Luljeta SELIMI

12.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Kontakt.
Dërgoi: Luljeta Selimi  
[adresë e fshehur]  

[highlight]Lutje për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT” [/highlight]  
       
Për momentin  ne kemi nevoj për grumbullimin e mjeteve materiale  për tu siguruar 8
pacenteve tona udhëtimin për Angli( Britani e madhe) ku i pret një operacion i
vështir  për ta kryer, pra për ta kthyer të pamurin (shikimin e demtuar) që e kanë  
për shkak të rrahjes dhe maltretimeve që iu është bërë gjatë luftës nga serbet  4
pacenteve dhe 4 të tjera për tu larguar shenjat e cigareve dhe prerjet e tjera nga
fytyra që sot duken shumë të tmerrshme. Për këtë udhëtimi na nevoitet një shumë e
madhe pararash (2400euro) sepse perveq pacenteve me ato duhet të udhëtojnë edhe
shoqërues nga famija e afert andaj si nga shumë firma me renome edhe nga ju po
kerkojmë një shumë simbolike  prej 50 euro  ose aq sa ju keni mundesi të na
ndihmoni. Ne arritem ta sigurojm spitalin dhe  donatorin që i paguan shpenzimet e
spitalit nga shteti perkatës por  nuk kemi mjete  për udhëtim  dhe kjo e rrezikon  
që ta humbim donacion sepse  nuk po arrijm ta sigurojm shumen e duhur.  Ju lutemi
nese keni mundesi  ipni kontributin tuaj dhe ate sa ma shpejt sepse  nese deri  me
datë 14 shtator  2006  nuk e konfirmojm udhëtimin e tyre pacentet tona do ta humbin
të drejten e udhëtimit dhe sherimit në atë vend.
Nese vendosni të na ndihmoni  ju lutem ta bëni në këtë xhirollogarin e Organizates
apo drejtë për së drejti duke kontaktuar në telefonin 377-44 209 651

Ja xhirollogarija e Organizatës :  
LLOGARIJA PER NE KOSOVE:  
ProCredit Bank  
NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT  
Numri I llogarisë 1110172740000153  
ndersa ata qe jane jasht Kosoves psh ne Gjemani, Shqipri  mund te dergojn permes kesaj  
llogarie  
Tash po ju shkruaj proceduren se si mund të na dergoni mjetet në emer të  
organizates.  
ju mund të na dergoni permes dy banakave COMMERZBABK ose DRESDNER BANK  
sepse vetem keto dy banka kane bashkpunim me bankat tona në Kosove ku ne  
kemi llogarin ne PROCREDIT BANK  
Numri i pranuesit : 1110172740000153  
emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas Jeta në Kastriot
adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 numer 5 Prishtinë  
telefoni 00377 44 209651  
Banka : PROCREDIT BANK KOSOVO  
Filialja e llogarise perfituese : Prishtinë  
SWIFIT CODE: MBKOCS22


Kush jemi ne  
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot“ është organizat e regjistruar dhe ka numrin e
regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statuesin e benificuar. Ne perkujdesiemi 2016  
femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia dhe ushtria  serbe gjatë  
luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera
.. . Deri me sot  punojm  një  ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe  që  
ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psiqike  
të cilat kanë nevojë dhe tash janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në teren
kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveq se
114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të  prer, gishtrinj të
këputur, 9 me  një sy të verbuar ose të demtuar që nuk sheh fare dhe 37 në fytyrë me
plage të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera tjera
etj), tri nga ato kane bërë vetvrasje  gjate vitit që shkoi .Ato  janë në gjendje të
rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën  edhe për
fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i
mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën
përkujdesin e nënës e cila është nën  presion e dhunimit, frikës, skamejs  dhe
përbuzjes nga rrethi, institucionet  ndersa  të braktisura nga burrat  janë 386 gra
për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të
mjekeve që janë  të të gjithë profesioniste  synojm që së paku për disa kohë t’i  
finacojm fëmijet e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjeksor  t’i largojm nga
gjendja e vështir dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqeri pasi ti kenë  
kaluar problemet psiqike  dhe fizike të munden të gjenden në shoqeri pa ndihmen  
tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe që presin ndihmën  nga të
tjeret sepse mendojn se  vetëm janë të pafuqishme dhe  fëmijët e  viktimave që kanë
nevojë  për ndihme dhe përkrahje.  
Organizata jonë  bënë punë  vullnetare duke i shfrytzuar pasurit personale vetëm e
vetëm për të bërë një punë që mendojm se meriton dhe se  ia vlen sakrifica. Ne nga
krijimi i OJQ  „ Jeta në Kastriot „  gjatë  viti 1999 por edhe para se të
regjistrohej ne kemi punuar  si ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat
kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psiqike  të cilat kanë nevojë dhe
tash sot për   mbështetjen tonë. Në  punojm  15 veta  dhe ate; 10 mjeke, udhëhesit  
kordinyatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale( infermjere).  
Natyrisht se shumë shpesh  na mungojn  edhe mjetet themelore  për punë e që janë
shumë të domosdoshme sepse ne po kerkojm vetëm ato që  të mund të këmi sukes  
patjetërt në punën tonë dhe zvoglimin  dhe  eliminimin e dhëmbjes.
Ne bëjëm sigurimin e branave  për 1500 paciente nga te cilat  kanë nevoj për
trajtim mjeksor dhe këtë nuk kanë mundesi ta bëjnë  për arsye se do të
identifikohen nga rrethi  që janë  të dhunuara, do të  bëjme ketë në mënyrë të
fshehur sikur po kontrollojm të gjitha banoret e fshatrve, lagjeve vetëm e vetëm që
ato mos të mbesin jashtë  kujdesit mjeksor. Deri më tani si pasoj e asaj që grat i
kanë treguar familjarve të tyre kryesisht burrave dhe familjarve të burrit se kanë
qenë të dhunuara numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmije po rritet
çdo ditë më shumë. Ne  shfrytzojm menyrën si e kemi bere deri me tani  nëpërmes  
kontrrollave të tilla që askush mos të vihet në pozit të vështir  dhe që më shumë
askush mos të pësoj për shkak  se atyre iu duhet trajtimi ato të braktisen nga
burrat e tyre..

Me nderime nga drejtoresha  Luljeta SELIMI

Komentet e arkivuara (2)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

RTVZIK17.10.2006 · 14:49 UTC

Kontakt.
Dërgoi: Luljeta Selimi
[adresë e fshehur]

Ju lutemi për ndihmë Organizata e gruas “JETA NË KASTRIOT”  


Që kur filloi muaji i shejt  i Ramzanit  ne çdo ditë jemi në teren  për 149 familje
shperndajm iftar dhe gjatë ditës si zakonisht  bëjëm kontrolla mjeksore, iu ndajm
barnave pacenteve tona dhe sipas radhës kur ne kemi mundesi ju ndajm edhe gjërat
ushqimore më me rendesi. Herë pas here kur ne arrijn të sigurojm ndajm edhe
veshmbathje për  3007 jetimet e kesaj kategorie dhe per 2016 pacentet tona. Por ne
kemi disa faza kur perpiqemi patjeret  tu ndajm veshmbathje si kur fillon viti
shkollor dhe ftohet moti. Dje derisa po ndanim pak veshmbathje  dhe gjera ushqimore
për festen e Fiter Bajramit që edhe ato familje të kenë mundesi të kremtojn ekipi
shtangu  tek kampi ku i kemi të strehuara 69 familje. Një fëmijë rreth 10 vjeqar na
pyeti a ka mundësi  që të na jepni nga gjyem euro(50 cent) për festen e Bajramit
sepse unë dhe  shoket e mi kurrë nuk kemi pas mundesi  të kemi sa 20 cent në doren
tonë. Kur i pyetem se çka duan të blejm  njeri nga ata tha : ju vertet na ndihmoni
na ipni shumçka  por besoni se unë kurrë nuk kam hanger një cop  torte (ëmbelsirë)
dhe nese mi jepni  50 cent do të shkoj ta blej një për festen e Bajramit   një torte
dhe ta ha me motrat e mia.  Në këtë rast vendosem të ju lutemi nese ju keni mundesi
që të na ndihmoni dhe disa  prej ketyre fëmijeve tu gezojm duke ju dhanë 50 cent per
festen e Fiter Bajramit  ndersa ti ndihmojm nënat e tyre te kenë mundesi ta
pregadisin festen e Bajramit.Ju mund te ndihmoni qe keto nena fatkeqe ta kenë
mëshiren tuaj ne ketë muj të shejt.
Ne po ju drejtohemi juve të në ndihmi që ketyre femijve të u japim 50 cent e ti
gezojm aq sa ata kerkojnë për tu ndier të lumtur së paku diten e Bajramit.
Kontribiti jujaj do të reklamohet tek www.vajzat.com.
Ju lutem letësoni jeten e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmen dhe perkrahjen tuaj.
Ja xhirollogarija e Organizatës :

ProCredit Bank
NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT
Numri i llogarisë 1110172740000153
                                                     

Pellazge(Guest)31.10.2006 · 17:53 UTC

Pershendetje!

Me vjen keq per pacientat, qe ti thua drejtoresha Luljete, ti ke shume te drejte per ate qe thua apo kerkon, por..................
Une do flas per veten time, po qe se dua ta ndihmoje dike, do i ndihmoje pa ndihmen e asnje oraganizate te ashtuquajtur humanitare.
Ne Kosove jan keqeperdorur, shume, shume, shume para ne emer te ketyre organizatave, pra ne Kosove ka korrupcion, ka hajni, nuk ka sinqeritet, ka genjeshtra, me nje fjale aty mbreteron ferri.

U bej apel te gjithe atyre qe don ta ndihmojne dike te cilet jan ne gjendje te rende, bejeni kete personalisht personit i cili ka nevoje per ndihme.

Me pershendetje nga une Pellazge.