REAGIM I VONUAR I INTELEKTUALEVE

16.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]REAGIM I VONUAR I INTELEKTUALEVE[/highlight]

Blerim Husejni

Elektorati i BDI e ka kuptuar mé sè miri  se sa   krerèt e kesaj partie
arsyen pse kjo parti mbeti ne opozité.Té kota jane deklaratat  té
udhéheqesve té BDI se qytetarét jane ata  qé u béjne presion pér té ndérmaré
masa si bojkoti ,protesta apo bllokada te rrugéve kur te gjithé jané
déshmitaré se né rrugé apo apelit té tyre i pérgjigjen disa qindra ish
funksionaré shtetérore te késaj partie ndérkaq pjesa dérmuese e elektoratit
té tyre jané te habitur pse  me aq  kokéfortési udhéheqja e tyre insiston té
jeté pjesé e qeverisé.
Llogarité parazgjedhore té BDI kané qené té gabuara ,kjo parti ishte
pothuajse e sigurté se né zgjedhjet e 5 korrikut do té ngadhnjeje koalicioni
i deri atéhershem qeveritaré dhe né asnje moment nuk bénin kalkulime cka
nése ndodh e kundérta.Prandaj akoma edhe pas mése 2 muajve nga pérfundimi i
zgjedhjeve parlamentare e kané té véshtiré té pranojné realitetin se jané
opozité .
Ishin udhéheqésit e BDI té cilét mé 2001 i shpallén lufté qeverisé sé
atéhershme  té udhéhequr nga VMRO-DPMNE,dhe kété edhe njéher e vértetoi veté
z.Ahmeti  me deklaratén e tij para protestuesve né Shkup né ditén e
votébesimit té qeveris se re té udhéhequr nga z.Gruevski me fjalét "z.
Gruevski té munda ushtarakishté mé 2001 ......"
Gjate periudhés 2002-2006 kur BDI ishte né pushtet né vend qé té ndértoj
politiké konstruktive dhe tolerante  me partité tjera shqiptare si dhe té
filloj gradualishté vendosjen e raporteve konstruktive edhe me partin e
atéhershme opzitare maqedonase VMRO-DPMNE  kjo parti e béri té kundertén
duke vepruar né ményra té ndryshme kundra tyre ndérkaq kulminacionin e
arriti né zgjedhjet presidenciale kur me ané té perdorimit té forcés ariti
ti vjedh mé se 130 mij vota né favor té z.Cérvenkovski me cka ky i fundit i
fitoi zgjedhjet kundra oponetit nga partia e VMRO-DPMNE,apo deklarata e
z.Ahmeti ne konventén promovuese né Shkup " Uné dhe z. Vanqo Arsovski ju
garantojm se nuk do té lejojm VMRO -né dhe Georgievskin ta ndajn Maqedoniné"
etj. etj.
Politika e BDI ndaj partive opozitare shqiptare ka qené tejet jo
konstruktive ,duke pérjashtuar kuadrat e tyre nga funksionet qe bartnin né
administraten publike,duke perdor dhune ndaj tyre ne zgjedhjet e té gjitha
niveleve qé jané mbajtur deri mé tani,pér ceshtje té karakterit madhor si
céshtja e decentralizimit asnjéher nuk ka bére konsultime té nevojshme pér
té krijuar unitet brendashqiptare  etj,.Né ményré té veqanté tejet
jokonstruktiv kan qené ndaj PPD té cilén parti akoma e mbajn peng népérmjet
shantazheve té ndryshme qé jané duke i béré.
Kur LSDM mé 2002  shprehu gadishméri qé edhe PPD ti bashkangjitet
koalicionit qeveritare ishin krerét e BDI té cilét kundérshtuan ashpér njé
gjé té tillé duke e léné PPD né opozit;
Ishte vet BDI qé pér hiré té pérkrahjes sé kandidatit té tyre presidencial
z.Ostrenit mé 2004 i premtuan PPD inkuadrim né qeveri por mé pas kété
premtim nuk e pérmbushén thjesht i "mashtruan";
Ne zgjedhjet e fundit lokale militant te BDI me ané té kércnimeve dhe dhunés
té pérdorur pamundésuan fitoren e shumé kandidateve  té PPD  per prefekt.
Ftesa e VMRO-DPMNE dhe PDSH qe kjo parti te jete pjesé e qeveris sé re  
eshté béré kryesisht pér shkak se kjo parti né 4 vitet e fundit ka qené
pjesé e  opozités  ne Maqedoni.Prandaj eshté absurde "besnikéria" qe individ
té késaj partie tregojn ndaj BDI,sepse PPD ka déshmuar se ka  
subjektivitetin e vet dhe kjo parti ndoshta do té fitonte mé tepér deputet
sikur té dilte e vetme né zgjedhje sepse edhe né kété marveshjen e fundit
kjo parti u démtua nga kreret e BDI ,sepse ne listat pér deputet te mundshem
ndarja eshté béré né raport 5-1 né favor té BDI .
.PPD né zgjedhjet lokale ishte né koalicion me PDSH ku  fale kétij
koalicioni fitoi njé prefekt dhe shumé késhilltar komunal por mé pas u
shképut nga ky koalicion duke vazhduar veprimtarin e  vete poltike né ményre
autonome ashtu siq i takon njé partie poltike.Shansi qe ju ofrua késaj
partie pér té qen sérish faktoré i réndesishém politik nuk duhet té humbet
nga individ té caktuar sepse pasojat do té jen fatale pér ta, kété e
vértetojn zéra té ndryshém   té cilat flasin pér njé konflikt té madhe qé ka
né kreun e késaj partie ku pér pasoj mund té keté pércarje té sérishme qé
véshtir se do té mund  mé kjo parti ta pérballoj.
BDI e konsideron veten si fituese apsolute té zgjedhjeve  té fundit edhe pse
ka njé diferencé prej vetém 3 deputeteve 14 karshi 11 te PDSH, dhe té cilén
diference e arriti kur né ditén e zgjedhjeve qé ne ora 10 ne rajonin e
Kércovés  pérfundoi procesi i votimit me ané té mbushjes sé kutive votuese
nga ku né ményre automatke BDI i siguroi 4 mandate, nderkaq ne zonat tjera  
ishte né koalicion edhe me partit tjera joshqiptare me kéte kjo parti e humb
té drejtén qé té thiret si fituese e shumicés shqiptare pasiqe nuk dihet
saktésisht sa vota shqiptare dhe sa te tjera ka kjo parti.
Prej formimit BDI e promovonte veten si parti qytetare e jo nacionale dhe mu
pér kété kjo parti formoi degé edhe né viset ku nuk ka shqiptaré ,né
zgjedhjet e kaluara lokale fituan disa keshilltare maqedonas si kandidat te
BDI poashtu edhe ne listat per zgjedhjet e fundit paralmentare nje numér i
konsiderueshem i kandidatéve ishin joshqiptare.Népérmjet késaj politike  BDI
ariti té fitoj simpati tek faktorét   ndryshém ndérkombétare ne veqanti te
BE.Perkrahjen e tyre nga nderkombétarét  BDI e forconte népérmjet ankesave
qé bénin te ata nga radikalizimi i politikes se PDSH  me cka prishej "oaza e
paqes" e krijuar nga koalicioni LSDM-BDI.
Duke i marre parasysh kéto fakte ,reagimi i nje grupi  intelektualésh tané
duket i parsyeshém dhe i motivuar politikisht ,dhe kjo eshte brengosése pér
shoqérin shqiptare sepse edhe mé tej vazhdojm té kemi munges té mendimit
kritiké ndaj politikés shqiptare por thjeshté intelektualét tané reagojné
atéher kur nga ta kérkon ndonje lider i caktuar politik.
Po té mos ishte ashtu atéher do té kishim vérejtur ndonje reagim nga
intelektualét tané gjaté kétyre 4 viteve té fundit,té cilat reagime kan qené
mé se té nevojshme dhe gjithnjé ekzison pyetja PSE?
-Pse nuk reaguan atéher kur kordonat policore té qeveris LSDM-BDI sulmuan
Brezén,Sopotin,Malinén,Rakovecin ,vrané mu né mes té Tetovés studentin e
pafajshem;
-Pse nuk reaguan ateher kur burgoseshin ish. ushtarét e UCK dhe denoheshin
né ményre drakonike ,akoma vuajn dénime né idrizove;
-Pse nuk reaguan atéher kur BDI népérmjet ligjit pér arsimin spéroré
parcializoi UT duke léné né méshiré té fatit mijra student te
mjekésis,stomatologjis,edukatés fizike etj
-Pse nuk reaguan atéher kur népérmjet ligjit per pérdorim té flamurit
kombétare kjo e drejté ju mohua mijra shqiptaréve ne viset ku ata nuk
pérbéjn mbi 50%
-Pse nuk reaguan atéher kur militant té BDI me kanosje fizike ndaj
véllezérve té tyre shqiptare i mbushnin kutit e votimit pér té béré
Cérvenkovskin kryetaré;
-Pse nuk reaguan atéher kur para njé vit e gjysém té njéjtét dhunuan votén e
liré né zgjedhjet lokale duke e detyruar koalicionin e atéhershem opozitar
PDSH-PPD  té terhiqet nga zgjedhjet pér té mos shkaktuar gjakderdhje né mes
shqiptaréve,duke e lén qé térésisht me pushtetin lokal té udhéheq BDI anipse
né shumé komuna ata nuk gézonin besimin as 20% té votuesve shqipétaré,dhe
tani parashtrohet pyetja logjike me cfar legjitimiteti udhéhiqen kéto komuna
nga ana e BDI.
Kéto ishin disa nga shqetésimet pér té cilat me té drejté qytetarét
shqipétare kané pritur reagim nga intelektualét tané por qé ky reagim ka
munguar.Ka munguar edhe kritika ndaj mosefikasitetit té qeveris né
implementimin e térésishém té marveshjes sé Ohrit ku fajin kryesor e ka veté
BDI e cila nuk arriti qé me politikén e saj té jeté faktori vendimmarés .
Dy nga ligjet bazike té marveshjes sé Ohrit edhe pas  4 viteve te qeverisjes
sé BDI mbeten pa u miratuar :
-ligji pér pérdorimin zyrtaré té gjuhés shqipe si dhe
ligji per déshmorét dhe invalidét e luftés si dhe sanimi i démeve nga
konflikti i 2001,ndérkaq nga ana tjetér pér maqedonasit "luanét"ish qeveria
e miratoi ligjin pér ta, poashtu e miratoi edhe vendimin pér mbrojtje
juridike dhe financiare té té akuzuarve nga gjykata e  Hagés .Intelektualét
tané heshtén mu atéher kur duhej té jené mé té zéshém me reagimet e tyre si
p.sh.
-kanali né gjuhén shqipe prané RTM jo qé nuk u avancua nga koha kur PDSH e
themeloi por sot i ngjan njé kanali amatoresk i cili térésisht ishte né
shérbim té kreréve té BDI;
-krerét e BDI fillimisht kércnuan e mé pas ndaluan botimin e té pérditshmes  
Koha ditore botimi pér Maqedoni ;
-u mbyll e perditéshmja Flaka;
-ndodhen me qindra vrasje té té rinjéve shqiptaré dhe pothuajse asnjé nga
kéto raste nuk u zbardh por mbeten enigmatike me cka pasiguria e qytetréve
shqipétare arriti kulminacionin dhe pérséri heshtje nga intelektualét tané.A
i kané vizituar intelektualét tané rajonet si Tanusha,Breza,Sllupcani apo
Haraqina dhe té shohén nga afér se né cfar gjendje té mjerueshme jané lén
kéto vise si pasoj e konfliktit té 2001 ndérkaq udhéheqésit e BDI erdhén né
pushtet dhe ndértuan karrierén e tye politike né saj té sakrificés té
banoréve té ketyre viseve.
A e din intelektualét tané se akoma mijra shqiptaré té rajoneve té krizés
ndodhen né Kosové si refugjat,sepse nuk posedojn as dokumentacion té
nevojshem e as kushte minimale pér tu kthyer né vendbanimet e veta .
Intelektualét tané ndérpren heshtjen dhe reaguan vetém pse BDI nuk u ftua
sérisht pér té qené né qeveri.Kémbéngulja e tyre qé me cdo kusht té jené
pjesé e qeveris sé re edhe pas pronocimeve té qarta té mandatarit ka béré qé
né opinion kjo parti té humb peshén e saj politike .
 Nga ana tjetér né opinion me  té madhe individ té caktuar  komentonin se
né rast se PDSH edhe késaj radhe do té mbetej né opozit i kanosej reziku i
pércarjes dhe dobésimit te saj si parti gjé qé aspak nuk éshté e
sakté.Rezikun mé té madh PDSH e ka pikérisht tani ,sepse té qenurit né
qeveri né kété kohé nuk éshté aspak privilegj por njé barré e réndé dhe
pérgjegjési shumé e madhe.Pabarazia dhe gjendja kaotike qé mbretéron si né
arsim,kulturé,shéndetési,ekonomi dhe né sistemin e sigurisé éshté aq
alarmante  saqé déshtimi i politikés shqiptare né qeveri do té ishte me
pasoja shumé té rénda sépari pér PDSH si parti  qé ka marré mbi vete
pérgjegjésin  mé té madhe né kété kohé por edhe per gjithé spektrin politik
shqiptare né kéto hapsira,sepse mosbesimi i qytetaréve shqiptaré ndaj klasés
politike né térési éshté  né rritje  si pasoj e  mospermbushjes sé
premtimeve  té deritashme ,korupcionit dhe nepotizmit qé ka mbretéruar .Nuk
éshté e rastésishme abstenimi aq i madh i votuesve  shqiptaré né zgjedhje
nga afro 90% qé kané dal né votimet e viteve 90 né 30-40% realisht ne
zgjedhjet e fundit.
Nga kuadrot qe do té instalohen né pushtet  pritet puné e madhe , aftési
menaxhuese ,seriozitet dhe ndryshime rrénjésore.Mos sukseset e deritanishme
politikanét tané gjithnjé  i kan arsyetuar me munges buxheti apo
kompetencash  edhe pse nganjéher ato arsyetime kané qené banale.Ta zém
korupcioni i madh qé mbretron népér spitalet tona ku si pasoj kemi edhe
vdekje té pacientéve té cilét nuk kan patur mundési té mbushin xhepat e
mjekéve , sjellja arogante e personeli mjeksor bile edhe te pastrueseve té
thjeshta apo papastértia aq e madhe qe mbretron nepér spitalet tona nuk mund
té arsyetohen me mungesé buxheti apo kompetencash por thjesht me munges
vullneti pér puné,jodicipliné,keqmenaxhim dhe jo seriozitet i skajshem.  Nuk
mundet té kemi arsyetim pér gjendjen e mjerueshm né té cilén gjendet pallati
i kulturés né Tetové,apo pér mos hapjen e njé   teatri shqiptaré, biblioteke
té miréfillt,nje qendre rekreative per té rinjté apo té njé palestre
sportive.
Ashtu si né fushaten parazgjedhore kur politikanét ishin né kontakt té
drejtpersedrejti me qytetaréte e réndomt pér hir té votave ,ashtu duhet té
jen te hapur edhe tani pér ti dégjuar brengat e tyre si dhe pér tu ofruar
zgjidhje pér problemet me té cilat ballafaqohen.
Tek e fundit né kuader té partive duhet té ekzistojn zyra te veqanta ku
punojn njeréz kompetent té cilet i informojn qytetaret,pranojn ankesa prej
tyre per  mospunén ,miton  apo arogancen qe eventualisht mund ta béje ndonje
i eméruar nga vet partia me cka démton rénd téré partiné.


Blerim Husejni
Tetové