Avioni i rëmbyer-u liruan pasagjerët në Brindisi.
TIRANE (4 Tetor)
Rrembimi i avionit, Kryeministri Berisha: Olldashi te raportoje per rrembyesin e ngjarjen
Ora 11:20-
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar rrembimin e avionit Turkish Airlines ka kerkuar nga Ministri Olldashi transparence te plote per ngjarjen e djehshem dhe autorit te saj. Deklarata eshte bere ne mbledhjen e sotme te qeverise ku Kryeministri Berisha theksoi se “Sot Ministri i Brendshem Olldashi do t’i paraqese para opinionit publik te gjitha dokumentata e nevojshme zyrtare te Shqiperise e Turqise per identitetin e personit dhe per te gjithe procesin e ndjekur per kthimin e tij me kerkesen e tij ne vendin ku ai donte. Ministri Olldashi do te beje transparancen e plote te ngjarjes se djeshme”.
Kryeministri ka theksuar se opozita nuk mund te kerkoje terroriste kur ne fakt nuk ka te tille. Berisha akuzoi Partine Socialiste se po e perdor politikisht situaten e rrembimit te avionit duke shtuar se me transparencen qe do t'i behet ngjarjes "ne kete menyre marrin pergjigje edhe ata te cilet duan me shume deshire e gezim te madh te gjejne terrorista aty ku s'ka; te shpallin Shqiperine ashtu sikunder nuk eshte. Te vjen keq kur zerat vijne nga politikane te opozites".
Ai ka garantuar se kompania Airport Partners qe menaxhon aeroportin e Rinasit ka te gjithe integritetin per t'u pergjigjur per masat e sigurise.
"Sikunder sot perfaqesuesi i Airport Partners nje nga me seriozet do te jape te gjithe dokumentacionin per te faktuar integritetin e plote te procedurave qe kjo kompani zbaton ne masat e sigurise. Fatmiresisht ne lidhje me dje kompania ne fjale ka cdo gje te filmuar".
Tirana Airport Partners: Kontrollet ne Rinas te standardeve te larta nderkombetare
Ora 11:00-"Niveli i kontrolleve ne mjediset e Tirana International Airport (TAP) mbetet i pakompromentuar nga ngjarja e djeshme me Turkish Airlines". Kontrollet ne Aeroport vazhdojne te jene te standardeve te larta nderkombetare". Keshtu ka konfirmuar Tirana Airport Partners, permes nje njoftimi te shperndare nga Zyra e Komunikimit.
Ne njoftim thuhet se "nje avion Boeing 737 - 400 i linjes 'Turkish Airlines' ka qene pre e nje pengmarrjeje me 3 tetor 2006, pas nisjes ne oren 16.39 nga 'Tirana International Airport' me destinacion Stambollin. Avioni i regjistruar TK 1476, kishte 107 pasagjere dhe 6 persona te ekuipazhit. Incidenti eshte shenuar ne oren 17.02 minuta kur autoritetet shqiptare jane njoftuar per ndryshimin e destinacionit ne hapesiren greke dhe pikerisht ne veri te pikes Pindo, pike kufitare ne kufirin shqiptaro-grek".
Njoftimi vazhdon duke shpjeguar se pas kesaj, me kerkese te pilotit avioni ka kaluar serish ne hapesiren shqiptare dhe ka dale ne kufirin shqiptaro-italian, ne oren 17.14 sipas ores lokale. Ne oren 17.53, kulla ka marre mesazhin, se avioni eshte ulur ne aeroportin e Brindizit.
"Sipas te dhenave paraprake te 'Tirana Airport Partners' dhe sipas informacionit te marre nga autoritetet italiane, per te cilin priten konfirmime te metejshme, incidenti nuk eshte provokuar me arme, thuhet ne njoftimin e TAP dhe niveli i kontrolleve ne ambientet e Tirana International Airport mbetet i pakompromentuar nga kjo ngjarje. Kontrollet ne Aeroport vazhdojne te jene te standardeve te larta nderkombetare".
Ne perfundim komunikata per shtyp shpjegon se gjate mbremjes se djeshme fluturimet ne Aeroport vazhduan normalisht. Vetem nje vonese nje oreshe eshte shenuar per fluturimin e kompanise ajrore 'Alpi Eagles' qe udhetonte per ne Venecia, avioni i se ciles u nis ne oren 22.13 . Fluturimet e tjera te kompanise 'Malev', 'Alitalia' dhe 'Austria Airlines' do te nisin ne mengjesin e neserm sipas orarit te caktuar.
Ora 10:40- Rrembimi i avionit, debate te ashpra ne Komisionin e Sigurise mes deputetit Blushi dhe ministrit Mediu
Rrembimi i avionit te linjes Tirane-Stamboll ka nxitur debate ne komisionin palramentar te sigurise. Replika te forta jane shkembyer ne komision mes deputetit socialist Ben Blushi dhe ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Sipas Blushit ngjarja e djeshme eshte e pafalshme pasi ka cenuar sistemin e sigurise se vendit dhe imazhin e Shqiperise ne ceshtjet e sigurise. Blushi ka shkuar edhe me tej duke akuzuar mazhorancen se ka ngacmuar terroizmin duke risjelle ne funksionet shteterore Bashkim Gazideden, ish kreun e shikut deri ne vitin 1997.
Ashper ka reaguar ministri Mediu i cili ka argumentuar se turku qe rrembeu avionin nuk eshte nje terrorist, por nje person i huaj te cilit i mbaroi leja e qendrimit ne Shqiperi pak dite me pare.
Ora 10:20-Presidenti Moisiu ka mbledhur dje ne mbremje ministrin e rendit Olldashi, ate te Mbrojtjes Mediu, shefin e shtabit gjeneral Qazimin dhe shefin e sherbimit informativ Bahri Shaqiri per t’u informuar hollesisht lidhur me rrembimin e avionit te Turkish airlines. Gjate takimit presidenti eshte informuar nga te pranishmit lidhur me levizjet kryesore dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare ne koordinim me palet turke dhe italiane. Presidenti Moisiu pasi ka degjuar gjithe informacionin lidhur me ngjarjen ka kerkuar qe ajo qe ndodhi te sqarohet deri ne fund me objektivitet ne bashkeveprim dhe me strukturat perkatese nderkombetare. Lidhur me kete kreu i shtetit dha edhe porosi te vecanta thuhet ne njoftimin per shtyp te presidences.
Ora 09:30-Pas disa oresh qendrimi ne aeroportin e Brindizit, te gjithe pasagjeret e Turkish Airlines kane vazhduar udhetimin per ne destinacionin e tyre, Stamboll. Ne aeroportin e Brindizit te gjithe pasagjeret jane detyruar t’i nenshtrohen nje kontrolli te imtesishem nga forcat e sigurise italiane, nje etape e domosdoshme kjo qe ka mbyllur stresin e rrembimit.
Me pas situata ka shkuar drejt normalitetit, te 106 pasagjereve u eshte ofruar ushqim dhe pije freskuese nga autoritetet italiane te aeroportit perpara se te vihej ne dispozicion te tyre nje avion qe do te perfundonte udhetimin drejt Stambollit.
Momentet e qendrimit ne Brindizi jane shfrytezuar nga nje grup pasagjeresh per te kryer ritualin e faljes, gjithnje nen vezhgimin e forcave te sigurise qe natyrshem kane qene te shumta ne aeroport. Grupi perbehej nga besimtare myslymane shqiptare te cilet ne muajin e Ramazanit ishin nisur ne drejtim te Riadit per te kryer haxhin.