Erdh Ramiz Alia

09.10.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

[highlight]Erdh Ramiz Alia [/highlight]

Prishtinë, 6 tetor - Ish-presidenti i fundit i Shqipërisë komuniste, Ramiz Alia,
vazhdon të çmohet dhe respektohet
në Kosovë. Në vizitën e parë të tij në

Kosovë që nga përfundimi i luftës, ai
është pritur nga liderët politikë
e institucionalë të vendit.
Të premten, fillimisht Alia


ka takuar presidentin Fatmir Sejdiu
dhe kryeministrin Agim Çeku,
ndërkaq pas dite është pritur nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të
Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Xhavit
Haliti. Jakup Krasniqi në një
prononcim për Express shprehu konsideratën e tij për ish-presidentin

shqiptar si personalitet të çmueshëm
që e ka bërë kalimin më të padhembshëm nga sistemi komunistë në
demokraci. "Takimi ka qenë shumë i
këndshëm dhe zoti Alia i gëzohet të
arriturave që janë bërë deri më tash
në Kosovë", tha Krasniqi. Ramiz Alia ka
qenë ndër personalitetet e para