MESAZHET E SHPATAVE KRISTIANE

19.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Shkruan
Eugen SHEHU

MESAZHET E SHPATAVE KRISTIANE

Kreu i katolikëve, Papa Benedikti i XVI- të, në vend të mesazheve të paqes në vendlindjen  e vet,ka hedhur benzene në zjarrin e mërive midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Botës Islame dhe asja Kristiane, por,ç’far fshihet pas “keqinterpretimeve” të Islamit.
                   
“Lufta e  Ftohtë” ajo periudhë absurde mardhëniesh dhe  konfliktesh pafund, duket se mbylli faqet e fundit të saj, në fund të viteve 90 të shekullit që lamë pas. Por vuajtjet e milionave njerëzve në botë, prej asaj lufte të  mynxyrshme, duket se nuk paskan të mbaruar. E lënë disi mënjanë, beteja e sistemeve politikë botërorë tashmë po fiton nuanca të reja, akoma më të dhimbshme, paradoksale dhe me të ardhme të përgjakur. Kjo betejë  po rivjen në milleniumin e ri përmes shkrepëtimave ogurzeza të  fërkimeve dhe ndeshjeve fetare. Për më tepër, tragjikisht, ajo po nxitetet jo prej tufave të deleve por prej “barinjve” të Zotit.
Tekstualisht, prej gojës së Papa Benediktit XVI – të, në Bavari, disa ditë më parë dualën këto fjalë, si perifrazim i perandorit bizantin Manueli II Paleologos-1350-1425: “Më trego mua se çfarë të reja solli Muhamedi dhe do të gjesh vetem të keqen dhe jo njerëzoren, si komanda e tij për të përhapur me anë të shpatës, fenë që predikonte.” i duartrokitur prej katolikëve “të bindur” por edhe akademikëve gjermanë në Bavari, kreu i katolikëve, dashur apo padashur hodhi helm mbi një mardhënie kaq shumë të brishtë dhe të  diskutueshme midis doktrinash dhe liderësh fetarë.
Reagimi i myslimanëve ndërkaq ishte i menjëhershëm. Vëllezëria myslimane e Egjiptit u deklarua se gabimi i Papa Benedikt XVI - të është fatal. Eshtë kjo arësyeja që nuk mjafton vetëm një  ndjesë personale, madje kjo ndjesë mund të merret si fyerje akoma më e madhe. Në Marok, një e përditshme e pavarur, duke mos anashkaluar incidentin e rëndë të paradisa muajve lidhur, me  karikaturat e profetit Muhamed, ( paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) shkruante në faqe  të parë, me gërma të mëdha se “Papa padyshim që është bashkuar me aleancën sioniste amerikane, kundër islamizmit”. Po kështu, tejet i matur në fjalën e vet, një udhëheqës shpirtëror shumë i njohur në Iran, nënvizoi idenë e emetuar nga dhjetra kanale televizivë se “Ata të cilët nuk dijnë asgjë rreth islamit, duhet të paktën t’a studiojnë këtë” Ahmed Khatami, bëri gjithashtu përqasje të dy rasteve më të fundit, nëpërmjet të cilëve, personalitete jomyslimane kërkojnë të denigrojnë figurën e bekuar të Profetit Muhamed.
Një qëndrim të prerë ndaj kësaj çështje ka mbajtur këto ditë edhe Organizata e Konferencës Islamike, në të cilën aderojnë 57 shtete në më shumë se 95 përqind të popullsisë myslimane. Në deklaratën e kësaj Organizate, fjalimi i Papa Benedikt të XVI - të, është cilësuar si pjesë vullgare dhe e rrezikshme e një propagande të skajshme ndaj Islamit dhe myslimanëve. Ata i bënë thirrje Vatikanit t’i rikthehet politikës së dialogut, sepse mbjellja e mërive fetare u rikthehet kasaphanëve të reja  njerëzore. Në Jordani, opozita islamike i ka dënuar fjalët e kreut të kishës katolike. Për më tepër udhëheqësi shpirtëror i frontit për aksion, Sheiku Hamza Mansu është shprehur se nuk mund të fshihet kjo fyerje që u është bërë mbi një miliard myslymanëve, qoftë edhe me  një pendesë vetiake të Papës.
Nëse deklaratat do t’i rendisnim brënda këtyre radhëve, ato do të mbushnin faqe të tëra. Sidoqoftë deri këtu, mëria fetare është në kufijtë e përgjegjshmërisë psikike dhe historike. Një kishë ortodokse ra gjithashtu preh e mërisë fetarë në Rripin e Gazës, kur u rënua prej bombave dhe vetëm fati shpëtoi ca besimtarë ortodoksë. Po ashtu, tensioni sa vjen e rritet kur e ashtuquajtura “Ushtri e Muxhahedinëve” ka kërcënuar në internet deri në marrjen e jetës së Papa Benediktit XVI - të. Ndërsa krerët më të lartë të partisë që drejton sot Turqinë nuk e ndanë sjelljen e kreut katolik, nga ato të Hitlerit apo Musolinit.Edhe komuniteti mysliman shqiptar reagoi ashpër sin ë Shkodër dhe mbarë Shtetin amë, ndërsa një simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë, me temën “Gjashtë shekuj të islamit ndër shqiptarët” hedh dritë për prezencën e islamit ndër shqiptarët, ani se Islami paraqitet tek shqiptarët 9 shekuj më pare, sidoqoftë kjo mbetet për tu  studjuar dhe më thellë.
Rrembeshi dhe bubullimat që pasuan fjalën e Papës në Regensburg të Bavarisë,( Bavaria njihet historikisht nga kohërat e lashta si një vend ku vringëllonin shpatat, krishtere nën ekstremin e simboleve bizantine) bënë që Vatikani të shtonte masat e sigurisë, tejet i frikësuar nga  ngjarje të papritura, aspak të këndshme. I detyruar prej opinionit jo vetëm mysliman por edhe atij katolik italian, të dielën, më 17 shtator, në predikimin e tij në  rezidencën verore Kastelgandolfo, kreu katolik, midis të tjerave u shpreh se “ Në këtë çast unë dua të shtoj vetëm që jam thellësisht i mërzitur për reagimet që shkaktoi një paragraf i shkurtër i referatit tim në Universitetin e Regensburgut, i cili u pa si një fyerje e ndenjave fetare të myslimanëve besimtarë. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një citat nga tekstet mesjetar, i cili nuk pasqyron në asnjë mënyrë mendimin tim personal”.
Ekspertët teologë më në zë të Vatikanit, e quajtën këtë ndjesë të Papës, si një rast unikal në historinë e papatit. Kurrë më parë, në historinë mijravjeçare të katolicizmit, nuk ka ndodhur që ndonjë papë të kërkojë falje. Ndërsa të tjerë studiues vazhdojnë të rreken në hamendje se citimi i Perandorit bizant Paleologos ka të bëjë me raporte të reja të acaruara midis katolikëve dhe myslimanëve, në kohën e drejtimit të Papa Benediktit XVI – të. Pa dashur të bëj rolin e fetarit të madh, unë dua  thjesht të jap dy -  tri mendime rreth çështjes më të  përfolur në botën e trazuar të këtyre ditëve.
Deklarata e bujshme e nxjerrë nga Mesjeta, për mua nuk mund të jetë diçka e rastësishme. Pse  e them këtë ,se Paleologu II ishte pasuesi i Gjonit V (1391-1425) ,një perandor Bizantin që në bashkëpunim dhe me të dërguarin e Vatikanit në qendrën Bizantine në Konstandinopojë, telogun dhe diplomatin Konstenca ,para se ta pushtonin Osmanlinjtë, ata aritën që pas shtatqiqndvjetësh grindjeje mes krishtere (Romake e Biznatine)të bashkohen  me qëllim që të mbronin Konstandinopojën nga sulmet Osmane, meqë në Historinë e mesjetës Konstandinopoja (Stambolli i sotëm ) njihej si qendra kryesore e  kulturës krishtere asaj Bizantine,madje vetë qyteti ishte aq mire i rrethuar dhe i mbrojtur saqë dhe sot e kësaj dite mbetet për habinë shumë studiuesve dhe shkenctarëve, për mënyrën e punimeve dhe strategjive mbrojtëse rreth e përreth  krejt qytetit të Konstondinopojës. Dhe pikërisht kur Konstandinopoja u rrehtua nga forcat Osmanlije që kishin një focë mbi 100 mijë ushtarësh, ndërsa, perandori Bizantin u tradhëtua nga Vatikani dhe mbetti me vetëm 7000 ushtarë,( meqë vatikani i pat premtuar ndihma të mëdhaja perandorit Bizantin në luftë kundra Osmanlinjëve, por nga friga këto premtime nuk u realizuan, ndaj dhe i dërguari i Vatikanit,Konstenca bëri vetvrasje !) por një fortesë mjaft e fortifikuar dhe gati e pa thyer, më në fund ran ë duart e Osmanlinjëve më vitin 1453, dhe pikërisht në këto caste ashtë regjistruar edhe citati i sipër cituar nga Papa Benediku i XVI-të.Sidoqoftë fryma dhe lufta antiislame ka qenë dhe mjerisht vazhdon të jetë prezente edhe në ditët e sodit, here e hapur here e mauflluar,por gjithmonë prezente.Dokumentacioni dhe arkivat më të pasura të asj periudhe, sidomos me perandorin Emanuell Palelogun dhe Konstandinopjën, gjenden në Arkivin Universitar të Dredenit, që padyshim duhet frekuentuar dhe nga studjuesit shqiptar të asaj periudhe.
Kujtesa historike dhe ajo fetare, nuk mund të fshehë dot faktin që përpara disa decenish, ka qënë pikërisht paraardhësi i Papës së sotëm,  Urbani II, i cili frymëzoi një luftë “të pastërt” kundër Islamit. Ata kërkuan ndihmën jo vetëm të katolikëve por edhe të botës ortodokse, vetëm e vëtëm të nëpërkëmbmin dhe zvetënonin frymën dhe mëshirën universale të myslimanizmit. Duke kapërxyer në të vertetë rrugët e Zotit, mjaftë prej teologëve dhe klerikëve katolikë, kanë katapultuar në lëvizjet politike siç është rasti i diskutimeve dhe ideve për “riorganizimin” e Lindjes së Mesme, ku ngritja e një  sinagoge mund të shërbejë si festë për çdo katolik, edhe pse ajo mund të ngrihet mbi rrënojat e xhamisë qindravjeçare.
Por, padashur të  rëndojmë biografinë e Benediktit XVI - të me antiislamizmin e paraadhësve të vet, mjafton të kujtojmë qëndrimin e vetë katolikut bavarez,(i cili sigurisht ka një rrjedhë nga ndonjë fis Bizantin,) në kohën kur ky akoma nuk e pati arritur apogjeun e kishës katolike. Përpara zgjedhjes së tij si Papë, duke u pronocuar rreth problemit të zgjerimit të vendeve të Bashkimit Evropian me antarë të rinj dhe posaçërisht në rastin e Turqisë, katoliku i prapë lëshoi kushtrimin se Evropa e krishterë duhet të mbrohet. Natyrisht fjala ishte që duhen ndërtuar mure për t’u mbrojtur nga ardhja e myslimanëve dhe jo të ndërtohen ura për bashkëpunim midis etnive dhe religjioneve fetarë. Çuditërisht, në sinkron me tezat e kandidatit për Papë u bashkuan edhe pjestarë të qeverisjes gjermane, me ç’rast qindra familje turqish në Mynih u bënë objekt i racizmit fetar.
Për Papa Benediktin e XVI - të, ndonëse jo e kumtuar drejtpersëdrejti, konceptohet përmes frazash disi të ngatërruara se në mësimet e myslimanëve “Zoti është absolutisht trashendent”, çka nënkupton se ai e mendon të rrezikshëm Islamin, për sot dhe për nesër. Filozofia fetare e kreut kristian, në këtë rast jo vetëm paragjykon por rreket të nëpërkëmbë të sotmen dhe të ardhmen doktrinore të me  shumë se një miliard myslimanëve të botës. Për më tej, nëse këto  arsyetime të çartura filozofiko - fetare, do të dëgjohen e respektohen prej 1 miliard katolikëve, atehere merret vesh lehtësisht se armatimet bërthamore janë vetëm pjesa më e dukshme e  konflikteve të ardhshëm fetarë.
Rreziku “i pritur” prej Islamit, nuk mund të jetë thjeshtë një shkarje e Papës Benedikt, pse është qesharak edhe trishtimi i tij, kinse pas citimit të perandorit bizant. Aferat në këtë rast janë tejet të thella dhe të dyshimta. Pa dashur të paragjykojmë dikë, unë mendoj se duhet sqaruar njeherë e përgjithmonë, prej intelektualëve myslimanë se cili është  universi i fesë islame. Jo se myslimanët nuk e dijnë, por më së paku për t’u treguar jomyslimanëve thelbin e ekzistencës fetare shekullore të tyre. Unë ndaj të njëjtën ide me shumë intelektualë islamë se është shumë i turpshëm dhe qëllimkeq njehsimi i Islamit, me terrorizmin. Nëse një sistem i bazuar në paqen e përjetshme dhe tolerancën njehsohet me terrorizmin, kjo tregon se akuzuesit në rastin më të mirë futen në  falangat e mediokërve, ndërsa në rastin më të keq, përgatisin beteja të reja gjaku me anën e fesë.
Xhihadi, aq shumë i përfolur kohët e fundit në media dhe leksione të perëndimit, s’ është gjë tjetër, pos lufta e brendshme e çdo besimtari mysliman kundër gjithçkaje që qëndron si barrikadë ndërmjet tij dhe Zotit. Ky element avangard në besimin mysliman rreket të zhdukë në koshienc të gjitha pengesat për t’iu afruar në çdo kohë Zotit dhe  realisht xhihadi ka qënë dhe  do të jetë bashkëudhëtar me çdo besimtar, në të dy jetët, në të gjitha kohrat. Askurrë në Xhihad, jomyslimani  ka  ndodhur të shihet si kundërshtar. Përkundrazi
Kësisoj, vend për rreziqe imagjinarë ndaj islamit, nuk ka. Ka vetëm keqinterpretime të qëllimshme, deformuese dhe të pamoralshme edhe për besimtarin më të thjeshtë. Tek e mbramja ka  tendenca për të vënë në përballje kulturat fetare të myslimanizmit dhe  krishtërimit, të Lindjes ndaj Perëndimit. Politikanët e dikurshëm paranojak të gjermanisë ngritën murin e Berlinit. Pinjolli fetar i tyre, zor se mund të ngrejë një mur të tillë midis dy botëve. Kjo do të ishte katastrofa e fundit për të gjithë. Sidoqoftë, bota krishtere askurë nuk duhet të frigohet nga Islami (paqa) por nga ekstremet katoliko-ortodokse, të cilët si edhe paraardhe¨sit e tyre Bizantino-Romake ende vazhdojnë të shohin me mjeft reserve dhe dyshime, prosperimin e Fesë dhe kulturës Islame.Mllefin dhe arogancën ndaj besimit Islam, nuk duhet kamuflluar nën petkun e terrorizmit,madje tek e fundit, lufta e shenjtë kundër padrejtësisë dhe për çlirim nuk duhet etiketuar si “terrorizëm”.Terrorizmi duhet saktësisht definuar edhe si shfaqje por edhe juridikisht,madje këte e kan kërkuar edhe shumë ekspertë Amerikan dhe Anglez,sidomos pas luftës së Irakut dhe së voni agresionin brutal Izraelit nda Libanit.Islami ka të drejtën e vetmbrojtjes,pamvarsisht nga rrymat e saja në mbrendësi,por e vërteta asht se asnjë shtet Islam nuk sulmoj apo pushtoj ndonjë shtet jo musliman, ashtu siç ndodhi e kundërta ndaj shteteve Islamike.Shum ekspertë që miren me studjimin e çështjeve fetare, tashmë kanë paralajmëruar për rrezikun e luftës së kulturave.Pralajmërime të tilla kan bërë p.sh edhe Bernar Levis në veprat e tija si ;Kaiser und Kalifen.Christentumu und Islam im Ringen um macht und Vorherrschaft.Aus dem englischen von Holger Fliesbach (München 1996).”Kaiserët dhe Kalifet. Kristianizmi dhe Islami në konkurencë për force dhe dominim.
Madje dhe libri i autorit Samuel P. Huntington “Kamf der Kulturen” I përkthyer në gjuhën Gjerman nga ajo Angleze (Lufta e Kulturave), padyshim se duhet mire lexuar nga studjuesit shqiptarë.Për realitetet e rednit të ri të politikës botërore të shekullit 21-të.
Sa për ilustrim.Rasti më tërheqës është ai në funeralin e një hebreu qindra vjet më pare.Ndërsa kalonte funerali, Profeti Muhamed.a.s, ndaloi dhe u lut për të treguar respektin ndaj tij.Kur dikush I tha se njeriu që varrosej ishte hebre, Ai iu përgjgj ; “Megjithatë,ai është njeri !”.Ai demonstroi deri në fund të jetës së vet vlerat që Islami I fail njerëzimit.Vetë jeta e profetit Muhamed a.s , paqja dhe mëshira qofshin mbi të,nuk ka as më të voglën hapsirë për urrejtje apo armiqësi.Muhamed a.s, kur në jetën e vet
Saka pasur armë në dorë, përveç Kur’anit të dërguar nga i Madhi Zot. Për dallim nga Papat dhe Mbretërit Bizantin që vinin dhe emroheshin në poste të tilla vetëm në saje të luftërave,pra vrasjeve dhe kryqëzimeve.
Së fundi duke qenë I bindur se Islami mbështetet në dy realitete, fjala e bekuar e Profetit të Zotit si edhe mësimet e vyera të Kur’anit, unë mendoj të sjellë vetëm dy rreshta prej këtij të fundit, çfarë tregon se librat e shenjtë të myslimanëve janë të mbështetura në kuptimin dhe tolerancën.”Ata… të cilët japin kur janë në kamje dhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do ata…”(Al-I Imran 3:134 ).
Kësisoj, vend për rreziqe imagjinare ndaj Islamit, jan të papranueshme dhe nuk do të ketë, pamvarsisht hingëllimave dhe mesazheve për kryqëzime bizantino-romake.Islami asht besim paqeje dhe dashurie mes njerzimit dhe si i tillë mbetet dhe do të jetojë në gjithësinë e njerzimit.”keqiterpreteime” të qëllimshme, deformuese dhe të pamoralshme edhe për besimtarin më të thjeshtë, siç jam dhe unë, jan të kuptueshme tendencat për të vënë në përballje kulturat fetare të myslimanizmit dhe krishtërimit.Pasardhësit e Politikanëve të dikurshëm paranojak,frymëzuesit e kryqzatave, dhe pinjolli fetar I tyre zor se mund t’ia arrinë një qëllimi të ngritjes së një muri fortese sit ë Konstandinopojës në mileniumin e ri.Meqë kjo më do të ishte një katastrofë për njerzimin.
Bern-Zvicër