Turpi i kombit shpallet qytetar nderi i Prishtinës
Gjëra që ndodhin kryesisht te shqiptarët dhe me shqiptarët. Njeriu që e
veshi në zi Shqipërinë Londineze për shumë vite dhe që u angazhua me tërë
qenien kundër synimeve çlirimtare të pjesës së robëruar të Shqipërisë, Sali
Berisha, u shpallë "qytetar nderi" i Prishtinës. Shpalljen e bënë
bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e Berishës (të njohur për
kolaboracionizmin e tyre), titistët e Kosovës, të shndërruar në rugovistë.
Jeta dhe veprimtaria e Berishës është e njohur mirë për shqiptarët, por edhe
më mirë nga të huajtë, që e sollën në jetën politike dhe në pushtet. Meqë,
sot është shpallur "qytetar nderi" i Prishtinës na takon t'ua sjellim
ndërmend bashkëkombësve tanë bëmat e këtij njeriu primitiv.
Me sa duket ky njeri, i "gatuar" dhe i vendosur në pushtet nga ata që më së
paku ia duan të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ka ndërmend të heq
dorë nga qëllimet e tij antishqiptare dhe shkatrrimtare. E tërë veprimtaria
e tij "politike" mund të përmblidhet në nocionet "banditizëm", "vandalizëm"
dhe "rrugaqëri". Ky njeri i tërbuar, ky tiran i verbuar nga lakmia e tij për
pushtet e shkatërroi shtetin shqiptar dhe ekonominë e tij në vitin 1992, kur
çështja e Kosovës arriti pikën e vlimit, ndërsa në vitin 1997, kur në Kosovë
sapo kishte nisur Lufta Antipushtuese Çlirimtare, Berisha për pak e çoi
vendin në luftë qytetare, kurse në vitin 1998, kur populli shqiptar po matej
për jetë a vdekje me fashizmin serb, ky tiran kolaboracionist, në
bashkëpunim të ngushtë me Ibarhim Rugovën dhe kolaboracionistët e tij,
organizoi grushtshtet dhe u përpoq edhe njëherë të shkaktonte atë që nuk
ndodhi kurrë ndër shqiptarët, luftën qytetare... Që nga rikthimi i tij në
pushtet, tirani Berisha dhe partia e tij po merren me "Zogun e Zi" në vend
se të merren me hallet e shumëta të popullit dhe vendit. Ky njeri, që për
turpin e shqiptarëve po quhet "kryeministër", saherë që fletë për Kosovën në
qendër të deklaratave të tij e ve pakicën serbe... A e kupton ky farë
antidemokrati dhe antishqiptari se pakicën serbe po e mbron me të gjitha
mjetet dhe format Serbia, po e mbrojnë edhe Rusia, Franca, Italia e Greqia?
Apo ndoshta po ka hall se ato nuk po munden ta mbrojnë pakicën serbe sa e si
duhet? Çështja shqiptare dhe shqiptarët e Shqipërisë së pushtuar e të
copëtuar për te nuk janë çështje për diskutim dhe angazhim... Por, nga
njeriu që e veshi shtetin shqiptar në zi, që e solli Janullatosin dhe
Greqinë në Shqipërinë Londineze, që e njohu pa as më të voglin kusht
"Maqedoninë" në vitin 1992, etj. nuk pritet gjë e mirë... Ky njeri edhe sot
me politikën e tij vandaliste dhe primitive po përpiqet t'i godasë
institucionet e pavarura të shtetit (Prokurorinë...), t'i zhvlerësojë ato,
dhe në fund, si dikur, ta rrënojë tërësisht autoritetin e shtetit... Nëse
sot këtë punë po e bënë më me marifet duhet t'i falenderohemi faktit që nuk
i fitoi vetë zgjedhjet (është në koalicion) dhe mbikëqyrjes së rreptë
ndërkombëtare (veçmas asaj amerikane), nga njëra anë, dhe faktit që opozita
sot është aq e fuqishme sa ta mbajë në fre këtë tiran, nga ana tjetër.
Këshilli bashkiak i Prishtinës, i kryesuar nga rugovisti i mjerë, Ismet
Beqiri, sot shpalli Sali Berishën "qytetar nderi" të këtij qyteti! Qyteti
shqiptar, Prishtina, e udhëhequr nga baballarët titistë të rugovistëve të
sotëm ka pas shpallur "qytetarë nderi" edhe shumë udhëheqës e politikanë nga
radhët e pushtuesve sllavë dhe kolaboracionistë shqiptarë të kalibrit të
Rugovës e të Berishës... Ky njeri, që quhet Sali Berisha, bashkë me Rugovën
dhe sejmenët e tyre mund të jenë dhe do të jenë vetëm turpi i Prishtinës dhe
i mbarë kombit shqiptar. Këta do të jenë faqja më e zezë e historisë
shqiptare. Jam i bindur se as Esat Pashë Toptani, Zogolli, Sinan Hasani, Ali
Shukriu, Rrahman Morina, Azem Vllasi, e të tjerë si këta, nuk do të mund të
maten me ta nëse do të organizohejë një "garë" për vendin e parë në faqen më
të nxirë të historisë shqiptare...
Kastriot Vishi
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
gusta(Guest)17.06.2006 · 14:07 UTC
Idriz Morina, 75 vjeç, Hajredin Haliti, 77, Ajdin Ademaj, 72, Rasim Morina, 74 dhe Shefki Ebiballari, 75, qysh në ora tetë e mëngjesit kanë zënë vendet para hyrjes në [ch8220]Pallatin e bardhë[ch8221] në Prizren, ku rreth orës 13.00 pritet të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
dëshmon se raspekti i tij është më i madhë se sa broqkollina jote në form artikulli.
shih foton: http://www.kosovapress.com/