Korrupsion ose konflikt qytetarë

06.10.2006 · Skënder Limani(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Korrupsion ose konflikt qytetarë

Kjo është sot dilema më e madhe në luftimin e korrupsionit. Korrupsioni nuk është diçka që lind i vetmuar. Për shkak të lakmisë për pushtet, e që manifestohet me të holla, korrupsioni në mënyrë të shpejtë kaplon së pari dhe së fundi, strukturat qeveritare, pra, udhëheqësinë ose lidershipin e vendit. Korrupsioni manifestohet në çfarëdo lloj vendi/shteti, jo vetëm në vendet “në tranzicion”.

Korrupsion ose konflikt qytetarë. Kjo është dilema me të cilën ballafaqohet shteti Palestinez. Fatahu, si lëvizje, ka qëndruar me dekada në qeverisjen e Palestinës, në mënyrë që të shkoj pas humbjeve të zgjedhjeve të fundit. Fatahu nuk mund të mbijetoj pa pushtet.

E nëjta vlen edhe për pjesën më të madhe të Evropës, nëse jo të tërën. A jeni pyetur ndonjëherë pse Kosovarët e përkrahin Evropën aq shumë? Cila është ajo ndihmë ose përkrahje që Evropa i ka ofruar ose po i ofron Kosovës për t’u shpërblyer nga udhëheqësia Kosovare aq shumë?

Nuk është lehtë për të thënë që të gjitha projektet Evropiane në Kosovës kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është as zbulim. Procesi i privatizimit që udhëhiqet nga Evropianët, disa projekte të tjera që janë pjesë e qeverisjes në Kosovë, si në arsim, ekonomi, politikë, kulturë, janë dështim i njëpasnjëshëm. Asnjëherë deri më tash nuk
kanë dhënë rezultat. Përveç në rastin e pasurimit të individëve nga të dyja anët, si në Kosovë ashtu edhe nga shteti që financohet projekti.

Kjo është edhe arsyeja pse një zhvillim më i vogël në Evropë shihet si revolucion. Njëherësh, kjo është arsyeja pse Amerikanët janë të kujdeshëm me Evropën. Në këtë hapësirë gjeografike shumë lehtë mund të vihet te trazirat ndërqytetare, siç ka pasur gjithmonë. Pushtetarët janë shërbyer me qytetarët për aryse të mbajtjes së pushtetit. Njëjtë sikurse rasti i Kosovës me LDKnë. Aq është i përhapur korrupsioni në Kosovë saqë gatishmëria për të dhënë jetën për korrupsion është evidente.

Në vendet e korruptuara, me kalmin e kohës, lind dhuna institucionale. Kjo dhunë institucionale manifestohet në mënyra të ndryshme, por dekadave të fundit, pa pasur nevojën e përdorimit të forcës policore ose ushtarake. Dhuna e tillë institucionale, sot, në kushte të Demokraciosë, lirshëm mund të klasifikohet si terrorizëm. Përkufizimi për terrorizmin është ende ai i vjetri: kur njëri hyn në autobus dhe e shpërthen veten në ajër së bashku me të tjerët ose kur minohet rruga ku kalojnë civilët, etj etj.  

Ky lloj jo aq i ri i “terrorizmit global”, në Evropë por edhe në vendet e tjera të botës, është ngritur në një shkallë tjetër, pra, atë të terrorizmit përmes qeverisjes. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndërmarrin Amerikanët që të ndalin këtë lloj të terrorizmit por ai duhet të ndalet.Njëra ndër parimet e komunizmit ka qenë lufta kundër imperializmit. Sipas këtij parimi, zhvillimi i gjithanshëm ekonomik prish qenien nejrëzore. A thua, kanë pasur të drejtë?
Skënder Limani