LISTA E VULLNETAREVE CETNIK NE VERI TE KOSOVES...
EKSKLUZIVE NGA GAZETA “EPOKA E RE”:
LISTA E VULLNETARËVE SERB QË JANE DISLOKUAR N Ë VERI TË KOSOVËS E DETYROJ Ë KRYEADMINISTRATORIN PETERSEN TË LARGOHET PARA KOHE NGA KOSOVA !!!
Prishtinë/16.06.2006
Askush nuk e mohon: Njësite paraushtarake dhe ushtarake të Qeverisë së Serbisë kanë shkelur ne territorin e Kosovës dhe e kanë situatën në kontroll në veri. Disa nga ata qarkullojnë në uniforma të SHPK-së, disa në veshje civile, disa në uniforma të kamufluara. Ata kanë imponuar shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në tre komunat e veriut të Kosovës dhe, në këtë frymë sillen të gjithë serbët, deri te Ura e Ibrit.
Disa politikanë serbë të Kosovës thonë se radikalizmi serb i dëmton interesat serbe në Kosovë, ndërsa ka të tjerë që thanë e thonë se shoqëria shumetnike në Kosovë është një iluzion.
Luftë? Me kënd do të luftonin këto trupa të Koshtunicës? Qeveria e Kosovës, së cilës komunat e banuara me serbë ia shpallën mosnjohjen, nuk ka asnjë kontroll përtej Urës së Ibrit, asnjë Qeveri e Kosovës nuk e pati asnjëherë pas luftës. KFOR dhe Unmik kanë trupat e tyre matanë, por nuk kanë parë gjë për alarm. Bashkëjetojnë në qetësi.
Në të vërtetë, lista që e keni sot në gazetë është ajo që e bëri Petersenin të ndërrojë mendjen për qëndrim të mëtejmë në Kosovë dhe të deklarojë përfundimin e qëndrimit të tij në detyrën e përfaqësuesit të Kofi Ananit në Kosovë. Ai e ka në tavolinë këtë listë! Pavarësisht se çfarë janë sot përshtypjet për z.Petersen, për të mirë a për të keq, nësë shihet si dashamir i Kosovës apo dashamir i mafiokracisë të cilën e instaloi më thellë në institucionet e Kosovës, të gjithë do ta mbajmë në mend për një fakt: ai nuk qe në gjendje të ballafaqohet me asnjë situatë që ia prish CV-në. Peterseni, duke dashur të ruajë qetësinë dhe të quhet vetë i suksesshëm, miratoi, në emër të demokracisë, çfarëdo pakoje zyrtarësh në krye të shtyllave të pushtetit në Kosovë. Dhe, bashkëpunoi me ta. Në anën tjetër, Peterseni, po ashtu, ka lejuar të vijë situata deri këtu: komunat serbe në prag të shpalljes së ndarjes nga Kosova! Ka lejuar që një ditë në tavolinë ta ketë këtë listë vullnetarësh serbë dhe po kjo listë të përcaktojë qëndrimin e tij apo largimin nga Kosova. Ky zgjodhi të dytën. Me arsyetimin e dikurshëm të Hans Haekkerupit: don t’i kthehet familjes! Në të vërtetë, z.Petersen, i miri a i keqi, duke dashur të jetë vetja e tij, ai që nuk ballafaqohet me asnjë konflikt sepse mund t’ia dëmtojë imazhin për ndonjë post më interesant në të ardhmen nën petkun e OKB-së, sa për interesin personal, është treguar shumë i mençur: nuk ka dashur që t’i ndodhë ajo që i pat ngjarë Holkerit: dorëheqja pas ngjarjeve të 17 marsit 2004.
Këtë listë paramilitarësh dhe militarësh, është afër mendsh që ta ketë, së paku, edhe kryeministri i Kosovës, të marrë nga burime perëndimore apo nga vetë z.Petersen.
Lajmet e reja nuk flasin për gjë tjetër, pos për mundësinë që kundërpeshë të bëhet Presheva e Bujanovci me fshatrat shqiptare të Medvegjës. Presidenti i vendit që po noton për CV të mirë dhe ai dhe fut kokën si struci në zallë, ky president i paaftë, kryeministri i Kosovës dhe opozita e depozituar në konton e huaj, nuk kanë pse t’ia fshehin Kosovës gjendjen shumë të rëndë në veri. Kështu siç po punojnë, në momente vërtet vendimtare, vështirë se nuk do të marrin lista të reja të vullnetarëve serbë që, s’është larg mendsh, duke ngrënë do ta rrisin oreksin mbi hartën e Kosovës.
Heshtja e zyrtarëve të Kosovës është shumë e rrezikshme për Kosovën. Miratimi i burgosjeve politike po aq.
Fshehja e realitetit është më e rrezikshmja! Shumë nga ata zyrtarë nuk e duan Kosovën! Shumë prej tyre e duan Kosovën shumë më pak sesa këta vullnetarë serbë që e kontrollojnë një pjesë të territorit tonë në veri! Janë po këta që kanë kryer gjenocid në Kosovë!
_________
klikoni më poshtë që t´i rikujtoni
përmasat e disa masakrave(në disa vendbanime shqiptare) në foto….!
Masakra e Reçakut:
http://www.alb-net.com/kcc/recak.htm
Masakra në Abri të Epërme:
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm
Masakra Lybeniqit:
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/lybeniq.htm
Masakra e Prekazit:
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/prekaz.htm
Masakra e Rogovës:
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/rugove.htm
__________
Regjistri i luftëtarëve të njësitit vullnetar të Kosovës - Toplicës
Vullnetarët e luftës së re
Shtabi:
Komandant - Kapiten Ratko Zeçeviq, Prokuple
Zv.Kom. - Kapiten Kl1 Mile Miletiq, Prishtinë
Kreu i Shtabit - kapiten Dragan Damjanoviq, Prishtinë
Zëvendësshef i shtabit operativ - Kapiten Aleksander Xhorxheviq, Prokuple
Anëtarët e tjerë të Shtabit
Kapiten Radun Dabizhleviq, Prokuple
Komandant Radovan Curçiq, Prokuple
Oficer i Shërbimit Kapiten Milorad Zarkoviq, Prishtinë
Shef Operativ N/Kolonel Stevan Marinkoviq, Prishtinë
Referent i informimit Katerina Axhançiq, Prishtinë
GRUPI 1, NJËSITI 1
Komandant Zhelko Niniq, Prishtinë - Fushë Kosovë
Zv/Kom. Tomo Krastiq, Prishtinë - F/K
Anëtarë
Branko Bojiq, Prishtinë F/K
Novica Milosheviq, Prishtinë - F/K
Sinisha Blagiq, Prishtinë
Gordana Stojmenovska
Bozho Miletiq, Prishtinë - F/K
Mishko Kovaçeviq, Prishtinë - F/K
Zoran Vukadinoviq, Prishtinë -F/K
Milovan Filipoviq, Prishtinë - F/K
Grupi 1, Njësiti 2
Komandant Bozhidar Andriq, Prishtinë
Anëtarë:
Momir Agjelkoviq
Vidan Slavkoviq
Milorad Jovanoviq
Stanislav Kolariç
Milorad Slavkoviq
Damir Kolariç
Boshko Jugoviq, Prishtinë
Ilija Jugoviq
Predrag Jugoviq
Zhivorad Cvetkoviq
Branislav Niçkeviq
Grupi 1, Njësiti 3
Komandant Dragutin Saviq, Lipjan
Anëtarë:
Milosh Laliç
Dejan Lasiç
Slavisha Stoliç
Momçillo Vujoviq
Milan Dimkiç
Goran Kostiç
Nebojan Dabelkoviq
Lubisha Mihajloviq
Grupi 1, Njësiti 4
Komandant Branko Avramoviq, Prishtinë
Zvenko Jovanoviq
Slobodan Samarxhiç
Dragan Mihajloviq
Zharko Jovanoviq
Mirko Mirkoviq
Veneislav Smiliç
Dragisha Petroviq
Milo Zekoviq
GRUPI 2, Njësiti 1
Komandant grupi Dragan Paviqeviq, Pejë
Komandant i Njësitit 1, Grupi 2- Momo Stijovac, Pejë-Deçan
Dushan Ceroviq
Dragan Xhorxheviq
Mishko Cvetkoviq
Branislav Mihajloviq
Vukoje Joçiq
Dragolub Krasiç
Momo Ivanoviq
Miomir Stojanoviq
Ranko Laban
Branko Ristoviq
Korrier - Zoran Stajiç
Grupi 2, Njësiti 2
Komandant Miodrag Jokiq, Pejë
Slavko Bulatoviq
Pero Martinoviq
Slavolub Mihajloviq
Dragan Gojkoviq
Dragolub Çirkoviq
Dejan Kovaçeviq
Milovan Stepiq, Klinë
Marko Shqekiq, Pejë
Slobodan Obradoviq
Nenad Vujshiç
GRUPI 3, Njësiti 1
Kom Grupi Zhivorad Petroviq, Prokuple
Komandant i Njësitit 1,Grupi 3- Aleksander Vidojkoviq
Dragan Simonoviq
Milovan Kujoviq, Podujevë
Mile Vukashinoviq
Blazho Blagojeviq
Sretan Kuveliç
Srgjan Deniç
Jovica Grujiç
Grupi 3, Njësiti 2
Komandant Slobodan Seferoviq, Prokuple
Sasha Zlatkoviq
Milija Zlatkoviq
Rexhep Plavo, Vushtrri
Momcilo Iliq, Prokuple
Zoran Zhukiq, Kurshumli
Vesna Tamburkova, Shkup
Miloje Kovaçeviq, Prokuple
Tomislav Stevaniviq
Grupi 3, Njësiti 3
Komandant Zvonimir Filipoviq, Gjilan
Radovan Stojkoviq
Aleksander Nikoliç
Nenad Milenkoviq
Zharko Metodijeviq
Srgjan Dunish
Velibor Cvetkoviq
Goran Cvetkoviq
Xhorxhe Simiç
NJËSIA LOGJISTIKE
Komandant Kapiten Ratko Zheçeviq
Intendant Çedomir Vraniq, Graçanicë
Shef armatimi Lubinko Xhorxhaviq
Stanimir Zharkoviq
Slavko Vujoviq, Prishtinë
Danilo Guberiniç
Jordan Mihajloviq