PSE PO TENTOHET TË MBULOHET DIELLI ME SHOSHË?!

19.10.2006 · Xhemil Zeqiri-Fadil Shyti(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Shkruajnë:
                   
[highlight]PSE PO TENTOHET TË MBULOHET DIELLI ME SHOSHË?![/highlight]

Kohëve  të fundit ka plasur sherri në institucionet shqiptare, në  
parlamentin shqiptar, qeveri dhe në mediat
shqiptare në përgjithësi. Temë e bisedës është hapur krejt pa kuptim se si
të mohohet dhe dënohet, veprimtaria atdhetare e organizatorit të Konferencës
së Pezës, të udhëheqësit të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxhës dhe
regjimi “diktatorial” , që sipas mendjeve të çoroditura  e paska bërë  
”terrori komunist” gjatë periudhës së socializmit 50 vjeçar.
Ne, konstatojmë se Konferenca e Pezës, qe një përpjekje sublime për ta
projektuar  e për ta bërë luftën çlirimtare në unitet gjithëkombëtar,
dokumentet historike dëshmojnë se kjo u organizua nga PKSH-ja, pastaj u
përkrahë edhe nga forcat tjera politike si Balli Kombëtar, Legaliteti e të
tjera forca minore si nga atdhetarët e pa partishëm, që e urrenin fashizmin
dhe donin ta bëjnë Shqipërinë të lirë. Pavarësisht, se pastaj ky unitet në
luftë nuk u realizua, për shumë arsye që fjalën e vet e thotë historia; të
përpiqesh të mohosh kontributin madhështorë në këtë Konferencë dhe
organizimin e luftës çlirimtare, nga Enver Hoxha, është njësoj sikur të
përpiqesh mjerueshëm ta ndalosh diellin me shoshë!
Kjo periudhë që botërisht njihet si periudhë e luftës së ftohtë nga fuqitë e
mëdha, ka qenë kohë përplot me rreziqe, në njërën anë dhe në anën  tjetër
rezistenca e pa kompromis e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë nën
udhëheqjen e burrështetasit të madh, Enver Hoxhës.
Është fati ynë tragjik që  Shqipëria ndodhet në një pjesë të Ballkanit, në
kufij me fqinjët hileqarë e grabitqarë që gjithmonë kanë pas pretendime
territoriale ndaj kombit shqiptar, pra, dhe pas luftës së dytë botërore kur
Shqipëria u radhit me fitimtarët përkrahë me aleatët kundër nazi-fashistëve.
Por,  për fat të keq pati edhe mercenarë  shqiptarë që ishin vënë në shërbim
të pushtuesve, si organizata Balli Kombëtar, Legaliteti etj.  Kjo organizatë
tradhtare  pasi e pa që fashizmi e humbi luftën, e bashkoi veprimtarinë
kundër kombëtare me një organizatë tjetër e quajtur Legaliteti , e cila qe
servile e mjerë e anglo-amerikanëve,
Pasardhësit e tyre sot po derdhin lot krokodili për faktin  se  ish-Partia
Komuniste, pastaj e quajtur Partia e Punës së Shqipërisë, pas luftës ua
ndaloi veprimtarinë politike!!!
Këta zotërinj harrojnë se  në territorin e Republikës së Shqipërisë ;
paraardhësit e tyre bashkë me agjenturat e tjera nuk janë ndalë kurrë në
veprimtarinë kundër shqiptare derisa  e bënë përmbysjen e shtetit shqiptar
më vitin 1991.
Kur agjenturat e huaja së bashku me veglat qorre  të tyre i kanë dërguar në
Shqipëri mbi 380 grupe guerile që të bëjnë përmbysjen e pushtetit popullor.
Por duhet përkujtuar lexuesve se gjatë kohës së Enver Hoxhës, planet e tyre
dështuan me turp! Ato grupe guerile të përgatitura  jashtë, pra në vendet
perëndimore u shpartalluan pa e parë diellin shqiptar, sepse atje ishte zot
shtëpie ishte, Komandari ynë – siç do të thoshte Noli i madh, për Enver
Hoxhën.
Mjerisht, vetëm pas 5 viteve të vdekjes së strategut të luftës çlirimtare
dhe ndërtimit të paqes, udhëheqjen  e shtetit e mori Ramiz Alia , i cili nuk
veproi sipas mësimeve të Gjeniut, nuk iu përgjigj flakë për flakë sulmeve
armike, prandaj reaksioni i brendshëm bëri e po bënë kërdinë!
Kujtojmë këtu faktin që  në vitet  1988 - 89 kur shqiptarët e Kosovës ishin
bashkuar në një qëndrim për Kosovën Republikë, dhe uniteti ishte në shkallë
të lartë kombëtare, në skenën politike dolën agjenturat serbe, ata krijuan
me bashkëpunëtorët e vet grupimin  politik që t i  qetësojnë shqiptarët e
robëruar dhe të rebeluar në Kosovë dhe  në viset tjera shqiptare. Ky grup
titist, që pastaj u bë parti  e cila do të quhet Lidhje Demokratike e
Kosovës,dhe pikërisht ky grup do të luaj dhe po luan ende një rol reaksionar
në Kosovë, sikur simotra e saj, Partia Demokratike  e Shqipërisë.
Prej kur udhëheqësi titist, Ibrahim Rugova do bënte vizitën e parë në
Republikën e Shqipërisë si politikan, tek homologu i tij pro-fashist, Sali
Berisha, gjërat për Shqipërinë do të merrnin tatëpjetën!
Dhe, natyrisht dihen qëndrimet e tij reaksionare që pati ndaj Shqipërisë, ky
titist i përbetuar.
Prej atëherë do të ndodhin situatat më të padëshiruara për shqiptarët sepse
ne emër të çështjes shqiptare dje dhe sot u bënë dhe po bëhen tradhti të
mëdha!...
Në emër të kinse bashkimit kombëtar u bënë e po bëhen përçarje të mëdha,
këto ishin planet afatgjate të një strategjie të prapë nga klanet serbe dhe
agjenturat më kundër shqiptare. Ramiz Alia, pothuaj pa rezistencë, ua dha
pushtetin miqve të serbëve, serb tipit Sali Berisha, të cilin e lidhin edhe
krushqi të vjetra...
Ky kundër shqiptar i madh, ka  një veprimtari të mjerë ndaj shtetit dhe
kombit shqiptar.
Derisa, fillimisht  e plaçkiti popullin me ato lojërat e ndyra  të
piramidave dhe futjen  e luftës qytetare  në Shqipëri, dihet nga të gjithë
se Shqipëria pas 1991 u dogj dhe u sakatua si mos më keq, për tragjedinë e  
madhe nga vet shqiptarët!...
Por, këtij bashkëpunëtori të huaj, nuk iu fut as një ferr ne këmbë dhe më e
keqja është se lobistët serbë me vota “demokratike” e rikthyen sërish në
pushtet.
Prej kur erdhi  në pushtet si kryeministër Sali Berisha ka luajtur dhe po e
luan një rol tejet përçarës duke e destabilizuar shtetin shqiptar,si: aferat
e Zogut Zi, çështja e Sollakut, tani e akuzon edhe presidentin Mojsiu, si
njeri i lidhur me krimin!!! Pastaj, skandale të tjera ku shkelen hapur të
drejtat e liritë e njeriut, në emër të parullës demagogjike “kundër
korrupsionit” i cili në fakt e ka mbërthyer keq, kupolën  shtetit shqiptar,
pra edhe vet kryeministrin dinak.  Të gjitha këto trazira që nga parlamenti
e deri te rruga e pakrye – ky mjerën politik i bënë për ta ruajtur me çdo
kusht pushtetin tejet kundër ligjor të korruptuar dhe kundër njerëzor!
Prandaj, populli për ta hequr vëmendjen nga përditshmëria tepër e hidhur, i
duhet të ngritë i “teza “ ideologjike djathtiste si: dënimin e “diktaturës
më të egër në Evropë”!!!
Mjerisht, kësaj valleje kundër shqiptare verbërisht me zell të madh po i
qaset  edhe shkrimtari  Ismail Kadare.  Bile, ky “demokrat i padjallëzuar”,
andej nga Parisi, po kërkon të hapen dosjet dhe  të dënohet “diktatura
komuniste”, së cilës po me këtë zell i shërbeu dikur! Tani, kur ka ikur nga
sytë këmbët, vetëm nga hija e vet, këtë aksion famëkeq e konsideron
atdhetarizëm!!! Veprimtarinë përçarëse Ismail Kadare e ka filluar që kur ka
ikur në perëndim, natyrisht për t´u hyrë në hatër padronëve të tij francezë
etj... Nuk e harrojmë faktin që kur e sulmoi në mënyrën më të ulët simbolin
e rezistencës sonë kombëtare, AdemDemaçin, vetëm për “fajin” se ky vigan i
historisë së re të Kosovës, nuk e pranoi dot atë “marrëveshjen famëkeqe të
Rambujesë, e cila hapur ia siguronte sovranitetin e Serbisë, mbi Kosovën,
fort mirë na kujtohet kur një ish--ushtar i UÇK-së, ka reaguar me dhembje të
madhe kur tha: “atë çka ne ushtarët e UÇK-së, së lavdishme, e bëmë në
beteja, na e shkatërroi diplomacia politike e Kadaresë dhe e të tjerëve si
ai, atje në Rambuje e Paris. Ne, jemi ndier shumë të fyer kur Kadareja dhe
të tjerë si ai e kanë sulmuar aq paturpësisht heroin tonë të gjallë, Adem
Demaçin”.  Por, jo vetëm kaq: ky shkrimtar i madh  e politikan shumë i vogël
e ka vijuar më tej cinizmin e tij kundër figurave tjera të ndritura të
kombit shqiptar që me djersë e gjak janë dëshmuar për Shqipërinë Natyrore.
Kujtojmë këtu kundërthëniet e pariparuara me shumë intelektualë të tjerë ,
prej të cilëve jo pak po merr edhe “shuplaka” si nga intelektuali atdhetar,
Beqir Berisha, gjenerali trim, Dilaver Goxhai, nga i madhi veprimtar i
çështjes kombëtare, Rexhep Qosja,  historiani dhe politikani Paskal Milo,
nga  akademiku i mirënjohur, atdhetari dhe ideologu i madh i Shqipërisë
Natyrore, Mehdi Hyseni, historiani dhe veprimtari, Kristo Frashri e shumë të
tjerë...
Do të shtonim këtu veç edhe një fakt ide fatalist që po e bëjnë realitet
fatalistët mjeranë: pse po veprojnë kaq ngutshëm këta liderë dhe këta
intelektualë?!!!
Po nguten për disa punë që ne shqiptarëve s´na duhen fare, pretendojnë të
jenë flamurtarë; përse vendet tjera, konkretisht shtetet fqinje por as
Evropianët nuk nguten t´i bëjnë ca punë krejtësisht, pa rend e të pa vend,
kur ata e japin “dritën e gjelbër” servilët e tyre shqipfolës bëhen copë e
grima...
Derisa, Ballkani i madh ka kaluar nëpër të njëjtin sistem dhe në të njëjtat
situata, nuk po e merr nismën për dënimin e “diktaturës komuniste”, kur kjo
“diktatura e tyre fashite” veproi me goditje pamëshirë mbi popujt
liridashës, përse këtë duhet ta bëjë urgjentisht Shqipëria e vogël, të cilën
ky Ballkan dhe kjo Evropë e copëtuan?!
Qenka tepër tragjike, natyrisht kur ta ri copëtosh veten!...
E këtë, sot  po e bëjnë liderët dhe shkrimtarët e “hollë” demo   (n) kratë!
Këta mendjelehtë të paktën njëherë duhet t´ia vejnë gishtin kokës e të
mendojnë: duke e përçarë kombin po e  sakatosin sërish Shqipërinë Natyrore;
duke bërë këtë, natyrisht po u shërbejnë përditë armiqve tanë shekullorë.

Danimarkë – Suedi, 18 tetor 2006

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Behar Mehmeti(Guest)19.10.2006 · 21:38 UTC


Dënimi I krimeve komuniste, si një nismë e KE-se, normalisht se do të përfshijë edhe dënimin e krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Më tepër se për të plotsuar këtë nismë, parasegjithash një akt I tillë, hapë rrugën institucionale për nxjerrjen në drite te fakteve historike që do të ndihmojnë në njohjen e së vërtetës historike, e cila është bazë për një shoqëri të shëndoshe kombëtare. Se a do të ketë çfar të dënohet pas hapjes së arkivës shtetrore, sigurisht që për opinionin e gjerë shqiptar nuk ka asnjë dyshim. Disa burime jozyrtare flasin për rreth 10 000 njerëz të pushkatuar pa gjyqe apo të vdekur nga torturat nëpër hetuesi; 30 000 të burgosur politikë, 33 000 të internuar pa vendime etj, pa përfshirë këtu ofertën e bërë Jugosllavisë me 1947 nga Hoxha për të hyrë në konfederatë, pra për ta bëre Shqipërinë republikën e shtatë jugosllave, ofert kjo që në mënyrë indirekte pranohet edhe nga vet Hoxha.
Por le ti kthehemi shkrimit të bërë nga dueti Shyti-Zeqiri.
Sigurisht që historia nuk mbështet tek opinionet e këtijë apo atijë mirpo mbështet tek faktete historike, ndërsa këtijë apo I atijë, faktet I duhen për ndërtimin e një opinioni sa më të sakt. Se çka përdorin si fakte autorët le ti prekim disa prej tyre.
Dueti shkruan:
“Ne, konstatojmë se Konferenca e Pezës, qe një përpjekje sublime për ta  
projektuar  e për ta bërë luftën çlirimtare në unitet gjithëkombëtar,  
dokumentet historike dëshmojnë se kjo u organizua nga PKSH-ja, pastaj u  
përkrahë edhe nga forcat tjera politike si Balli Kombëtar, Legaliteti e të  
tjera forca minore si nga atdhetarët e pa partishëm, që e urrenin fashizmin  
dhe donin ta bëjnë Shqipërinë të lirë.”

Në kohën kur u organizua Konferenca e Pezës, pra më 16 shtator 1942, Balli Kombëtar nuk ishte formuar akoma, ai u formua dy muaj më pas në fund të nëntorit 1942, si pasojë e zbatitimit të urdhërave jugosllave nga PKSH-ja, ndëra Legalieti u formua trembëdhjet muaj më vonë, me 21 nëntor 1943. Se nga I nxjerrin këto “dokumente historike” siq I quajn autoret, le ti japin vet shpjgim lexuesit. Do të ishte me e lëverdishme per te gjithe e në radhë të pare per vet autoret, që së pari të mësojnë historinë e popullit të tyre e të mos bëjnë gafa të tilla, e pastaj te merren me gjëra më komplekse siç është trajtimi I etapave historike.
Me pas dueti shkruan:
“Kjo organizatë tradhtare (BK shn.) pasi e pa që fashizmi e humbi luftën, e bashkoi veprimtarinë  
kundër kombëtare me një organizatë tjetër e quajtur Legaliteti , e cila qe  
servile e mjerë e anglo-amerikanëve,”

Pra Ballli dhe Legaliteti tani na qenkeshin tradhtar ndersa me lart u tha se ata “urrenin fashizmin dhe donin ta benin Shqiperine te lire” Pra brenda nje shkrimi te bere nga vet keta zotrinje na dalin kontradita drastike, dhe më e keqja është se me këto ata mundohen që ta bëjnë lexuesin të besoj se ata janë duke e thënë një të vërtetë. Qesharake!
Dueti shkruan:
Kur agjenturat e huaja së bashku me veglat qorre  të tyre i kanë dërguar në  
Shqipëri mbi 380 grupe guerile që të bëjnë përmbysjen e pushtetit popullor.  
Por duhet përkujtuar lexuesve se gjatë kohës së Enver Hoxhës, planet e tyre  
dështuan me turp! Ato grupe guerile të përgatitura  jashtë, pra në vendet  
perëndimore u shpartalluan pa e parë diellin shqiptar, sepse atje ishte zot  
shtëpie ishte, Komandari ynë – siç do të thoshte Noli i madh, për Enver  
Hoxhën.

Grupet diverzante qe u futeshin ne Shqiperi per te permbysur pushtetin komunist pregaditeshin nga nje kolonel anglez qe me vone u zbulua se ishte agjent I Stalinit. Pra Sigurimi I “famshem” komunist I Hoxhes merrte nga Moska saktesisht kohen, vendin, numrin e trupave dhe llojet e armeve qe diverzantet posedonin. Dhe tani te mundohesh ti’ mveshësh Enverit dhe Sigurimit merita te tilla kur e verteta dihet, do të thot te mundohesh te nxjerrish dhjam nga pleshti.

Vet fakti se nga 13 antarët e Shtabit të Përgjithshem vetëm dy shpëtuan nga vargu I krimeve të Hoxhës, len të kuptosh se aty është “shitur e blerë” gjithcka. Për më tepër nëse ish antarët e shtabit që u ekzekutuan ose burgosën  si tradhëtar ishin vërtetë të tillë athere e gjithë lufta e PKSH-së qenkash mbështetur tek tradhtarët e kombit! Të paktën njëra duhet të qëndroj, nuk mund të kemi dy “të vërteta” kundërthënëse për një qështje të vetme!

Une e kuptoj se e verteta mbi fuguren e Hoxhes dhe PKSH-se per autoret dhe ata qe akoma kanë simpati per to është e tmerrshme. Pra është vërtetë e tmerrshme kur shef se si rrënohet figura qe dikur ka qenë idol yt, mirpo tmerri duhet te zhduket kur shef se ajo rrenohet ngase ka qene e kalbur nga brenda, dhe per nje gjendje te tille mendore dhe shpirtrore kanë shkruar edhe njerzit e urtë qysh para me shume se dy mije vjeteve. Ja psh. Platoni thotë:
“ Të përpiqesh të mendosh drejt, të jesh gati për të passhpinur një opinion të mëparshëm, sepse ke zbuluar se ai është I gabuar, I paplotë, apo vetëm pjesërisht I vërtetë, do të thotë ti nënshtrohesh përnjëherësh së vërtetës dhe te jesh I hapur ndaj mendimit të tjetrit. Një ushtrim I tillë pastron shpirtin, sepse ai mesohet të parapëlqej të vërtetën ndaj një sigurie të pretenduar, dhe është gati të përvetsojë një pikëpamje të re.”

Prandaj dalja ne skenë e prapa skenave të Hoxhes dhe PKSH-së nuk duhet ta brengos askend përveç atyre që janë të zhytur në to.

Mirembetshi!