Pavarësia me autonomi substanciale brenda
[/highlight]
2006-nëntor 01
Bekim Rexhepi
Ç‘do të thotë të mirresh me politik, pa bërë politikë!?,
Fakti më i diskutushëm dhe më i papërfillshëm është "zhvillimi" i ngjarjeve për Kosovën, i cili rezulton me sajimin e problemit në kohë me rezulutë të re për Kosovës.
Krejt kjo po shkon kah "Rambujeja II" për Kosovën, e cila nxjerrë në sipërfaqe rezonimin politik e dominues, i cili po tënton të mbajë me një absolutizim lirinë e shqiptarve.
Dështimi i negociatave
Dështimi i negociatave në Vienë, apo epilogu i pa rezultat i tyre ishte i parashikushme që moti, madje edhe para se te fillonin. Për negociata me Serbinë, asnjëherë nuk ka munguar toni i komentuesëve politik të Prishtinës zyrtare, rrethë çfardo mundësie dialogu me Serbin. Më kohë ishte paralajmëruar opinionin i gjithëmbarshëm, se negociatat me Serbin janë të vështira, janë të pasukseshme, në çoftëse në to nuk ka angazhime serioze, efekti i tyre në çoftëse pozitat e bashkëbisedimeve janë të dallushme skajshmërisht të paragjykushme në një fitore dhe në një humbje. Pa pjesëmarrjen e faktorit të tretë: ai nderkombëtarë, ato nuk mund te zhvillohen sepse nuk ka patur kurrë dhe mbase mund te thuhet pakështu edhe për një kohë tjetër, se nuk ka vullnet të mirë që sjellë në zgjidhje reale.
Momenti i parë
Tani për tani momenti i parë më sygjestivë dhe që nuk i ka shpëtuar objectives më normale, është hipokrizia më e pashembullt që po tregohet ndaj statusit të Kosovës. Janë vënë një vargë masash të shoqëruara me ngërçe politik që zvarritin dhe sjellin në kohë shqetësime dhe pasoja të mëdha. Këto masa dhe ngerçe politike duhet pranuar se nuk janë vënë ngjajshëm edhe ndaj te tjerëve apo kjo mënjanësia politike ndërkombëtare, ndaj Kosovës dhe procesit politik të saj, e ka bërë të duket i neveritshëm, madje vetvetiu ka testuar jogadishmëri, josinqeriteti të duhur që gjithsesi rezultoi në atë se sa pragmatizmin politik të përfolur është zhvilluar dhe ka akoma në diga të terminologjive avangardeske.
Politika e tillë imponohet për analizë e shqyrtime. Nuk i jape aq të drejtë vetëvetës ta bëjë këtë, gadi ngjajshëm në atë mënyrë, siç kemi parë dhe kemi njohur viteve të fundit, se si ato analiza e shqyrtime kan trullosur në mënyrë skandaloze qytetarin, publikun e gjërë shqiptar. Po orvatem të jemë pjesë e mendimi seriozë, që e përfaqson spektri i "çmuar" politik (që dhe mban përgjegjësi), edhe pse nuk e kam akoma këtë "privilegj" të jemë në pozitë si ta.
Por, sa i përket zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, secili që mirret me analiza, e ndjenë si një obligim të rëdësishëm që t'i ofroi publikut informacionin e duhur dhe të ndihmoj në sqarimin e gjendjës reale dhe se si po vanë ecuria zhvillime politike në vend.
Janë shtatë vjetë e më shumë, që stagnimi politik i Kosovës po ndodhë dhe tashë në pragë te fund vitit, duket se po rikthehet në agjendë të zgjidhjës së "vërtetë" të problemit të Kosovës. Jo me vullnetin e shprehur te palëve të përfshira për Kosovën, imponimi ndërkombëtar në tavolina të madhe, në kushte të detyrura, të negociohet. Por akoma pa e pranouar mënyra ndryshe dhe trajtesës reale te problemit. Tani kur "duhet" të filloj përcaktimi i statusit të Kosovës krijohen paragjykime për zgjidhjen e tij nga vet ata që më shumë se sa herë kan përseritur bujën se ajo zgjidhje nuk duhet të paragjykohet. Por duhet pranuar edhe faktin se: ndryshe nuk mund të zgjatet edhe më tej kjo gjendje shumë akumoluese në Kosovë, sepse tashme dhe dihet ekzistenca dhe diferenca e lartë e reagimitqë mund te ndodhë papritshëm. Pra, për të mos riperseritur fotografi dhe ngjarje, goxha të ngjajshme, të tmerrshëm, siç ishte fortuna dhe rrëmuja e 17/18 Marsit 2004. Momenti i dytë
Zvarritja dhe një serë kamoflimesh politike, që po promovohen ditëve te fundit në disa qendra te evropës, të shpërkujdesura, mund të jenë edhe shkaku kryesor që do të mund të acaroi serish gjendjen e pasigurisë së qytetarëve të Kosovës, e veçanërisht të shqiptarëve. Në fakt, duhet të pranojmë se vetëm Shqiptaret, që karrshi pritjes së gjatë dhe solidaritetit të pashembullt me botën politike euro-amerikane, akoma vazhdojnë të jenë më të paknaqurit e gjasave dhe shpresave te tyre politike. Janë dhe figurojnë arsye të shumta, që e bëjnë këtë gjendje, të jetë dhe emocionale, në dukje dhe më e papërgjegjshme, kur koha e pohimeve, premtimeve për përcaktimin e statusit të Kosovës, sikur e ka hargjuar maksimumin e kushteve të detyruara politike.
Rreblimi apo reagimi si një metodë e mundshme dhe mjaftë kërcnuese për Kosovën, do të ishte refleksioni më i papëlqyeshme dhe më i papërfillshëm, i aktualitetit politik. Në fakt një rrëzikë duket i afërt në kohë. Dhe mjaftë e vogla duket preventivat e përgjegjësve të pushtetit në Kosovë, për t'ia zgjatur afatin, kërcnimit dhe rrezikut të eskalimit të gjendjes në shej të paknaqsive te grumbullura.
Tendenca e pengesave te shumta dhe sensacivitetit, që po e pëson procesit i pavarësisë së Kosovës, janë maja e Ajzbergut, për qytetarët e Kosovës. Duke e propuzuar një pavarësi të cunguar, që në indikacionin e vet është më e keqe se autonomia e vitit 1974 (që faktikisht dhe ligjërisht e pat Kosova në ish-Jugosllavi dhe provoi mosfunksionalitetin e saj). Ky propzim apo edhe një vendim i më vonshëm i bashkësisë ndërkombëtare, i sjell shqiptaret para rezonimit të tyre, që ta kundeshtojnë apo ta pranojnë këtë nisëm apo insiativë ndërkombëtare, e cila nuk përkon me vullnetin e tyre politik te shprehur disa herë.
Kohëzgjatja e qëndrimit të ndërkombetar në Kosovë, akoma e më shumë po bëhet e pa fiksushme, madje perveç ndonjë kalkulimi të sajushëm politik, që në fakt i ka shërbyer kësaj të fundit, thjesht dhe që vetëm se e ka trasuar çuditshmërin publike.
Pra, konkluzioni se: "Politika e bretkocës", akoma nuk po tregon mekanizmin e suksesit mbi ndërtimin e paqës dhe pajtimit në Kosovë, me një qëndushmëri të lartë politike dhe më afatgjate në rajon, po duket e paefektshme. Fakti më i diskutushëm dhe më i papërfillshëm është "zhvillimi" i ngjarjeve për Kosovën, i cili rezulton me sajimin e problemit në kohë me rezulutë të re për Kosovës.
Krejt kjo po shkon kah "Rambujeja II" për Kosovën, e cila nxjerrë në sipërfaqe rezonimin politik e dominues, i cili po tënton të mbajë me një absolutizim lirinë e shqiptarve. Të implikosh një proces të tërë (pra siç është procesi i pavarësisë së Kosovës, që nënkupton lirin e shqiptarve) me disa faktor, jo të rëndësishëm (siç po mirren ankesat e një minoriteti dhe vetëm të një minoriteti, e në këtë rast ay serb i cili akoma është i pa shpërlar nga krimet e bëra) se sa që është në fakt paqja dhe stabiliteti për secilinnë rajon. Ç'do mendimi politik, që përkon më këtë që e tham më lartë duket të jetë vetëm një veprim i sensacivitet të papërfillshëm dhe mjaftë i paqëndrushëm politik.