Shyqyr Zotit

31.08.2006 · Skënder Limani(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Shyqyr Zotit

Televizioni, ose televizori, është pjesë mediale, pjesë e arsimimit të përgjithshëm. Shpesh përdoret një shprehje e gabuar që njihet si mas media ose media masive. Naivët janë ata që zakonisht përdorin këtë shprehje, sepse kuadri i vjetër komunist gjithmonë ka paraparë që jo të gjitha shtresat e shoqërisë të jenë të informuara, përkatësisht, të arsimuara. Në demokraci, sidomos atë Amerikane, në një vend të lirë, mas media do të thotë e kundërta. Pra, askush nuk guxon të mbetet mbrapa në arsimim. Andaj edhe roli i mediave në përgjithësi, i televizorit në veçanti, ka bërë që të jetë pjesë e arsimimit të përgjithshëm.

Kushtet ekonomike të zhvillimit të një vendi zakonisht përcaktojnë, veç tjerash, edhe zhvillimin arsimor të vendit. Dhe e kundërta. Arsimimi në demokraci kushton shumë. Shpesh pa arsye. Zakonisht bizneset, pra, biznesmenët, kanë ngritur koston e arsimimit duke parë që arsimimi në fakt është nevoj për zhvillimin shoqëror në kushte të demokracisë. Pra, qëllimi i biznesmenëve është fitimi i parave, të hollave, sesa në fakt arsimimi.

Ajo çka në fakt dua të them është zhvillimi medial në Shqipëri, viteve të fundit. Deri vonë, Kosova arsimimin e vet e ka trajtuar si “çështje kombëtare”. Vështirësia e arsimimit të masave të gjera popullore kosovare kinëse si ndikim i “pushtuesve” të huaj ka bërë që arsimimi në Kosovë asnjëherë të mos jetë i kënaqshëm. E vetmja formë/mënyrë/rrugë e arsimimit ka qenë Libri. Natyrisht, për ata që kanë ditur shkrim-lexim. Në kuptimin matematikor kjo i bjen afër 3 përqind e popullatës së përgjithshme kosovare.  

Por sot, sidomos në Shqipëri, është televizori që luan këtë rol. Televizori në Shqipëri luan rolin e mësuesit të Gjuhës Shqipe, matematikës, fizikës, gjeografisë, pra, luan rolin e një mësimdhënësi të shkencave shoqërore dhe natyrore. Të gjitha këto përmes prodhimit medial Amerikan.

Për shkak të mjedisit medial dhe arsimor të çoroditur në Kosovë, shumë shtëpi, familje në Kosovë, kanë instaluar rrjetin kabllovik ose kanë blerë antena satelitore digjitale, veç tjerash, për të plotësuar nevojën njerëzore për informim të saktë dhe të duhur. Vlen të përmendet fakti politik në Shqipëri. Ajo çfarë po ndodhë në Shqipëri është një dinamizëm i zhvillimit politik dhe ekonomik. Lajmet nga Shqipëria na tregojnë këtë, në mënyrë të tërthortë. E kur të krahasohet kjo me situatën politike në Kosovë, menjëherë të shfaqet realiteti në Kosovë: sterilitet politik dhe ekonomik. Të gjithë “politikanët” kanë përmbushur nevojat personale, e tash nuk mbetet asgjë për të bërë veçse për t’u integruar në Evropë.    

Kushdo që të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, duhet ta ketë parasysh që shërbimet mediale që vijnë nga Shqipëria, të arrijnë çdo familje, kudo në Kosovë. Veç tjerash, për arsye arsimore.

Arsimimi në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë i rregulluar/zhvilluar. Gjithmonë ka qenë privilegj i fëmijëve të komunistëve, sot ministrave dhe i biznesmenëve. Ne të tjerët kemi qenë të tepërt, të panevojshëm. Kemi qenë klasa tjetër e ulët shoqërore. Ajo klasë që s’ka nevoj të arsimohet. E sot më shumë shikohemi si mundësi që të na vjelin paratë kur regjistrojmë ndonjë fakultet. Që në fillim jemi të gjykuar që asnjëherë asnjë fakultet të Universitetit të Prishtinës të mos mbarojmë asnjëherë, pa marr parasysh aftësitë tona intelektuale. A thua, do të jetë gjithmonë kështu?

Shyqyr Zotit që kemi Shqipërinë dhe Amërikën sepse të tjerët nuk ka nevojiten.  

Skënder Limani