Skënder Limani

11.06.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Letër publike Vetëvendosjes

Në parim, protestat dhe demonstratat në Kosovë janë të mirëseardhura. Personalisht, i përkrahu. Por duket që demonstrata e Vetëvendosjes nuk është në adrësë të qëlluar, të saktë, të duhur.

Duke mos u thelluar shumë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-un) si dhe duke mos u thelluar shumë në të bëmat e këtij misioni në Kosovë, të bëmat që janë për çdo kritikë të mundshme, është mire, fillimisht, të dihet se pse ekziston Qeveria e Kosovës.  

Dihet çfarë Qeverie kemi sot dhe dihet mirëfilli se çfarë Qeverish kemi pasur deri më sot. Secila Qeveri e Kosovës ishte ose është më e prapambetur se tjetra në secilin aspekt të mundshëm, si intelektual, qeverisës, menaxhues, krijues, etj etj.

Si çdo Qeveri në botë, edhe kjo e jona, parashihet të jetë mekanizëm, mjet, për qeverisjen e banorëve ose qytetarëve të vendit, pra, të Kosovës.

Interesante është se këto qeveritë e tona janë treguar shumë efikas dhe efektiv në qeverisjen dhe menaxhimin e interesave dhe nevojave të veta personale, përkatësisht, në përmbushjen e interesave të tyre personale. Ndërsa, në përmbushjen e interesave dhe nevojave të përgjithshme kombëtare, kanë dështuar.

Shkurt, demonstratat e Vetvendosjes, dhe të kujtëdo tjetër, duhet të kenë adresë Qeverinë e Kosovës. Tendat, pankartat e parullat dhe gjërat e tjera duhet t’i drejtohen ose adresohen Qeverisë së Kosovës.

Nuk dihet ndonjëherë që ky vend, pra, Kosova, të ketë pasur nivel aq të thëllë të korrupsionit, as në kohën e Serbisë ose në ndonjë kohë tjetër. Përpara, historia na ka arsyetuar. Është thënë: kemi qenë nën okupim, të pushtuar. Dhe se të tjerat, me automatizëm, nuk kanë pasur me vlerë.  

Sot, më nuk është kështu. Sido që të jetë, çfarëdo pikëpamje që ofrohet për UNMIK-un, ai megjithatë, nuk është organizatë okupuese në Kosovë. UNMIK-u nuk është asgjë më shumë sesa administratë ndërkombëtare. Personeli i saj është homogjen, i përzier, me njerëz gjithsesi edhe të korruptuar, etj etj. Dua të them që kjo fare nuk është me rëndësi. Sepse këta njerëz kanë ardhur dhe do të shkojnë, një ditë.

Por, çfarë t’i bëhet Qeverisë së Kosovës dhe ministrave të saj? Kush të merret me ta? Kush të kërkoj llogari për aq padrejtësi që po i kushton kjo Qeveri banorëve, përkatësisht, qytetarëve të vet të Kosovës?

Pa marr parasysh perceptimet e ndryshme politike, që këta njerëz, këta ministra, në fakt nuk janë zgjedhur nga populli, këta njerëz megjithatë jetojnë mes nesh. Ata janë kudo. Në kafene pijmë kafe bashkarisht, shikojmë filma bashkërisht, i lexojmë gazetat dhe i përcjellim mediat bashkërisht, fëmijët u shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, etj., etj.

Edhe një herë, përderisa nuk organizohen demonstrata në adresë të duhur, në adresë të Qeverisë së Kosvës, të gjitha janë përpjekje të kota, të dështuara ende pa ja nisur.

Thonë: shikoje veten, para se të fillosh t’i shikosh të tjerët.

Ne duhet t’i kthehemi vetvetes, herët a vonë. Duhet të dalim para pasqyrës dhe të ballafaqohemi me atë që e shohim aty. Sepse aty jemi ne dhe askush tjetër. Atë pasqyr nuk e ka krijuar UNMIK-u ose ndonjë “armik” tjetër, por vet ne, përkatësisht, ata që thirren në ne. E, ata janë ministrat dhe të gjithë zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës.

Skënder Limani      

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Xhemil(Guest)11.06.2006 · 18:19 UTC

I nderuar Skender Limani ti ke të drejt.por nuk e kupton ti se nuk kemi qeveri,kto "qeveruraret tan jan vetm kukulla"në duaret e UNMIKUT,dhe më mer mendja se ti e kupton,ose nuk don të kuptosh.
Ti ke mundesi të të lexosh në www.vetvendosaj.org ose gazeten e LV ku kjart i shpjegojn gjërat.
Ti  e ke të kjart se kjo qeveri eshte  dal nga ai Parlament me ato zgjedhjet me lista të mbillura . dhe që në ter boten quhen antidemokratike.
Por tek na po bejn exsperimete se e han shqiptaret,;ja tani po tallen me Pavarsin her pa sovranitet,her eme kushte,her pavarsi femer e mashkull,dhe ata që ti i qyan Qeveri të bekuar nga titisti me damk Ibrahim Ruguva ,nuk kan as një raport ta kundershtojn që kan qen në dem të shqipatrev.
KOSOV MULTI ETNIKE.
Me sa di un¨åe ti je i Kërcoves,nese nuk gaboj.Multietnike eshte maqedonia me mbi 40% shqiptar dhe jetojn në aparthaid të Cervenkovskit që eshte duke u tall me Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin..Ndërsa Kosova me 95% shqipatr  dhe ata të unmikut e quajn- Kosovooooo multi etnike-.Mjerim apo jo.
I nderuar Forcat nderkombtare kan ardhur në kosov simbas  Marrveshjes së Rambujes ku atje Pelivanat tan e nëshkrujten  Autonomi në kuader të Jugosllavis. Ata kan ardhur t i realizojn ata padrejtsi që i kan ber fuqit e mëdha nda çeshtes shqipatre.dhe pikrishte LV e kupton dhe i lufton ata padrejtsi.