Enver Hoxha është i gjallë për çdo shqiptar, që e
grupi yt neofashist jeni të gjallët e vdekur o Bujar Nishani! [/highlight]
Shkruajnë:
Xhemil Zeqiri - Fadil Shyti
Sipas të përditshmes së Shkupit ” Fakti” të datës 19 shtator 2006 ( faqe 8) e botoi
një kumtesë – reagim të zëdhënësit të grupit parlamentar së Partisë Demokratike,
Bujar Nishani. Përkitazi me manifestimin e Partisë Socialiste me rastin e
përvjetorit të Konferencës së Pezës heroike, ku qytetarët shqiptarë dalën në atë
vend të shenjtë, atje ku ishte bërë betimi për çlirimin e Shqipërisë! Me atë rast
historiani guximtar, kryetari i partisë Socilademokrate, e bëri një ftesë të
arsyeshme dhe të kthjelluar që : “të nderohen organizatorët kryesorë të asaj
Konference nga Myslim Peza deri te Enver Hoxha”!
Kërkesa e tij e drejtë u prit me eufori sulmesh foshnjore, në veçanti në
parlamentin e zhurmshëm shqiptar!
Zotërinjtë deputetë harruan se: nga ajo Konferencë u dhanë direktiva të mëdha
lufte, që pastaj ajo luftë e lavdishme e solli lirinë dhe Shqipërinë e radhiti me
fitimtarët-aleatët sovjetikë-dhe anglo-amerikanë, kundër bishave të egra të
nazizmit dhe fashizmit.
Me dashje ose pa te edhe nga partitë që quhen socialiste në Shqipëri por që nuk e
dëshirojnë përmendin emrin e strategut të asaj lufte antifashiste, harruan se
merita kryesore i takon të madhit e të pavdekshmit përjetë, Enver Hoxha.
Ne, si veprimtarë shqiptarë që përpiqemi ta ndijojmë kombin tonë nga Skandinavia
çështjen shqiptare dhe kauzën e saj. Ne, nuk reaguam kur ju e manifestuat
përvjetorin e heroit tuaj që vet e keni vrarë, Azem Hajdarin për t´i mbuluar turpet
dhe krimet tuaja, e shpallët ”hero i shekullit”, po as opozita nuk pati deklaratë të
tillë kundër jush!!!
Ne, nuk habitemi hiq se ju i bëni këto komplimente atij heroit tuaj të
“demokracisë”, sepse ishte po ky Azem Hajdari ia i cili në kohën kur po digjej
Kosova në shtatorin e vitit 1998, doli atje në veri e jepte kushtrimin famëkeq me
armë në dorë: “ja vdekje ja liri o burra të nisemi drejt Tiranës”! Pra, të niseshin
nga veriu grupet e armatosura drejt Tiranës që ta rrëzonin me armë, qeverinë
Nanos!!!
Tani, ju të nderuar lexues, paramendojeni vetëm për një çast: a do të kishte
shpërblim më i madh për Serbinë dhe goditje më e madhe për shqiptarinë se të
përsëritej gjëma e madhe që ju ia sollët Shqipërisë në vitin 1997?!!!
Ju, jeni ata që pas “demokracisë suaj të ndritur” po i përkujtoni dhe nderoni
profashistët dhe neonazistët më të urryer, ju po e përkujtoni dhe dështakun e
historisë shqiptare, ikanakun mbretin Zogolli i cili kur u okupua Shqipëria më 7
prill 1939 , bashkë me suitën e tij iku nga sytë këmbët për më keq e mori me vete
arin e shtetit duke e bërë atje në perëndim lesh e li...
Ndërsa, ju tani në vend se ta kërkoni pasurinë e humbur të kombit, familjen e tij e
shpërbleni me prona të mëdha në qendër të Tiranës!!!
Ju jeni të prirë për konflikte brenda kombëtare, ashtu si gjyshërit tuaj që luftuan
përkrahë fashistëve të huaj, pas ferrave në frontet e tyre të ulëta, kundër
partizanëve çlirimtarë.
Ju, sërësh po i fryni zjarrit! E kjo është shumë e rrezikshme për ardhmërinë e
Shqipërisë! Atëherë, zotëri oficer pse reaguat kur mbahej manifestimi i epopesë së
madhe kombëtare. Me sa dimë ne, ti je kuadër ushtarak i përgatitur në shkollën e
lartë të oficerëve “Skënderbeu”, në Tiranë, dhe dihet që betimi që keni dhënë si
ushtarak; por, ti paturpësisht shkele mbi betimin tënd dhe më 1991 u radhite me
grupin e huliganëve që ishte i ndihmuar nga titistët shqipfolës me “strategun”
kundër shqiptarin e mjerë Ibrahim Rugova; natyrisht, ju të ndihmuar edhe nga
lobistët serbë siç ishte ish-ambasadori i amerikan Lorenc Igelbereger dhe një
ministër anglez, Lordi Karikton ata të cilët më vonë do jenë edhe iniciuesit
“strategët” e mbledhjes së dytë te Londrës më 1992, që dy presidentëve ”shqiptarë”
Sali Berisha ai kërkuesi i azilit politik tek S. Millosheviqi, Ibrahim Rugova, që
kënaqeshin me konferenca shtypi dhe klithnin si papagajtë pas çdo takimi me
ndërkombëtarët se ramë
dakord që me dialog do ta zgjidhim çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi dhe atë të
Kosovës në veçanti,dhe natyrisht kjo ishte dhe politika nacional-shoviniste e
udhëhequr nga kasapi serb i Ballkanit, S.Millosheviqi të cilit ju i keni bërë një
shërbim të madh. Por, ju prapë po e vazhdoni avazin e vjetër: herë direkt herë
nëpërmjet miqve të vet ndërkombëtar e impononte politikën serbe në instuticionet
shqiptare.
Këtë politikë ua prishi i madhi Adem Jashari i cili pasi e kishte menduar mirë se me
lutjet e së premtes së Rugovës së ndjerë titist, nuk zgjidhen hallet shqiptare me
shokët e tij i krijoi celulat ushtarake prej së cilës erdhi e lavdishmja Ushtri
Çlirimtare e Kosovës dhe pikërisht këtë hero kombëtar së bashku me shokët të tjerë
ju e burgosët me direktivat e titistëve nga Prishtina dhe Beogradi,
Ju, or Bujar Nishani kur ishit në pushtet nuk kemi dëgjuar të reagosh për këto
burgosje të heronjve të gjallë në atë kohë. Por, as tani kur shefi i juaj ishte në
Prishtinë dhe Drenicë para varrit të legjendarit, Adem Jashari tha; se shtëpia ime
ka qenë shtab i UÇK, pse ti nuk reagove se ajo ishte e pavërtetë, kur dihet se e
gjithë banda juaj “demokratike”, e mbështetnin FARK-un, e qeverisë toptaniste alias
(bukoshiste) që e mashtronte popullin në perëndim dhe mblidhte ndihma në emër të
luftës, dhe e sabotonte me të gjitha mjetet atë.
Ti, or oficer Nishani, i nishangjinjve të këqij, tani mundoheni të merrni mundimin
që me bandën tuaj të dënoni pushtetin popullor, të diktaturës së proletariatit,
kinse ajo paska qenë diktatura më e egër por, këtu ju e keni ndihmën e dhe nga
shumë puthadorë të mjerë që për interesat e tyre personale po hedhin baltë mbi të
kaluarën, njëri nga ata që tani po çirret në perëndim se kjo paska qenë diktatura
më e egër në botë është edhe Ismail Kadare, i cili kur e thotë këtë qëllimisht e
harron faktin se ishte kjo “diktaturë” me në krye “diktatorin” e saj Enver Hoxha që
këtij shkrimtari vërtetë të madh dhe njëkohësisht këtij njeriu vërtetë me karakter
shumë të vogël; i dha shumë përkrahje, për më tepër si mund të ishte i rrezikuar ky
“martir” i imagjinatave të tij larg Shqipërisë, kur atëbotë ishte edhe Nënkryetar i
Frontit Demokratik?!
Krejtësisht është e pavërtetë se në Shqipëri, ishte diktatura më e egër në botë!
Kujtojmë këtu krimet e Tito-Rankoviqit ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi; vrasjet
internimet, burgosjet e ndjekjet policore të UDB-s. A e di apo nuk donë ta dijë
Ismail Kadare dhe kompania zhurmëmadhe kundër enveriste se : Titoja pas luftës së
dytë botërore sipas gjurmimeve historike të historianit, Hakif Bajrami i ka vrarë
më shumë se 4900.500 shqiptarë?!
Pastaj, ende nuk dihet numri i saktë sa të internuar, sa të burgosur, sa të ndjekur
politikisht kanë qenë në ato vite të errëta?!
Po, a nuk u zhvilluan në Jugosllavinë titiste, me dhjetëra e dhjetëra gjyqe
politike edhe kundër popujve të tjerë liridashës të ish-federatës së imponuar me
dhunë, kundër çlirimtarëve që kërkonin pavarësi për vendet e tyre si: boshnjakë,
kroatë, sllovenë e të tjerë, proceset politike i kanë kapur jo rrallë edhe majat e
larta në ushtrinë jugosllave...
Po, pastaj pse ky zotëri puthador i francezëve i “harron” krimet e mëdha që janë
bërë në shtetet tjera të Ballkanit dhe të Evropës, pikërisht gjatë këtyre viteve,
kur sundonte despotizmi, më i egër mbi popujt, kur Gjermania ishte e ndarë
padrejtësisht, kur Çekosllovakia, Hungaria e të tjera shtete sovrane po sulmoheshin
nga kolonialistët, revizionistët sovjetikë, - siç i quante me të drejtë i madhi
Enver Hoxha; ishte koha kur Rusia po sundohej dhe po i sulmonte vendet sovrane me në
krye kundër njerëzorin dhe kundër shqiptarin më të madh rus, Nikita Hrushqovi.
Fatkeqësisht, kjo valle e djallit mbi popujt liridashës, luhej edhe në perëndim;
lufta e ftohtë kishte marrë përmasa të egra; kujtojmë këtu sulmet amerikane mbi
shtetet sovrane si: Vietnami, Koreja, Kamboxhia, Laosi, Nikaragua e të tjera shtete
të cilat nuk e përfillnin “demokracinë” e atëhershme amerikane.
Tani, shtrohet pyetja: sa gjak i njerëzve të pafajshëm u derdh në këto vende?!
Sa të drejta elementare njerëzore u shkelën në ato vite kur sundonte “”socializmi”
në lindje dhe “demokracia” në perëndim kur përhapej zjarri dhe përdridhej litari mbi
popujt liridashës?!
Jo, zotëri të verbuar nga epshet për pushtet dhe për interesa personale; nuk ishte
Shqipëria Socialiste as populli shqiptar, populli më i persekutuar nga regjimi i
Enver Hoxhës!
Pastaj, shtrojmë logjikisht a ka kuptim kjo histeri sulmesh mbi udhëheqësin e
lavdishëm , Enver Hoxha kur dihet historikisht se kurrë gjatë “sundimit të egër”,
Enver Hoxha, nuk i përkrahu por, kurdoherë me guxim i dënoi këto sulme, apo më
saktë këto luftëra reaksionare mbi shtetet sovrane.
Mbase, pikërisht për këtë Shqipëria për popujt liridashës, ishte fanar i ndritur në
Ballkanin e trazuar dhe populli shqiptar kishte respekt të padiskutueshëm në botë.
Ne, që jetojmë jashtë atdheut, jo rrallë na ka ngjarë të takojmë njerëz nga vende të
ndryshme që flasin hapur me respekt të madh për Shqipërinë Socialiste dhe për
strategun e madh, Enver Hoxha. Ngjanë kjo sepse popujt nuk mashtrohen nga
gënjeshtrat tuaja shterpe politike e jo politike që i hidhni si pluhur e hi në
erë...
Ju, kujtojeni vetëm një fakt: për 50 vjet populli shqiptar nuk e pati asnjë konflikt
të llojit të vitit 1997, ku me sa dihet: së paku 3000 veta u vranë, qindra të tjerë
u plagosën, shumë prej tyre përfunduan në çmendinë, sipas të dhënave statistikore,
thuhet ky numër ka arritur deri në 400 veta, ata fatzinj si përballuan dot
psiqikisht tmerret e fillim luftës civile.
Ju, me politikën e përçarjes të hurit e të litarit: e shumëfishuat tragjedinë kur
dhe mbi 1 milion shqiptar i detyruat të largohen nga sytë këmbët duke marrë rreziqe
të rënda mbi shpatulla: deti shqiptar u kthye nga një det freskues, u bë një det i
përvëlues – vdekjeprurës për shqiptarët, duke ikur me drejt vendit “mik” Italisë e
cila vetëm në një aksion famëkeq me anijen luftarake “Sibila” i vrau më shumë se
80-të shqiptarë. Ne, ende nuk e dimë a është dënuar dikush nga ata kriminelë, që e
shkaktuan atë tragjedi të rëndë, në detin Jon, në brigjet e Vlorës sonë heroike.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria ka një emër të keq në botë, sepse po lëngon nga plagë të
rënda që ju ia keni shkaktuar me drejtimin tuaj të pa mend: prostitucioni dhe
narkomania kanë marrë hov si mos më keq, krimi i organizuar edhe deri në kupolat e
brishta të shtetit, ia ka vënë kulminacionin e së keqes; vëllavrasja po e sakatojë
çdo ditë Shqipërinë; ju që ankoheni për burgjet e enveriste , tani ato kullat e
krenarisë shqiptare i keni kthyer në burgje familjare në malësitë tona!!! Ata,
qindra fëmijë të cilët sot i ka burgosur kanuni i maleve, nesër do t´ju akuzojnë ju
e jo Enver Hoxhën i cili i varrosi ato kode të egra; ku kërkohej hapja e varreve të
reja!...
Unë, Fadil Shyti dora vet kam qenë në vitin 1979 për 15 ditë në Shqipërinë
Socialiste, gjatë atyre ditëve kam qenë shumë i lumtur se po e vizitoja shtetin Amë,
dhe ju them me sinqeritet se për ato 15 ditë i kam vizituar shumë qytete e katunde
të atdheut tonë të dashur, por asnjëherë s´më ka ngjarë të lexoj për ndonjë krim,
vëllavrasje ndër shqiptarët, pastaj asnjëherë nuk më ka ngjarë që të shoh ndonjë
nënë shamizezë se djali apo e bija ju ka vrarë në det apo në prostitucion, në
konflikt me grupet mafioze e gjetiu, në hajni apo raste të tilla të panjerëzishme.
Ndërsa, pas viteve “të ndritura” të udhëheqjes suaj kam qenë 3 herë tjera ju them
me sinqeritet për ato ditë sa qëndroja në Shqipëri me përjashtim se kënaqesha në
vendin tim, për ato sa i theksova më lart, jam tronditur si mos më keq!!!
Mua më dhimbset populli shqiptar që po heq të zitë e ullirit nën kthetrat
konfliktuoze të “demo( n) kroatëve si ju!
Populli shqiptar duhet të ndërgjegjësohet, që t´ju shporrë sa më parë nga pushteti
juaj i hurit dhe i litarit!
Përndryshe, do të vuan pambarimisht deri në ferrin e Dante Aligerit, sepse po e
duron shpatën e Domekleut mbi kokë!
Pra, plagë të tilla e krime të tmerrshme që po ngjajnë sot, nuk kishte kriminelët e
të gjitha ngjyrave as që guxonin t´i ëndërronin në epokën e ndritur të Enver
Shqiptarit.
Ndërsa, sa i përket problemit të shtruar të çështjes shqiptare në kohën e të madhit
Enver Hoxha, politika shqiptare në Ballkan dhe në botë, në atë kohë kishte zërin e
vet dhe fliste shqip me miqtë dhe armiqtë qofshin këta të vegjël apo të mëdhenj.
Shteti me sigurimin shqiptar, u bëri ballë atyre qindra grupeve diversante dhe jo më
pak se 400 grupe gjakatare u futën nga brigjet detare, nga malet , disa zbritën nga
qielli shqiptar por, ato u shpartalluan pamëshirë nga pushteti popullor që ju tani
o mjeranë, e quani diktaturë e hitleriane!!!
Enver Hoxha e ka mbajtur gjallë dhe e ka forcuar gjenin shqiptar!
Në kohën e “diktaturës” së Enver Hoxhës, kjo Shqipëria londineze që e quani
kështu ju politikanët modernistë, kishte dinjitet: nuk ishte koloni e askujt,
sepse në ato vite kishte uzina, fabrika, hidrocentrale, të cilat i fuqizonte me
forcat e veta, shteteve të huaja mike as armike nuk ua kishte asnjë lekë borxh,
ushtrinë e kishte më të fortë se sot.
Enver Hoxha, e ka zhvilluar shkencën shqiptare për ato vite deri në atë masë sa që
radhitej me vendet më të zhvilluara të botës, e zhduku analfabetizmin, e bëri
Shqipërinë me art dhe kulturë të përparuar dhe vërtetë kombëtare.
Enver Hoxha, e dha nismën për mbajtjen e Kongresit të drejtshkrimit më 1972 në
Tiranë, i cili e arriti njësimin e gjuhës shqipe, kurse sot disa mjeranë po hedhin
baltë mbi ato përpjekje madhështore nga shkencëtarët tanë.
Enver Hoxha, i bëri shqiptarët ta duan Shqipërinë, sepse kishte shoqëri të
shëndoshë me një moral të fortë kombëtar, kurse sot fatkeqësisht shumë shqipfolës
mendjeshkurtër po e fyejnë Shqipërinë, pikërisht nga dobësimi i këtij morali që ju
ia keni sjellë NËNËLOKES sonë hallemadhe!
Këto janë fakte të pamohueshme, që s´mund t´i heq nga mendja populli ynë, sado që
ju hidhni vrerë kundër këtij burri të madh të kombit i cili bëri që të gjitha
përpjekjet e fuqive të mëdha për ta bërë koloni e lesharapi Shqipërinë, dështuan
me turp!
Këtë e ka pranuar hapur edhe politikani anglez, Toni Bleri, kur deklaroi pa
dorashka: “ne nuk kemi pasur sukses në përpjekjet tona, kundër Enver Hoxhës”! Kur
ishte në vizitë Peres De Kuelari, qe mahnitur nga përparimi e Shqipërisë, me atë
rast pati deklaruar: “Jam i mahnitur nga këto zhvillime në një shtet kaq të
vogël, që e drejton ekonominë kombëtare vetëm me forcat e veta”!
Po kështu me pietet është shprehur edhe politikani gjerman, Shtrausi, me rastin e
vizitës që ia bëri Shqipërisë, në vitet 80-ta.
Ju thoni se Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës paska qenë e izoliuar nga diktatura
komuniste kurse ne ju themi: kjo s´është hiq e vërtetë! Shqipëria, atëbotë kishte
marrëdhënie reciproke me më tepër se 100 shtete kurse, tani bota dinakërisht po
izolon Shqipërinë nga maskarallëqet tuaja , nga shumë plagë të shoqërisë që e
keni katandisur ju Shqipërinë dhe në veçanti nga frika e rikthimit të
neofashistëve në pushtet!
Ju, po çirreni deri në qiell se doni të bashkoheni me Evropën, kurse pikërisht kjo
Evropë dinake me politikën e saj kundër shqiptare, ne shqiptarët po na katandisë
si mos më keq!
Shul shqip: Shqipëria se ka më identitetin dhe krenarinë në botë, siç e kishte
dikur!...
Ju po u çoni çdo ditë ujë në mulli armiqve tanë, kur çirreni se diktatura më egër
paska qenë në Shqipëri, gjatë “sundimit të diktatorit”, me politikën tuaj të
tallavave...
Ju s´jeni në gjendje ta kuptoni apo nuk doni ta kuptoni se: kjo, më së shumti i
shkon përshtati Serbisë!
Mos harroni ju z. të fantaksur, ju që aq shumë jeni alergjik kundër emrit të
ndritur të Enver Shqiptarit; se si Enveri ka vepruar për Shqipërinë po ua
kujtojmë edhe këto raste: së pari gjatë Luftës Nacionalçlirimtare i dërgoi dy
divizione në trojet etnike kundër fashizmit, së dyti, Letrën dërguar BS, Josif
V.Stalinit më 12 shtator 1949, ku i kërkonte që Kosova duhet çliruar me pushkë dhe
me gjak nga okupatorët titistë, së treti, detyrën që ia ka dhënë Shtabit të
Përgjithshëm në vitet 1980-1981, për të bërë planin e ndërhyrjes në Kosovë, në
kushte të favorshme të situatës politike dhe asaj ushtarake.
Enver Hoxha asnjëherë nuk i ka tradhtuar interesat e shqiptarëve që jetonin jashtë
kufijve të padrejtë të vitit 1913.
Kurse ju pushtetarët e sotëm nuk keni bërë asgjë, përkundrazi ju me udhëzimet e
Sali Berishës, keni qenë kundër UÇK-së, e keni përkrahur me të gjitha mjetet
FARK-un e B. Bukoshit dhe të I. Rugovës.
Enver Hoxha, tërë jetën punoi dhe na mësoi për bashkimin kombëtar!
Ti z. Nishani e din mirë faktin e pamohueshëm se ky burrë i madh i kombit me
shokë, bëri plane ushtarake për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat u pushtuan
nga titistët jugosllavë, dhe për tradhti historike të Titos me kompani, këtë
Enver Hoxha nuk u pajtua kurrë!...
Por, ti nuk bëhesh i sinqertë, ta përkujtosh e ta pranosh këtë!
Por, ti ke rënë kurthet e partisë tënde -mafioze e kundër kombëtare.
Ne, fort mirë e dimë se ju me programin e partisë suaj po veproni për kaq vite
kundër popullit shqiptar! Ju, e keni vërtetuar këtë me veprimtarinë tuaj kundër
shqiptare që prej se keni ardhur në pushtet me zhurma dhe jo rrallë herë me krisma
dhen me hunj në krah!
Lidhur me Kosovën qëndrimin tuaj e paraqitët pa dorashka dhe pa turp edhe gjatë
vizitës së Sali Berishës në Kosovë, kur hapur ju premtoi serbëve: “kishat serbe do
të rregullohen (harroi i shkreti se shumë nga ato kisha janë shqiptare), pra, do të
rregullohen e dhe me mjetet e Shqipërisë, dhe pastaj vijoi: “ ne, e përkrahim
pavarësinë e Kosovës, nën dirigjimin e Brukselit e të Strasburgut...
Kjo, vlerësohet nga ne dhe jemi të bindur edhe nga të gjithë atdhetarët e vërtetë,
hiq më pak se tradhti kombëtare!
Enver Hoxha thoshte me plot logjikë dhe guxim: “Populli i Kosovës është autokton në
trojet e veta dhe është ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha”!
Tani, çdo ditë këto fuqi armike po tallen me shqiptarët “demokratë”, këto po ua
bëjnë kulaçin e pastaj edhe po ua japin kërbaçin! Sot,
Shqipëria e ka humbur pavarësinë që e kishte para vitit 1991, ju e shkatërruat
egërsisht nga këshillimet e lobit serb, sepse serbët e din se duke e
destabilizuar Shqipërinë, në ketë mënyrë më lehtë mbahet e pushtuar Kosova me vise
të tjera shqiptare dhe ashtu sipas tyre, stabilizohet Ballkani.
Enver Hoxha është i gjallë në zemrat e atdhetarëve, tek ata që e konsiderojnë veten
shqiptar, ndërsa ju dhe banda e juaj, jeni të gjallët e vdekur: politikisht,
ekonomikisht pastaj edhe nga të gjitha fushat jetësore të vdekjes morale dhe etike
shqiptare. Ju, kënaqeni boll, për interesat e juaja personale, jetoni si sheikët,
bile biologjikisht...
Prandaj, pushoni nga zhurmat dhe trillimet me fjalorin tuaj të kundër njerëzishëm që
e shprehni hapur gjarprisht, lërini të qetë heronjtë kombëtarë, sepse atje nën varre
ku pushojnë, ata janë më krenarë dhe më të ndershëm se ju!
Kujdes se:
Heronjtë janë si ajri,
Heronjtë janë si buka,
Mos i fyeni zotërinj,
Se mund të kërcet pushka!
(Këto vargje i kam shkruar në
vitin 1991, F.SH).
Ju, mjerisht vargjet që japin mesazhe madhore nuk i lexoni, pastaj e pësuat në vitin
1997!
Kujdes:
Sepse, zemërimi i popullit nuk mbytet pafundësisht; por, po të
shpërthej sërish do jetë vullkan më i stuhishëm se ai i vitit 1997
pastaj, ju zor e keni të mos lageni...
Danimarkë-Suedi, 26 shtator 2006
Komentet e arkivuara (3)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Behar Mehmeti(Guest)06.10.2006 · 18:53 UTC
Të ndihesh shqiptar dhe të jeshë shqiptar I mirfillt, janë dy gjëra të ndryshme, ashtu sikur se është e ndryshme të ndjehurit diplomat nga të qenurit me te vertetë diplomat. Andaj Enver Hoxha mund te jetë I gjallë per ata qe vetëm ndihen shqiptar mirpo ai eshte I vdekur per ata qe janë me te vertet shqiptar, ngase po te qendronte titulli juaj athere kombi shqiptar do te kishte popullsine me te vogel ne botë rreth dy apo treqind pjestarë.
I takon eksperteve te historis te vlersojn veprimtarinë e ketije apo atije udhehqesi, mirpo nese dikujt ju ka mbushur mendja te mbaj edhe titullin historian athere le te ikë dhe le të kerkoj ne Arkivin Shtetror portofolet me mbishkrimin "Sekret" e sidomos ato me mbishkrimin "Teper Sekret" te LDB-së dhe të gjejnë se kush ishte Enver Hoxha. Historia është shkencë dhe si e tillë nuk mund të mbështetet në filma apo dokumentar propagandistik.
Mirmbetshi!
Gencian Shkupi(Guest)07.10.2006 · 14:48 UTC
Behar Mehmeti(Guest)07.10.2006 · 17:25 UTC