Nëse më bën presion BDI, do të bëhem deputet i pav
16/10/2006
“ Mandatin ma ka dhënë populli e jo partia” , thotë në intervistën për “Lajm” rektori i parë i UT-së dhe deputeti aktual i BDI-së, Fadil Sulejmani
Rektori i parë i UT-së, Fadil Sulejmani, është deputet i vetëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili ka përkrahur shkarkimin e Nexhmedin Beadinit nga posti i rektorit të USHT-së. Ai paralajmëron se do të kalojë deputet i pavarur, në rast se partia i bën presion për këtë qëndrim. Sulejmani ka akuzuar ish-rektorin Beadini, por edhe ish-ministrin Aziz Pollozhani, të cilin e ka koleg në Grupin parlamentar, se kanë bërë punësime familjare. Në mesin e të akuzuarve është edhe prorektori i deritanishëm Ismail Ahmeti, i cili është kushëri i parë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Lajm: Çka ju shtyri që të nënshkruheni në peticionin?
Sulejmani: Universiteti u shëndrua në ent për punësim dhe aty njerëzit punësoheshin jo në bazë të kualifikimeve, por në bazë të interesave familjare. Aty një grup njerëzish vendosën interesin e vet mbi interesin e studentëve. Beadini e ka mbajtur universitetin në pranga dhe e ngufati, andaj duhej diçka të bëhet që të shpëtojë ai uniuversitet, në të mirë të studentëve. Kjo nënkupton se edhe ministria i ka ditur këto gjëra dhe atë që e bëri ministria e sotme, është dashur të bëjë ministria e djeshme. Ajo ministri, ose ai ministër, nuk është dashur të rrijë indeferent për këto gjëra. Ato kanë pasur informata dhe i kanë ditur të gjitha. Unë bisedova një ditë me ish-ministrin, ai pranon se i ka ditur të gjitha, por tha se nuk ka pasur të drejtë ta shkarkojë. Po a ka pasur të drejtë të rrijë indeferent, kur ka parë se po shkatrohet një institucion kombëtar, me mijëra studentë. Kjo është njësoj sikur të shohim në rrugë se dikush po e mbyt dikë, dhe të hapësh dilemën se a kemi të drejtë ta shpëtojmë atë njeri. Edhe ai ministër është dashur ta shpëtojë atë universitet.
Lajm: Domethënë pajtoheni se vendimi i ministrit për të shkarkuar rektorin është në pajtim me ligjin?
Sulejmani: Unë nuk jam jurist që të vlerësoj nëse ka pasur ministri të drejtë të bëjë shkarkim të rektorit dhe emrim të rektorit tjetër. Vetëm një gjë e di, se po të mos ishte një inervenim i këtillë, askush nuk do të mundej ta lëvizte prej aty Nexhmedin Beadinin. Ai zgjedhje nuk shpallte. Ai thoshte është i emëruar prej Qeverisë dhe nuk guxon askush të më prekë.
Lajm: Qëndrimi juaj për zhvillimet në USHT dallon nga qëndrimi i partisë suaj, deputet i së cilës jeni.
Sulejmani: Unë në këtë Parlament nuk bëjë politikë partiake, e as që dua ta përmend partinë. Unë bëjë politikë të interesit qytetarë të shqiptarëve, dhe këtë interes e përfaqësoj, e jo interesin e partisë. Unë jam deputet në kuadër të BDI-së, mirëpo mandatin e kam prej popullit dhe nuk dua këtu ta mbroj politikën partiake të BDI-së. Nëse dikush tenton të më bëjë presion ose të më detyrojë të punoj me diktat, jam i gatshëm të kaloj si deputet neutral dhe i pavarur.
Lajm: Momentalisht a keni presion prej dikujt?
Sulejmani: Do të shohim.
Lajm: Sa janë të qëndrueshme akuzat dhe informacionet për keqpërdorime në USHT?
Sulejmani: Aty janë bërë numër i madh i punësimeve në baza familjare dhe lokale. Nexhmedin Beadini aty e ka punësuar bashkëshorten e vet. Është e vërtetë se ajo ka doktoruar, mirëpo të mbajë nëntë lëndë, të jetë antare e Senatit dhe ta përfaqësojë rektorin në takimet e brendshme dhe të jashtme, kjo nuk ka qenë në rregull. Pastaj ka pasur të punësuar edhe dy nipat e vet. Ata kanë qenë të punësuar edhe si shoferë, si antarë të Senatit dhe kanë qenë në kryesinë e Senatit. E përjashtuan nga puna një teknik shumë të aftë me emrin Isak Isaku, i cili kishte punuar rreth gjashtë vjet aty dhe në vend të tij e sollën baxhanakun e Beadinit. Atij ia hapën edhe një ndërmarrje me të cilën nuk e di se çka bënte me ato lyerjet dhe përlyerjet e universitetit. Kjo do të thotë se familja Beadini ka sundur në këtë universitet. Në mesin e puntorëve të përjashtyuar nga UT-ja ka qenë edhe ministri aktual i Kulturës, Ilirian Beqiri. Edhe ai ishte viktimë e Universitetit, sepse ka qenë student i shkëlqyeshëm, pastaj magjistroi dhe ka pasur disa ekspozita. Punësime familjare kanë bërë edhe udhëheqësit tjerë në UT, të cilët kanë bërë punësime familjare të vëllait, motrës, dhëndrit, nipit e kështu me rradhë.
Lajm: Kishte akuza se antarë të familjeve në USHT kanë punësuar edhe ish-ministri Aziz Pollozhanii dhe prorektori Ismail Ahmeti?
Sulejmani: Për fat të keq realiteti është i këtillë, kurse këtë e konstatuar edhe Inspektorati i Arsimit. Atyre që magjistruan, apo doktoruan në UT, nuk iu nostrifikuan diplomat. Ismail Ahmeti, një vit e tepër i mbante në sirtarë disertacionet dhe magjistraturat dhe nuk i dorëzonte në Ministrinë e Arsimit. Ato sot e kësaj dite aty kanë mbetur. Ky është një dëm shumë i madhë.
Lajm: A do të ishit i gatshëm të rikandidoheni për rektor të UT-së?
Sulejmani: Unë kam njohuri dhe ide që atë universitet ta nxjerë nga kriza dhe të lulëzojë. Aktualisht jam i zënë me angazhim në Parlament. Mirëpo nëse studentë ose profesorët kërkojnë që unë të kandidohem, jam në gjendje të tërhiqem nga posti i deputetit dhe ta marr universitetin ta udhëheq. Për gjashtë muaj do ta kasha sjellë në vete atë universitet
Komentet e arkivuara (3)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Leonora(Guest)26.10.2006 · 09:05 UTC
RTVZIK27.10.2006 · 17:17 UTC
Deputeti tha se s'donte të ishte pjesë e përplasjeve ndërshqiptare
Deputeti Fadil Sylejmani ka bërë të ditur se do të veprojë si deputet i pavarur, duke u shkëputur nga koalicioni BDI- PPD.
Nga foltorja e parlamentit ai tha se BDI e Ali Ahmetit nuk punonte seriozisht, dhe kishte vërejtje për strategjinë e kësaj partie në parlament.
Zoti Sylmenaj tha se kishte ndërmarrë veprimin e largimit nga koalicion ku bënte pjesë se nuk deshte të ishte pjesë e përplasjeve ndërshqiptare që po ndodh mes PDSH-së dhe BDI-së, si dhe për shkak të mënyrës së diskutimit të ligjit të policisë.
Ai tha si ishte kundër fjalimeve të gjata dhen irracionale që bën BDI dhe sugjeroi kërkesa direkte që do të përmisojë pozicione e shqiptarëve në strukturat e sigurisë.
Fadil Sylejmani shprehu dallime të mëdha me BDI-në dhe PPD-në, edhe para disa ditësh.
Ai ishte i vetmi deputet nga ky koalicion që mbështeti veprimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tetovës.
Veprimi nga ekspertë dhe opozita u cilësua si ndërhyrje në autonominë e Universitetit që mbrohet me Kushtetutë.
Burime nga BDI thanë se Fadil Sylemani si ish rektor i UT-së mbështeti veprimin e Ministrit të Arsimit, si reagim personal ndaj rektorit tashmë të shkarkuar.
Por ky dallim për Universitetin e Tetovës bëri që të ndodhë dhe shkëputja e tij nga koalicion BDI-PPD.
Ky veprim ndërkohë ka vënë në pozitë të vështirë opozitën shqiptare. Ajo vazhdimisht ka thënë se ishte partia që ka marrë më shumë vota nga shqiptarët, që reflektohej dhe me numrin e deputetëve në Parlament.
Tani BDI PPD do të ketë 16, pra një deputet më pak, kurse PDSH 11.
Zvogëlimi i numrit të deputetëve të partisë së Ali Ahmetit, vëzhguesit e shikojnë si një forcim të pozicionit të partisë së Arbër Xhaferrit, si pjesë e qeverisë, për të cilën deri më tani thuhej se është pjesë e ekzekutivit edhe pse ishte humbëse në zgjedhje
RTVZIK28.10.2006 · 14:11 UTC