Ishujt e Kosovës

26.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]Ishujt e Kosovës [/highlight]

Cilado që të jetë gjendja përfundimtare, Kosova do të mbetet e ndarë dhe atë në ishuj.  

Situata e varfërisë si dhe situata e një shfrenimi të pakontrolluar pas kohës së konfliktit, bëri që Kosova të ndahet aq thellësisht mes vete saqë, thjeshtë, edhe në kuptimin gjeo-fizik, në një të ardhme të afërt, mund të ndahet në ishuj.

Pra, banorët e Kosovës tashëm që moti janë të ndarë në aspektin shpirtëror, kulturor, arsimor, politik, ekonomik, fetar, provincial, etj., etj. Secili ka pikëpamjet e veta individuale arsimore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore, etj., etj. Secili duket më i zoti se tjetri. Është shumë vështirë t’i bësh sot bashk dy persona nga Kosova.

Natyrisht, kjo ndarje është rezultat i zhvillimeve kohore, jo vetëm të para e pas luftës. Është rezultat i presionit ekonomik e politik, arsimor e kulturor, shkencor, etj., etj. Presion i cili nuk ka ardhur vetëm nga Serbia, por edhe nga dëshira jonë e tepruar për zotësi.

Shkurt, si rezultat, p.sh, kemi shpërndarjen e njerëzve në qeveri, parlament e presidencë, që thejshtë, s’kanë lidhje me punën që bëjnë. Në fakt, ata as që i plotësojnë kushtet e kriteret elementare të jenë aty. S’dinë as të shkruajnë, të lexojnë, në përgjithësi, të komunikojnë. E lëre më të ofrojnë zgjidhje ose edhe të zgjidhin probleme qeverisëse.

Njëjt ndodhë, psh, edhe në media. As televizionet, as radiot e as gazetat në Kosovë nuk i plotësjnë kushtet e kriteret elementare për t’u quajtur të tillë, ose edhe të jenë medium. Kryetitujt dhe përmbajtja e lajmeve, përcjellur me fotografi e xhirime, kryetituj dhe përmbajtja e shkrimeve-raporteve në gazetë, si dhe zëri e përmbajtja e temave që na ofrohen përmes radiove, përsëri, as që i plotësojnë kriteret elementare të quhen media.

Shprehja diskutim ose edhe debat më shumë përqendrohet dhe i kushtohet bisedave për diçka që ekziston por që zhvillohet vazhdimisht, në pajtim me kohën dhe me kërkesat njerëzore. Në Kosovë, nëse shikohen kriteret, as që kemi Qeveri, Parlament e Presidencë, e as që kemi media, psh.

I morra këta dy shembuj të shoqërisë sepse politikisht po thuhet që Kosova nuk do të ndahet. Natyrisht, fjala është për ndarje territoriale. Pavarësisht kësaj, Kosova përbëhet nga banorët e saj që tashmë veç janë të ndarë. E tash, a do të ndodh kjo edhe territorialisht, s’ka lidhje.  

Skënder Limani