Politike « kungulleshkash » me Kosoven

05.11.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Politike « kungulleshkash » me Kosoven (Analize e vitit 2002, nga
Koco Danaj)


Eshte nje analize e shkruar ne vitin 2002. Megjithe avancimet e problemit te
Kosoves, duket se politika e kungulleshkave ndaj saj vazhdon akoma. Per kete arsye,
redaksia e lajme.net riboton analizen e Politike Kungulleshkash me Kosoven
Redaksia

Eshte tipike politike “kungulleshkash” politika qe po luhet me te ardhmen e Kosoves.
Termi politik i kesaj sjelljeje quhet cinizem. Ndersa termi qytetar quhet tallje.
Per te qene me « diskrete » para opinionit masiv, po perdorim termin politik «
Cinizem ». Duke qene se jo te gjithe e dine peshen emocionale te ketij termi, nuk
kemi frike se mund te zemerojme opinionin masiv, por njekohesisht nuk mund te na
akuzojne per « nacionalizem ».
Po pse eshte politike « kungulleshkash” politika nderkombetare ndaj Kosoves?. Le t’i
marrim gjerat me radhe :

Kungulleshka e pare : Kur do diskutohet statusi perfundimtar i Kosoves ?
Pas shtate vjetesh thote Shtajneri ne Gjermani do flitet per statusin e Kosoves. Jo
shtate i pergjigjet Rasim Lajiçi nga Beogradi. Po sa ? Ne vitin 2005, pas tre
vjetesh. As tre as shtate thote Batiçi. Po sa? Pas dhjete vjetesh. As tre as shtate,
as dhjete, thote Svilanoviçi. Po sa? Pas 10 apo 15 vjetesh. As 3, as 7, as 10,
pergjigjet Brukseli dhe OKB-ja. Po sa? Akoma nuk e kemi vendosur. E dime ne.
Ndersa ne Kosove qytetaret jetojne me kujtimet e bukura te pas qershorit te 99-es
dhe ankthin e pas 2002-shi !!!!

Kungulleshka e dyte : Cili do jete Statusi perfundimtar i Kosoves?
Ka dhjete variante qe duhet te hidhen ne tavoline thote Instituti Amerikan i Paqes.
Jo dhjete i pergjigjet Gjingjiç nga Brukseli. Po cili? Ua them une vazhdon Gjingjiç
; Kosova duhet te zgjedhe : Ose Europen, ose pavarsine. ( A thua se ne Europe, nuk
ka shtete te pavarura). As njera as tjetra, ja pret Solana nga Brukseli. Po cili ?
Te gjitha variantet jane ne tavoline, ta shikojme me vone. Nuk jemi dakord thone
hartuesit kushtetutes se re Serbi-Mal i Zi. Po cili pyesin ne kor Instituti i paqes,
Gjingjiçi dhe Solana. Kosova pjese e Serbise, ky eshte varianti, prandaj e kemi
futur edhe ne Preambule. Jo thote Bajram Rexhepi nga Prishtina. Po cili ? Ka vetem
nje variant, do shpallim pavarsine. Po “Tirana politike” ? Eh, « Tirana politike »
eshte ne hall, kujt t’ja prishe dhe kujt t’ja ndreq. Ajo nuk flet siç mendon, por
deklaron siç i thone. Ne kete çeshtje ndergjegja politike e Tiranes eshte e
injektuar, nuk eshte e formuar. Prandaj Tirana Politike me shume mendon si te
rregulloje fjalite e deklaratave per shtyp, se sa te mendoje realisht.Dhe loja e
kungulleshkave vazhdon me dhjetra e dhjetra variante.
Ndersa ne Kosove, Ibrahim Rugova nuk ka te drejte as edhe Bob Dolin ta caktoje «
ambasador nderi », se nuk e le Shtajneri.

Kungulleshka e trete : Kush do vendose per statusin e Kosoves?
Per Statusin e Kosoves, do vendose Brukseli dhe Keshilli i Sigurimit thote Solana
nga Brukseli. Jo i thote Lajiçi nga Beogradi: Po kush? Per statusin e Kosoves do
vendose trekendeshi Beograd-Prishtine-Bashkesi nderkombetare. E kini gabim thote
Bajram Rexhepi i pamesuar me “kungulleshken” e politikes. Po kush? “Neqoftese ju
njihni preambulen, ne do shpallim pavarsine”. Ne asnje menyre ja kthen Shtajneri i
nervozuar. Po kush? As Beogradi dhe as Prishtina, do vendose vetem Keshilli i
Sigurimit, domethene, qe nga SHBA dhe Rusia deri tek Senegali dhe Siria qe jane
antare te Keshillit te Sigurimit.(Rikujtese: Presidenti Klinton kur dha urdher per
bombardimin e ish-Jugosllavie nuk e pyeti fare Keshillin e Sigurimit). Po Shqiperia?
Cila Shqiperi thone te gjithe ne nje ze? Shqiperia na duhet kur ka kriza dhe trazira
tek shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Luginen e Presheves. Kjo eshte
detyra e Shqiperise. Pas trazirave, Qeveria e Shqiperise nuk duhet te trazohet ne
keto
çeshtje, jo per gje, po pse ta akuzojne kot se e ka mendjen tek “Shqiperia e
madhe”. Ata na duhen vetem per te shuar trazirat, jo per te projektuar te ardhmen
pas trazires. Ata vertete jane shqiptare, por politikisht jane te derguarit tane te
“posaçem” tek shqiptaret.
E shumta qeveria e Shqiperise duhet te jape vetem mendime ne forumet etnike te Allen
Kasofit dhe t’i jape pergjigje pyetjes : Perse tre forume qe nga Budapesti, Athina
dhe Lucerna kane te njejten teme : “Shqiptaret dhe fqinjet e tyre ne rajon”!!?
Prandaj lereni Shqiperine dhe qeverine e saj.
Dhe loja e kungulleshkave vazhdon me shoqeri multietnike, demokraci multietnike, me
shtet-komb, me traktatin e vestfalise etj etj, nje loje pambarim.
Ndersa ne Kosove, varferia eshte masive, ne Kosove jane 43% te papune, ne Kosove 613
mije qytetare protestuan ndaj « lojes se kungulleshkave », duke braktisur zgjedhjet,
ne Kosove shpresa e se djeshmes eshte zevendesuar nga ankthi i se nesermes.