TË MBËSHTESIM KOMUNËN TONË SHQIPTARE NË MAL TË ZI!
Prof.Dr.Sc. Mehdi HYSENI
TË MBËSHTESIM KOMUNËN TONË
SHQIPTARE NË MAL TË ZI!
Edhe pse jemi në vonesë të madhe (në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, të
cilët dy shekuj më parë kanë formuar shtet e tyre kombëtare, madje në kurriz edhe
të territorit dhe të kombit shqiptar), kjo, assesi nuk do të thotë se kemi
hequr dorë nga ajo që është shqiptare dhe e shqiptarëve përbrenda të të gjithë
hapësirave të Shqipërisë Etnike. Në këtë frymë, duhet ta mbështesim pa asnjë
rezervë edhe kërkesën-peticionin e ligjshëm dhe demokratik (që është vetëm një
dritare e vogël premtuese për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve
të Malësisë në Mal të Zi) për themelimin e “Komunës së plotë të pavarur me të
gjitha kompetencat dhe me të gjitha pjesët e saj: Hot, Grudë, Triepsh dhe
Kojë”(Shih:[adresë e fshehur]).
Pajtohem plotësisht me parashtruesit dhe me nënshkruesit e këtij Peticioni për
krijimin e KOMUNËS së pavarur shqiptare, sepse kjo është një kërkesë e ligjshme si
në aspektin historik, ashtu edhe në atë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së
drejtës evropiane demokratike(Shih: (1) Deklarata universale për të drejtat e
njeriut (1948); (2) Konventa për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive
themelore(1953), ku sipas nenit 4 “Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në
robëri” dhe, sipas nenit 7”Askush nuk mund të arrestohet, as të dënohet për një
veprim, i cili nuk përbën shkelje të ligjit sipas së drejtës kombëtare dhe
ndërkombëtare”;(3) Akti final i Helsinkit të KSBE-së-(1975);(4) Karta e Parisit
për një Evropë të re(1990); (5)Dokumenti përfundimtar për të drejtat e njeriut dhe
liritë themelore të Konferencës së Vjenës (1989); (6) Dokumenti përfundimtar i
Konferencës së Kopenhagës mbi dimensionin njerëzor (1990) etj.
Përligjja e peticionit
Për të marrë udhë të mbarë të zgjidhjes së problemeve akute të shqiptarëve të
Malësisë shqiptare në Mal të Zi, natyrisht se me të drejtë është shtruar edhe kjo
kërkesë në formë peticioni (ngaqë qeveria e Malit të Zi deri tani i ka mbyllur të
të gjitha rrugët e komunikimit normal ligjor, demoktarik dhe paqesor, që
shqiptarëve t’u njohë të drejtat më elemantare për ruajtjen e gjuhës dhe të
trashigimisë etnike, në fushën e kulturës, të arsimit, të shënetësisë, të
punësimit, të zhvillimit ekonomik, politik dhe demokratik, gjë që një qëndrim i
tillë negativ antishqiptar, është në kolizion me të gjitha konventat dhe me
marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut), i cili nuk
mjafton të mbështet vetëm në mënyrë individuale verbale, por pikësëpari, duhet të
përligjet në mënyrë preventive, pragmatike, të ngutshme dhe të konkretizuar nga
ana e qeverisë dhe e parlamentit të Tiranës dhe të Prishtinës, duke iu drejtuar
kërkesë të njësuar urgjente qendrave të
vendosjes dhe institucioneve kompetente ndërkombëtare(OKB-së,BE-së,OSBE-së,SHBA-së
në mënyrë që t’i detyrojnë krerët politikë të Malit të Zi, t’i përfillin të gjitha
kërkesat e parashtruara legjitime dhe legale të shqiptarëve të diskriminuar dhe të
terrorizuar në realzimin e të drejtave të tyre etnike, gjuhësore, kulturore,
politike, ekonomike, sociale dhe demokratike.
Krahas rrugës zyrtare të boshtit Tiranë-Prishtinë, këtë Peticion, si dhe të gjitha
kërkesat e deritashme lidhur me autonominë kulturore, politike dhe rajonale etnike
të shqiptarëve në Mal të Zi, duhet ta mbështesin moralisht, ligjërisht,
politikisht, demokratikisht, kombëtarisht dhe atdhetarisht të të gjitha subjektet
politike shqiptare anembanë kufijve të Shqipërisë Etnike, si dhe në mbarë
diasporën shqiptare (Evropë, Amerikë, Australi e gjetkë).
Të mos i mbyllim sytë para të së vërtetës (duke u justifikuar secili për “hallet
prioritare” të politikës së pazarit ditor afatshkurtër sipas “kritereve nahijore”
se kush e ka “më nxeht” apo më “ftohtë” nën çizmen e hekurt të sundimit kolonial
serbo-malazez, grek dhe sllavomaqedon), por të reagojmë me kohë, në mënyrë
racionale dhe të peshuar (pa ushtruar asnjë dozë të gjimnastikës politike ndërmjet
njëri-tjetrit, sepse politikë duhet bërë vetëm kundërshtarit, përkatësisht armikut
të shqiptarëve) në rastin konkret të mbështetjes së këtij Peticioni për formimin
e Komunës shqiptare në Mal të Zi, sepse gjendja e ekzistencës së tyre të
përgjithshme ka marrë përmasa alarmante, si rrjedhim i ushtrimit të politikës së
terrorit gjenocidal shtetëror të qeverisë së Malit të Zi.
Së fundi, mosmbështetja e menjëhershme e kërkesave të ligjshme dhe demokratike të
shqiptarëve për demokratizimin dhe rajonizimin e Malësisë shqiptare (sipas së
drejtës dhe standardeve ligjore të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare), nuk
mund të jusitifkohet mbi asnjë bazë nga ana e politikës dhe e diploamcisë së
Tiranës (pavarësisht nga interesat komplementare ekonomike dhe tregtare me Malin e
Zi, si dhe nga agjenda parashikuese për të aderuar në Bashkimin Evropian(BE) dhe
në NATO), sepse sipas Kushtetutës në fuqi, Tirana zyrtare është e obliguar që të
mbrojë interesat vitale edhe të shqiptarëve në Mal të Zi: “Republika e Shqipërisë
mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të
saj”(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,Tiranë, 1998, Neni 8, paragrafi 1).
Për më tepër, në kuadrin e këtij detyrimi moral, ligjor, kushtetues, kombëtar dhe
ndërkombëtar të Shqipërisë, patjetër duhet të vijë në shprehje veprimi konkret dhe
i njësuar i politikës dhe i diploamcisë gjithëshqiptare, që në çdo skemë
bisedimesh në shkallë ndërkombëtare, të fokusohet mbrojtja e interesit të
përgjithshëm nacional shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në
Anamoravë, në Iliridë, në Çamëri dhe në Malësinë shqiptare në Mal të Zi.
Qeveria e Shqipërisë si hap të parë konkret për zgjidhjen e çështjes së autonomisë
kulturore dhe politike të shqiptarëve në Malësinë shqiptare të Malit të Zi, në
kuadrin e Parlamentit shqiptar në përputhje me Kushtetutën në fuqi, me procedurë
të shkurtër urgjente, duhet të nxjerrë ligjin e posaçëm për mbrojtjen e
interesave vitale jo vetëm të shqiptarëve në Mal të Zi, por të të gjithë
shqiptarëve si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.
Nëse në këtë vështrim, qeveria e Sali Berishës është në dilemë dhe “e ka të
paqartë” obligimin juridik kushtetues ndaj mbrojtjes me çdo kusht të interesit dhe
të drejtave legjitime dhe historike të shqiptarëve, të cilët momentalisht 50%
prej tyre ndodhen jashtë kufijve artificialë ekzistues të Shqipërisë, atëherë le
ta “konsultojë” Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive, si dhe për njohjen
e shtetësisë së minoritet hungarez jashtë Hungarisë, të cilin më 1 Janar 2002 e ka
miratuar Parlamenti hungarez.
Realisht dhe praktikisht kështu, do të duhej të vepronte dhe drejtësia, politika
dhe diplomacia pragmatike dhe preventive e Shqipërisë, kur është fjala për
mbrojtjen e interesave jetike të të gjithë shqiptarëve jashtë kufijve të saj, në
mënyrë që ata gradulisht dhe ligjërisht të zhvishen nga statusi i shtetësisë së
huaj të imponuar serbo-malazeze, maqedone dhe greke.