Një ngjarje e vërtetë
U martova me një djalë të ri, nuk ekzistonte si ai në këtë botë asnjëherë, asnjëherë. Pas dy muajve më tregoi se e donte një tjetër dhe se e donte më shumë se mua dhe se është shumë e bukur dhe tërheqëse, e këndshme.
U mendova, kujtova një kohë të shkurtë pastaj e pyeta. A e donë ma shumë se mua? Tha: “Po, e dua ma shumë se ty”. I thashe: “O i dashuri im, shko dhe martohu me atë vajzë, ngase gëzimi yt është gëzim im, hareja jote është hare e imja. Mu përgjigj se nuk më mjafton pasuria për ta martuar atë vajzë. I thashe: “Merre arin tim të cilin e posedoj, shite pastaj martohu me atë vajzë, të cilën e do".
Refuzonte ta pranonte këtë duke më thënë se ndoshta do të nevoitën ndonjë ditë oj e dashura ime. Por, un këmbëngulja, vendosshmëria dhe insistimi im bëri që ta pranojë dhuratën time. I mori dhe i shiti pastaj udhëtoi për të kërkuar të dashurën e tij. Më la mua edhe pse nuk kishte shumë që ishim martuar.
Kaloi një muaj … dy muaj... një vit... dy vite... tre vite…, kurse i dashuri, burri im nuk më vizitonte. Më tregonte përmes telefonit e më thonte se është i preokupuar me punë dhe nuk mundet të vijë në vizitë.
Përmallohesha për të folur me të, veshi im gëzoheshte, kënaqeshte kur i dëgjoja ato fjalë të tija të bukura, zëri i tij i ëmbël e qetësonte veshin dhe trupin tim. Ndonjëherë kalonte një muaj e të mos me thërras në telefon.
Kur më fliste në telefon, ndjeja sikur e gjithë bota të jetë në duar të mija. I fshihja lotët e mija dhe zërin e dridhur, për të treguar se nuk mërzitem dhe brengosem, e unë flisja e lotët rrjedhnin ne faqet e mija, zëri ndikohet nga gjurma e pikëllimit. E fshihja vajin në brendësin time, e kisha mbyllur rënkimin e ofshanë në katër muret e zemrës sime kurse zemra copëtoheshte nga përmallimi. Andaj tregohesha e fortë kështu që mos ta mërzis burrin tim.
Shpesh herë dëgjoja tjerët duke thënë: -Vallë, çfarë burri është ai, i cili e lë gruan e vet të porsa të martuar dhe shkon për të kërkuar një tjetër??
-Vallë çfarë gruaje është ajo, e cila e shet arin e saj për ta martuar burrin e vetë? -Po befasohem, çuditem me ju të dy…!!! Eh, kur dikush e do dikënd dhe ia mbush zemrën me dashuri ai do të sakrifikojë çdo send për të dashurinë e tij.
-“Dua të flas me zonjushen Heja”!
-“Po, unë jam Heja”.
Zëri i largët:
-“Unë jam një vëlla nga Çeçenia bën durim dhe shpreso në shpërblimin e Allahut se burri yt ka ra shehid pas një lufte të ashpër me rusët në Ceçeni. Bën durim oj motër dhe shpreso në shpërblimin e Allahut!!!”
E mbajta vetën dhe i thashë: “Elhamdulilah, Falënderimi i takon All-llahut, e mbylla telefonin dhe më kaploj një gjendje histerike, më kaploi vaji, pikëllimi e gëzimi dhe në të njëjtën kohë, u trishtua edhe nëna ime.
-“Heja...Heja! Ç’ke? Kush ishte në telefon? Nuk kisha mundësi të flisja, vajtoja dhe qeshja. Më përqafoi nëna ime duke më thënë të lutem Heja më trego ç’ka ndodhur. I tregova nënës time për lajmin dhe shkova në dhomën time duke i thënë asaj:
-“Nëna ime, kush don të vijë të më përgëzojë le të urdhërojë e kush vjen në ngushëllime, mos të futet në dhomën time...Falenderoj Allahun qe nuk erdhën vetëm se një pakicë e vogël, të cilët mundesh ti numërosh në gishta. O burri im! Më në fund e gjete të dashurën dhe loçkën e zemrës.
O burri im! Po futesh dhëndër, po martohesh me shtatëdhjetë e dy hyri (gra te xhenetit) të gjitha më të bukura se Heja, më të vlefshme se Heja dhe me të këndshme se Heja.
Ah o burri im! Kisha dëshirë të dija gjendjen tënde në mesin e atyre hyrive të bukura dhe të këndshme. A thua e ke harruar Hejen?! Kurrë nuk besoj se e ke harruar, unë asnjëherë nuk të kam harruar. Do të mbetesh në zemrën time përgjithmonë. Tre vite kam shijuar të hidhurën e ndarjes dhe nuk i kam zbukuruar sytë duke të shikuar. Por, i jap shpresë vetës se do të shikoj në xhenet el-firdevs,inshallah. I dashuri im, ti je trim shehid, ke lënë shtëpinë tënde të mirë e bukur qe të jetosh në malet dhe shpellat e Çeçenisë dhe nën reshjet e plumbave dhe granatave. E le gruan tënde te re që te flesh në borë dhe hëndeqe. Nga kjo gjendje po me copëtohet zemra dhe po me rrjedhin lot sytë e mi.”
O burri im! Ishe burrë me vyrtyte të larta, të preokuponte fati i këtij umeti dhe u shqetësoheshe për muslimanët.
Urime Xhenetin! Ta përgëzoj xhennetin!
Urime e përgëzime në shoqërimin e të dashurit tonë Muhamedin !
Rrugë të mbarë burri im... Amin!
<< zemer_mira >>
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
laureta(Guest)05.10.2006 · 10:58 UTC
Nuk me mori kurre me ne tel.as une ate.Ai vazhdon jeten e tij dhe une timen.
PS.Jetoj shume e lumtur me njeriun qe kam prane tani.