DEMONSTATAT POPULLORE PO SHTYPEN ME DHUNË SI KURDO
DEMONSTATAT POPULLORE PO SHTYPEN ME DHUNË SI KURDOHERË...
Demonstratat e 8-9 qershorit në Prishtinë të organizuara nga Levizja
Vetvendosje e përkrahur edhe nga disa shoqta dhe organizata demokratike
përparimtare e çlirimtare patën jehonë të madhe si në aspektin kombëtar dhe
ndërkombtar.
Në fakt kjo Lëvizje shqiptare ka me muaj të tërë që është duke e demaskuar
Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe misionin e saj në Kosovë, (UNMIKU-n).
Në mënyrë faktike e kanë paraqitur lakuriqe politkën kolonialiste të
UNMIKUT, si politikë kundër-shqiptare dhe shumë pro-serbe.
Por për fat të keq politikajtë shqipfolës në institucionet e Kosovës,
"kukulla" të formuara nga administrata ndërkombëtare, si parlamenti qeveria
etj, nuk u treguan as kësaj radhe në nivel të gjendjes së duhur: ata lejuan
që bijtë e bijat e Kosovës Kreshnike të shqelmohen pamëshirë, sikur në kohët
e errëta të krajlëve të Serbisë, për më keq se kjo u bë nga e ashtuquajtura
polici e Kosovës, (shqipfolëse) e cila i vuri në zbatim urdhërat e
liderucave të saj!
Demonstrata e qershorit qe e organizuar fort mirë; aty mbajtën fjalime fort
të arsyeshme me një patos kombëtar, sic ishte ai i udhëheqësit të saj, Albin
Kurti, simboli i rezsitencës shqiptare, Adem Demaçi, i vetmi parlamentar i
Kosovës, Emrush Xhemaili...
Ata, në fjalimet e tyre e treguan të vërtetën e hidhur për Kosovën dhe
shqiptarët.
Duke e parë se demonstratat po zgjeroheshin dhe po merrnin hov, duke e ndier
rrezikun se populli po i përkrahte, ato mund të vazhdonin me ditë të tëra
UNMIK-u, si organizatë kundër-demokratike e urdhëroi SH.P.K. dhe forcat
tjera policore të ndërhynin dhe t´i ndalonin ato me dhunë!
Policia e përdori dhunën egërsisht, ndaj demonstruesve paqësorë që kishin
dalë me kërkesa shumë të drejta dhe të qarta që: Kosovës t i njihet e drejta
për vetëvendosje.
Kjo e drejtë ka më tepër se një shekull që i mohohet kombit shqiptar që të
vendosë vet për fatin e vet - deklaroi atdhetari Albin Kurti.
Kërkesave popullore UNMIK-u dhe qeveria iu përgjigj me arrestime të
pjesëmarrësve: më teper se 90-të veta u arrestuan, më tepër se gjysma e
Kryesisë së Levizjes Vetvëndosje.
Mbi 30-të veprimtarë të arrestuar kërkuan ndihmë mjeksore ndërsa të tjerët
filluan në burg aksionin e nisur me kohë që të bojkotohen prodhimet serbe.
Dhe, më 14 qershor 2006, marrim informacion se të burgosurit kan filluar
grevë urie.
Jehona e demonstrave e detyroi Kryeadministratorin e UNMIK-ut, të jep
dorëheqe si pretekst se i duhet shkoj t`i ruaj fëmijt në SH B A.
Pra, Peterseni veproi si paraardhësit e tij : danezi H. Hakerupi dhe
finlandezi, H.Hollkeri ky i dyti dha dorëheqje mbas demonstratave të marsit
2004.
Simpas gazetës "Informacion" të datës 13 qershor 2006, shkruan: "
S.Pederseni ka dhënë dorëheqje prej presionit të disa organizatave shqiptare
që muajt e fundit është në rritje dhe se kërkojnë të drejtën për
vetëvendosje një ndër ato edhe demonstarta popullore që u zhvillua më datë
8 qeshor 2006, nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurtit" -
Citohet exsperti i për Ballakanin, Tue Magnussen, demonstrat paqësore u
shpërnadanë me dhunë ku mbi 80 veta janë arrestuar dhe lideri i saj, Albin
Kurti,shkruan e përditshëmja daneze informarion.
Por, si në demonstatat e Marsit 2004 po edhe tani kjo e qershorit 2006
Kryeadministratorëve ndërkombëtarë po iu krisë "bomba" e orës së historisë
shqiptare, prandaj, po detyrohen të ikun nga Kosova hallemadhe.
Por, kjo s´mjafton, sepse nuk zgjidhet problemi i Kosovës me ikje dhe
zëvendësime Kryeadministratorësh!
Po të ishin në nivelin e duhur moral kombëtar dhe politik, do të duhej të
jepnin dorëheqëje edhe Kryeminsitri i Kosovës, Agim Çeku, Kryetari i
parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, pse jo edhe Kryepolici i Kosovës,
Sheremet Ahmeti, sepse para syve të tyre (apo edhe me urdhërat e tyre) u
maltertua dhe u përgjak rinia heroike e Kosovës.
Deri kur nuk do t´ju prishet rehatia e "shqiptarëve të ndershëm", që i pat
shpallur S. Miullosheviqi, ata të cilët edhe sot janë në parlamentin dhe
qeverinë e Kosovës?!
Kopenhagë, 16 qershor 2006