Flash Java
Angazhimet e Moisiut
Presidenti ne OKB tregon objektivat e shqiperise
Ndersa ne hapesiren mes Presidences dhe Kryeministrise, zhvillohej nje miting i opozites per skandalin “Albatros”, Presidenti Alfred Moisiu ishte me i qete nga zhurmat. Ndodhej goxha larg, ishte i ftuar ne ansamblene e pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Por pertej OKB-se, nje lajm goxha me i rendesishem nga pertejdetit thote se presidenti Bush i ka dhene mbeshtetje homologut shqiptar, “sidomos ne drejtim te perpjekjeve te presidentit per pavaresine e sistemit gjyqesor shqiptar”. Bush deklaroi se ishte informuar nga juriste te shquar amerikane qe kane vizituar Shqiperine, mbi kete ceshtje. Kjo mbeshtetje “nga lart” per Moisiun qe dukej se rrezaton pak edhe mbi ceshtjen Sollaku, duke detyruar kryeministrin Berisha qe te njejten dite, te beje nje hap prapa.
Premtimet? I mbajta!
Kryeministri ben nje analize punes 1 vjecare
Kur dikush e pyet per mbajtjen e premtimeve te dhena para zgjedhesve shqiptare rreth nje vit me pare, kryeministri Sali Berisha e nis menjehere nga nenshkrimi i marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me BE. Ne nje interviste te dhene per Dojce Velen, kreu e qeverise perseriti se ky ishte premtimi me i madh qe kabineti i tij mbajti per shqiptaret. “Ishte nje premtim te cilin donim ta realizonim. Ne shume aspekte Shqiperia sot eshte ndryshe”, u shpreh Berisha, pa harruar te shtoje se premtime te tjera te mbajtura jane dhe zbatimi i ligjit, lufta kunder krimit te organizuar, rritja e numrit te turisteve dhe lufta ndaj korrupsionit. Nderkohe qe, per ceshtjen “Sollaku”, duket se Berisha ka preferuar te kryeje nje terheqje te vogel: “Shkarkimin e tij e mban presidenti i Republikes, sepse ne perputhje me Kushtetuten, shkarkimin e prokurorit e ben ai”. Paralelisht me keto, nje tjeter premtim i Berishes erdhi diten e pare te shkolles per gjimnazet dhe 9-vjecaret. Nisma e re e kryeministrit “Shqiperia ne moshen e internetit”, megjithate duket pak e pavend ne rast se shihet mungesa e theksuar e teksteve shkollore.
Ish-Deputetja - Denim per pullat
Ish-deputetja e Partise Socialiste, Luiza Hoxha, qendroi ca kohe ne burg, por tashme i bie ekzaktesisht pas dy muajsh te rifitoje lirine. Prokuroria kerkoi denimin e saj me 18-muaj burg dhe 1 milion leke gjobe, duke u shprehur se ajo ka konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres, gjate kohes qe ka qene ne krye te Postes Shqiptare, ne periudhen qershor-korrik te vitit 2005. Gjithsesi gjykata vendosi qe ta denoje me nje vit burg dhe gjobes se kerkuar nga institucioni i akuzes t’i hiqte 300 mije leke. Ekspertet gjate procesit gjyqesor konstatuan se vlera e pullave te postes dhe te blloqeve, arrinte ne shifren e rreth 3 milion euro, nderkohe qe ishin shitur per 650 mije euro. Gjithsesi nje gje mbetet e sigurte, qe Hoxha festen e vitit te ri nuk do e kaloje ne burg.
Homazh Haxhi Dalipit - Sa mungojne kur largohen!
Lindi ne Gjirokaster, por i dha aq shume Vlores. Ndaj dhe amaneti i fundit i dirigjentit, kompozitorit dhe etnomuzikologut dhe ish drejtorit te Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore, Haxhi Dalipi, ishte qe te prehej ne Vlore. Pas homazheve ne hollin e Teatrit te Operas per 65 vjecarin e larguar, ato vijuan ne Teatrin “Petro Marko” te qytetit bregdetar. Njeriun qe ringjalli folkun magjik te isopolifonise, e nderuan shume miq te jetes dhe profesionit. Per nje arsye te thjeshte: Njerezit vijne e ikin nga kjo jete, por ajo cka lene pas, mbetet. Dhe per kete te fundit, Haxhi Dalipi do te kishte per cfare te krenohej.
Avioni - Tymnaje ne ajer
Tymi ka ardhur papritur, atehere kur avioni ishte ne ajer dhe paniku ka pushtuar per shume minuta pasagjeret dhe ekuipazhin e avionit te “Albanian Airlines”, te linjes Rome-Tirane. Ka qene mesdite kur pilotet leshuan sinjalin SOS, i cili ne moment u kap nga kulla e aeroportit te Brindizit. Pilotet kane lajmeruar se brenda kabines se tyre dilte tym dhe kerkonin qe te uleshin. Menjehere jane marre masat per nje ulje te detyruar, nese do te arrinin, por pas disa minutash cdo gje eshte qetesuar. Problemi ka qene me kondicionimin e kabines se piloteve, pasi avioni fluturonte shume ulet. Gjithsesi, pasi ka kryer pa probleme serioze fluturimin eshte ulur ne aeroportin e Rinasit. Ankthi per ndonje shperthim te mundshem ka lindur pikerisht nga pilotet, pasi asnje prej pasagjereve nuk dinte se cfare po ndodhte. Lajmin se mjeti me te cilin udhetonin kishte pasur nje problem gjate fluturimit, e mesuan vetem atehere kur zbriten.
Prokuroria - Rritet krimi
Kur te gjitha gjasat te conin te mendoje se kriminaliteti ne vend ishte ne ulje, te tjera shifra vijne nga Prokuroria e Pergjithshme. Sipas saj, ne gjashte muajt e pare te ketij viti eshte shenuar nje rritje e kriminalitetit ne shkalle vendi. Ky fakt konfirmohet edhe nga numri i larte i procedimeve penale, rreth 7 mije te tilla. Keshtu, per organin e prokurorise rritja e kriminalitetit ehste ne masen 13%, po te krahasohet me te njejten periudhe te vitit te shkuar. Nderkohe, veprat penale ku jane shenuar rritje, jane; trafiku i droges, krimi ekonomik, korrupsioni dhe krimet ne fushen e doganave dhe tatimeve. Per korrupsionin, sipas prokurorise jane regjistruar me shume se 400 procedime penale.
Mitmarrja - Mi futen!
Edhe pse u kap ne flagrance dhe me nje zarf me para, pedagogu i historise, ne Universitetin e Gjirokastres, Vasil Kosta, nuk ka pranuar asnje nga akuzat. Gjate deklarates se bere ne polici, por edhe permes avokateve mbrojtes, Kosta ka pohuar se i eshte ngritur kurth nga punonjes te policise. “Une nuk kam pranuar t’i nenshtrohem presionit te tyre per t’iu bere ndere e favore dhe ata me vune prangat”. Ne momentin e arrestimit pedagogut te universitetit “Eqrem Cabej” iu gjeten 25 mije leke te reja. “As i kisha me vete dhe as e dija qe ekzistonin, kur shkuam ne polici, me thane qe edhe keto t’i gjetem ty”, ka thene ne prani te avokateve Kosta. Sipas tij, ato jane vene qellimisht nga policet dhe si te tilla nuk perbejne prove materiale.
Reagimi - Ujguri “shqiptar”
Nje nga ujguret kineze, qe tashme ka marre statusin e azilantit politik ne vendin tone, rikujton ngjarjen tragjike te 11 shtatorit te vitit 2001 ku u sulmuan kullat binjake ne Manhatan. Per “New York Times”, Abu Bakker Qassim tregon se “tmerrin e asaj dite e pashe ne internet-kafe ne Tirane”. Imazhet e tmerrshme si i quan ai, i kishte fokusuar vetem ne momentin kur fitoi lirine dhe u vendos ne kryeqytetin e shqiperise. Gjithsesi Qassim nuk ka komentuar shume jetesen ne Shqiperi, i burgosuri i Guantanamos ka me shume per te thene mbi padrejtesite qe behen ndaj fisit te cilit ai i perket. “Ashtu si qindra te burgosur te Guantanamos, nuk kam qene kurre terrorist apo ushtar. Pakistanezet, ne kerkim te "dhuratave" per SHBA-ne, mua dhe 17 ujgure te tjere na dorezuan tek autoritetet amerikane si kafshe, per 5 000 dollare per koke”, shprehet Qassim.
Deklarata - Kohe decizive per Serbine
Shume e shume deklarata te dhena per Serbine dhe qeverine e saj. Bashkimi Evropian do te jete shume larg ne rast se ajo nuk ben percapje per te arrestuar te kerkuarit per krime lufte. Per komisionerin e Jashtem per Zgjerimin ne BE, Olli Rehn, Serbia nuk ka me kohe per te humbur ndersa ka theksuar se javet qe vijne e do te jene decizive. Nderkohe, Rehn do te diskutoje me kryeprokuroren e Gjykates se Hages, Karla Del Ponte per te dhene gjykimin e tyre final mbi progresin e Serbise ne drejtim te bashkepunimit me Hagen per te kapur te akuzuarit per krime lufte. Deshtimi ne kete pike e coi Serbine ne nderprerjen e bisedimeve me BE.
Skandali - Korrupsion ne Angli
Pas skandalit te plasur ne kampionatin italian te futbollit per shitje ndeshjesh dhe korrupsion, duket se rradha i ka ardhur anglezeve. Mediat britanike pretendojne se trajneri i Boltonit, Sem Alerdajs, dhe djali i tij Kreig, kane marre pagesa ilegale per te lehtesuar transferimin e lojtareve. Ky lajm eshte konfirmuar nga BBC, te ciles Federata Angleze e Futbollit i ka kerkuar te dorezoje gjithe informacionin e mbledhur nga hetimet, sepse ky rast tanime konsiderohet si urgjent dhe i rrezikshem per futbollin. Vete federata do te hetoje edhe mbi pagesat e paligjshme te zv.trajnerit te Njukasellit, Kevin Bond, dhe agjenteve Carls Kolimor dhe Piter Herrison. Nderkohe, ne hetime do te perfshihet edhe ish-trajneri i Liverpulit dhe Njukasellit, Herri Redknap.
Johanesburg - Bibla ne celular
Shkenca sjell te reja e te reja. Por, qe biblen do te mund ta lexonim edhe ne celular, kjo pakkujt mund t’i kishte shkuar ndermend. Te krishtere nga Afrika e Jugut, kane ndjere nevojen e nje mbeshtetje te shpejte shpirterore dhe per t’ia arritur ketij qellimi kane shkakrkuar te gjithe biblen ne celularet e tyre, nga nje program i vecante. Por, nuk ka mbetur me kaq. Krijuesit e ketij programi kane thene se do te bejne te mundur qe cdokush qe zoteron nje celular modern do te mund ta kete biblen gjithnje me vete. Ne fund te fundit, mbehstetja e Zotit duhet ne cdo kohe, prandaj nje Bibel ne celularin tend do te ishte dicka me vlere.
Kosova - Zemra e kujt?!
Sa here qe permendet fjala Kosove, Serbia zyrtare nuk mund ta kaperdije ende pavaresine, aq sa kohet e fundit ka filluar te tregoje edhe “forcen” ushtarake. Kryeministri i Kosoves Agim Ceku i eshte kunderpergjigjur kundershtimit te ashper te Serbise ndaj perpjekjeve te Kosoves per pavaresi, duke insistuar se dekadat e gjakderdhjes ne Ballkan kane perfunduar. Ne nje interviste per “Associated Press” Ceku theksoi se Beogradi "kurre me nuk do ta pushtoje Kosoven", ndersa nuk la pa komentuar edhe shperthimet e fundit, perfshire ate ne Kline, ku u plagosen 4 serbe. Sipas tij, fajtore per keto ngjarje jane nacionalistet serbe te cilet po perdorin propaganden primitive per te nxitur tensione etnike. Kohet e fundit zyrtare te larte te Beogradit e rikonsideruan Kosoven si “zemer te Serbise”.
Arbitra - Boll me!
Disa nga gjyqtaret e futbollit, edhe pse e mbajne veten “elite” te arbitrimit, kane kaluar rreth kater ore ne “gjykimin” e FSHF-se. Arbitrimet e dyshimta te disa ndeshjeve, kane detyruar kreret e FSHF-se te te mos rrine indiferent, por edhe te “ulerasin”. Ne kete menyre, per kater ore me radhe “bluzat e zeza” jane “nxire” akoma me shume kur u vune ne fokusin e kritikave. Ne mbledhje eshte thene se FSHF dhe sektori i garave nuk do t’ia pertoje shume qe te denoje ata gjyqtare qe do te gabojne ne javet e ardheshme. Gjithsesi edhe federata me ne fund u “sensibilizua” per gjykimet tendencioze dhe menjehere grumbulloi arbitrat me te mire te vendit duke i bere “per nje lek”.
Pekin - Kinezi kafshon panden
Kur mori vendimin te perqafonte nje pande ne kopshtin zoologjik te Pekinit, as qe i’a merrte mendja se kafsha do te vetembrohej duke e kafshuar. Zhang Xinian, nje punetor ndertimi, pasi kishte pire disa gota te mira birre u ngjit ne kafazin ku rrinte panda shtate vjecare dhe tentoi t’i jepte doren asaj dhe me pas ta perqafonte. Por keto veprime i jane dukur te cuditshme kafshes se shkrete, e cila ka reaguar duke e kafshuar ne shpine. Ndoshta, teper i nxehur nga kjo e papritur dhe nga pija alkolike e konsumuar, kinezi vendosi te merrte hak aty per aty. Pa u menduar dy here, i’u hodh ne kurriz duke e kafshuar me sa fuqi kishte. Dihet se pas kesaj ngjarjeje, kinezi u detyrua te beje vaksinen kunder terbimit, por ende nuk e dime nese dhe panda ka bere te njejten gje.