FJALA E RASTIT NË KUVENDIN E PARË TË PËRURIMIT TË
Anëtar i këshillit iniciativ në Tetovë, për themelimin e OVL-së.
FJALA E RASTIT NË KUVENDIN E PARË TË PËRURIMIT TË ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË
LUFTËS SË UÇK-së!
Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, ushtarë dhe eprorë të
UÇK-së, të nderuar pjesëmarrës dhe përfaqësues të mediave elektronike dhe të
shkruara!
Shfritëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të ushtarëve të zonës së Karadakut
t`ju përshëndes nga zemra!
Këtu, në të shumtën e rasteve njerëzit i bashkon sporti, kultura, politika, interesi
ekonomik dhe shumë mënyra të tjera por, këto janë vetëm interesa, neve sot këtu na
ka bashkuar diçka më e madhe, diçka që i përket simbolikës kombëtare, na ka bashkuar
emblema e UÇK-së, vlerën
e saj historike, kurdoherë do ta mbrojë OVL-ja.
SULMET NDAJ NESH!
Fillimisht, ju paralajmëroj se e kam të qartë se do të jemi në shënjestër të sulmeve
nga mediat, zëdhënëse të partive politike për parqitjen tonë.
Por, ne do të përpiqemi që me punë të dëshmohemi para popullit dhe ushtarëve, se ne
nuk kemi dalë të kërkojmë votën për t´u bërë deputetë, ministra, drejtorë dhe nuk do
të ndajmë tendera, por vetëm një punë madhështore do ta bëjmë: do t´i mbrojmë vlerat
kombëtare.
Ne, nuk po organizohemi për ta sulmuar ndonjë parti politike apo ndonjë shoqatë.
Ne, i kemi këto qëllime: do t' ua mundësojmë ushtarëve që të jenë së bashku, pranë
njëri - tjetrit, do t'i mbrojmë nga çdo lloj manipulimi, shtypjeje dhe padrejtësie
që do t´u bëhet e ngado që t´u vijë.
DO T´I KËRKOJMË QË T´NA KTHEHEN DËMET E LUFTËS DHE TË ELIMINOHET SHFRYTËZIMI I EGËR
QË PO U BËHET LUFTËTARËVE!
Ju premtoj se për një kohë shumë të shkurtër, do të dalim me të dhëna shumë të sakta
për dëmet që ju kanë bërë popullit gjatë luftës por, edhe pas luftës luftëtarëve të
lirisë.
Ne, nuk do të lejojmë që tërë kapitalin e luftës ta përvetson "dikush" dhe të vepron
sikur tërë kjo pauri jetë kopshti i tij, kur dihet se ky kopsht është i tërë kombit
i cili duhet të ruhet si sytë e ballit dhe çdo tentim për të na dëmtuar, do të
përballet me rezistencën tonë të fuqishme!
Ata të cilët i keqpërdorën vlerat: gjakun, djersën, e kurbetçarëve do të ndëshkohen
rëndë para kombit!
RAPORTET TONA ME PARTITË POLITIKE:
Ne, nuk jemi kundër partive politike, ne e respektojmë votën e popullit, ne do të
kërkojmë bashkpunim dhe do të jemi në përcjellje të çdo veprimi politik; rezultatet
e tyre natyrisht do të na kënaqin por,ju paralajmërojmë se: çdo veprimtari e tyre
negative do të jet në shënjestrën tonë!
Ne, do ta paraqesim hapur para popullit, çdo veprimtari të tyre kundërshqiptare, që
kjo të dihet nga të gjithë!
Ne, do të jemi shumë të rreptë por, do të jemi shumë të drejtë në korrigjimin e
punëve që do t´i bëjnë politikanët shqiptarë.
Ne, do të bëjmë gjithçka që partitë politike mos t'i lejojmë të manipulojnë me
familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe luftëtarëve të lirisë!
Ju zotërinjë politikanë, këto familje i keni shndërruar në lypsa dhe po manipuloni
me ata si po dëshironi!
Ju politikanë mashtrues, vetëm kur po keni zgjedhje, po i vizitoni ata, pastaj po i
harroni!
Kryetari i SHVL-së, Fazli Veliu i ashtuquajturi dhe i vet-zgjedhuri kryetar i
Veteranëve të Luftës. Asnjiherë nuk e pa të arsyeshme që t'i tubojë ish-ushtarët e
UÇK-së, që t'u jepë mundësi, t'i shprehin mendimet dhe problemet e tyre.
Asnjëherë nuk i mbrojti nga burgosjet, vrasjet, dhe varfëria etj.
Po e pyes zotëriun; kush ta dha ty legjitimitetin të veprosh në emër të popullit dhe
në emër të luftës?
Kërkoj nga kurbetçarët që të kenë kujdes, kujt po ia japin djersën!
Ju, keni arsye të kërkoni llogari për djersën tuaj!
PSE PO I NDANI DËSHMORËT?!
Pse po i ndani dëshmorët sipas orekseve tuaja partiake?!
Po i vlerësoni si heronj të BDI-së, dhe të PDSH-së?!
Familjet e dëshmorëve nuk mund t'i përvetësojë askush, dëshmorët janë të kombit dhe
duhet të mbeten të tillë!
Familjarët e dëshmorëve nuk kanë nevojë që para varrezave të bijëve të tyre vetëm të
recitohen poezi, ata kanë nevojë për buk´ dhe liri!
Ju, zotërinjë partiakë, familjet e dëshmroëve i keni shndërruar në lypsarë, hej zoti
ju vraftë!...
Or vëllezër!
Edhe unë jam anëtar i ngushtë i familjes martire, Zymberi, e cila në luftë i ka
humbur 10 anëtarë dhe 32 jemi plagosur; realiteti është tepër i hidhur për ne, sepse
deri tani askush nga këta "burra" apo liderë partiakë, nuk na vizitoi për të na parë
si e kemi gjendjen, a po mund t´i përballojmë dhembjet për humbjen e më të dashurve
tanë, e pastaj për të tjera plagë jetëore!...
Ata, na vizituan me "bujari" , vetëm kur na u kërkua vota që ta japim për ata...
Ibrahimi, luftëtari dhe prindi i dëshmores Neale Zymberi, babai i dy fëmijëve të
plagosur, njëri prej të cilëve e ka ende copëzën e granatës në trup, ky burrë i
shumëvuajtur qe pesë vjet punon si ofiqar por, ende se ka bile një vendim pune!!!
Vëllaun tim Fekretin, ushtari dhe prindi i dëshmores Valbona Zymberi, pasi është
punësuar as dy ditë punë nuk i bëri, e përjashtuan nga puna, vetëm se nuk është
anëtarë i BDI-së!
Kjo familje, qe pesë vite, po heq si mos më keq nga plagët e reja siç është
papunësia, zhvendosja nga shtëpitë e të parëve etj etj...
Me këtë rast do të shtoja pyetjen: a e meriton kjo familje atdhetare, këtë trajtim
kaq kundërnjerëzor dhe kundërshqiptar?!
Pavarësisht, prej këtyre vuajtjeve, as armiku i jashtëm , as puthadorët e tij, kurrë
nuk mundën as nuk do të mundin të na përkulin, ne përkulemi vetëm përpara zotit,
para dëshmorëve të kombit tonë!
Armiku dhe tradhtarët na i vranë 10 anëtarë, ata menduan gabim, kur menduan se na
zhdukën!
JO!
Sepse, në familjen tonë, pas luftës çlirmtare, na lindën 31 foshnje dhe do të lindin
ende trima e trimëresha për lirinë!
Armiqtë dhe tradhtarët e kombit, u munduan të na zhduknin nga trojet tona!
JO!
Ne, do të jetojmë këtu, PËRJETËSISHT!
Ne, këtu, do të luftojmë kurdoherë për shqiptarizmën tonë të shtrenjtë!
INVALIDËT E LUFTËS:
Invalidëve të luftës u duhet përkujdesje e jo parti!
Le të shkojnë pushtetarët servilë, e të ulen në karrikën e invalidit të luftës së
Emin Ismailit nga katundi Vaksincë, e ta shohin se si është!
E jo, të çirren për demokraci, atje në karrikat e parlamentit e të harrojnë çdo gjë
të bukur e të shenjtë shqiptare!
Për me keq ata puthadorë të të huajve, ende krekosen (thirren) në emrin e Shtabit të
Përgjithshëm të UÇK-së!!!
Turp duhet t´ju vij nga ato që po bëjnë!
USHTARËT:
Gjatë këtyre viteve të "arta" të "lirisë", pra, pas luftës, shumë ushtarë tanë janë
burgosur
pa kurrfarë faji, ata po kalojnë nëpër torturat me çnjerëzore në burgjet sllave të
Idrizovës dhe të Shutkës.
Muret e burgjeve fashiste, janë ngjyrosur me gjakun e ushtarëve të UÇK-së të cilët
janë dënuar me
shumë vite burgje të rënda.
Shumë ushtarë e kanë lëshuar atëdheun për të cilin luftuan, ata ikën jashtë vendit
tonë, vetëm për të siguruar një kafshatë buke, disa kanë rrezikuar, madje shkuan
deri në Irak, të luftojnë,
për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre!
Ftakeqëisa më e madhe qe ajo, kur shumë ushatarë tanë u vranë pabesisht, prapa
shpine dhe ende "dikush" flet në emër të tyre!
Në Çair/ Çane, këto ditë u vranë e u plagosën 8 shqiptarë të pafajshëm dhe ende
"dikush" ka fytyrë e flet për rezultate të arritura!!!
PO BËHEN PADREJTËSI TË MËDHA NË PUNËSIM!
Gjatë këtyre viteve të errëta, njerëzve përparimtarë, po u sillet laku i fortë rreth
fytit:
Pa asnjë kriter, i punësuat "njerëzit" e hurit dhe të konopit- siç thotë populli!
I punësuat, spiunët dhe hajdutët!!!
Ju, zotërinjë partiakë, qe katër vite, nuk ishit të zotët t´ju siguroni bile një
vend pune, ushtarëve të lirisë!
VEPRIMI I OVL-së:
Nuk mundet dhe as që do të lejojmë që UÇK-ja të shndërrohet në parti politike!
Individët janë të lirë secili të veprojë ku të duan në parti politike, por poste
edhe në Shoqatën tonë, edhe në ndonjë parti nuk lejojmë!
Kjo organizatë nuk i takon asnjë partie politike, kjo vepron më vete, kjo do të
bashkëpunojë me gjitha ato subjekte që i kanë për synim t´i mbrojnë vlerat kombëtare
dhe ta bëjnë ribashkimin kombëtar.
Zoti çoftë bashkë me ne dhe i dënoftë të gjithë ata që e shkelën dhe po e shkelin
deri sot, mbi gjakun dhe djersën e UÇK-së!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që u përpoqën dhe luftuan për shqiptarinë!
Tetovë, 29 maj 2006
Komentet e arkivuara (3)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
ABRASHI(Guest)12.06.2006 · 22:32 UTC
Besim Memetaliu(Guest)13.06.2006 · 11:45 UTC
Cdo votë për BDI është votë për shkijet dhe cdo votë për BDI është vrasje për së dyti të dëshmorëve të kombit.
Shqiptarët duhet ti thonë JOOOO me 5 korik ,vazhdimit të tradtisë me BDI dhe me UDBASHAT e shumtë që i kanë në kryesin e tyre dhe ministra të familjesh t udbashëve.¨
Pranoni ngushllimet dhe respektin më të madhë e nderuara familja Zymberi.Ata vdiqën që të jenë heroj të kombit ku do ta kenë vendin e merituar në histori kurse udhëqsit e luftës jetojnë që të vdesin si tradhëtor.
REXHEP(Guest)17.02.2007 · 17:05 UTC
Ju pershendes ju uroje per Fitore te Luftes se UCK.
Pershendes gjithe Veteranet e Uck Rexhepi Bruksel..