" GJERMANIA E VOGËL "  NË BALLKAN   &nbs

03.09.2006 · Bekim Rexhepi(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

" GJERMANIA E VOGËL "  NË BALLKAN

Brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman

Beki m REXHEPI

     Prej 01 Shtatorit administrata ndërkombëtare në Kosovë do të udhëheqet nga dy gjermanë, në vendet më kyqe. Joackim Ryker në postin e kryeadministratorit të UNMIK-ut, dhe Roland Kather në postin e gjeneralit të trupave nderkombëtare të KFOR-it. Është rastësi apo hera e parë që këto dy poste vijnë në diktatin e një vendi, dhe më shumë se kaq duket se Kosova është shëndërruar tani  në një Gjermani të vogël politike në Ballkan.[ch8206]
     Derisa nuk pritet një koëzgjatje me një adaptim të ri, të stafit politik ndërkombëtar në Kosovë, pakkush mund te shpreh brengosje në mosvazhdimësinë e negociatave edhe pse ato janë me plotë probleme teknike-politike. Ndryshimi i stafit ndërkombëtar nuk do të ngadalsoi ritmin e zhvillimeve të këtyre negociatave sepse ato janë nisur më qëllim që të arrihet një marrveshje mes palëve, para se te shkohet në imponim te marrveshjesë. Këto negociata padyshim kanë kosto te lartë dhe pak a shumë ka qasje në to sepse ato siç dihet tashmë menagjohen nga grupi i kontaktit, i cili siç dihet nuk jap llogari, por në fakt kërkon llogari nga pjesmarrësit negociues, te cilët gjithësesi duhet të janë te vetdijshëm.      Ndofta gjatë këti administrimi gjerman të Kosovës do të mund të ndodhi "veprimi politik" i përcaktimit të statusit politik të Kosovës me "pavarsi" dhe ky akt do te mund të jetë edhe një vendimi historik, pasi që Gjermania ka merrë roli më garantues në vendimet politike Evropiane.
     Kosova është problem Evropian, i tillë ka kenë, por neglizhenca dhe paaftësia e institucioneve evropiane ndaj problemit të Kosovës, e ka rënditur atë në problem ndërkombëtar. Kosova akoma pjesërisht mbetet problem nderkombëtar sepse disa institucione nderkombëtare nu e kanë përfunduar misionin e tyre, janë akoma në funksionet politik.
Por, funksioni i institucioneve ndërkombëtare po e zbresin barrën e vet tek ato evropiane më qëllim të përmbylljes se misionit të vet, duke marrë misone të tjera në vatrat ekrizave në lindje.  Për këtë tërheqje nuk ka mëdyshje, sepse janë më te qarta implikimet e politikës evropiane, rreth problemit të Kosovës, dhe synimi i fundit për futje në gjirin e vendeve integruse të BE-së.
     Nuk mund të anashkalojmë edhe skepticizmin e shumë refugjatve shqiptarve që janë kthyer nga Gjermania gjatë luftës, të cilët asaj kohe metën mes dy zonave: te interesit të Gjermanisë që sa më parë ti largoj refugjatët kosovarë [ch8206]( me përjashtime te atyktushme) dhe interseit te regjimit serb që këtyre njerzëve t'a shtoi më shumën dhunën sistematike. Pra skepticizmi për stafin gjerman duket i pranishëm, por duhet forcuar bindjen se brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman.

shtator 06
www.bekimbeu.de