INVALIDIZIMI POLITIKË

12.06.2006 · Bekim Rexhepi(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

INVALIDIZIMI POLITIKË


 BEKIM REXHEPI

     Për ta parë një lojë teatrore më politikë si kjo që kemi aktualisht, nuk besoi se do të ketë më shikues, porse,  për ta komentuar atë, besoi ka shumë, e më shumë zëra!. Ndofta i'a tejkalojnë numërit, sa ka brenda teatri politik i Kosovës. Në fakt, nuk e kam iden për koinçidencë, nëse një teatër i tillë, i ndonjë vendi tjetër, ka po kaq sa ka aktor politik teatri ynë, me (apo ...?) dymilion banor dhe me ( apo ...?) 26 parti politike.
     Se politika ka kenë joshëse gjatë vitetve të fundit, më objektivisht, këtë e dëshmon pjesëmarrja e shqiptarëve në politikë dhe në parti. Madje marrëja me politikë dhe hyrjet në parti janë manifestuar si diç rezultative dhe verbalisht kombëtare. Të tilla rezultate dhe të tilla verbalizëma kombëtarë kanë kenë thelbi i punës dhe ndajvënje e'jonë politike. E gjithë kjo, ka invalidizu politikën tonë dhe e ka mbajtur, mbase rimajtur gjendja e papërspektivë në Kosovë, që realisht i ka dhën shansin e vetëm, që më në fund politika te jetë për ne shumë primare në jetën tonë. Politika është kudo, ku ka sot shqiptar dy bashkë.  
     Gjendja e politike në Kosovë, dhe lojra teatrore më politikë, nuk i kan shërbyer, nuk i kan dhënë siç e kemi ashtu në vendet e tjera; atë të mundshëm, të domosdoshmën, luksin e vet qytetarit për vete, që ay më në fund të jetë, në jetën e përditshme më indifirent me politikën dhe lojërat politike. Kjo atmosferë aluzative nuk ka ndodhur dhe mase nuk ka për të ndodhur, me këta akter politik.
     Për këtë politikë që tashmë e kemi, nuk i mbetet askujt merak nëse ay ka kenë apo nuk ka kenë i kyqur në të, sepse e kemi parë dhe e dimë çfarë ishte, madje secili mund ta komentojmë në mënyrën e vet me gjithë zërin dhe emocionin që faktikish e projekton si  relativitet politik. Në skenën politike të Kosovës, akoma nuk ndihet një renovacion politike, e kamë fjalën për atë përfaqsimin ligjitim, ndërsa duke mos anashkaluar edhe fenomenin e zgjidhjeve te fundit ku pjesëmarrja në to nuk qe masovike, dhe implikacionet e mundshme, të atyre që vendosen ti bojkotojnë zgjidhjet (e organizura nga UNMIK-u dhe te solidarëve te tyre shqiptar të mbledhur nëpër të ashtuquajtura parti e institucione) janë jo për nënçmime sepse ata mund te pozicionohen më në fund në radikalizëm.   Lëvizja [ch8222]Vetëvendosja[ch8220] që mund të quhet edhe lëvizja e Albinit, ka në mision akceptimin e te drejtës politike te shqiptarve për vetëvendosje, duke atakuar dhe sfiduar regjimin tjetër të quajtur UNMIK dhe shembjen e murit 1244, që ngulfat vullnetin e lirë të shqiptarve. Me një pakicë serbe e cila qe vet bashkëfajtore në krime kundër shqiptarve.  Nuk mund të vazhdoj invalidizimi politik, i shqiptarve për shkak te një pakice e cila ka zgjedhur enklavizimin e Kosovës dhe inkriminimin e shqiptarve.

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

gusta(Guest)17.06.2006 · 14:13 UTC

Të tilla rezultate dhe të tilla verbalizëma kombëtarë kanë kenë thelbi i punës dhe ndajvënje e'jonë politike. E gjithë kjo, ka invalidizu politikën tonë dhe e ka mbajtur, mbase rimajtur gjendja e papërspektivë në Kosovë, që realisht i ka dhën shansin e vetëm, që më në fund politika te jetë për ne shumë primare në jetën tonë. Politika është kudo, ku ka sot shqiptar dy bashkë.

këtu i nderuar keni të drejtë,
më pëlqejnë shkrimet e juaja vetëm vazhdoni