“SIMFONIA DHE KAKOFONIA”POLITIKO-SHTETËRORE

06.10.2006 · Prof.Dr.Sc.Mehdi HYSENI(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

BAROMETRI DIPLOMATIK  

Prof.Dr.Sc.Mehdi HYSENI    

[highlight] “SIMFONIA DHE KAKOFONIA”POLITIKO-SHTETËRORE  E KISHËS ORTODOKSE SERBE KUNDËR PAVARËSISË  SË KOSOVËS    [/highlight]

* "Brez pas brezi babë e djalë,      Janë fajtorë se janë shqiptarë"     *

Parapëlqehet që Uashingtoni zyrtar, OKB-ja, BE-ja etj., të mos e pranonjë  në
kurrfarë niveli të “bisedave  politike”  Artemijen në rolin e  “emisarit special
shtetèror” të Serbisë, sepse Kisha Serbe Ortodokse  (edhe pse de facto,  direkt
dhe indirekt merret me politikë kinëse për mborjtjen e interesave nacionale dhe
shtetërore) nuk e  ka cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar, të njohur
nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e në anën tjetër, de jure nuk është
kurrfarë subjekti a institucioni politik qeveritar i Serbisë, pot vetëm një
institucion religjioz.        Qëkur Kosova  de facto dhe de jure  është
shkëputur nga Serbia gjenocidale (në saje të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të
Bashkuara, 10 Qershor 2006) si rrjedhim i  vendosje  së  UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë e deri më sot ( Tetor 2006) Kisha Ortodkse Serbe me në krye  peshkopin e saj vladika Artemije Radosavleviq nuk ka pushuar se renduri me propagandimin dhe me shpifjet e saj kundër shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të Kosovës.

Mirëpo, në vend të përgjigjes së merituar nga politika
zyrtare shqiptare dhe e UNMIK-ut, KOS-i dhe Artemije janë shpërblyer, duke  "i
përzënë"  nga misioni i tyre ndërkombëtarë kryeadministratorët e UNMIK-ut, si dhe
duke e bojkotuar institucionet politike të administratës së përkohshme
ndërkombëtare në Kosovë.     Pikërisht, nga përzierja dhe nga infiltrimi
politiko-propagandistik dhe religjioz i Kishës Ortodokse Serbe  në “çështjen” e
minoritetit serb në Kosovë, ( natyrisht me direktivat, me ndihmën dhe me
bashkëpunimin e qeverisë së Beogradit), politikisht dhe juridikisht u kompromitua
edhe administrata  qeverisëse e UNMIK-ut, sepse që nga kryeadministratori i saj dr.
Bernard Kushner e deri te i parafundit Soren J. Petersen, pa asnjë arsye bëri koncesione
ndaj  kërkesavae iracionale dhe ultimative të KOS-it, që t’i hapë dyerët e bashkëpunimit  me
Beogradin  për “zgjidhjen e përbashkët” të problemit të inskenuar dhe të paqenë të
drejtave të minoritetit Serb në Kosovë.     Sa ishte me “bazë “ juridike
ndërkombëtare dhe në “përputhje” me rregullat dhe me procedurën e deritashme të
misioneve të këtilla paqësore të OKB-së,  bashkëpunimi i UNBMIK-ut me Serbinë, këtë
e provoi edhe “abdikimi” i parakohshëm nga funksioni i tyre   i
kryeadministratorëve të tij (Kushner, Hekerup, Holker, Petersen) si rrjedhim i
drejtpërdrejtë i ushtrimit të trysnisë politike shantazhiste dhe provokuese i
KOS-it me në krye “kryeengjullin” e tij, vladika Artemije, i cili si atëherë, ashtu
edhe sot instalimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë e ka quajtur dhe,  edhe
tani e quan “akt piratesk të grabitjes së Kosovës nga Serbia”. Kjo, do të thotë se
UNMIK-u dhe KFOR-i për Serbinë dhe serbët “janë okupatorë”.    

Mirëpo, ky fakt asapak nuk habit, sepse një kualifikim të
këtillë  të paqëndrueshëm antihuman dhe antiligjor, Serbia dhe gjithë serbët e kanë
deklaruar m’u në ato çaste, kur NATO e bombardoi Serbinë, për shkak të agresionit
të saj gjenocidal në Kosovë (Mars –Qershor 1999). Me një fjalë (pavarësisht nga
politika tinëzare dhe e vardisjes e qeverisë dhe e kishës serbe për të përfituar
aleatë të panatyrshëm  të saj, si dhe  kredi e investime të jashtme për t’u
mëkëmbur nga hiri i terrorit gjenocid shtetëror dhe kishtar i regjimit të Slobodan
Milosheviqit), Amerika, NATO-ja, KFOR-i, UNMIKU, shqiptarët dhe Shqipëria për
Serbinë dhe për të gjithë serbët (si dhe për lobin çetniko-fashist serb në Amerikë,
e kudo tjetër në botë) janë “armiq dhe okupatorë” as më pak, as më shumë.     Në
këtë kontekst, duhet të kuptohet edhe vizita  në fillim të Tetorit të këtij viti e
peshkopit Artemije që i bëri Uashingtonit.         Si “ kryediplomati” serbomadh
Artemije  “ebindi” Uashingtonin     që  “t’ia mbyllë gojën” për pavarësinë e Kosovës(?!) -
Çfarë rrene  "për hava"(!)    

Këtë fushatë nacionaliste serbomadhe  antishqiptare
dhe kundër pavarësimit  të Kosovës nga Serbia,  qeveria e Beogradit  me gjithë
mekanizmat e saj shtetërorë, është duke e zhvilluar edhe përmes Kishës Ortodokse
Serbe,  sikurse  në prag të ardhjes së “piemontit” të saj në pushtet, kriminelit
Slobodan Milosheviq(1989). Këtë  politikë të “thikës dytehëshe”  të Serbisë kundër
pavarësimit të Kosovës dhe të UÇK-së, e provoi edhe vizita e fundit e peshkopit të
Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq, që i bëri Uashingtonit, të aranzhuar
në bashkëpunim me lobin çetniko-fashist serb në Amerikë dhe me establishmentin
qeveritar të Beogradit.     Natyrisht, kjo nuk është hera e parë dhe, me siguri,
nuk do të jetë as hera e fundit e Artemijes që ta vizitojë Uashington, sepse dihet
që nga përfundimi i Kosovës nën administratën e jurisdiksionit ndërkombëtar të
OKB-së  (UNMIK dhe KFOR), “kryediplomati” çetnik  nacionalshovinist, Artemije së bashku me
zjarrvënist e dikurshëm dhe të tashëm të Kosovës (1989-2006), të paktën nja 7 herë
e kanë vizituar Uashnogtonin.  Politikisht, kjo do dëshmon rolin dhe rëndësinë e
vazhdimësisë  historike të  “simfonisë” dhe të “kakofonisë” politike se  Kisha
Oretodokse Serbe (KOS) ka qenë dhe, ende është  leva kryesore e pushtetit shtetëror
serb, si dhe një nga faktorët  parësorë politikë në Kosovë.    

Pse  peshkopi Artemije Radosavleviq dhe Kisha Ortodokse Serbe  luajnë rolin e  qeverisë dhe të
shtetarëve e politikanëve serbë të Beogradit, kur dihet se KOS-i nuk është
organizatë, as subjekt politik qeveritar serb, por  insitucion religjioz, i cili
nuk ka asnjë të drejtë  të merret dhe të përzihet në politikë dhe në çështje
shtetërore. Ky paradoks juridiko-politik dhe qeveritar-kishtar religjoz është
argumenti më ilustrativ se Serbia që nga krijimi i saj e deri më sot udhëheqet nga
Kisha Ortodokse Serbe.

Ky është  i vetmi rast paradoksal në botë në kuptimin  juridiko-politik  të
sistemit shtetëror ndërkombëtar.     Se në çfarë stadi KOS-i është i përzierë në
“simfoninë” dhe “kakofoninë” politike dhe propagandistike të shtetit të Serbisë,
këtë e provon edhe koherenca historike e rolit të  tij  negativ
politiko-propagandistik, shantazhist, sabotues dhe  subversiv në Kosovë (jo vetëm
brenda këtij shtatëvjeçari, kur Kosova ndodhet nën mandatin  e administrimit
juridiko-ndërkombëtar, 1999-2006), qysh nga sundimi i Perandorisë Osmane e deri më
sot. Për të gjithë plusat e politikës së Serbisë në projektet dhe në planet e saj
pushtuese kolonialiste serbomëdha për të copëtuar integralen e tërësisë
territoriale të Shqipërisë Etnike, si dhe për t’i shfarosur shqiptarët në kuptimin
idnividual dhe kolektiv, me qëllim të fundit, që para bote të justifikojë
“origjinalitetin burimor-historiko-juridik” si titullar i ligjshëm i territoreve
etnike shqiptare (së kendejmi edhe i Kosovës),meritat kryesore në kuptimin e negatives i  
përkasin Kishës Ortodokse Serbe me klerikët e saj gjenocidalë dhe  fundamentalistë ortodoksë sllavë.    
Pse Artemije e ka zgjedhur pikërisht Uashingtonin për t’i akuzuar shqiptarët dhe Kosovën?

Përgjigjja është tejet  e thjeshtë dhe transparente, sepse dihet se Uashingtoni
është faktori me peshë kryesore politike që do të vendosë për fatin e statusit të
ardhshëm të Kosovës.     Qëllimi i vizitës së “diplomatëve” të KOS-it  në Stejt
Departamentit Amerikan     Sipas  Artemisë , qëllimi kryesor i vizitës së këtij
delagacioni të KOS-it  Stet Departamentit Amerikan  “ka qenë që të kërkojë më shumë
kohë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse ndërkohë po kemi mbështetje
gjithnjë e më të madhe, kurse islamistët fashistë(aludim në shqiptarët e Kosovës në
kuptimin provokues dhe etiketues  të përgjithësuar, jo vetëm të Kosovës – mh) janë
duke e humbur atë. Këtë e dëshmon edhe reduktimi i listës së emrave të
kongresmenëve, të cilët e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës”. (Glas Javnosti,04.10.2006).      

Nga përmbajtja e kësaj deklarate shihet se, Artemije  ka kërkuar  decidivisht që
Amerika të heqë dorë nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës.  Kjo kërkesë e
Artemijes drejtuar përfaqësuesve  të Senatit dhe të Kongresit Amerikan nuk është
kurrfarë “novus-i” politik as për diplomacinë  e SHBA-së, as për atë shqiptare, por
është vetëm një ripërsërtije  papagalli e vazhdueshme e kërkesës së KOS-it dhe e
qverisë serbe të Beogradit, që ta “bindë” Amerikën se Kosova patjetër duhet të
ngelë “pronë e dikurshme” koloniale e Serbisë.  Kjo kërkesë nuk është fare
befasuese, por skandaloze dhe pa kurrfarë baze etike, politike dhe juridike është
ky kualifikim i  propagandës antishqiptare të Artemijes, kur thotë se “serbët
tanimë e kanë mbështetjen gjithnjë më të madhe të Amerikës, islamistët fashistë
këtë e kanë humbur”?!      Vërtet , aludimi konstatues  arbitrar dhe vulgar i
Artemijes,  duke  etiketuar, dhe duke shpifur në “stilin” e propagandës fashiste të Gebelsit të Adolf Hitlerit kinëse edhe shqiptarët e Kosovës “janë islamistë fashistë”, është për çdo gjykim   si nga
ana politikës zyrtare amerikane, ashtu edhe nga ana e politikës gjithëshqiptare
anembanë Shqipërisë Etnike dhe në mbarë diasporën shqiptare kudo që ndodhet në botë
ngase  në mënyrë të kamufluar dhe indirekte, pa asnjë të drejtë dhe,   pa asnjë
argument  të vlefshëm shqiptarët i ka quajtur  “islamistë fashistë humbës”(!?)    
Përkundrazi, (duke mos harxhuar shumë fjalë), sepse serbomëdhënjtë kolonialistë e
kuptojnë vetëm gjuhën e forcës, e jo arsyen.

Këtë e provoi edhe lufta heroike eUshtrisë Çlirimtare e Kosovës, si dhe ndërhyjra ushtarake e NATO-s në thyrjen e boshtit  të kurrizit të makinerisë  çetniko-fashiste-terroriste gjenocidale të
soldateskës së Serbisë së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq)
agresorë fashistë dhe terroristë në dimensione ndërkombëtare  janë Serbia, serbët
dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye kryefashistin-vladika Artemije, që dekadën e fundme të
shekullit XX(1992-1999) bashkërisht projektuan dhe zbatuan në terren tre agresione
terroriste gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Këtë e di  fare mirë,
edhe Amerika, edhe  Evropa dhe tërë bota, sepse kjo barbari  ataviste serbo-çenike
ka ndodhur  “rishtazi” e jo në “kohën e hirit” , të cilën   politika zyrtare e
qeverisë serbe  dhe klerikët  serbomëdhenj të KOS-it me në krye Artemijen, me çdo
kusht po tentojnë ta eliminojnë jo vetëm nga mbammendja shqiptare, por edhe nga
historia më e re e terrorizmit ndërkombëtar në fund të shekullit XX.     Prandaj,
si Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika zyrtare  e Beogradit  nuk ka nevojë
shkojnë  në Vjenë, në Bruksel,  në Nju-Jork dhe në Uashington, që t’i akuzojnë
shqiptarët për “islamizëm terrorist”, sepse historikisht, këtë fenomen të shëmtuar
të botës civilizuese nuk e njeh as doktrina e as praktika e derisotme e  shkencës
dhe e politikës shqiptare. Këtë “vlerë pragmatike”, që në fund shekullin XX ka shkaktuar
me qindra, mijëra viktima shqiptare, kroate dhe myslimane në Kosovë, në Kroaci dhe
në Kosovë, vladika Artemije, duhet ta kërkojë, para së gjithash në “klubin” e
stafit të Kishës Ortodokse Serbe dhe në institucionet dhe në  organet e tjera
kësodore shtetërore në Serbi, që janë  ideatorët, iniciatorët,   ekzekutuesit dhe
bartësit kryesorë të terrorizmit gjenocidal, të fashizmit, të nacionalsocializmit,
të fundamentalzimit dhe të radikaliuzmit ortodoks sllav jo vetëm në Ballkan, por
edhe në Evropë .    

Në këtë kontekst mjafton ta rikujtomë “kujetsën e shelyerë” të
vladikës Artemije, se terrorizmi i ka rrënjët në Serbi dhe  në paranojën kolektive
antisemite serbe, jo në Kosovë, as në Shqipëri e as te shqiptarët se këta  me
shekuj (1842-2006) janë viktima të terrorizimit gjenocidal, të institucionalizuar
shtetëror të Serbisë.  Se vërtet, Serbia është “djepi” i terrorizmit vendor,
rajonal  dhe ndërkombëtar po përmendim vetëm  nja tri raste më drastike të historisë  së
politikës dhe të praktikës së saj terroriste.

Rasti i parë i aksionit terroristserb në Bosnjë, ka qenë shkaktari kryesor i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore(1914). Serbia për shkak të ideologjisë së “porno nacionalizmit” serbomadh për
pushtimin e  territoreve kroate, shqiptare, hungareze etj., me qëllim që të krijojë
Serbinë e Madhe,  që nga Lufta e Parë Botërore e këtej ka organizuar fshehurazi dhe
haptazi atentate terroriste me karakter politik. Së pari, aktin terrorist serb e
kreu Gavrillo Princip në Sarajevë, më 28.VI.1914, duke e vrarë dukën
austrohungarez, Franc Ferdinand. Së dyti, aktin terrorist e kreu Punisha Raçiq në
Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Beograd, më 25 Maj 1928, duke e
vrarë përfaqësuesin  parlamentar politik kroat, Stjepan Radiq. Së treti, aktin
terrorist e kryen “beretat e kuqe” speciale , të ashtuqujtura “Klani i Zemunit”, të
cilat e vranë kryeministrin e qeverisë së Serbisë, Dr.Zoran Gjingjiq në Beograd, më 12 Mars 2003.
Së katërti, aktin terrorist e kreu Mijajlo Mihajliviq, duke e therrur për vdekje
ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind në Stoholm, më 10 Shtator 2003.

Së fundi, Serbia dhe serbët paranoidë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe me në krye
Artemijen dhe me sekretarin e tij “igumanin” Simeon, me kryetarin e tyre, Boris
Tadiq,  me kryemnistrin e tyre, Vojislav Koshtunica, me ministrin e Jashtëm të tyre,
Vuk Drashkoviq, së pari,  duhet të  vënë “gishtin në kokë” e t’i pastrojnë radhët e
veta  dhe Serbinë nga terrorizmi shtetëror dhe individal i “xhihadit” ortodoks
serbomadh-sllav, e më pas kur të spastrohen nga kolera e terrorizmit vetjak
gjenocidal, mund të shkojnë në Stejt Departamentin Amerikan për të depozituar
dëshmi dhe dekomente të rreme dhe fallso se nëse Amerika ia njeh pavarësinë Kosovës,
ajo më pas do të shndërrohet në një “shtet xhihad islamik”(!?)- Përkundrazi,
pavarësia e Kosovës, do të jetë bastioni kryesor i pakapërcyeshëm për të të gjitha
"xhihadet", terrorizmat dhe gjenocidet qofshin  me përmbjatje  "islamike", qofshin
ortodokse sllave. Kosova e pavarur, do të jetë varri i kolonializmit dhe i
militarizmit të Serbisë në Ballkan.     Ja, ky është “ndriçimi” dhe “jusitifikimi” skizofrenik me
përmbajtje “historiko-politike dhe juridik” i “engjullit” të zi, vladika Artemijes
dhe i Kishës politike ortodokse serbe mbi të vërtetën e Kosovës, se po qe se ajo
nesër do bëhet shtet më vete, ajo do të jetë një “shtet islam”?! – Kësaj teze
propagandistike antishqiptare  mund t’i ketë besuar  vetëm  politika riciklike
shoviniste e Kishës Ortodokse Serbe(askush tjetër që është normal), e cila,
njëherit edhe e ka shpikur dhe trilluar këtë tezë famëkeqe në disfavor të
pavarësisë së Kosovës, të cilën si KOS-i, si Qeveria, si Parlamenti i Serbisë, ende
e konsiderojnë si “djep” dhe si “zemër” e tyre, edhe pse kjo de facto  dhe de jure
nuk është, dhe nuk do të jetë më kurrë  nën sovranitetin kolonial të Serbisë së
Madhe.     Në këtë kuptim, më 1 .10.2006, Parlamenti i Serbisë, miratoi  edhe
Kushtetutën e re, por me  dispozitë të vjetër se “Kosova është pjesë integrale e
Serbisë”.  Nxjerrja e kësaj Kushtetute serbe; nxjerrja jashtë nga rendi i ditës së  shqyritimit të
Projektrezolutës për pavarësinë e Kosovës nga ana e Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës(2.10.2006), vizita e delegacionit të KOS-it, i drejtuar nga
Artemije në Uashington, sabotimi i bisedimeve serbo-shqiptare për Kosovën në Vjenë,
si dhe kërkesa e gjithë spektrit politik (pozitë opozitë) dhe e Kishës Ortodokse
Serbe etj, që emisari special  ndërkombëtar i KS të Kombeve të Bashkuara, Marti
Ahtisari, të eliminohet nga misioni i ngarkuar për zgjidhjen e statusit
përfundimtar të Kosovës, provojnë sheshit se  kohëve të fundit paganda dhe
diplomacia ersitike  të Serbisë  kanë ngritur “temperaturën politike” jo vetëm në
sfondin e opinionit publik serb, por edhe në relacione ndërkombëtare, me qëllim që
të “blejë kohën” për shtyrjen më vonë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, d.m.th.
në vitin e ardhshëm, gjë që kjo zvarritje e kohës aspak nuk i konvenon politikës
shqiptare dhe asaj amerikane.
Sëkëndejmi, duhet të angazhohen makasimalisht që zgjidhja e statusit të Kosovës, të
përfundoj brenda afatatit të përcaktuar  të OKB-së, domethënë brenda këtij viti,
pavarësisht nga ngxjerrja e Kushtetutës së re serbe, nga parashikimi i mbajtjes së
referendimit dhe organizimi i zgjedhjeve parlamanetare në Serbi gjatë këtij
tremujori të vitit 2006, sepse asnjëra prej këtyre çështjeve nuk kanë të bëjnë me
Kosovën dhe me shqiptarët, por vetëm me Serbinë dhe me serbët, me askë tjetër. Ajo
është çështje e brendshme e Serbisë, jo e Kosovës, as e Amerikës e as Evropës.
__________________________