'Beogradit i mungon vullneti politik'
'Beogradit i mungon vullneti politik'
Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, ka thënë se Serbisë i mungon vullneti politik për të kapur personin më të kërkuar për krime lufte, gjeneralin Ratko Mladiç.
Z. Mlladiç akuzohet për genocid në lidhje me masakrën e Srebrenicës, gjatë së cilës u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
"Ata na përshkruajnë dhe na tregojnë një situatë fiktive, por nuk ka vullnet politik dhe vullnet nga ana e autoriteteve hetimore për të gjetur dhe arrestuar Mlladiçin," tha znj. del Ponte.
Ajo e bëri këtë deklaratë para zyrtarëve të BE-së në Luksemburg, të cilët më tej zhvilluan bisedime me kryeministrin serb, Vojislav Kostunica.
'Pezmatim'
Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehna ra dakord se fakti që nuk është bërë përparim në çështjen e arrestimit të Mlladiçit, ishte shkak për pezmatim.
Bisedimet për marrëdhënien e asociimit me Serbinë, që u pezulluan në main e kaluar, do të mbeteshin të tilla, tha ai.
Por zyrtari i lartë i BE-së tahs e bisedimet mund të rifillonin në të njëjtën ditë kur Beogradi do t'i përmbushë angazhimet që ka para komunitetit ndërkombëtar.
Kryeminsitri Koshtunica nguli këmbë se qeveria e tij ishte e përkushtuar për të punuar me Gjykatën për Krime Lufte.
Kushtetuta
Kryeminsitri i Serbisë, gjatë bisedimeve me zyrtarë të BE-së në luksemburg, në të njëjtën kohë, mbrojti dhe kushtetutën e re të vendit.
Në tekstin e dokumentit, i cili do të hidhet prë referendum së shpejti, Kosova cilësohet si pjesë integrale të Serbisë.
Z. Koshtunica tha se Beogradi nuk do ta pranonte kurrë një Kosovë të pavarur.
Megjithatë, z. rehn paraljmëroi se Kushtetuta mund të duhet të ndryshohet për të reflektuar statusin final të Kosovës, pasi i dërguari posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari të ketë paraqitur raportin e tij para këshillit të Sigurimit para fundit të vitit.
Por Be-ja po ashtu kishte dhe disa lajme të mira për Beogradin.
Blloku po ndërmer hapa për të lehtësuar udhëtimin jashtë vendit të të rinjve serbë.
Studentët serbë, që nga viti i ardhshëm, do të mund të aplikojnë për bursa nga Be-ja.