ALEATI I MOÇËM I SERBISË PO KËRCËNON SHQIPONJAT SH

01.10.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Shkruan:
                  Fadil Shyti
ALEATI I MOÇËM I SERBISË PO KËRCËNON SHQIPONJAT SHQIPTARE DO TË DALIN MBI
KRESHTA!
Pas kontrollimeve policore të tipit sllavo-banditesk, në vatrat shqiptare të
 Malësisë së Madhe, pasuan burgosjet, pastaj torturat e shqiptarëve që
jetojnë të trojet e veta në Mal të Zi.
Prandaj, krejt natyrshëm shpërtheu reagimi prej së largu nga afër, kur
emigracioni shqiptar, nën organizimin e Shoqatës "Malësia e Madhe",
organizoi në Detroit të premten më 29.09.2006, demonstratë, me moton:
Në përkrahje të bashkëvendësve tanë, vëllezërve dhe motrave tona të cilët po
u nënshtrohen arrestimeve, rrahjeve dhe torturave nga pushteti malazez. Ata,
midis tjerash theksuan se: “Ajo që po ndodhë sot në Malësi mund të ndodhë
nesër në Ulqin, Krajë, Plavë dhe Guci, prandaj me të drejtë bëjnë thirrje
për zgjim kombëtar kur sërish po rrezikohet kjo pjesë e  Shqipërisë
Natyrore:
TË GJITHË SË BASHKU PËR MALËSINË DHE LIRIMIN
E TË BURGOSURVE POLITIKË !!!
Kjo ngjarje është një paralajmërim i qartë se shovinistët malazezë as dje as
sot; s´ishin as janë hiq më pak armiq të përbetuar se shovinistët
serbomëdhenj dhe njëkohësisht tregon qartë edhe marrëzinë politike të disa
”politikanëve” shqiptarë, të cilët për interesat e tyre personale, për t´u
majmur nën gëzofin e armikut shekullor; pa hezituar, bile edhe të ekzaltuar,
nga epshet ”demokratike” bënin gara kush i pari do ta ndihmojë e pastaj edhe
ta përgëzoj ”ujkun  e vjetër ” me petkun e qengjit, Milo Gjukanoviqin.
Populli shqiptar i atyre viseve tona edhe kësaj radhe u mashtrua keq nga
sharlatanët shqipfolës duke mos ditur ta shfrytëzojë “verën” që i erdhi nga
dera: ata do të duhej ta kushtëzonin regjimin dinak malazez, me arsye bëje
këtë apo atë ndryshim pozitiv për realizimin e të drejtave kombëtare
shqiptare, nëse ju e dëshironi përkrahjen për Referendumin tuaj, i cili
shpie drejt pavarësisë. Habitë tmerrshëm fakti që si qe e mundur të bien në
gracka aq lehtë ata që vuajtën aq shumë nën ato regjime fashiste nga
pushtuesit shekullor!!! Dihet fati i hidhur sa qindra e mijëra shqiptarë u
detyruan të emigrojnë deri edhe në Amerikën e largët për t´ju shpëtuar
ndjekjeve e vrasjeve ata që ishin dhe janë autokton në trojet e veta! Nga
shtypja dhe diskriminimi i egër politik, ekonomik, kulturor etj, sot kanë
mbetur vetëm 7% shqiptarë në republikën “saksi” e së keqes malazeze, kur
tani mund të ishin më shumë, deri edhe në trefishin e sotëm. Kur po
organizohej Referendumi atje, kur po bëhej një propagandë e ethshme në favor
të tij, nga bufonët politikë; mua në cilësinë e veprimtarit të Lëvizjes
Vetëvendosje më mori në intervistë Radio Diaspora, me atë rast e shpreha
qëndrimin tim ( kjo deklaratë u publikua pastaj në Alba Press më 18.02.2006-
07:47 me ç´rast deklarova:”Shqiptarët e Plavës, Gucisë, Hotit , Grudës e të
Ulqinit etj, duhet të dalin në Referendumin e ardhshëm të kombit shqiptar,
për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare, ata nuk duhet të dalin në atë
Referendum, sepse është Referendum i një shteti të huaj, që po dëshiron të
pavarësohet”! Maksima e vjetër se në politikë me armiqtë s´duhet sinqeriteti
por, vetëm interesat kombëtare edhe kësaj radhe u harrua nga shqiptarët; me
dhjetëra e dhjetëra mërgimtarë nga këto vise shqiptare pa e analizuar mirë
situatën morën udhëtimin prej andej nga Amerika e gjetiu drejt vendlindjes
së tyre që me votën e tyre t´i thonë Po , Referendumit. Përkundër  
realitetit të hidhur, kur  koha po na mëson çdo ditë se në politikë, në
raportet me “aleatët” duhet vigjilencë, siç thotë populli ynë “shtatë herë
mate e njëherë preje gëzofin” që pastaj të mos të pendohesh! Teoritë kuturu
të  hedhjes pluhur në erë se nga pavarësia e Malit të Zi përfiton edhe
Kosova për t´u pavarësuar më lehtë dolën edhe siç pritej: vetëm fluska
sapuni! Mjerisht, koha po i shkundë të padijshmit (injorantët) se edhe pas
pavarësisë së Malit të Zi, për Kosovën dhe viset tjera shqiptare, ende po
mbretëron gjendja e mjegullnajave politike dhe situata kaotike e
vendnumërimit! Këto i them edhe për ca arsye të tjera:
1. Pavarësia e Malit të Zi e siguron një vend më tepër të (siç e siguroi)
karrigen në OKB, që nesër do të jetë edhe një goditje më shumë për
ardhmërinë tonë.
2. Njohja e Malit të Zi shtet sovran, kur ky shtet ende i ka të okupuara
trojet shqiptare de fakto dhe de jure e pengon shumë zgjidhjen e drejtë të
ribashkimit të trojeve tona natyrore.
3. Kur ne shqiptarët do ta kërkojmë këtë, bota do të na hidhet në qafë me
qortimet se ju po e sulmoni një vend sovran të  njohur ndërkombëtarisht.
4. Kur ne do të kërkojmë të drejta më shumë për shqiptarët atje, ata do t´i
gjejnë sikur i kanë gjetur kurdoherë në viset tona  ”kukullat pushtetore
shqipfolëse” të cilët do të betohen e krekosen se ” ne shqiptarët kemi mjaft
të drejta”, kështu zëri i drejtësisë do të mbytet së paku për një kohë nga
këto zhurma të errësirës politike.
5. Kur ne shqiptarët do të kërkojmë vetëvendosje, diplomacia botërore do të
tregohet përsëri e padrejtë ashtu siç po tregohet me rastin e Kosovës, as do
të lejojë mbajtjen e një Referendumi pa trazira të mëdha...
Shikuar nga këto këndvështrime politike,  politika globale shqiptare gaboi
shumë, kur i ftoi shqiptarët që të votojnë pro-referendumit malazez i cili
në fakt u arrit me sukses, vetëm me ndihmën e votuesve shqiptarë të cilët
verbërisht, pa hezitim e ngurrim, pa asnjë kusht ia dhanë krahun ”mikut të
ri” politik, Milanit. Zotërinjë “të nderuar”,  tani kur shqiptarët atdhetarë
po torturohen pa mëshirë në burgjet sllave, ju bëni takime, me homologun
“aleatin” e mikun tuaj, zgërdhihuni mjerueshëm si Sali Berisha dhe siç thotë
populli: puthuni me Milon!
Politikanët shqiptarë gabuan shumë kur e harruan aq lehtë historinë e hidhur
në raportet me Malin e Zi!
Dihet historikisht që kjo republikë minore pro-serbe ishte dhe e them pa
hezitim është dhe do të jetë aleate besnike e Serbisë, kur vjen puna të
pozicionohet në llogoret politike e jo politike kundër shqiptarëve. Ishin
dhe janë malazezët ata që pamëshirë për vite të tëra na ndoqën, na burgosën,
na dogjën edhe për së gjalli, e na vranë; ishin dhe janë okupatorë, ishin
malazezët ata që për vite me radhë i okupuan dhe i kolonizuan trojet tona jo
vetëm në Malësinë e Madhe por, arritën me strajca krahut e pastaj u vendosën
kolonë të dhunshëm në Kosovë. Dhe, jo vetëm kaq; janë malazezët ata që dikur
e lakmuan dhe e sulmuan me zjarr e hekur Shkodrën heroike, e cila u bëri
ballë me sukses sulmeve të egra nga qëndresa shkodrane, sulmet  e tyre
dështuan me turp, prandaj nga kjo jetë vuajtjesh e qëndrese, shkodrani
këndoi:
Shkodra trime me shumë halle,
e kaloi jetën në mal e n´ vërri,
tujë luftua me Mal të Zi!
                                        ( Populli)
Jeta na mëson: ata që po e harrojnë historinë, fatkeqësisht po detyrohen
pastaj që ta përsërisin!...
Jo maturia, jo zgjuarsia e atyre që po e drejtojnë politikën shqiptare,
ngutja apo “lakmia” e pozicionimeve të gabuara po i  kushton shtrenjtë
popullit të shumëvuajtur.
Rastin e tillë tragjik e përjetuam me Maqedoninë, kur politikanët shqiptarë
e njohën shtetin fqinjë pa kushte, kjo pastaj solli rreziqe të mëdha në
trojet tona. Nga kjo mund të konstatojmë që armiqve tanë shekullorë kërkohet
që me kohë , siç thotë toska: “t´ua tregojmë vendin tek thana”!
Edhe tani Mali i Zi u ndihmua dhe u pranua pa asnjë kusht apo standard, siç
po ju pëlqen të krekosen “modernistët” e politikës së sotme demo ( n )
kratike!
Nga kjo mund të konstatojmë se nuk duhej harruar se shqiptarët nën
udhëheqjen e LSHP, luftuan me armë në dorë pa ndërprerje hiq më pak se një
vit për Ulqinin i cili më 1881 vetëm pas ndërhyrjes së fuqive të mëdha,
konkretisht vetëm pas ndërhyrjes së flotës luftarake turke, Ulqini ra në
duar të malazezëve! Me rastin e 100 vjetorit të LSHP, mua më ra fati kur e
lexova një libër madhështor nga politikani i zgjuar, ish-udhëheqësi i
Shqipërisë, Ramiz Alia;  libri titullohej “Lufta për Ulqinin”, aty
pasqyroheshin si në dritën e diellit përpjekjet kolosale të popullit tonë
për mbrojtjen e kufijve të tij etnik. Kjo, më pat lënë mbresa të thella që
kur isha student, prandaj edhe meritën për t´u përpjekur për ta realizuar
ëndrrën e madhe për ribashkimin e trojeve tona, si një dritë në errësirë kur
jetonim nën trysninë e egër titiste pa dyshim ia dedikoj edhe leximit të
këtij libri!
Rasti me burgosjen e atdhetarëve shqiptarë na ka shqetësuar të gjithëve,
edhe për faktin  se siç u njoftua opinioni nga shtypi por, jo nga politika;
se atyre ua ka bërë tradhtinë ujku i vjetër malazez, kur atyre ua ka dhënë
armët për mbrojtjen e trojeve të tyre nga Serbia. Kjo, ka ngjarë pikërisht
si në kohën kur gjatë kryengritjeve të mëdha, në vitet 1908-1912, kur
atdhetarët shqiptarë, Isa Buletini me shokë atëbotë bënë aleancë me Malin e
Zi, Serbinë dhe Bullgarinë, për luftimin e okupatorëve turq por, si
kundërvënie e kësaj u bë aleanca sllave dhe pastaj ngjau intervencioni i
shteteve sllave në Shqipëri që njihet në histori me  emrin lufta ballkanike
pra, pasoi tragjedia e vitit famëkeq 1913. Si rrjedhim i kësaj ndërhyrjeje
pushtuese pastaj, ngjanë vrasjet dhe persekutimet mbi atdhetarët tanë dhe
sulmet e egra mbi popullin shqiptar. Tradhtia edhe kësaj radhe u përsërit
nga politikanët malazezë, sepse në gjenin e tyre e kanë të lindur këtë
mostër të keqe të njerëzimit. Kjo, le të na shërbejë edhe si një mësim se:
“nuk ka besë me shkja”- siç ka thënë me të drejtë, atdhetari ynë i madh,
Shaban Palluzha.
Po e përfundoj këtë shkrim solidariteti me vëllezërit e Malësisë  së Madhe,
me thënien e urtë popullore: “Ujku qimen e ndërron, por vesin se harron”!...
Suedi, 1 tetor 2006