Skënder Limani

17.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Idiotizmi katolik

Për ata që njohin fenë, që kanë studiuar e studiojnë fenë, e kanë të pashmangshme qëndrimin idiotik të katolicizmit në botë.

Sigurisht, feja katolike ka lindur si rezultat i fesë muslimane. Ka shumë nga ata që thonë që së pari ishte katolicizmi e pastaj muslimanizmi. Por, kjo nuk është në pajtim me situatën në terren. Mediumi është ai që ka fuqizuar këtë ide, ketë qasje e llogaritje. Vendosja e Izraelit mu në mes të botës muslimane është çështje politike. Kjo s’ka lidhje as me Zotin ose dikë e diçka tjetër.  

Sido që të jetë, të dhënat flasin ndryshe.

Nje aspekt i posaçëm i këtyre dy feve është qëndrimi. Përderisa feja katolike ka qëndrim sulmues/ofenziv, feja muslimane ka qëndrim tërheqës, mbrojtës.

Sigurisht që feja muslimane parashikon ose predikon të mirën e përgjithshme nënkuptuar këtu zhvillimin tërësor të njerëzimit, shoqërisë botërore. Shkenca është qenësore në fenë muslimane. Kur’ani është libër më shumë shkencor sesa diçka tjetër. Kur’ani ndihmon zhvillimin e njerëzimit edhe përmes shpirtit. Por më tepër përmes bamirësisë, përmes veprave të mira. Kjo duke pasur parasysh pjesën e ligë të natyrës së qenies njerëzore.

Qasja e tillë e muslimanizmit është dicka që përvetëson çdokë në çdo kohë, kudo. Sepse qasja e tillë, përsëri, ka të bëjë me zhvillimin njerëzor, e jo me diçka tjetër. Andaj është diçka e natyrshme.  

Ndërkohë, fuqia më e madhe e katolicizmit vazhdon të jetë mediumi. Feja katolike është përhapur duke sharë e mallkuar fenë muslimane. Duke parqitur muslimanët si jonjerëzor, me qëndrime kudër emancipit të femrës, me një fjalë, kundër zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

Shamia është pjesa më e cituar muslimane në botën katolike. E kjo është pjesa më interesante dhe më qesharake. Bota muslimane është e përbërë në një sasi të caktuar, nga shkretëtira. E vetmja mënyrë për ndërkomunikim/meskomunikim territorial ka qenë komunikimi përmes devës. Kafshë kjo mjaft e përshtatshme për situatë të tillë. Shkretëtira, dihet, është e përcjellur me rryma ere pluhuri që në fakt shumë lehtë mund të të lënë të verbër. Andaj është përdorur dhe vazhdon të përdoret shamia. Kaq.

Sot bota e modës nuk mund të paramendohet pa shami. Modelet e veshjes Evropiane, psh, qenësisht mbështeten në përdorimin e shamisë. Shamia është prodhim i zhvillimit njerëzor, natyrisht. Por e shfrytëzuar në botën muslmane, e pastaj tek të tjerët. Si gjithçka tjetër. Nëse kjo ka ndonjë rëndësi.  

E dyta dhe më interesantja në këtë “muhabet” është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Asnjëherë asnjë president në Amerikë nuk ka qenë katolik. E kjo nuk është rastësisht.

Ky shkrim më shumë ka për qëllim rishikimin e fesë muslimane në Kosovë. Ne gjithmonë kemi qenë dhe do të mbesim musliman. Por muslimanizmi në Kosovë duhet të ndryshoj qasjen.

Kur hoxha këndon në xhami këndon me një gjuhë që nuk kuptohet. Vetëm hoxhallarët e dinë se për çfarë po këndon hoxha. Por jo ne, gjeneratat e reja, që jemi lindur e rritur e po rritemi vazhdimisht në një kohë tjetër zhvillimesh. Psh, përderisa po shkruaj këtë shkrim, po dëgjoj muzikë nga Van Hallen, tek e fundit.  

Shkurt, hoxha duhet të këndoj në gjuhën shqipe së bashku me të gjitha predikimet që bëjnë nëpër xhami. Politikën duhet ta shqelmojnë nga xhamitë.

Gjuha Shqipe është gjuhë e Zotit. Zoti na ka falë këtë gjuhë ndër më të pasurat në këtë botë. Tjetër është pse vazhdojmë ta shpërfillim këtë realitet.

Skënder Limani

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

AntiDemaGogu(Guest)03.10.2006 · 09:30 UTC

Demagogji e kulluar!

"Kur’ani është libër më shumë shkencor sesa diçka tjetër. "

E une patamenduar se Zoti u ka derguar njerzve liber fetar, e ne fakt paska derguar liber te shkencave ekzakte.Plot formula! Ndoshta vjen nje arab tjeter dhe sjell nej fe per analfabet, sepse shkencetar ne nje popull jane me pak se 1 %.
AntiDemaGogu