Rokaj:"Koha më e vështirë për të vërtetuar dokumen

17.10.2006 · Shezai Rokaj(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]Rokaj:"Koha më e vështirë për të vërtetuar dokumentacione ka qenë në vitin 2004"  [/highlight]    
16/10/2006  

-Rektori i  Universitetit të Tiranës në shumë raste e ka ngritur zërin për diplomat e falsikuara por, njëra nga pikat më referuese ka qenë Universiteti i Tetovës. Në pyetjen për Rektorin Shezai Rokaj, ai thotë që “Shumë raste tipike vijnë nga transferet ndërinstitucionale”  si duket kjo pikë e shqetëson më shumë.

-Paraqita disa raste, kontaktova me Rektorin në Tetovë dhe i tregova që kam sinjale nga kjo natyrë dhe duhet të kujdesen se si funksionon administrata e tyre për dhënien e këtyre dokumenteve.Gojërisht  më është thënë që atje janë kapur disa raste pikante. Kemi raste kurë mernim të dhëna që personi x në atë dhe atë vit shkollor.Nga ana tjetër , kemi kërkuar verifikim, morem të dhëna tjera, ne përseri kërkuam që të mësojmë se cila është e saktë, e para apo e dyta. Në raste kurë vijnë të dhëna kontradiktore ne menjëherë i hudhnim – thotë rektori i Universitetit të Tiranës.

- Rokaj thotë që raste të tilla ka pasur vitin e kaluar , kurë edhe vet ka ardhur në Universitetin e Tetovës.

Në dokumentacionin që na ka aritur njëherë dilte që bëhej fjalë për student të çrregullt e pastaj student të rregullt. Na vijnin sinjale të ndryshme, at rast e lajmërova publikisht edhe në mediume.

-Rektori Rokaj beson që nga kontrolli i përsëritur dhe me bashkëpunim më të mirë dhe informim me Universitetet  në regjion mund të ndërpriten rruga e këtyre fenomeneve. Ai thotë që koha më e vështirë për të vërtetuar dokumentacione ka qenë në vitin 2004, kurë kanë filluar transferimet nga Universiteti i Tetovës, dhe atë për mbylljen e fakulltetit të Mjekësisë.

-Ne dërguam dokumentet për verifikim në mënyrë zyrtare gjë që nuk është bërë asnjëherë duke marë parasysh përvojën e agjencioneve ndërkombëtare por, nuk na ka ardhur asnjë përgjigje për rastet që ne i dërguam në vitin 2004. Në vitin 2005 pas shumë pritje që të na kthejnë përgjigjen ne dërguam njeriun tonë i cili në regjistrat verifikonte cili ka qenë me të vërtetë statusi i tyre.Në të dhënat që vijnin deri tek ne kishte hapësirë për shumë manipulime , shumë shkelje që ne i zbuluam – thotë rektori Rokaj. Ai thotë që nga 30 kërkesat për transfer, 4 ose 5 kanë qenë me dokumente falso , kjo i hap dyert për keqpërdorim të shtetit- thotë Rokaj.

13.è10.2006, gazeta e përditshme “SHPIC”