Ilir Hassani
Mëngjeseve kur nisem në punë,
në autobus gazetën ditore "Metro" ,
E kuti...
E lexoj, disi me ironi:
sikur e mati jetën - botën me Metro...
Mëngjeseve, valë-valë...
Më mungojnë:
"Zëri i Kosovës",
"Drita",
" Ribashkimi" i Shqipërisë” !
E pyes veten, -o njerëz:
Kush jam?!
... Dhe monologoj:
E di se nuk jam,
ai që duhej të isha!
E lexoj, disi me ironi:
sikur e mati jetën - botën me Metro...
Mëngjeseve, valë-valë...
Më mungojnë:
Me "Metro" në dorë kalëroj botën:
Si hije!
Në fatkeqësi, si dëshmor...
Mërgimtar i tretur,
në kujtime, vegime...
Si hije!
A JEMI GJALLË?!
A jemi gjallë ore?!
Thonë-gjallë jemi!..
Po në atdheun tonë,
Askush s´na takon!!!
Thuajse nuk i takojmë
Me çka apo me çka jo...
Atij, më të dashurit, Oh!
Po në atdheun tonë,
Askush s´na takon!!!
Thuajse nuk i takojmë
Me çka apo me çka jo...
Atij, më të dashurit, Oh!
Pastaj, thonë për ne, se jemi gjallë!?!
Sepse, atje shkojmë rrallë…
Ah, sa rrallë!
Jemi mashtruar keq:
Nga kjo jetë përrallë-andrallë!
SHKËLQESA TRADHTON!
O njerëz!
Shikojeni këtë lum të thellë:
shkëlqesa nga suprina e tij,
duket madhështore vërtetë!
Kujdes! Kujdes! Kujdes!
Mos u mashtroni ta kaloni!
Nëse nuk dini të notoni;
Mos ngurroni të ngurroni:
Se kjo shkëlqesë, ju vret për besë!...
ËNDRRAT
Ëndrrat:
janë mrekullitë më të mëdha
të njerëzimit!
Ëndrrat:
janë fatkeqësitë më të mëdha...
Me ledhatimet, me kafshimet e tyre:
Në këtë botë lavire...
BLIC DASHURITË
Janë ca vështrime,
Me ca profile jeshile,
Me aroma trëndafile - karafile
E me ca cikje , jo vetëm dorë më dorë!
Sy më sy o sy pa sy!
Oh, sa janë ndjenjore – madhështore…
janë tepër gazmore, -ngazllore...
Edhe më plakun e bëjnë djalin më të ri
Ato dhe këto blic dashuri...
Me ca profile jeshile,
Me aroma trëndafile - karafile
E me ca cikje , jo vetëm dorë më dorë!
Sy më sy o sy pa sy!
Oh, sa janë ndjenjore – madhështore…
janë tepër gazmore, -ngazllore...
Edhe më plakun e bëjnë djalin më të ri
Ato dhe këto blic dashuri...
Suedi, korrik 2006 a