TELEGRAM URIMI BACË ADEM DEMAÇIT ME RASTIN E
Vëllezër dhe motra, atdhetarë dhe atdhetare!
Janë të varfra fjalët për ta përshkruar personalitetin aq të madh e aq rrezatues të
Bacës sonë ADEM DEMAÇIT.
Është e pamundur gjithashtu të thuhet e tëra, për veprimtarinë e tij atdhetare e
njerëzore edhe sikur të shkruhen me qindra libra...
Është vështirë gjithashtu, të përkufizohesh për të shkruar pak rreshta modest për
Bacën si në këtë rast sepse, çdoherë donë të thuash më shumë e se ndalon dot veten
dhe nuk ke dëshirë të vësh pikë.
Baca Adem, nuk jetoi dhe nuk jeton për vete! Baca, jetoi e jeton për tokën e vet,
për popullin e vet dhe jetoi e do të jeton përgjithmonë për brezat që do të vijnë.
Kur toka e tij po digjej e po gllabërohej pothuajse në pa kthim, kur populli i tij
mjerohej e po humbiste çdo shpresë, doli një burrë i vogël por me zemër të madhe dhe
u ngrit si Prometeu. Me forcën që na e dhuronte vepra dhe emri i tij, na e ngjalli
shpresën, na dha forcë e krenari dhe na udhëhoqi ndër beteja për Liri, Barazi e
Dinjitet. Barbarët sllavë, pasi nuk mundën ta blinin me privilegje e para, e futen
në burg dhe menduan se mbaroi kjo punë. Bacën e burgosën por, nuk e burgosën dot
shpirtin dhe zemrën e tij të madhe. Edhe nga burgu, Ai ishte midis nesh, ishte kudo
me ne. Sheshet dhe rrugët e përgjakura të Kosovës buçisnin deri në qiell me emrin e
Bacës, se përfundimisht me Bacën në zemrat tona dhe me forcën që na dhuronte , e
kishim mundur frikën, e kishim ngjallur shpresën dhe pakthyeshëm u nisem drejt
rrugës së Lirisë.
Kur e filloi veprimtarinë atdhetare Baca Adem, ishte kohë e pakohë, pas mbarimit
të luftës së dytë botërore; ideja e jonë e madhe për Ribashkimin e trojeve
shqiptare, po luftohej me zjarr e hekur, Guximtari i madh ua tha hapur në gjyq
xhelatëve serbë: “jam për bashkimin e trojeve shqiptare, nëse jo me hatër këtë ne
shqiptarët do ta bëjmë edhe me luftë”! Prandaj, e dënuan aq kohë sa do t´i
mjaftonte një djaloshi të burrërohej fuqishëm për ta çuar luftën e tij më tej, i
mbijetoi 29 vite burgimi të rëndë derisa Kosova e tij me vise të tjera shqiptare
po forcohej për ta sfiduar e luftuar Lubinë me emrin ish-Jugosllavi! Armiqtë, nuk
po e kuptonin dot gjuhën e dialogut, prandaj Qëndresa do të merrte përmasa të
luftës çlirimtare, Bacë Ademi do të dilte në ballë të UÇK-së, do ta drejtonte
procesin diplomatik, pa i iu dridhur qerpiku, kurrë nuk u nënshtrua sepse këtë ves
të keq ua kishte falur armikut dhe horrave shqipfolës që aq shumë e urrenin dhe e
urrejnë...
Mjerisht, edhe sot po jetojmë në përmasat e një kohe të pakohë, kur nuk po
vlerësohen drejt vlerat kombëtare por, kundërvlerat, hienat e zeza të tradhtisë,
prandaj Bacë Ademi, ende nuk po respektohet meritueshëm, ende po injorohet
mjerueshëm nga mjerushët politikë të shumë ngjyrimeve partiake të cilat as sot
nuk po i shërbejnë me devotshmëri çështjes kombëtare; po e mohojnë vetëvendosjen e
kombit tonë e të tjera virtyte të mëdha si këto, të drejta shumë legjitime të
njerëzimit.
Titistët dhe argatët e tyre të mjerë shqipfolës e luftuan kudo me të gjitha mënyrat
por, nuk ia arritën dot ta thyejnë Bacën me zemër të madhe. Ai, nuk u thye as dje,
as sot dhe nuk do te thyhet kurrë. Ata kanë qenë dhe janë shumë të vegjël përballë
tij.
Ky pra është ADEM SHQIPËRIA!
Që pas i shkon Historia!
Bacit Adem, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, ne mërgimtarët i urojmë nga zemra,
prej së largu nga afër edhe njëqind vjet të tjera!
I urojmë shëndet e suksese në veprimtarinë e tij të shenjtë!
Për ne, është privilegj dhe krenari që jetojmë në kohën e Bacës Adem...!
Një grup bashkatdhetarësh të këtij telegram urimi:
Xhemil Zeqiri – Danimarkë,
Fadil Shyti – Suedi,
Faik Smajli – Angli,
Ramadan Pllana – Zvicër,
Azem Musliu – Kanada,
Nisret Ahmeti – Gjermani,
Evropë – Kanada, 26. Tetor 2006