Thënje shkrimtarësh

03.09.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aforizma

Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri

Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund
t'u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri

Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari

Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
Kenedi


Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane


Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke


Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne


Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku


Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci


Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu  
atij.
Burkhardi

Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski

Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi

Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i
dua dy atdhe.
Stendali

Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke

Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi

Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri

Durimi është nëna e të mirës.
Servantesi

Kush nuk është i gatshëm të durojë, të mos lindë me gëzim.
Shopenhaueri

Sa të varfër janë ata që s'kanë durim.
Shekspiri


Njeriu pa durim është si llampa pa vajguri.
Segovin


Të  
gjithë ne kemi fuqi të mjaftueshme t'i durojmë problemet e huaja.
Beketi


Megjithatë, ekziston kufiri kur durimi pushon së qënuri virtyt.
Burke


Durimi është shkathtësia e të shpresuarit.
Vovenargu

Vjen dita.
Homeri


Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti
thahen si bima pa ujë.
S.Frashëri


Te liria s'arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata.
Qosja


Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk
është edhe çështje private.
Markuzeu


Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet.
Filipsi


Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë.
Petëfi


Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë .
Kanti


Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri,  
e të mos konsiderohesh i lirë.
Gëte


Në qoftë se edhe një mijë herë bie, provo të ngrihesh edhe një herë.
Lao Ce


Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie.
Uashingtoni


Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë.
Ruzvelti


Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën.
Bjemsoni


Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar.
Heminguei


Nuk ka veprim më jorentabël se lufta.
Çerçilli


Paqja është koha kur djemtë varrosin etërit, kurse lufta kur etërit varrosin djemtë.
Herodoti


Më mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë.
Hegeli


Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
N.Veqilharxhi


Për njeriun mund të mos ketë  
rrugëdalje në histori, për popullin rrugëdalje ka gjithmonë.
Qosja,


Njerëzit vdesin, populli është i pavdekshëm.
Xoxa


Perëndia s'do ta ndryshojë dot gjendjen e vështirë të një populli përderisa ai
popull të mos ndryshojë vetveten.
Kurani


Populli është i madh kur jep njerëz të mëdhenj.
Duhameli


Populli, gjithsesi, është më i madh se Zoti.
Ataturku


Kombi që humb vetëdijen për të kalurën e tij, gradualisht humb edhe "veten" e tij.
Kundem


Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron
godina.
S.Frashëri


E dua aq shumë popullin tim saqë mund të jem nacionalist.
Kamy


Heshtja e popullit është vërejtje për mbretin.
Mirabo


Zemra e një burrështeti duhet të jetë në kokë.
Bondparti


Udhëheqësi nuk duhet të vrasë tigrin me  
duar, ai duhet të gjejë mjete për ta mbytur atë.
Konfuçi


Kur mbretin e ha lëkura, populli patjetër duhet të kruhet.
Hajne


Atje ku nuk ka dele edhe dhia quhet princeshë.
Gandi


Po ta marrë mbreti një vezë nga fshatari, ministrat e tij do të rrëmbejnë të gjitha
pulat e katundit.
Saadi


Më shumë vlen një armatë gomarësh me luanin në krye, se sa një armatë luajsh me
gomarin në krye.
Bonaparti


Ku nuk ka tigër edhe lepuri mund të bëhet sundimtar.
Konfuçi


Duhet t'i frkësohemi atij, të cilit i frikësohen njerëzit.
Lao Ce


Mbi ujkun e ngordhur edhe delet kërcejnë.
Servantesi


Dhjetë dervishë te varfër në një qilim flejnë për bukuri, kurse dy mbretër nuk i ze
një mbretëri.
Saadi