PAK FJALË RRETH LETRËS SË BLERIM  NAMANIT DËR

18.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]PAK FJALË RRETH LETRËS SË BLERIM  NAMANIT DËRGUAR  ADEM DEMACIT[/highlight]

Të lumtë or Blerim të lumtë or, se paskemi qenë fare të lajthitur neve, krejt në terr ore dhe ja një pishtar i lirisë nga Holanda dhe ne shpëtuam.

Abra-kadabra dhe hop, bashkimi i të gjitha trevave shqiptare .

Dhe kësaj radhe or i uruar,ah,paq ja ke bërë ati njeriu të vogël, që e bëri telash dhe e prishi një alamet Jugosllavie,na e prishi vëllazërim-bashkimin dhe der atë rehatije që e patëm.
Ja tani, kur në Rambuje duhej të nënshkruhej Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën,ky farë Ademi i vogël ,baaam pushkë,pushkë që e dëgjoj bota ore dhe burri i botës në asnjë mënyrë s` deshi pa s` deshi që të pajtohet me mbetjen nënë Sërbi.
Ky fare Ademi,që ti dikur gabimisht e paske “pasur idol”,edhe më vonë nuk u bë i dëgjueshëm; me kambngulje e kritikoj edhe rezoluten  e anmikut 1244.
Dhe ti i nderuar ke shume të drejt kur e krahason me Esat Pash Toptanin,sepse ai “idoli yt” i dikurshëm ,me këtë farë Projektin e BALLKANISË (Konfederatë me Serrbinë dhe Malin e ZI) po do me ua lënë mundësinë shqiptarve, që në të ardhmen të ken mundësi të zgjërohen në trojet e tyre deri te Molla e Kuqe. Ai,pra po do, që të na qet telashe, ku me të blerë e ku me të shtyrë me brryla…,por deri te Naisus.
Aiiii,pash zotin,e kush ka kohë për të pritur deri të shtyhemi me brryla e me të bleme,kur neve tash çdo i dyti shqiptar i Kosovës,në mos më shumë i kemi marr Pasaportat e Serbisë,udhëtojmë rehat nëpër Serbi,e të mos flasim për biznesin,përqafimet e përjargjet me braçat,e ai,ish idoli yt mendon se ku do i mbjellim kept neve të cilve na kanë rrudhur,sa tokë të punuar për kokë banori kemi ,diku rreth 11-12%-nuk na del as për troje…!
Pastaj,yha,neve po duam të hym në Europë ore,po duam të harrojmë sa më pare çfarë përjetuam prej braçave(jo veq gjatë periudhës së kësaj luftës të fundit,por edhe ato të më parmet-qysh prej nemanjiqve e këtej).
Ti shkruan. “:….më duhet të shkruaj kundër ish idolit tim,këtë e bëjë me dhimbje në zemër,….qenka shume vështirë kur njeriu i idealit të tradhton dhe lëshon rrugën kombtare”
Po jo, or i uruar,mos u merakos,sepse je shumë bindës ,që asnjëherë,  nuk e ke pasur idol
Adem Demaçin,titistin që e prishi Jugosllavin,titistin të cilin kurr s` mundën ta mashtrojnë titistët,pastaj sa u munduan ta joshin të jashtmit,madje edhe Ollbrajti, dhe kot,Ai nuk u shit pa nuk u shit. Eh,edhe ai,që kishte mundësi qysh atherë në vitin 1958-redaktor kulture në Rilindje,atherë kur e përkrahte edhe i madhi baca Esat,të mos vepronte siç veproj,por të merrej veq me letërsi;romane ,drama,ese etj,etj,dhe ja shtëpia,plazhat europjane,femrat,jetë të mirë a, por ai……,pak ja ke thanë, është dashur edhe më ashpër,më brutal të jesh,më shume ta ofendosh e shash
Pastaj doli nga burgu dhe në vend se ta formoj një Parti Politike dhe të bahej kryetar e ta mbledhte 1%-shin dhe ti kishte gjepat plotë,ai sërish kokëfortë,hygjym kah Naisus. Cudi me ish” idolin tend”kurr su  mbush mend!
Por,hop me djemë të rinjë, të cilët ishin të paprishur, ta krijon UCK-në e të na rras në luftë.Po,ne të menqëm,duke e ditur, që ai është i krisur,esadist e titist,të ja shkelim për Maqedoni dhe Shqipëri, kështuqë ja bëmë paq; e lam me 1%(përafërsisht kaq e përkrahën dhe luftuan).
Ne një million ikëm dhe i treguam dynjas, që nuk jemi të luftës(se po të ishim do e bënim me kohë,atherë kur luftonte Azem Galica,s` do mbetej me një grusht shokësh,pastaj Shaban Polluzha e filloj me dymbdhjetmijë dhe vdiq vet i dyti;me Mehmet Gradicen),jo ta pafsha hajrin, nuk jemi të luftës ne,jemi të paqës,popull i civilizuar.Këto në asnjë mënyrë nuk e bindën ish “idolin tend”,madje nuk e bindi as edhe lufta e fundit,kur digjej Drenica e ne bënim zgjedhje partiake,digjej Drenica e ne i mbushnim kafiterit dhe kënaqeshim shëtitje në mbrëmje.Cudi me ish idolin tend,e pati mundësin t`i prij ekipit në Rambuje dhe të bëhej i pari i Kosovës,e besa të hynte në histori si Maliçe Bajoku,por ai hiç,ai donte të vazhdojë luftën dhe me çdo kusht ta përjashtonte nga loja Francen-miken e shqiptarve!!!

E tash,tash le të rri “vetëm”,pa parti,pa sanali,pa pushtet e aq ma keq, që s` po mund të hy as në histori,sepse ai s`po do kah Shipnija,ai s` po do ta  okupoj Shqiprinë,por po do kah Naisus,në mos ai,bile ndoshta nipi i tij.

Hë,ai nuk po do ta kuptojë,që neve nuk jemi të interesuar as për Mitrovicën,e ai po do deri te Naisus.Titisti i shitur.Ai duhet ta shoh ore, se neve tash kemi punë më të mençura;serialet televizive,”këngëtaret”cullak me dredhjen e vitheve,divorcet,prishjen me ngut të familjes tradicionale…..,uhaaaaa sa punët më të mençura e më parësore i kemi,kështuqë nuk ja kemi ngen BALLKANISË edhe pse ajo BALLKANIJA na krijon mundësi ,që një ditë të zgjërohemi ndoshta deri te Naisus,sepse me Ballkanin nuk po i vëmë PIKË historisë dhe nuk po i mbyllim kufijt.
Ti sigurisht e di;Enver Hoxha nuk e pati nënshkruar Karten e Helsinkit,pra nuk i pranonte kufijtë.Tash edhe ky,s`po do ta pranoj as këtfarë pavarsinë e kurdisur,paksa të rrudhur për nja 25% ,por baco,  ai s`po merr vesh dhe të luftoj për Konfederat me Shqiprinë e të mbetej mundësia për ta çliruar ndoshta Tropojën,Shëngjinin apo….,por drejt Naisus…..

Pra,flej paq Blerim Namani,sepse na ke bindur ,që kurr Adem Demaçin  nuk e ke pasur idol përnjëmend.Ke qenë i ri asokohe dhe s`ke ditur.Tash po shihet që je pjekur dhe  i sheh gabimet tua.Njeriu s`bën të ngutet dhe të rreshtohet pa i matur punët e pastaj të zhgnjehet.
Ke lexuar ti; ne dikur luftonim Azem Vllasin dhe përkrahsit e tij,hë or i uruar,po ai na doli PATRIOT,ai e kishte ditur atherë, që neve kemi dashur republikë Staliniste-Enveriste dhe ai nuk na ka përkrahur,se përndryshe….
Mbetsh me shëndet or i uruar,se Demaçit paq ja ke bërë,por disi ja bën ai,ja bën disi,dhe pasi ta ket lexuar kritikën tënde sharëse dhe ofenduese ndoshta do të përmirsohet.

Fehmi Berisha.

Komentet e arkivuara (3)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Qerim Hajzeraj(Guest)05.10.2006 · 08:05 UTC

O blerin Namani amanin ta kam kur ta permendesh BACEN ADEM shko tek dentii dh pastroji dhembet shum hsum hsum,se ai emer nuk esht per ta permendur gjikush dhe te permendet çdo kund

Fehmi Berisha(Guest)06.01.2007 · 02:23 UTC

[quote author=Qerim Hajzeraj(Guest) link=1158615425/0#1 date=1160035548]O blerin Namani amanin ta kam kur ta permendesh BACEN ADEM shko tek dentii dh pastroji dhembet shum hsum hsum,se ai emer nuk esht per ta permendur gjikush dhe te permendet çdo kund[/quote]
Qerim Hajzeraj,ti reagon kundër Blerimit,por në rubrikën-shkrimin tim?!

albnobody21.01.2007 · 07:00 UTC

Nder Personalitetet Kombetare shqiptare qe kur se Turqia e formoi kete komb shqiptar  te pavarur,Adem Demaqi per nga vlerat Kombetare zen vendin e dyte (pas ENVER HOXHES)
Nje fjale popullore pak ca e ndyre thot: Gabeli kur behet mbret ai se pari e vret baben e vet!