(Ç)ngulmimi politikë i Kosovës

24.09.2006 · Bekim Rexhepi(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

[highlight](Ç)ngulmimi politikë i Kosovës[/highlight]

Tema: Kosova      

Bekim Rexhepi

Kjo politikë i ka plasur në majë kokës, që shumë njerzë të vetëdijshëm, të kërkojnë zgjidhjen e vërtet, jashtë degradimit dhe kamoflimit politik, që po ushtron klasa momentale politike, e gjysmë elektoratit të dalur në zgjedhejt e fundit. Kërkesa për zgjidhjen e vërtetë të Kosovës tani po adresohet edhe në masë, po kërkon edhe politizimin e rrugëve, te cilat janë e vetmja shansë momentale, për ta sfiduar politikën aktuale

Në javën e dytë të këti muaji që po ikën, më ran në sy dy qasje te kundërta politike, që pretendojnë të jenë - autoritativë. Me sa duke, veçanërisht, po shfaqen me tendencë të fitojnë të drejtë publike, gjë që i takon rregullave politike, por nuk ka teren të përshtatshëm, si mundësi për te marrë përkrahje të gjërë, e cila më në fund do të mund t'i favorizoj pretendusit në zhvillimeve politike në Kosovë.

"zgjidhja e baraspeshuar"

- Qasja e parë e pretenduasit të parë, konsiston në atë se: "Një zgjidhje, e baraspeshuar, që mbështetet në civilizime. Është dëshmia dhe mundësia për të falur tjetrin, duke u shkarkuar nga barra e se kaluarës". Në të vërtetë, kjo qasje politike në teori më duket kaq tingëlluese! Por, jo në mbështetje të normales, sepse këtu teoria e faljes së tjetrit, më duket e pakuptimit. Kosova dhe shqiptaret, sado civilizim të kenë, nuk mund ta falin Serbin dhe sërbët, për të gjitha krimet politike të kryra në historin e luftrave mes dy popujve dhe vendeve. Shqiptaret dhe Kosova nuk mund të bëjnë zgjidhje, "zgjidhje te atilla, të baraspeshuar" të mbështetur në asnjë civilizim, madje sa edhe në civilizimin e tyre. Pavarsisht, se pretenduesi i kësaj qasje, vetvetiu mundohet të gjejë arsyetime "politike" edhe në brendinë e civilizimit tonë tek "kontekstet kanunore, ku falja interpretohet si një akt që nuk nënkupton gjetjen e fajtorit". Nëse "zgjidhja e baraspeshuar" do të konsistoi në faljen e krimit të shtetit dhe popullit serbë, atëherë do të vijmë tek teoria politike e rishfaqjes së krimeve të përseritura në kohë historike. Do ta hasim në kohë të tjera, serishë këtë shtet dhe këtë popull serb te organizuar në krim. Vërtetë, zgjidhje te tilla nuk ka. Madje nuk më duket as edhe pjekuri politike, e asnjë lideri politik, që në njërën apo tjetrën formë, tenton të klishojë edhe për të ardhmën, pafatësi politike për shqiptaret dhe Kosovën.
     Shqiptaret nuk mund të baraspeshohen me serbet as në politikë dhe as në civilizim. Edhe përkundër faktorit të përafërmësisë gjeografike te dy vendeve dhe të përafërmësisë historike, dallimet shqiptaro-serbe janë te mëdha dhe te pa rikoperushme... Tentativa për ta mohuar historin dhe civilizimin, nuk mund të sjellë zgjidhje fatlume as për shqiptaret dhe as për serbet. Fundja është civilizim i vet ati shteti, i vet ati populli të gjejë fajsin e vet brenda konteksteve.

"vet zgjidhja"

- Qasja e dytë e pretenduasit të dytë, konsiston në atë se: "Vetëvendosja", është zgjidhja më e mirë. Për këtë nuk mund të kërkojmë mëdyshje. Janë konventat ndërkombëtare, që po garantojnë të drejtën absolute te çdo populli për të vetëvendosur, për t'u përcaktuar fati i tij politik. Janë konventat ndërkombëtare, dëshmia e të gjitha civilizimeve që e bëjnë më bindës një popull të vazhdoj rrugtimin e tij për vetëvendosje.
     Qasja e parë; për "zgjidhje të baraspeshuar", në fakt ka degraduar dhe ka penguar funksionin e qasjës së dytë për "Vetëvendosje".  Konstelacioni politik, i këtyre shtatë viteve në Kosovë, nuk numëron vetëm suksese, po njëkohësishtë edhe ngecje te atilla, që në shumë raste të japin përshtypëjen se nuk është arritur asgjë. Kjo e arritur që po e quajm kështu; një arritje sipërfaqësore, ngase nuk kemi finalizime të të gjitha këtyre arritjeve, mund të rrenohet aq shpejtë sa e gjithë të duket e kotë. Solidariteti i politikës shqiptare me pushtetin e instaluar ndërkombëtar në Kosovë pas luftës, padyshim ka stopitur në kohë realizimin e vetëvendosjes politike të shqiptarve. Kjo politikë i ka plasur në majë kokës, që shumë njerzë të vetëdijshëm, të kërkojnë zgjidhjen e vërtet, jashtë degradimit dhe kamoflimit politik, që po ushtron klasa momentale politike, e gjysmë elektoratit të dalur në zgjedhejt e fundit. Kërkesa për zgjidhjen e vërtetë të Kosovës tani po adresohet edhe në masë, po kërkon edhe politizimin e rrugëve, te cilat janë e vetmja shansë momentale, për ta sfiduar politikën aktuale, e cila pretendon të arrijë tashmë "zgjidhje të baraspeshuar". Vetëvendosja dhe të adresuasit e "Vetëvendosjes", nëpër rrugë të Kosovës, nuk mund të kuptohen më, as më pak e as më shumë legal, e ilegal se tjetri subjekt politik.
     Po e vërteta, e këtyre dy qasjeve të lartëpërmendura është e brendshme (politikë kosovare) dhe duhet ndjer ferkimin normal të kalimit mbi përvojën.
     Ndër të tjera kujtoi se ka vend, për t'u sqaruar politikisht publiku ynë, edhe në këso qasje që pretendojnë të jenë secila, në vetën e saj më autoritative. Në mungesën e debatetëve sqaruse, publiku ynë, hasë në klishe, të cilat, po e bëjnë më te pakuptimt rrjedhën dhe lëvizjet politike.
     Kosova edhe pse tashmë përbën pikë vëmendse te ngjarjeve politike në botë, duhet pranuar në mënyrën e vet. Madje edhe përpjekëjen naive serbe për mbajtjen e vëmendjës tek Kosova, vëmendje kjo, që duke mos hequr dorë, nga politika ati-shqiptare, Kosovën ta mbaj në aversivitetin e politikës serbe. Përa këtë insistim serb për Kosovën duhet kuptuar edhe kështu "qëllimisht Serbia nuk po e mbytë harresën politike, që nganjëherë po i kanoset Kosovën nën këtë administrim të pashembullt".
     Dhe pyetjës që më se shumti do përgjegje është; -A e pranojmë, të vetdijëshëm politikisht gjithë zhvillimin e demokracinë në Kosovë? Kam frikë se kjo përgjigje e vërtetë nuk mund të nxirret në këtë kohë, sepse mbi Kosovën po sundojnë rezuluta/t, të cilat nuk po e lejojnë zgjidhje/n e përcaktuar (të popullit shumicë të Kosovës) me Referendum mbi Republikën e Kosovës- shtet të pavarur dhe sovran.


www.bekimbeu.de