E ardhmja e Kosovës dhe e Bosnjës po errësohet
E ardhmja e Kosovës dhe e Bosnjës po errësohet
The Economist, 5 tetor —
Fundi i lojës në Ballkan ka filluar
të duket i pistë. Pritjet që
Kosova mund të bëhet e
pavarur mu në fillim të vitit 2007
sapo e përjetuan një goditje. Mbi
1.8 milionë banorë të provincës
serbe të cilët janë shqiptarë etnik
po negociojnë për asgjë më pak se
pavarësi. Ende bisedat e monitoruara
nga OKB nën mbikëqyrjen
e Martti Ahtisaarit nuk kanë
shkuar askund. Dy javë më parë
zotit Ahtisari i është dhënë leja për
ta shkruar një shkruaj një plan të
tij për të ardhmen e Kosovës. me
22 shtator Këshilli i Sigurimit të
OKB tha se shpreson që bisedimet
të mbyllen kah fundi i këtij viti.
Zoti Ahtisarri, që lehtësisht është
e pritshme që do të propozojë një
lloj të pavarësisë, pritej ta prezantonte
planin e tij ditët e fundit të
muajit tetor. Por me 30 shtator parlamenti
i Serbisë ka adoptuar një
kushtetutë të re që e shpallë
Kosovën pjesë të patjetërsueshme
të Serbisë. Kjo ishte një taktikë e
mendjemprehtë e Kryeministrit
Vojisllav Koshtunica, për ta vonuar
procesin. Kushtetuta duhet të rat
ifikohet me referendum që pritet
të mbahet në fund të muajit tetor,
dhe do të ndiqet nga organizimi i
zgjedhjeve të parakohshme. Zor
që Martti Ahtisaari do të guxojë ta
shpalos planin e tij para se të kryhen
këto ngjarje në Serbi, sepse
votuesit e këtij vendi mandej
mund të reagojnë duke votuar për
nacionalistët ekstremë të Partisë
Radikale. Kjo do të mund ta destabilizonte
gjithë regjionin.
Diplomatët që merren me
Kosovën shpresojnë që pas zgjedhjeve
në Serbi të vijnë në pushtet
forcat demokratike të cilat pastaj
do ta pranonin pavarësinë e
Kosovës.
Por zgjedhjet mund të vonohen.
Dhe nëse shqiptarët e Kosovës
atëherë fillojnë të dyshojnë se Serbia
suksesshëm po ua hedhë atyre,
ekziston rreziku që ekstremistët
do të rrëshqasin në dhunë, e cila
nuk do t'ua ndihmojë aspak
kauzën e tyre.
Votuesit në Bosnje gjithashtu
shkaktuan një përmbysje me 1
tetor. Shumica myslimane votuan
që ta vendosin në ulësen presidenciale
ish ministrin e jashtëm
gjatë kohës së luftës, Haris Silajdzic,
duke e shmangur Sulejman Tihicin,
i cili është parë nga diplomatët
Perëndimor si i moderuar
dhe me të cilin mund të punohet.
Zoti Silajdzic dëshiron ta ndajë
Federatën Boshnjako - Kroato,
sikur që edhe serbët Republika
Srpskan. Kjo i nervozon kroatët,
që përbëjnë 14 për qind të popullatës,
kryesisht në jug dhe në
perëndim të vendit. Kjo gjithashtu
bezdis Milorad Dodikun, i cili
lehtas është rizgjedhur si kryeministër
i Republika Srpska.
Shumë serb të Bosnjes e shohin
republikën e tyre si trashëgimi
ligjore të kohës së luftës. Zoti Dodik
poashtu është zënë duke pëshpëritur
ankesa se nëse Kosova e fiton
pavarësinë, duhet lejuar që
edhe republika e tij të ndjekë
rrugën e njëjtë. Zgjedhja e zotit
Silajdzic inkurajon ketë qasje, edhe
pse përfaqësuesit ndërkombëtar
në Bosnje me vendosmëri e
hedhin poshtë idenë.
Megjithëse shumica e palëve në
Bosnje thonë se ata dëshirojnë të
shkojnë në Bashkim Evropian, një
analist, Senad Pecanin, frikësohet
se reformat e nevojshme do të Serbi - nuk u ndihmon aspak
bllokohen nga radikalizmi politik disponim i Brukselit dhe kryeqenqë
po e ndan shtetin në kampe të drave evropiane që tash janë kthykundërta.
Politikanëve të moderu-er kundër pranimit të më shumë
ar nga Kosovë dhe Bosnje - e as në shteteve në klubin e tyre.