Të ndarë nga lufta, takohen pas 64 vjetësh

03.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Dashuri

Të ndarë nga lufta, takohen pas 64 vjetësh
31.08.06 at 19:31:55     Të ndarë nga lufta, takohen pas 64 vjetësh  
 

64 vjet pa patur asnjë lajm nga njëri-tjetri. Pas 62 vjetësh më në fund takimi. Florence dhe Joe Buzalewski nuk arritën t’u besonin syve , kur të dy arritën të kuptojnë kush ishin në azilin ku jetonin. 91 vjeç ajo dhe 82 vjeç ai, të dy të moshuarit u ndanë përfundimiht nga njëri-tjetri nga lufta.
U panë për herë të fundit në vitin 1942, kur ai futur në forcat ushtarake amerikanë u nisë për të luftuar në Japoni . Nganjëherë fati bashkon atë që njeriu ndan. Florance dhe Joe e festuan takimin e tyre më një tortë të ofruar nga shtëpia e pushimit ku ata jetojnë
 

Papagalli gabon emrin, gruaja dëbon burrin nga shtëpia
 

Për faj të një fjale të gabuar të papagallit një burrë është dëbuar nga shtëpia nga gruaja e tij. Ky episod kurjoz ka ndodhur në Fraiburg, në Gjermani ku Frank Kicker iu desh të bënte gati bagazhet dhe të linte shtëpinë sepse papagalli përsëriste pa pushuar me tonin e tij të zërit emrin e një gruaje tjetër. Sipas zonjës Petra Ficker papagalli duke përsëritur gjithmonë ato që thoshte burri i saj kishtë nxjerrë emri e dashnores së burrit.
Gruaja ka treguar se papagalli përsëriste gjithmoë më tonin e burrit të saj frazat e zakonshme si ‘ Të dua shumë e dashur’.
Kohët e fundit papagalli përsëriste gjithmonë fjalën ‘Uta’. Gruaja nga dyshimi kërkoi prova të tjera të tradhëtisë, duke gjetur konfirmim në 2 bileta avjoni në emër të burrit të saj për një udhëtim romantik në Paris.
 
KUR DASHURIA HARXHOHET!
 

Edhe kur më s'ka arsye partnerët tashmë të distancuar nga dashuria për njëri tjetrin, me veten fjalosen rreth asaj se kush e ka filluar i pari! Kur s'ka me dashuri, të irriton prekja e partnerit. Tashmë diçka të shtyn të ndërrosh gjërat që kanë qenë urë lidhëse me partnerin, madje qoftë ajo edhe ndërrimi i adresës se e-mail. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me njeriun e huaj për ju! Në anën tjetër në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara e juaj apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ua tërheq vëmendjen. Nëse tashmë vëreni këto shenja në vete apo te partneri, duhet të filloni të mendoni se koha është që të zgjidhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive. Natyrisht se asnjëherë nuk është keq të shpëtoni një lidhje me personin që dikur për ju ka qenë gjithçka, por në anën tjetër nuk e vlen të mundoheni nëse tashmë ndiheni të paralizuar në atë lidhje.  

Si të organzoni ndarjen nga partneri

1. Zhdukja e qetë

Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harroj apo do të gjej dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, smundeni të dilni etj. Kështu bëni gjithçka që me partnerin tuaj ta mbani distancën. Nuk përgjigjeni në telefon, e ndërroni numrin etj. Duhet të kihet parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurta, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.

2. Ndarja sy më sy

Shumë psikologë pajtohen se mënyra më e mire e ndarjes është kur të ulet çifti sy më sy dhe qetë, por me vendosmëri i sqarohet partnerit se nuk keni asgjë personale, mirëpo problemi është se lidhja nuk funksionon. Lamtumirë, dhe mos lini ura prapa vetes. Kjo është mënyra më e mirë për ta liruar edhe partnerin.

3. Gënjeshtrat

Është zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mire se realiteti i hidhur. P.sh është më mire të shpikni diçka dhe të thuani se: " kam gjetur d**e
tjetër dhe dua të jem me të" se ta thoni të vertetën e hidhur:" më me dëshirë do të flija në stallë se sa të dy sërish me ty në shtrat". Nëse përcaktoheni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptoj se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "nuk jam i gatshëm të obligohem", apo "dua të përcaktohem për karierë në punë". Shumë vështirë e ka partneri që të mos i pranoj këto arsyetime.  

Pranoji të metat e trupit tënd
Të arrish të jetosh në paqe me trupin dhe me të metat e tij është një hap shumë i rëndësishëm për të kaluar në disponibilitet të plotë seksual.  
Kështu thonë psikologët dhe këtë ata e bazojnë në studime të gjata dhe profesionale që janë bërë gjatë kalimit të viteve. Por natyrisht, një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë. Shqetësimi që shumë femra kanë për të metat e trupit të tyre dhe për faktin se ato nuk janë të përsosura, shpesh e bllokojnë trurin e tyre dhe nuk i ndihmon ato të jenë plotësisht të qeta gjatë aktit seksual. Zgjidhja është e thjeshtë: Nëse partneri juaj ka vendosur të bëjë seks me ju, atëherë ai nuk i shikon dhe nuk i konsideron fare të metat e trupit tuaj. Po ju, pse duhet të mendoni për to?  
 
I dën uar për të mbajtur dashnorin e gruas së tij
 

Zbulon se nuk është i ati biologjik i djalit dhe divorcohet. Por gjykata e dënon në mbajtjen e gjithë familjes. Ndodhi në Saskatchewan, një qytezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burri ishte i bindur se ishte i ati natyral i fëmijës së lindur nga e fejuara e tij dhe vendosi të martohej. Mbas disa kohësh burri zbuloi me anën e testit të AND-së se fëmija i lindur nuk ishte i tij por i shokut të tij të ngushtë.
Natyrisht , para kësaj surprize jo të këndshme vendos që të divorcohet. Mbas divorcit gruaja ishte martuar me të atin e vërtetë të fëmijës.
Cdo gjë mirë kur gjithçka mbaron mirë, do të thotë dikush në këtë pikë.
Mund të ishte edhe kështu nëse pak ditë më parë një gjykatë amerikane nuk do të jepte një vendim në bazë të së cilës mbajtja e familjes së re do të binte mbi shpatullat e tij.
Gjithçka mbaron jo mirë për të shkretin, i cili zbuloi tradhëtinë e ish gruas së tij.

Të marrësh komandën në krevat
 
Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: thuajë të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t'i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm

Pas seksit, gjumë
Është një prej atyre që bien në letargji pas lodhjes së ëmbël të seksit? Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje dhe gjumë po prisje që tani të mbështesje kokën në gjoksin e tij dhe ai të të ledhatonte duke të thënë fjalë të ëmbla. Por ai po bën një gjumë të thellë sikur ti të mos ekzistoje. Rri e qetë. Kjo nuk do të thotë që është i pandjeshëm. I gjithë faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit të tij: pas një faze të shkurtër pushimi, të jesh e sigurt se do të jetë më në formë se më parë!

I papërmbajtshëm
Nëse gjatë marrëdhënies seksuale veprimet e tij janë shumë të eksituara, me një ritëm të ndryshëm nga ai i ëmbli dhe sensuali, ndoshta nuk është shenjë e një dëshire të papërmbajtur, por e kundërta. Mund të ndodhë që nëse ai ul ritmin, mund të rrezikojë të humbasë ereksionin: në një rast të tillë një vizitë tek seksologu nuk do të ishte keq. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me të tuat dhe fillo të bësh dashuri në një pozicion që të lejon të drejtosh ritmin, ndoshta duke që ndruar sipër tij. Kjo gjë do t'i pëlqejë shumë.  

I egër
Disa meshkuj transformohen në krevat, humbasin çdo vetëpërmbajtje dhe shenjë respekti, bëhen të egër në veprime dhe në fjalë. Nëse partneri yt sillet kështu, është seksualisht i papjekur dhe ka mbetur në idenë e agresivitetit të seksit, i nënkuptuar si nënshtrim i femrës. Provo t'i mësosh se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike. Tregoi se ti je edhe e dashura e tij, përveçse thjesht një femër me të cilën mund të ndjesh kënaqësi. Nëse nuk e kap menjëherë idenë dhe ti nuk e pëlqen stilin e tij, atëherë është momenti për të ndryshuar ajër.  

Nuk ndryshon kurrë!
Në kuptimin që i pëlqen gjithmonë i njëjti pozicion. Mund të jetë një mashkull shumë i ëmbël, i dashur, i ndjeshëm dhe pasionant, por ka shumë pak fantazi brenda dhe jashtë shtratit. Nëse në jetën e përditshme është tip shumë interesant, është pasiguria që e frenon në krevat. I frikësohet mendimit të të pasurit eksperienca zhgënjyese nëse ndërron mënyrën dhe zakonet me të cilat ai është mësuar. Binde! Thuaji që është një partner fantastik dhe propozoi të bëni dashuri në vende të ndryshme jashtë dhomës së gjumit. Në këtë mënyrë ai do të jetë i detyruar t'i përshtatet vendit që keni zgjedhur dhe do të ndryshojë pozicionin, duke u çliruar edhe nga pasiguritë që mund të ketë ndjerë. Lamtumirë monotoni!