RENEGATI PSIKOPAT KADRUSHI DHE LUSTRAXHIU I TIJ KU
Fadil SHYTI
RENEGATI PSIKOPAT KADRUSHI DHE LUSTRAXHIU I TIJ KURRKUSHI!
Nuk munda të heshtë dot pas leximit të kësaj fyerje dhe të këtij sulmi
brutal, që na është bërë ne mërgimtarve, nga zotërinjtë Xhefer Leci dhe
Kadri Osmani-Mani, në Albapress, me datë 06.06.2006 në artikullin me titull
" Përgojimet e shpifjet kundër të ndjerit Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim
Rugova duhet të ndalohen me ligj".
Po të ishte fjala vetëm për mua, as që do të kisha marrë mundim t'i shkruaj
këta rreshta pa dëshiren time sepse , unë tashmë jam mësuar me këso lloj
fyerjesh e sulmesh, e edhe kjo krrokatje e zotërinjëve në fjalë nuk do të
jetë e fundit. Por, në shkrimin e tyre janë sharë e sulmuar edhe shumë të
tjerë, është fjala për nënshkruesit e Peticionit.Dhe, mbase më kishin bërë
"Kryetar" të këtyre "mjeranëve", desha t'i sqaroj gjërat në lidhje me mua,
me të nënshkruarit tjerë të atij Peticioni dhe për përmbajtjen e vet
Peticionit.
Dhe më këtë rast po i drejtohem Kadri Osmanit-Manit-Kadrushit- Manushit,
pasi edhe ai çenka bërë Kryetar i Xhefer apo (Xhafer) Lecushit dhe taborrit
të tij. Unë, nuk mund dhe nuk di të vjellë turpe si ai (Kadrushi ) me Xha
Ferrin por, do të përgjigjem në mënyrë të qetë e pa korrent.
Fillojmë me radhë!
Unë jam Fadil Shyti-dora vet!
Jam Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, i diplomuar në Universitetin e
Prishtinës.
Unë nuk jam fajtor që u bëra Profesor !
Fajin e kanë ata profesorë universitarë që më lejuan mua, të diplomojë në
UP. Sa "budallenjë" paskan qenë ata profesorë universitarë, që më bënë mua
profesor, pa e ditur mirë as Alfabetin. Por, ju mund t'i padisni ata për
këtë vepër "monstruoze" që kanë bërë. Pastaj, kam punuar nja tetë vjetë në
arsimin fillorë, dhe më vjen shumë " keq" që i kam marrë në qafë ato
gjenerata nxënësish që i kam mësuar.
Por, as për këtë nuk kam faj!
Fajin e kanë organet e Ministrisë së Arsimit, që ma besuan ditarin.
Edhe këtu në Suedi ku qëndroj me familje, gabuan organet arsimore suedeze
dhe për dy vjetë rreshtë, më lejuan ta ushtroj profesionin e mësuesit. Edhe
vet po çuditem se si më shkoi kaq gjatë kungulli mbi ujë, i mashtrova te
gjithë këta "budallenjë".
Me shkrime mirrem që në rini. Kam të botuara dy libra një me poezi dhe një
me publicistikë dhe së paku edhe 4 libra të tjera i kam në dorëshkrim.
Sa çudi !
Edhe shtëpitë botuese ishin aq budallaqe saqë m'i botuan librat e mia, falë
shoqërisë jo të shëndoshë siç thotë Kadrush Leci.
Ju tregoheni aq të pakulturë, aq idiotë e aq psikopatë, saqë merreni edhe me
cen-in tim gjuhësor që paskam. Unë jam në gjendje që për këtë fyerje, t'ju
bëj që ta paguani shtrenjtë por, nuk dua ta bëj këtë gjë me pleqë të sëmurë
psiqikisht, kjo le të mbetet në panjerëzinë tuaj!
E falenderoj zotin që së paku nuk më dha trurin tuaj të tharë, se goja pa
tru, veç do të më përjargej , do të vjellte e do t´ më qelbej sikurse
tuajat.
Pasi jemi këtu, dua t'ju përkujtoj disa shembuj; Homeri ka qenë i verbër
por, ishte gjeni, Hasan Prishtina poashtu ishte me cen gjuhësor sikurse edhe
Shaban Polluzha , mirëpo kjo gjë nuk i pengoi ata të bëhëshin atdhetarë të
mëdhenj! Ata, kishin trurin dhe zemrën e nuk ishin si ju , trutharë,
renegatë e psikopatë.
Tani dua t'ua sqaroj juve se kush është Nusja e " huaj "Mona Agrigoraiei.
Ajo është Elena Gjika e ditëve tona. Është shqiptare e denjë që rastësisht
jeton në Rumani, pasi stërgjyshi i saj shqiptar, ishte shpërngulur në atë
kohë në Rumani nga toka shqiptare sikur shumë të tjerë. Keni dëgjuar ju për
Shoqëritë e studentëve dhe veprimtarve Rilindasë në Rumani? Nga atje e ka
burimin edhe Himni i shtetit shqiptar që e shkruajti atdhetari i madh
Asdreni, apo nuk e dini ? Po të isha unë apo ju kaq kohë në dhe të huaj, të
rrethuar nga ujqërit sllavë e diktatura të shumta sikurse familja e saj,do
të ishim asimiluar qysh moti por, ajo kurrën e kurrës nuk e harroi gjakun e
saj. Mona është në diplomim e sipër në Shkencat politike dhe ne atë të
Gjuhës angleze me rezultate të shkëlqyeshme e që ju, vetëm mund t'i merrni
me mend. Ajo veç po përgatitet për studimet pasuniversitare. Edhe për këtë
pyetni e binduni. Ajo i flet dhe i shkruan rrjedhshëm tri gjuhë të huaja;
rumanishten, anglishten dhe gjermanishten, ndërsa ju e dini vetëm gjuhën e
stupcit-serbishten. Ajo e din Historinë, Gjeografinë e Kulturën shqiptare më
mirë se unë, më mirë se ju dhe më mirë se shumë të ashtuquajtur
intelektualë, e të mos flasim për Shkencat Politike. Ajo polemizon dhe e
mbronë kauzën shqiptare në mënyrë të denjë në qarqet intelektuale
propagandistike si në BE poashtu edhe në Amerikë, dhe sa për ilustrim
shikoni vetëm në sajtin; [adresë e fshehur]. Ju mund ta kuptoni vetëm emrin
e saj se, ku merrni vesh ju anglisht të lexoni punimet e saj. Kjo pra është
Mona, që ju nuk i afroheni as deri tek gjuri. Kjo pra është Mona, që me dy
lëvizje ua bën Mat, ju dhe shumicës intelektuale kudo qofshin ata. Kjo pra
është ajo Nusja e "huaj", që ju analfabetët e frustruar e fyeni , e shani me
ato gojë të fëlliqura. Kjo pra është Mona që as ju e as kushdoqoftë tjetër,
nuk mund ta ndalin për të vepruar e për të derdhur djersë, për të mirën e
atdheut të saj dhe tonin, Shqipërinë natyrale. Kjo pra është Elena Gjika e
cila nuk mund të bie pre e askujt e siç thoni ju por, juve ju ka kapur
jashtëqitja politike ldk-iste e nga sikleti nuk dini ku e keni kokën dhe
flisni përqartë.
Për Peticionin e shkruar dhe të nënshkruar, as që ka qenë veç ideja ime. Kjo
ide ka qenë edhe e të nënshkruarve të tjerë dhe bashkë e kemi shkruar, e jo
vetëm unë. Unë e kam dërguar në faqet e internetit dhe pa qëllim (gabimisht)
nga botuesit, është shkruar emri im në krye dhe kjo dukej pastaj sikur unë
jam autori i shkrimit (Peticionit). Dhe ju psikopati Kadri Osmani, bashkë me
llustragjiun tënd Lecin (kur e pashë në fillim ashtu shpejtë Leci, mendova
se mos Leci-Ibrahim Krajkova ka shkruar ndonjë barcoletë) si trutharë e
llapaxhi që jeni, në mënyrë të paskrupullt e me gojë të qelbur keni derdhë
vrerin tuaj , mbi familje të shumta, mbi këta burra që shumica prej tyre
kanë derdhë gjak dhe kanë lënë gjymtyrë në frontet e luftës, kundër
çetnikëve serbë. Të nënshkruarit e Peticionit, janë të "hunit e të
konopit"që e kanë dëshmuar vetën dhe do ta dëshmojnë prap, sa herë që të
jetë nevoja. Dhe ka rrezik që të ndesheni në ndonjërin prej tyre që i ka
"hundët e leshta"e të mos shpëtoni pa ndonjë sherr. Ka të atillë nga ky grup
që sikurse edhe ti Kadri Osmani dikur, janë dergjë burgjeve titiste e
millosheviqiane. Mos mendoni ju o bukëshkalë e kameleonë, se jeni më
shqiptarë se ata!...
Nuk do të them asnjë fjalë për Shqiptar Osekun dhe babën e tij, sepse ata
janë të zotë të përgjigjen vetë ndaj fyerjeve tuaja.Mua më vjen keq për ty
se ku je katandisur, ke kërcyer nga një ekstrem në tjetrin, nga një
revolucionar je kthyer në renegat, pacifist e psikopat. Këtë gjë, nuk di si
ta quaj ndryshe përveç mjerim. A të kujtohet kur ke qenë enverist i madh,
dhe tash hooop më pacifistë se Papa. Si po të vjen bajga e kalit të Trojës
Tito, më e ëmbël se hallva e Enverit? Kush ta sheqerosi o mjeran i
shekullit?!
Nëse vërtetë qenka ashtu, qerasi me të, ata/ato, që mendojnë si ti, se me të
vërtetë ke shumë shokë pacifista e disfatista si puna jote. Ata, si të
verbuar që janë për hatrin tënd ia shtrojnë, s´dinë të refuzojnë, se ashtu
ua la amanet Kryetari i Sabërlive!!...
Ti, që e urrenë, e shanë dhe e sulmon Adem Demaçin-idolin e rezistencës
sonë, askush nuk u ngrit të kërkoj ndalimin e fyerjeve e shpifjeve kundër
tij, me ligj?!
A të kujtohet kur thoshe: shkoi Demaçi në Amerikë he mos u ktheftë kurrë?
A të kujtohet kur më pate thënë në telefon për Ukshin Hotin: mos daltë kurrë
nga burgu-ishte viti 1997. Po fyerjet e shpifjet për H. Hysenin,Thaqin,
Halitin, M.Hysenin etj ?
Çka ishin këto ?
Pra, ti dhe bashkëpuntorët e tu si Xhafa, jeni shpifës, njollosës e çka jo
tjetër, e jo ne që nuk kemi shpifur asgjë por, e kemi thënë të vërtetën.
Unë bashkë me të tjerët, kemi pasë dëshirë shumë ma shumë se ju që, Ibrahim
Rugova të ishte një Lider i vërtetë, një Gand, Mandelë, Havel ose edhe
pejgamber siç thoni ju por, nuk është faji ynë pse ai nuk ishte i tillë.I
tillë mund të jetë për ju por, jo edhe për ne. Prandaj, askush e më së paku
ju të shkalluarit, nuk mund të na e ndaloni fjalën e lirë, mendimin e lirë e
të vërtetë, pa marrë parasyshë se kjo i dhemb dikujt e e bën nervoz. Ne,
kemi cekur vetëm disa dëshmi të pamohueshme të "pejgamberit" tuaj, që për ju
çenkan shpifje e fyerje. Atëherë urdhëroni ju "inetelektualët e mëdhenjë" na
i rrëzoni argumentet tona me kundërargumentet e bindshme tuajat. Ne, as që
na shkon ndërmend të lëvizim asnjë milimetër nga qëndrimi ynë, paçka se
çenkeni mllefosur e nervozuar. Urdhëroni e qiteni Ligjin tuaj sikur në kohën
titiste, që ju e dini mirë se po të flisje edhe në gjumë diçka keq për të,
kalbeshe dru e burg. Dhe që ta dini ju, kanë perënduar ato kohëra të errëta
që juve ju paskan zgjuar nostalgji.
Pra, edhe njëherë po e theksoj se ne nuk kemi pasë dhe as që kemi për
qëllim, ta fyejmë dikend por, thjeshte kemi dalë në përkrahje të Shoqatave
të dala nga lufta sepse, edhe ne mendojmë si ata. Vaj halli për ne, paskemi
bërë "krim" ! Ju kisha këshilluar që t'i lini këto mejhane e të merreni me
pleqërinë tuaj, të bëni ndonjë dua e të luteni për botën tjetër se, as
"pejgamberi" i juaj nuk ju ndihmon dot në ditën e "kiametit" siq thoshin
pleqtë, dhe keni kujdes me zemër se nuk i bëjnë mirë mllefosjet e nervozat.
Hajt zoti ju ruajt!
Ju jeni pleqë të mirë, as bubrrecat nuk i shkelni.
PS: Se desh harrova të ju tregoj për Partinë tonë që kishit bërë pyetje. Po.
Ne i takojmë Partisë së atdheut pra, e duam atdheun pa mjeranë, pa servilë,
pa trutharë, pa llapaxhi, pa psikopatë etj.
POSHTË RENEGATËT!
POSHTË KAMELEONËT!
SHQIPËRIA RIBASHKOHET ME IKJEN E TYRE!
Suedi, 11 qershor 2006
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Ahmet Muriqi(Guest)11.06.2006 · 21:27 UTC
Kush e don ende aq shumë rugovën hajde shkojni te ai atje se e kishte pas ba kosovën zululand të pamvarur...
Ehh mjerana bre shyqyr që jeni mbet pakicë në Kosovë dhe nuk dalloni shumë nga pakicat tjera atje.
Koha punon për Kurtin,Thacin,Ramushin......kurse ju pleqtë e rugovës.AMIN