Muslimanët të ofenduar nga Papa

17.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

[highlight]Muslimanët të ofenduar nga Papa[/highlight]


Një deklaratë nga Kisha Katolike nuk ka mundur t'i ndalë kritikat ndaj Papës nga udhëheqës muslimanë që janë ofenduar nga deklarata të tij lidhur me konceptin e luftës së shenjtë.

Një deklaratë e Vatikanit tha se Papa nuk kishte pasur si qëllim të ofendonte muslimanët dhe se donte të kultivonte respekt midis feve.

Zëdhënësi zyrtar i Vatikanit, at Federico Lombardi, një prift jezuit që shoqëroi papën gjatë vizitës së tij në Gjermani, menjëherë u përpoq të kufizojë dëmin e shkaktuar në botën muslimane nga deklaratat e Papës.

Ai tha se nuk kishte qenë qëllimi i tij të hynte në një shqyrtim të thellë të Xhihadit Musliman apo Luftës së Shenjtë kur Papa citoi fjalë nga perandori i krishterë që sundoi perandorinë Bizantine gjashtë shekuj më parë.

Sipas një versioni të ngjarjeve, perandori i Bizantit që sundonte nga Konstandinopoja, Stambolli i sotëm, e ka përshkruar komandën e Profetit Muhamed për të përhapur besimin musliman nëpërmjet shpatës si "të keqe dhe jonjerëzore".

Reagimi musliman
Reagimi nga Turqia, ku Papa Benedikt pritet të shkojë në nëntor për vizitë - e para në një vend musliman - ishte siç pritej, armiqësore,
Kreu i organit fetar në Turqi -- Ali Bardakoglu -- i quajti deklaratat e papës si "jashtëzakonisht shqetësuese, për të adhur keq dhe fatkeqe" dhe tha se ishte shumë i ofenduar.

Kleriku i lartë turk tha se ishte Krishtërimi, dhe jo Islami, që kishte popullarizuar konvertimin fetar me forcë.

Komente të ngjashme u bënë në Egjipt e Arabi Saudite.
Vëllazëria Muslimane në Egjipt tha se Papa kishte përforcuar argumentin e atyre që thonë se Perëndimi është armiqësor ndaj çdo gjëje islamike.

Një studjues islamik në Pakistan Javed Ahmed Gamdi i quajti deklaratat e Papës të papërgjegjshme.

Por Vatikani këmbëngul se fjalët e Papës janë keqinterpretuar.

At Lombardi pretendon se Papa dëshiron të kultivojë një qëndrim respekti ndaj feve dhe kulturave të tjera dhe se ai kundërshton çdo motiv fetar për dhunën.

(BBC)