LETËR E HAPUR DREJTUAR LËVIZJES VETËVENDOSJE! DHE
Shkruan : Blerim Namani
Pasiqë në të njëjtën kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE!, në krye me politikologun e
shquar Albin Kurti, është bërë mburrje, krenari dhe shpresë e kombit shqiptar,
njësitë speciale të Sherbimit Policor të Kosovë(SHPK) janë bëre turp i kombit,
vendosa që nëpërmes kësaj letre të hapur t’iu drejtohem Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe
SHPK-së, kështu siç vijon me poshtë:
NJË RRUGË E DY PUNË
Nën moton “një rrugë e dy punë “si një shprehje e vjetër popullore, vendosa që
nëpërmes kësaj letre të hapur, t’i “kryej dy punë”, pikë së pari të përkrahu
fuqimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe të fuqizoj të drejten tonë për VETËVENDOSJE ,
kurse juve pjesëtarë të njësive speciale të SHPK-së,t’iu terheq vërejtjen për dhunën
që po ushtroni kundër këtyre flakatarvë lirie, sa nuk është bëre vonë.
DREJTUAR LËVIZJES VETËVENDOSJE!:
Të dashur vëllëzer e motra të idealit, aktivistë të Levizjës VETËVENDOSJE!, nëpërmes
kësaj letre të hapur, ju përgezoj për punën që jeni duke e berë për atdhe, për
luften e juaj paqësore kundër padrejtësive që po i behën popullit Kosovës, për
aksionet dhe protestat që i organizoni dhe të cilat çdo here janë të qëlluara,
kundër decentralizimit, kundër negociatave,etj.
Popullit shqiptar po i mohohet e drejta më themelore në botën e qytetruar, pra e
drejta e VETËVENDOSJES. Ju, jeni ata të cilët jo vetem me fjalë, por edhe me vepra
po dëshmoheni dhe jeni të vendosur që ta percjellni amanetin e dëshmorve deri në
fund, për luftë deri në çlirimin dhe ribashkimin e kombit tonë. Prandaj, nëpërmes
kësaj letre të hapur fuqimisht ju përkrahu.
Ju lumtë!!
DREJTUAR NJËSIVE SPECIALE TË SHERBIMIT POLICOR TË KOSOVËS(SHPK):
Ju, pjestarë të njësive speciale të SHPK-së, në stilin e UDB-së(pa harruar të ceku
se jo të gjithë policet janë të këqinj dhe vegla ose piunët e UDB-së), po përdorni
dhunë ndaj djemëve e vashave tona, vëllëzerve e motrave, bijëve i bijave më të mira
të kombit tonë, ndaj këtyre flakatarëve lirie, të cilët gjithmonë me sjellje
shëmbullore, paqësore, duke përdorur trupat e tyre, pa dhunë, po shprehun revoltë të
drejtë, për padrejtësitë që po i behën popullit të Kosovës,e ju po vërsuleni si
bisha të egra ndaj tyre. Në vend se edhe ju të rradhiteni në rradhet e kesaj lëvizje
paqësore e të ngritni zërin kundër ndarjes së Kosovës, ju de fakto po e përkrahni
dhe po ndihmoni klasen politike shqipfolëse, të cilët të prirë
nga i dërguari i OKB-së,kryenegociatori (lexo:kryeserbi) Mati Ahtisari, kanë
vendosur që nëpërmes decentralizimit dhe krijimit të shumë komunave serbe ta ndajnë
Kosovën, politikë të cilen bashkësia ndërkombëtare e ndoqi edhe në Bosnje duke
krijuar një republikë serbe atje. Zoti Ahtisari para ca ditësh deklaroi :”se populli
serb është fajtor” Vini re këtij të pabesi, edhe pse e di të vertetën se kushë është
fajtor, prapë kërkon komprimisem dhe kërkon nga negociatorët shqiptarë që të bëjnë
lëshime edhe më shumë!
Ju, njësitë speciale të SHPK-së, këtë dhunë e përdorni” pa qëllim” si duket! Këtë e
bëni sigurisht se brengosni që personeli i jonë mjeksor, me përvojë për t’i shëruar
plagët e marrura nga dhuna, po e harron profesionin!Ju sigurisht brengoseni se
rrugët tona të mësuara që mbi to të përdoret dhunë e pa mëshirëshme, nuk mund të
jetojnë pa dhunë!
Veprat tregojnë se ju,njësit speciale të SHBK-së ,nuk brengoseni për asgje!
Revolta e popullit po merrë përmasa çdo herë e më të medha, prandaj është momenti i
fundit që ju zotërinjë të njësive speciale të SHPK-së, të mos përdorni dhunë dhe të
mos pengoni aktivistet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në punën e tyre, por që edhe ju të
deklaroheni kundër decentralizimit, ndarjes së Kosovës dhe kundër negociatave dhe të
kërkoni atë që e kërkon edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, pra që popullit të Kosovës t’i
pranohet ajo çka e meriton -VETEVENDOSJA.
Jeni edhe ju banorë të Kosovës, apo jo?!Atëherë edhe ju duhet t’i dilni haku tokës
që na rriti, tokës të cilën gjatë tërë historis e ujitëm me gjak për pavarsinë e
Shqiperisë, e pas pavarsisë së Shqipërisë londoneze për bashkim me nënëloken
Shqipëri Ju lutëm si shqiptar,si vëlla, si atdhetar,si të duani po ju lutem, mos e
shkelni gjakun e dëshmorve sepse amaneti i tyre është për ne i përjetshëm dhe
revolta e popullit mund të merrë përmasa të mëdha me pasoja të paparashikueshme dhe
them me tërë bindjen se ajo revoltë do t’i gëlltitë të gjithë ata të cilët po
mundohen dhe përkrahun me servilizëm ndarjen e Kosovës edhe ashtu të ngushtë, të
ndarë dhe copëtuar.
Dhuna e mbjellë dhunë! Prandaj, t’i themi ndal dhunës dhe ndal veprimeve kundër
kombëtare!
Holandë,28 qershor 2006