LETËR E HAPUR DREJTUAR ADEM DEMAÇIT

11.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]LETËR E HAPUR DREJTUAR ADEM DEMAÇIT[/highlight]
                               
Zoti Adem Demaçi, simbol i rezistences, ish idoli im dhe i të gjithë atdhetarëve,
arsyja që po të drejtohem nëpërmes kësaj letre të hapur është intervista që Shkelzen
Gashi e bëri me ju.

Shkruan: Blerim Namani

Zoti Demaçi, intervistën e Shkelzen Gashit të bërë me ju, pasi që e lexova, e
rilexova sërish!Duke mos u besuar syve të mi se çka po lexoj, shikova sërish se me
kënd ka berë ketë intervistë zoti Gashi!Edhe pse nuk është hera e parë që ju jepni
intervista të tilla kundër kombëtare! E pa besuar, por e vertetë, dje ishit simboli
i rezistences kombëtare, idhëtar i bashkimit kombëtar, prej ribashkimit kombëtar
kaluat në pavarësi, prej pavarsisë në Ballkania e kantone! Vallë, shtrohet pyetja ku
do të perfundojnë fantazitë e tua?!
Kjo intervistë m’i freskoi ndjenjat që kisha në kohën kur ju ishit në burg e ne
rinia duke ia dhenë besën njëri-tjetrit se do ta ndjekim rrugën tënde deri në
realizimin e aspiratës sonë shekullore për ribashkim kombëtar.
Prandaj, para se të hyjë më thellë në analizën e intervistës suaj, zoti Demaçi, po i
rikthehem ditëve të rinisë, kur rrugëve të Besianës,unë me shokët dhe shoqet e
idealit, si një fëmijë i vogël që isha në atë kohë, me gurë në duar, para tankëve
serbe duke brohoritur emrin tënd “Adem Demaçi”. Jo, z Demaçi, për ne nuk ka emër të
shenjtë nëse dikush largohet nga rruga kombëtare. Për ne emra të shenjtë janë vetëm
emrat e deshmorëve.
Lavdi Deshmorëve të Kombit!
Për ne emër i shenjtë është emri i Nënës Shqipëri Etnike si edhe hymni dhe flamuri
kombëtar, para të cilit jemi të betuar se tërë jetën do të punojë, veprojë dhe
luftojë për çeshtjen tonë të pa zgjidhur kombëtare, deri në çlirimin dhe ribashkimin
e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Pastaj, me rikujtohet kur dole nga burgu herën e fundit e përgjithmonë, ne kemi
festue lirimin tuaj nga burgu duke shpresuar se tash e kemi një prirës, një
lider,pra,idolin tonë në mesin tonë dhe se do të vazhdojmë rrugën tonë të veshtirë e
me shumë sekrifica drejt ribashkimit kombëtar.
Zoti Demaçi, po të me duhej ta sulmoj një intervistë të ndonje politikani servil,
shqipfolës të cilët me zell po e përkrahun ndarjen e Kosovës dhe po pengojnë
procesin madhor të ribashkimit kombëtar, atë do ta bëja me gjithë deshirë. Por, më
duhet të shkruaj kundër ish idolit tim,këtë e bëjë me dhimbje në zemer. Them me
dhimbje sepse qenka shumë rëndë kur njeriu i idealit të tradhton dhe leshon rrugën
kombëtare. Nuk kam menduar kurrë në jetë se do të detyrohem të shkruaj kundër teje
z.Demaçi. Por,siç u shpreha edhe më heret atë besen që kam dhenë, atë do ta mbajë
deri ne vdekje dhe “rrugën tënde të vjetër “ për ribashkim kombëtar do ta vazhdojë
dhe nga kjo rrugë mund të më largojë vetëm vdekja!
Dhe po betohem se nuk do të leshojë kurrë pe, ashtu siç po vepron ish idoli im i
dikurshëm,Adem Demaçi!
Kurse sa përket ”rrugës tënde të re” për krijimin e projektit Ballkania,pra të një
konfederate me Serbinë dhe Malin e Zi edhe këtu të betohëm se ketë projekt do ta
kundërshtojmë dhe luftojë terë jetën.
Tash po i rikthehem intervistes suaj Zoti Demaçi, ku ndër të tjera thatë :“rruga të
cilën e keni ndjekur për ribashkim kombëtar ishte një fantazi, dhe se t’u deshën 10
vitë ta kuptosh se ishte një vlerësim i gabuar sepse keni shpresuar në ndihmë nga
Rusia e pastaj nga Kina”. Zoti Demaçi, rruga që kemi zgjidhur në atë kohë ka mundur
të jetë e pasukësesshme, por ideja për ribashkim kombëtar nuk ishte e gabuar,
prandaj kjo edhe bëri emrin tënd një simbol të rezistences, kjo të bëri “Nelson
Mendela i Kosovës” dhe u bërë shembull për rininë kosovare dhe mbarë kombëtare.
Dje ishe simbol i rezistencës, kurse sot dëshiron të ua dhurosh serbëve një kanton
serb në Kosove!
Dje ishe simboli i rezistences,kurse sot dëshiron kanton të shqiptarëve në Serbi,
Maqedoni dhe në Mal të Zi!
Zoti Demaçi a mos po dëshiron që ta besh Kosovën, Zvicerr,a?! Me kantone ! Kjo, ide
e “kantoneve” jo vetëm se është kundër kombëtare por edhe jo reale, sepse, p.sh.
Zvicrra është një shtet multietnik i krijuar me dëshirën dhe komprimisin e banorëve
që jetojnë në atë treva për të mbajtur një balancë gjeopolitike në mes të fuqive të
medha gjermane,franceze dhe italiane. Pra, është një lloj komprimisi i këtyre
kombeve.
Serbëve nuk iu takon asnjë kanton në Kosovë dhe kjo fantazi e jueja nuk do të behët
kurrë realitet sepse Kosova dhe pjesët tjera të Shqipërisë që kanë mbetur jashtë
kufijve të Shqipëris londoneze janë si pasojë e pushtimeve dhe kolonizimeve të
dhunshme të shteteve fqinje dhe aprovimeve të këtyre kolonizimeve nga Fuqitë e Mëdha
e jo si komprimis në mes serbëve,maqedonasve,malazezëve, grekëve dhe shqiptarëve.
Te ndalemi edhe pak te “kantonet” e shqiptarëve në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi“.
Zoti Demaçi duke dashur kantone të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi,
Maqedoni dhe në Mal te Zi, po e krahason popullin shqiptar autokton që jeton në ato
treva të veta etnike me kolonizatorët dhe pushtuesit serbë në Kosovë! Dhe kjo është
e padrejtë, sepse Lugina e Presheves, Lugina e Vardarit dhe Malësia e Madhe janë
treva etnike shqiptare të kolonizuera nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe ka
ardhur koha qe të mos ketë më koloni në këtë pjesë të Evropës. Dhe keto treva të
lartpërmendura nuk duhet të kenë asnje lloj “kantoni” por duhet që se bashku me
Kosovën, Çamerinë
dhe Toplicën t‘i ribashkangjitën Nënës Shqipëri. Çdo zgjidhje tjetër e këtyre
problemeve do të jenë të përkohshme dhe nuk do të ketë paqë në Gadishullin Ballkanik
kurrë, përderisa krijohen krijesa artificiale dhe jo natyrore.
Ky është realiteti zoti Demaçi e jo fantazitë e t’ua të ashtuquajtura
“kantone”,”Ballkania”,etj. Dhe me këto deklarata kundër kombëtare iu bashkove me apo
pa vetëdije titistëve të përbetuar siç janë p.sh. Veton Surroi.
Me keqardhje me duhet të konstatoj se me deklaratat e tua  për Ballkani,konfederatë
me Serbin,etj. ju afruat deklaratave të Esat Pashë Toptanit !...
Në “Tribuna de Gjenevë” të 4 shtatorit 1918, ky renegat i kombit, me gjuhën e tij
prej tradhtari, i përgjigjej pyetjes “Sikur të krijohet një konfederatë ballkanike a
do të merrnit ju pjesë në të?: ”S’ka dyshim se po. Unë mendoj se Evropa duhet t’i
bëjë sytë katër para se të lërë vatra me zjarr jo të shuar mirë në gadishull, nga ku
shpërtheu lufta e madhe. Gjëja më e mirë është që Evropa t’ua lërë Ballkanin popujve
ballkanikë”. Dy ditë më vonë, Esat Pashë Toptani, në gazetën “Jeurnal de Geneve”
thelloi tradhtinë: “Me të gjitha fuqitë e mia kam bërë ç’ish e mundur për të
lehtësuar shkuarjen e serbëve drejtë Durrësit dhe kam qenë pikërisht mbi kodrat
përreth qytetit që unë për tri javë rresht kam luftuar bashkë me italianët kundër
austriakëve” dhe plotësonte :“Unë, përkundrazi do mendoja krijimin e konfederatave
të vogla, si ajo e Zvicrës”, duke aluduar për federatë serbo-shqiptare.Burim ky nga
libri“Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare”të Shaban Brahës(f.247).Vallë, si
është mundur, z. Demaçi të keni të njëjtën retorikë si Esat Pashë Toptani, 88 vjet
më parë?!
Vetë ideja për krijimin e një shteti “kosovar”, duke formuar kështu një “komb
kosovar” me një flamur dhe hymn kombëtar kosovar, çka Z.Demaçi e përkrah, janë ide
të vjetëra titiste. Dhe vetëm shovenistët sllavo-grekë patën urrejtje ndaj
simboleve të shenjta të Shqiptarisë siç janë flamuri dhe hymni dhe gjatë tërë
historisë, bënë gjithçka vetëm e vetëm të na i zhdukin këto simbole kombëtare në të
cilat krenohet çdo shqipëtar.Kombët, hymne, flamujt, etj. këto nuk krijohen sepse
dikush dëshiron, por këto lindën shekuj e shekuj më parë.Shteti i pavarur
“kosovar”do të ishte një krijes artificiale e ngjajshme me krijesen po ashtu
arificiale të “Republikës
së Mirditës”të viteve të para pas marrjes së pavarësis së Shqipëris,projekt ky i
realizuar nga disa agjentë të Serbisë!
Zoti Demaçi, ish idoli im në intervistë me Shkelzën Gashin ndër të tjera deklararove
: “Edhe po që se Kosova e fiton pavarësinë, unë do të jem idhëtar i projektit
Ballkania! Po çka po të duhet konfederata me Serbinë e Malin e Zi o Ademo! Dhe me
pastaj shtuat në intervistë se: “Duhet të lidhemi me Serbinë dhe Malin e Zi, që të
iu tregojmë atyre se nuk mbajmë inati, etj”!
“Me Shqipërinë s’ka kuptim Ballkania se ata nuk na kanë vrarë kurse me Serbinë ka
kuptim se ata na kanë vra dhe na kanë masakrue”.Këto fjalë rrjedhen nga goja e
juaj, Zoti Demaçi! A thua po dashka për të vra dhe masakruar dikush që të
bashkohesh me të! Zoti Demaçi, kjo deklaratë sa është kundër kombëtare, është edhe
aq qesharake. Ke bërë pikësepari vetvetën qesharak, ke ofenduar rëndë shokët me të
cilet ke punuar për bashkim kombëtar, ke ofenduar familjet e dëshmorëve të cilët
nuk dhanë bijët e bijat e tyre për konfederatë me Serbinë, ke ofenduar të gjithë
atdhetarët dhe çdo shqiptar në rruzullin tokësor e posaçerisht ke ofenduar emrin
tënd dhe ke lëshuar rastin që të hysh në librat
e shenjta të historisë sonë të lavdishme si një simbol i rezistencës dhe simbol i
ribashkimit kombëtar.
“Ne mund të bashkohemi me Shqipërinë, por atëherë dalin kundersharët tonë e thonë:
ja, ne iu kemi thenë se po krijohet Shqipëria e madhe”! Shif mendjen e lehtë të
zotit Demaçi! Na qenka kjo një arsye që ne të heqim dorë nga bashkimi kombëtar! Të
nderuar lexues ”ne duhet të heqim dorë nga ajo çka na takon vetëm qe të paraqitemi
si një popull që nuk mbajmë inati, se nuk jemi hakmarrësa dhe se nuk jemi
destruktiv” kështu deklaroi zoti Adem Demaçi, i cili si duket kurrë nuk është
ndalur për të menduar pse armiqtë e Nënës Shqipëri, qofshin ata
serbo-sllavo-maqedonasit, qofshin grekët,nuk u paraqitën kurrë gjatë terë historisë
të tillë, pra liridashes e jo gjakpirësa.

Zoti Demaçi në intervist thua: “se ke lexuar shumë në kohen kur ke qenë në burg”, a
thua vallë ke mesuar diqka nga ai lexim?!!
Siç duket asgje! Përkundrazi,ke humbur frymën kombëtare. Konstatoj kështu sepse: po
të kishe kuptuar Rusin siç thua, do të kishe kuptuar se çdo krijesë artificiale nuk
ka jetë të gjatë. Kjo ndodhi edhe me vetë Bashkimin e Republikave Socialiste
Sovjetike(BRSS), kjo ndodhi me ish Jugosllavinë dhe kjo do të ndodhë edhe me
Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë, sepse edhe këto janë krijesa
artificiale,të shtrira ndër të tjera edhe mbi kurrizin e popullit shqiptar. Prandaj,
edhe ”Ballkania”,pra konfederata e jote me Serbinë dhe Malin e Zi do të jetë e
pajetëshme ,ashtu siç ishte e pajetëshme edhe federata “serbo-shqiptare”e Esat Pashë
Toptanit!
“Fati ia zgjat dorën guximtarit” me ketë fjal të urtë popullore nga Sami Frasheri,po
e përfundoj këtë letër të hapur Z.Demaçi.Atdhetarët do ta vazhdojmë rrugën, punën
dhe luftën për ribashkim kombëtar me guximtari edhe pa ty. Ju leshuat rrugën
kombëtare,prandaj,ndal edhe fantazitë e tua dhe deklaratat kundër kombëtare të cilat
i sherbejnë vetëm armiqëve të Nënës Shqipëri.

Vdekje projektit Ballkania!
Rroftë Shqipëria e Ribashkuar!

Holandë,9 shtator 2006