtij “grupi” është në kundërshtim të hapur
me interesat madhore të Kosovës… Në fund të fundit nuk ka asnjë mundësi të luftohet
korrupcioni, krimi i organizuar, shpërdorimet, e të tjera dukuri të dëmshme për
shoqërinë tonë me këtë status që ka Kosova dhe me UNMIK-un zot shtëpie. Kush nuk e
di se uzina që prodhon dhe shpërndanë këto dukuri quhet UNMIK ? Pa këtë « uzinë »
do të ngordhnin edhe ata shqiptarzinjë (shërbëtorë të UNMIK-ut), që janë të gatshëm
t’i « hanë » dhe t’i bëjnë rrush e kumbulla edhe gurët e Kosovës.
    Duke i njohur mirë rrethanat politike në Kosovë dhe rreth saj kam frikë se kjo
“lojë” është e sajuar nga “elita” (“grupi”) politike e Kosovës dhe “mësuesit” e
saj, sipas shembullit të asaj që po ndodh dhe sajohet edhe në Tiranën zyrtare,
edhe te shqiptarët e “Maqedonisë”, me qëllim që të largohet vëmendja e popullit
shqiptar të Kosovës dhe e mbarë kombit nga thelbi, nga çështja që është shtruar
për zgjidhje dhe që po rrezikohet me zgjidhje që nuk do t’i kënaqin shqiptarët.
Kam frikë, gjithashtu, uroj të mos jetë kështu, se kjo “lojë” është kurdisur
edhe me qëllim që të mos mblidhet më Kuvendi, i cili po i sjell kokëqarje
“grupit”. Ky do të ishte një puç i plotë ndaj institucioneve të krijuara nga
UNMIK-u. Po e quaj puç i plotë, sepse njëfarë puçi tashmë është bërë. “Grupi
për bisedime me Serbinë” ka përqëndruar, me pëlqimin dhe kërkesën e UNMIK-ut
dhe të qendrave tjera antishqiptare, të gjitha kompetencat e lejuara nga
UNMIK-u në duart e tij. Kuvendi i Kosovës ishte
shndërruar në një klub debatesh shterpe… Kritikat e rrepta të deputetëve për
“grupin”, nismat për shkarkimin e tij, nismat kundër “decentralizimit” dhe nismat
për shpalljen e Kosovës shtet sovran ose për referendum e kanë trembur shumë
“elitën” e mjerë politike dhe patronët e kësaj “elite”… Prandaj, çdo politikan,
intelektual, hoxhë, prift (që ndjehet shqiptar) dhe çdo shqiptarë (kudoqoftë) që e
do Kosovën, të paktën shtet sovran dhe pa Serbinë, duhet të jetë syqel dhe të
veprojë sa nuk është bërë tepër vonë (veç jemi vonuar), madje edhe kur flenë një sy
ta mbaj hapur për lirinë e kërcënuar të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar…