Xhemil Zeqiri
[highlight]LËVIZJA VETËVENDOSJE PO I DEMASKON FUQISHËM PLANET E SERBISË DHE
TË TITISTËVE SHQIPFOLËS[/highlight]!
Krijesa artificiale me emrin Federata Jugosllave u shkatërrua dalë ngadalë prej
vitit 1990-të, dhe këtu nuk ka dyshim se shqiptarët në këtë federatë antishqiptare
luajtën një rol vendimtar. Federata ka qenë një ferr për popullin shqiptar, që pas
krimit ata territoret shqiptare i sakatohen shumë keq; të kujtojmë krijimin e
Republikës së Maqedonisë që ne fakt u krijua si republikë serbe me mbi gjysmën e
territoreve shqiptare. Mali i Zi me disa Komuna dhe malësinë e madhe edhe kjo një
republikë serbe, diku nga mesi i viteve e 50-ta , Serbia i copëtoj edhe një herë
trojet shqiptare duke marrë edhe Luginën e Preshevës Medvegjën e vise të tjera. Dhe,
këto copëtime nuk i bëri herë me " dialog" e herë me dhunë; pra , duke shtypur
popullin shqiptar me hekur e barot. Këto padrejtësi që tani dihen si nga opinioni
kombëtar po ashtu edhe nga ai ndërkombëtar. Republika e Maqedonisë luajti një rol
shumë kundër- shqiptar jo vetëm për popullin autokton ne territorin e republikës së
krijuar
Maqedoni por edhe shqiptarëve të Kosovës që hoqën të zinjtë e ullirit nga shtypja
dhe terrori serbo-sllav dhe e vetmja rrugë shteg ishte që nëpërmjet Maqedonisë
shqiptarët prej Kosove dhe viseve të tjera të shpërngulen duke i rregulluar
dokumentet për në Turqi. (Duke pranuar të ndërrojnë identitetin dhe emrat , prej
shqiptarë në turq dhe të kalojnë në Turqi) sepse kështu ishin ra dakord dhe kishin
bërë marrëveshje qeveria serbe gjegjësisht jugosllave me qeverinë turke . Po ashtu,
nga shovinistët grekë dhuna u shtri edhe mbi shqiptarët të Çamërisë; pas Luftës së
dytë botërore, duke i akuzuar shqiptarët autoktonë në Çamëri se ishin
bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit bënin spastrime të mëdha. Shqipëria, e
dalë pas lufte e shkatërruar e lodhur, për më keq deri në vitet 50- 60-ta, u
përballë me grupe diversantësh, të prira nga sëmurje bajraktariste të etura për
rikthimin e pushtetit pro-fashist, të nxitura nga fqinjët armiq : Serbia, Greqia,
Italia, dhe nga qarqe të tjera
kundër shqiptare të cilat nuk dëshironin që Shqipëria të forcohej dhe të përparonte
në rrugën e lirisë, dhe në anën tjetër presionet e mëdha nga ish-aleatët
anglo-amerikanë më vonë edhe rusët dhe kinezët bënin presione që Shqipëria të futet
në Federatën që ishte ferr atë kohë për shqiptarët dhe të mbyllte gojën të mos e
mbroj popullin e ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha që në vitin famëkeq
1913-të, dhe në konferencat ndërkombëtare gjatë luftës së dytë botërore ishin marrë
vesh se kufijtë nuk do të ndryshojnë vetëm në rast të marrëveshjeve!? Këtu Grupet
reaksionare zogiste e balliste e manipulonin për një kohë të gjatë popullin dorën
ne zemër, propagandën të gatshme e kishin nga Serbia që të luftonin shtetin
shqiptar se ia Shqipëria nuk donë bashkimin kombëtar e gënjeshtra zoriste e të
tjera që lexuesit i kanë dëgjuar me mija herë. Shqipëria e ndodhur në shumë zjarre
dhe rreziqeve nga brenda dhe nga jashtë nuk pati rrugë tjetër vetëm t`i përvishet
punës dhe luftës ndaj
armiqve të brendshëm dhe të jashtëm duke e forcuar shtetin dhe ushtrinë që në
momentin e përshtatshëm t`i merrte me luftë çlirimtare trojet shqiptare. Por ja
momenti i përshtatshëm erdhi në vitin 1989-90. Por, atëherë nuk ishte më në ballë
të popullit dhe ushtrisë shqiptare, strategu i luftës dhe i paqes i madhi Enver
Hoxha. Komandën e shtetit dhe të ushtrisë e mori Ramiz Alia. Në atë kohë ndodhën
edhe ndryshimet e mëdha në bllokun socialist ku ekonomia shqiptare kishte shumë
tregti me këto shtete natyrisht çdo shtet do bën marrëveshje reciproke pasi shtetet
e perëndimit nën udhëheqjen amerikane e izolonin Shqipërinë që të futet në federatë
nën tutelën e ish- Jugosllavisë dhe pikërisht kjo ishte dhe ajo që Shqipërinë e
izoluan dhe që pastaj thoshin: Shqipëria me politikën e saj, u vet izolua. Duhet të
rikujtuar se në vitin 1989 Ibrahim Rugova me grupin titist që ishin vegla
pro-serbe, e projektuan një politikë "paqësore" pro-serbe, kjo politikë u forcua
edhe me ndikimin e
dhëndrrit serb Loranc Igelbergi, ish- ambasadori amerikan në Beograd, më vonë u bë
edhe ministër i jashtëm amerikan. Këta krijuan grupin apo partinë e parë
"demokratike" Dhe, në ketë parti si alternativë frerët e kësaj partie ia dhanë në
duar një dhëndri sllav, me emrin Sali Ramë Berisha që kishte qenë sekretar i parë i
shëndetësisë në Shqipëri, gjatë viteve të socializmit. Për çudi, si mundi t´ i
bashkojë të gjithë ata "demokratë" dhe me atë propagandë të rrezikshme sa që
Shqipërinë ta shkatërrojnë nga themelet, duke trumbetuar kinse: Enver Hoxha ka
krijuar armiqtë; ne, Shqipërinë do ta bëjmë si Zvicra e të tjera gjepura politike;
kjo parti e shkatërroi çështjen shqiptare si në aspektin ekonomik, politik, moral e
të tjera... kjo parti, bëri përçarje të mëdha në organizimin gjithëkombëtar sa që
të gjithë armiqtë e shqiptarëve nuk ia kishin arritur për shumë vite e vite t´i
përçanin shqiptarët. Berisha dhe Rugova me këto grupet titiste dhe ballisto -
zogiste Shqipërinë e
përmbysën, se vetëm, duke e realizuar ëndrrën e madhe të armiqve tanë se: vetëm
përmbysja e Shqipërisë do të sjellë stabilitet ne Ballkan. Pra, ishte e qartë se
lobi serb në Evropë dhe Amerikë, dhe politika nacional-shoviniste serbe i përkrahën
dy partitë më të "mëdha" në Shqipëri e Kosovë: PDSH, dhe LDK, gjegjësisht Ibrahim
Ukë Rugova dhe Sali Ramë Berisha dhe pikërisht këto vegla serbe kanë përkrahje të
mëdha nga qarqet kundër shqiptare si në Evropë e botë sepse ishin dhe janë ato që
po ndjekin një politikë kundër shqiptare. Dhe kjo është parë qartë dhe po shihet
për çdo dit si me proceset e demokracisë në përgjithësi po ashtu edhe me procesin e
bisedimeve me xhelatët serbë që në fakt nuk ka ndryshuar asgjë, por po e ndjekin
një politikë kundër shqiptare, para luftës. Këto bisedime e kanë ulur shumë
"pazarin " e çështjes shqiptare, sepse janë krijuar kufij të rijnë, janë bërë dhe
po vazhdon të bëhen copëtime të reja në emër të decentralizimit në territoret
etnike
shqiptare. Grupi i "elefantëve" dhe i minjve në Kosovë, (e kam parasysh zëdhënësin
e "elefantëve" , (Lutfi Hazirin me kompani), janë duke e shkatërruar çështjen
shqiptare si mos më keq.
Grupi i "Elefantit" titistët, alias rugovistët, janë duke e treguar mirë fytyrën e
vet edhe ne debatet thuaj se nuk ka fare. Pra titistët vazhdojnë vallen e dreqit
duke e sakatosur çështjen shqiptare. Shqetëson fakti se edhe ish -luftëtaret që
formuan partitë tani janë kthyer satelite të ldk-së, me apo pa vetëdije apo thjeshtë
pe¨r interesat e tyre meskine, u bënë shërbëtore të titistëve dhe në fakt po e
vallëzojnë vallen serbe me imponim dhe nëpërmjet lobit serb në Evropë dhe Amerikë.
Dhe, është tejet befasuese dhe njëkohësisht tepër tragjike kur para pak kohesh
Hashim Thaçi në përkujtimin e përvjetorit të rënies të komandant, Ismet Jasharit –
"Kumanovës" , para masës deklaron se ne UÇK-ja e bëmë luftë , bëmë marrëveshjen e
Rambujes, dhe rezolutën 1244 etj, që siç deklaroi: "jam krenar që e kam nënshkruar,
marrëveshjen e Rambujes - Parizit, me ndihmën e Komunitetit ndërkombëtar, (lobit
serb), prandaj deklaroi me pompozitet " e çliruam Kosovën" !!!
Ndërsa njëri ndër komandantët e luftës që ishte më këmbëngulësi që Kosova të
shpallet e Pavarur nga të deleguarit legjitim të Kuvendit të Kosovës siç (mendonte),
ish - komandant "Çeliku" - Fatmir Limaj, agjenturat serbe dhe bitiste i ngritën
akuzë në gjykatën e Hagës. Fatmiri, qëndroi heroikisht para gjykatës së Hagës (Lobit
Serb) por, që kur tani është edhe nënkryetar i Partisë edhe ky deklaron në mënyrë
shumë demagogjike se "ne shqiptarët e bëmë luftën, na që nuk kishim të drejta para
lufte, i fituam dhe tani jemi bërë faktor që prej nesh, serbët kërkojnë të drejta;
kjo deklaratë foshnjore politike njerëzve të mençur u shkakton të qeshura!... Sa
tingëllon kjo retorikë qesharake, kur njerëzit e dëgjojnë këtë demagogji politike;
nuk i ka hije komandant Çelikut kjo demagogji dhe nuk dua të besoj se ai nuk e
kupton pozitën e mjerë që kanë shqiptaret jo vetëm në Kosovë por në Ballkan
përgjithësi. Atje në Shqipërinë e mjerë, Sali Berisha me kompaninë balliste -
zogiste po bënë
kërdi, duke i kënaq orekset shoviniste serbe dhe lojën titiste të LDK-së, gati se
Shqipëria është duke mbetur "një shprehje gjeografike" siç ka deklaruar dikur
Bizmarku gjerman, dikur; Shqipëria, po e humb çdo ditë edhe atë pavarësi që u fitua
me aq mund e sakrifica gjatë shumë dekadash ...
Po ashtu, fatkeqësisht mund të konstatojmë se: sikur rasti i Ramush Haradinajt po
edhe i Fatmir Limës të liruar nga burgu me kushte nga ( lobi serb) zyrtarisht thënë
nga gjykata e Hagës, dhe kjo e vërteton se ne gjykatën e Hagës nuk dënohen krimet
dhe kriminelet , por Pavarësia reale e Kosovës. Pasqyrimin më të mirë mundemi të
shohim në dëshirimin e Organeve kukulla të Lobit serb në Kosovë SH. P.K e cila po
reagon aq ashpër ndaj atyre që kërkojnë pavarësi të plotë, reale, ose të drejtën për
vetëvendosje; Lëvizjen për vetëvendosje të udhëhequr nga Kreshniku i Kosovës,
shqiptari Albin Kurti.
Kjo që them më lart është një e vërtet e hidhur se si titistët pro- serbë në njërën
anë dhe presioni i lobit serb që ne e kuptojmë si politikë të komunitetit
ndërkombëtar kanë has në rezistencë të vendosur popullore dhe kjo rezistencë do
rritet më tej, dita –ditës! Tani, ka filluar një etapë e re e demaskimit të
planeve armike në bashkëpunim me hienat e tradhtisë! Prandaj, populli nuk duhet të
mashtrohet nga të ashtuquajturit "elefantë" të cilët në fakt janë kthyer në minj që
po përpiqen ta brejnë ardhmërinë e trojeve etnike shqiptare, ata që po përpiqen t´i
hedhin hi sy popullit, e ta riburgosin me atë pavarësi të kushtëzuar që nuk është
asgjë tjetër vetëm autonomi substanciale që e kanë nënshkruar, pehlivanët politikë
në Rambuje dhe në Paris. Kopenhagë, 5. 09.2006
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
AndrewLewis(Guest)12.04.2007 · 04:17 UTC