Qindra diploma të falsifikuara në UT

11.10.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]Qindra diploma të falsifikuara në Universitetin e Tetovës[/highlight]

RTVZIK-12.10.06

Si duket ka eskaluar situata në universitetin e tretë shtetrorë të Maqedonisë.Sotë gjatë kontrollit të brendshëm që ka bërë inspektorati i lartë i Arsimit , kanë zbuluar edhe qindra diploma tjera të falsifikiuara në Universitetin e Tetovës.

Në mesin e tyre janë gjetur edhe diplomat e të afërmëve të funksionarve të dikurshëm dhe të tashëm,të cilët diploma i kanë marë për vetëm disa muaj.

Kan ligjeruar profesorë të pakualifikuar të cilët edhe vetë i kanë falsifikuar diplomat me tituj të magjistrit apo të doktorit të shkencave.I kanë punsuar bashkëshortët,djemtë,vajzat,farefisin e profesorëve dhe të funksionarëve të lartë të elitës politike shqiptare që deri me 5 korik 2006 e kishte pushtetin në dorë,pa patur kualifikimin adekuat për të punuar aty,lajmërojnë burimet nga Ministria e Kulturës.

Nga kontrolli i deritanishëm i dokumenteve ,është konstatuar se në të njëjtën ditë kur është konstituar senati është zgjedhur edhe rektori,e cila në praktikë është e pamundur deklarojnë nga resori i ministrisë.

Janë bërë marveshje në katër sy me firma të njejta pa shpallje të tenderit.
Deri tani janë zbuluar edhe 2.000 diploma të falsifikuara të shituara studentëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Me diploma te tilla jane pajisur edhe pjestarë te policisë lokale.

Sipas Ministrisë së Arsimit, ne Shkup pritet te mbërrijë drejtori i drejtorise se policise shqiptare, i cili do të kërkojë nga homologët e tij informacione të tjera.

Kryeministri Nikolla Gruevski është shokuar nga gjendja në Universitetin e Tetovës dhe tha se do komentojë këto zhvillime, pasi inspektoriati i arsimit të publikojë raportin e kontrollit në fund të këtij muaji.
Nga Ministria për Arsim njoftojnë se inspektimi në UT do të vazhdojë më së paku një muaj. Paraljamërohen ngritje të procedurave penale pasi që edhe policia të ketë përfunduar me hulumtimin e rastit.

Universiteti i Tetoves u themelua në vitin 1994, por vetëm në vitin 2004 u legalizua nga institucionet shtetërore maqedonase.

Ndërkohë, rektor i përkohshëm është caktuar Dr.Sadi Bexheti, deri në zgjedhjen e strukturave të tjera të universitetit.

RTVZIK

Komentet e arkivuara (2)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

ximi malsori(Guest)12.10.2006 · 14:20 UTC

ohaaaaaa për kend paskam votuar edhe ate 20 herë.Haram ju koft renaveca të bdi edhe mua haram me koft 50 eoroja juj që mi dhat për të votu per ju.pisaaaa

STUDENTI I UT(Guest)12.10.2006 · 20:32 UTC

SHYQYR QË THYN QAAFËN DESPOTËT PRIMITIV.SHUM KEQ KEMI QENË NE STUDENTËT QË SKISHIM PARE.E LUS REKTORIN E RI QË TU DALË NË MBROJTJE STUDENTËVE TË VARFËR SE ATA KAN QENË MË TË DISKRIMINUARIT.DHE JU LUTEM REGULLONI CËSHTJEN E BURSAVE PËR KATEGORINË E VARFËR QË KEMI VULLNET PËR TË STUDJU POR NUK KEMI MJETE TË NEVOJSHME.NA MBYTI FUKARALLËKU.SADI BEXHETIT I UROJË SUKSESE SE E DI QË ËSHTË NJERI SHUMË I PASUR DHE NUK KA NEVOJË PËR PARET E FUKARAVE SIC NA RJEPËN KËTA TË PAFTYRIT E BEADININIT DHE ATA RUGACËT-LLUSTERAT ME KALLASHA QË SILLESHIN NË UT SI NË SHTËPIN E VETË DUKE MBJELLË FRIGË DHE ANKTH NË UT.