Skënder Limani
Gjuha është mjet kominikimi. Sipas shkencëtarëve gjuhësorë nga shekulli i
kaluar, gjuha është mjeti i cili na dallon neve si qenie njerëzore nga
kafshët. Kjo sot s’është asgjë e re, andaj as që diskutohet kjo problematik
gjuhësore në këtë mënyrë.
Gjuha zhvillohet. Si cdo gjë në jetë. Natyra e të jetuarit është e tillë e
së cilës duhet t’i përshtatemi. Me zhvillimin ekonomik, kulturor, teknik e
teknologjik, politik, shkencor vije në pahë edhe zhvillimi i gjuhës. Por,
cka nënkupton tash ky zhvillim ?
Ne si qenie njerëzorë lindim më gjuhën përbrenda, prandaj, me zhvillimin
tonë gradual zhvillohet edhe gjuha. Gramatika është pjesë përbërëse e
natyrshme e gjuhës andaj edhe ne, me fillim të jetës, plotësisht pa
vetëdije, e zhvillojmë edhe gramatikën. Fëmijët dinë të flasin në kohën e
kaluar, në të tashmën dhe në të ardhmën, por jo sipas sistemit shkollor, jo
me atë gramatikë që mësohet në shkollë. E kjo është pjesë përbërëse e
funksionimit të sistemit të trurit. Truri pranon, percepton, përpunon dhe e
cet përmes gojës dhe trupit atë që është marr nga jashtë, e sipas shkencës,
ajo që merret nga jashtë quhet informatë. D.m.th. ky proces është i
natyrshëm dhe në ditët e sotme nuk është asfar zbulimi ose inovacioni. I
vetmi inovacion do të mund të ishte mënyra e citjes së kësaj informate, pra,
mënyra e përpunimit, paketimit dhe e zbulimit të informatës përmes gojës dhe
trupit, e që do të thotë, mundësia e përdorimit e të dy anëve të trurit,
atij të djatht dhe të majt, për tërë këtë proces.
E tash, informata është vet njohuria. Sa më shumë informata aq më shumë
njohuri. E sa më shumë njohuri aq më shumë zhvillim. I tërë ky proces duket
i thjeshtë, por, problemi qëndron në atë se sistemi ynë kosovar i arsimimit
ose i shkollimit por edhe vet menyra e funksionimit të përgjithshëm të
shoqërisë sonë tregon se ne nuk jemi të vëmendshëm për këtë dukuri natyrore.
Andaj edhe lindin probleme të shumta e të llojeve të ndryshme në Kosovë, si
ekonomike, kulturore, politike dhe vet gjuhësore.
Sic dihet, sandardet e gjuhës shqipe janë vënë në vitin 1972, pra, plot 33
vjet më parë. Sipas disa fenomeneve politike e kuturore të asaj kohe, një
zhvillim i tillë ka qenë i domosdoshëm, pa marr parasyshë kush se cka ka
‘humbur’ e kush se cka ka ‘fituar’. Përdorimi i shumë dialekteve në trojet e
trevat e gjuhës shqipe ka sjellë probleme te caktuara në komunikim, e
rrjedhimisht edhe probleme ose vështirësi në zhvillimet politike, kulturore
e ekonomike. Andaj, edhe një herë, vendosja ose themelimi i gjuhës së
njësuar shqipe ka qenë domosdoshmëri e kohës, pra, e zhvillimit të
përgjithshëm në botën shqiptare. Por, ironia është se nuk është ndërmarr
asnjë hap tjetër drejt zhvillimit gjuhësor deri më tash nga askush në
Kosovë, sot, 33 vjet më vonë, pas themelimit të standardit gjuhësor.
Si duket, me vendosjen e këtij standardi, është menduar se problemi i gjuhës
shqipe është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Gjykuar nga ditët e sotme kur
njerëzimi po bënë përpjekje për vendosjen e Demokracisë, atëherë kjo casje
mund të nënkuptohet por ajo se cka nuk mund të kuptohet është vazhdimësia
edhe në ditët e sotme e këmbënguljes së disa gjuhëtarëve kosovarë se kjo
gjuhë shqipe është e mirë ashtu sic është dhe në anën tjetër e disa
publicistëve se standardi i till gjuhësor ka dëmtuar gegnishten.
Sot në vendet e zhvilluara nuk flitet për zhvillimin gjuhësor ashtu sic
flasim ne në Kosovë. Sot gjuha ka karakteristika aq të forta ndikuese saqë
është vështirë të matet ky ndikim, pa marr parasysh nëse ndikimi ka qëllim
pozitiv ose negativ.
Kjo më së miri vërehet në media si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Psh:
shkrimet e ndryshme nëpër gazeta, emisionet e ndryshme në TV e në radio
tregojnë më së mirë prapambeturinë gjuhësore e rrjedhimisht edhe atë
politike dhe ekonomike në Kosovë. Një vlerësim i till vlen edhe për ligjet e
parlamentin tonë.
Megjithate, gjuha më të cilën flitet është jashtëzakonisht e rëndësishme për
cfarëdo lloji të komunikimit. Nëse dëshiron të bëshë një marrëveshje
tregtare, pra ekonomike, politike ose kulturore, thjesht, ti do të jeshë i
varuar nga ajo që e thua, cfarë thua dhe nga mënyra se si e thua. Këtu nuk
po marrim parasyshë manipulimet negative gjuhësore, si intrigat, shpifjet,
gënjeshtrat ose dicka të tillë e të përafërt.
Zhvillimi politik i një vendi kryekëput varet nga zhvillimi gjuhësor. Është
koha të mësojmë të flasim.
Skënder Limani