Koment Nga: www.diplomacia.dk
Në mediat e shkruara dhe në ato elektronike po bëhet zhurmë e madhe se ja “Grupi i
Unitetit” të ashtuquajturit ”elefantët” po e zgjidhin njëherë e mirë çështjen e
Kosovës në pazarllëqet me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në Vjenë. Duhet t`ua
kujtojmë lexuesve se Vjena, Rambujeja as Parisi nuk i zgjidhin dot problemet tona;
atje maten forcat dhe interesat e fuqive të mëdha. Kur t`i dëgjojmë ”elefantët ”
në prononcimet e tyre duket se gjith¸ka është në rregull, na bënë t´i kujtojmë
qeshjet e tyre cinike si: Lutfi Haziri,Veton Surroi, Ylber Hysa e të tjerë fodullë
të këtij “Grupi të Unitetit ” para kamerave krrokatin si papagajtë me deklaratat e
tyre boshe të mësuara përmendësh si vjersha kalamajsh.
Këta politikanë titistë nuk duan ta kuptojnë që serbët e Kosovës kanë prona në
Kosovë, ata nuk kanë troje; ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës në Iliridë,
Çamëri e Mal të Zi i kanë trojet e tyre por, ata u detyruan me hekur e zjarr të
shpërngulen nga trojet e tyre amtare. Shikuar nga kjo optikë konstatojmë gjithashtu
se shqiptarët në Turqi, Amerikë e gjetiu nuk kanë troje në këto vende por, kanë
prona.
Kjo politikë e prapë, pjellë e “shpikur” nga satrapi dinak Ibrahim Rugova, po ndiqet
edhe sot; kjo në fakt ka qenë prej kohësh e përpiluar nga serbët dhe lobi i tyre
jashtë e ndihmuar gjithashtu nga miqtë e tyre në perëndim. Dëm më të madh që i ka
bërë ¸ështjes shqiptare, zor se mund t´i bënte dikush tjetër!
Tani “Grupi i Unitetit” pasi kaluan disa muaj kur ata çirreshin tepër entuziast; po
i merr nga opinioni shqiptar, shuplakat e vërteta; dëshmi janë protestat në komunat
e Kosovës, të cilat po copëtohen nga thikat politike; atje gjërat tani po shihen
ndryshe; në Vjenë pala serbe nuk po lëshon pe, bile kryeministri serb, V. Koshtunica
dhe grupi i tij neofashist shpejtuan që të miratojnë Kushtetutën e re “demokratike”
që Kosovën e trajtojnë si pjesë integrale të Serbisë tani e okupuar nga forcat
ndërkombëtare. Dhe këtë shembull e kanë marrë nga Gjermania veriore, pasi ajo e
kishte në Kushtetutë se Gjermania lindore është pjesë e Gjermanisë së bashkuar dhe
kjo duhet të ribashkohet, dihet pastaj që pas shumë vitesh ribashkimi i Gjermanisë u
bë në vitin 1989. Si u bashkua Gjermania a u pagua me para apo me kërcim luftarak
është ¸ështje e gjermanëve. Por, si në dritën e diellin dihet një fakt: Serbia nuk e
ka të drejtën e ribashkimit me Kosovën, sepse nuk është një komb me
shqiptarët e Kosovës, ashtu si¸ e kishin këtë të drejt gjermanët që ishin dhe janë
një komb, të cilët fuqitë e mëdha i ndanë, për t´i dënuar për luftën naziste dhe
fashiste që e bënë, pothuaj kundër një pjese të botës. Shikuar nga kjo e drejtë
historike, Shqipërisë i takon ta kërkojë ribashkimin me Kosovën. Ne, jemi një komb
dhe kemi të drejtën të ribashkohemi në një shtet!
Momentalisht, të shohim hallin tonë, Serbia, duke e nxjerrë këtë Kushtetutë de fakto
i ka shpallë luftë Kosovës, se kjo lufte serbe si do merr karakterin me armë zjarri
apo me diplomaci duke i pasur përkrah njerëzit marionetat e veta- e titistët e ri me
maska demokratike, të cilët e kanë shumë lehtë ta aprovojnë vullnetin e vet në emër
të popullit të Kosovës. Pala e tretë, pra bashkësia ndërkombëtare shikuar në
aspektet politike: negociatat ose thënë shkurt pazarllëqet - ata ia kthejnë gëzofin
nga u vjen më përshtati, ata bëhen me të fortin, në këtë rast me Serbinë duke u
bazuar në dokumentet qoftë Rezoluta e OKB-së 1244 po qofshin edhe Marrëveshjet në
Rambuje e Paris po edhe Marrëveshja në Kumanovë ndërmjet OKB –së dhe forcave ¸etnike
serbe , janë në favorin e Serbisë, ndërsa në “Grupin e Unitetit” nuk ka vendosmëri ,
bile as i kanë krijuar vetes kushte paraprake diplomatike të kundërshtohen
ndërkombëtarët dhe për më tepër de fakto atje janë në shërbim të tyre.
Pavarësi me kushte, kjo do të thotë pavarësi me republikën serbe si ajo në Bosnjë,
pra edhe në Kosovë, kjo dritë jeshile Serbisë ju lejua që kur e pranuan titistët
decentralizimin. Kjo, ¸ështje pa kuptimisht është komplikuar dhe tani mundohen se si
ta mashtrojnë popullin e shumëvuajtur shqiptar. Ata thonë Kosova do të pavarësohet
por, ne po e shohim se ajo pavarësi do të jetë pa shumë elemente parësore të
shtetësisë; koha po i vërteton të gjitha!...
Pastaj, kujtojmë që Kosova e pavarur pa të drejtën për vetëvendosje, nuk është asgjë
tjetër por një autonomi që mashtruesit e popullit do ta quajnë pavarësi, me këso
gënjeshtra do të mundohen ta fshehin tradhtinë, ashtu ta qetësojnë popullin, bile
për ca kohë.
“Diplomacia.dk”, po i ndjek me shqetësim këto zhvillime politike dhe me tërë fuqinë
e saj e mbështet Lëvizjen për Vetëvendosje sepse kjo Lëvizje e shkëlqyer e rinisë
shqiptare është duke i demaskuar intrigat titiste dhe lobiste serbe që po na
paraqiten, bllokada të errëta me të gjitha format dhe mjetet nga qarqe të errëta
ndërkombëtare.
Populli shqiptar duhet të zgjohet nga gjumi që e kanë futur mashtruesit politikë dhe
t´i përkrahin aksionet e Lëvizjes për Vetëvendosje, përndryshe Serbia neofashiste do
tentojnë dhe do të ndërhyjë për ta shkaktuar destabilizimin e rajonit, kjo është
fytyra e politikës serbe, me aktin famëkeq të Kushtetutës së tyre. Në rast se Serbia
merr hapa luftënxitës, me siguri shqiptarët do të detyrohen të bashkohen si një trup
i vetëm nën udhëheqjen e Armatës Kombëtare Shqiptare, si një vullkan do të
shpërthejë kryengritja me përmasa të fuqishme gjithëkombëtare. Pastaj, kufijtë
artificialë që i pranuan titistët shqiptarë dhe neofashistët e Sali Berishës do të
digjen e do bëhen shkrumb e hi.
Danimarkë, 1 tetor 2006