Blerim Namani

06.06.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

SHQIPËRIA FAKTOR,SERBIA AKTOR NË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TË KOSOVËS!

Derisa, Shqipëria dëshiron të ruaj paqen në Ballkan, ajo madje interesohet të ketë
paqe edhe në Afganistan dhe Irak, asaj po i kërcnohet paqja e kombit të vete dhe
trojet e saj etnike po i coptohen dita-ditës edhe me shumë.
Derisa, Shqipëria dëshiron që së bashku me tërë Ballkanin perëndimor të integrohet
në Bashkësinë Evropiane, qeveria e saj "demokratike", ka harruar  tërsisht se mbi
gjysma e Shqipërisë jeton ende nën okupimin e pushtuesve sllavo-grekë.
Derisa, Shqiperia dëshiron të jetë faktor në zgjidhjen e problemit të Kosovës,
Serbia është bërë
aktore!Qeveria e Shqipërisë, me këtë politikë që e ndoqi deri tani, dështoi në të
gjitha fushat kombëtare!

Blerim Namani


“Kosova po jep prova se në emër të interesave dhe të së ardhmes evropiane është e
gatshme të harrojë plagët e së kaluarës, me bindjen e përgjithshme për zbatimin e
standarteve demokratike në respektimin dhe integrimin e pakicave kombëtare” deklaroi
presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu,gjatë vizitës në Sofje!
Duke shtuar se shqiptarët nuk e shohin ardhmërinë e tyre tek Shqipëria e Madhe por,
tek integrimi i tyre në Bashkimin Evropian me gjithë rajonin!

Është trishtues fakti kur presidenti i Shqipërisë e quan Shqipërinë e Ribashkuar,
Shqipëria e Madhe! Shqipëria e Ribashkuar nuk është as e madhe e as e vogël, por
është krejtsisht natyrore, është një Shqipëri reale, me popullin e saj autokton në
trevat e veta etnike.

I mjerueshëm është  fakti gjithashtu, kur  mua më duhet t´ia tregoj "gjenezën",
presidentit të Shqipërisë se nga rrjedh termi “Shqipëria e Madhe”!

Termi, “Shqipëria e Madhe”, është sllogan dezinformativ i kulluar, serbët, duke
dashur t´i realizojnë planet e veta pushtuese mbi trevat shqiptare por, edhe ato
boshnjake, kroate e të tjera… dhe të formimit të Serbisë së madhe ua hedhin “fajin”
shqiptarëve, gjoja se ata deshirojnë  ta bëjnë një Shqipëri të Madhe!

Z. Moisiu ka harruar (sigurisht nga pleqëria) se populli i Kosovës nuk i ka harruar
dhe nuk do t´i harron kurrë plagët e së  kaluarës dhe të së djeshmes të cilat  na
lëndojnë
sikur të kenë ndodhur sot!
Do të dëshiroja të pyes tani,  z.Moisiun: si harrohen kaq shpejt plagët  e marra nga
bishat çetnike, si mund të harrohen masakrat dhe gjithë ajo që ndodhi në Kosovë nga
armiku shekullor?!

“Shqipëria e sheh veten jo si aktor, por faktor që mund të ndihmojë në zgjidhjen e
problemit të Kosovës”- tha ndër të tjera presidenti Moisiu, gjate ligjeratës se tij
ne Institutin Diplomatik të Sofjes, duke shtuar se edhe kryeqytetet tjera te rajonit
mund të bëjnë atë.
Është për t´u çuditur fakti se presidenti shqiptar e krahason rolin dhe gjendjen e
Shqipërisë me atë të shteteve fqinje kur është në rend dite zgjidhja e çështjes së
Kosovës.
Dhe, e  harron faktin se Beogradi është bërë aktor direkt në  "zgjidhjen" e
problemit të Kosovës.
Kjo, i është mundësuar ta bëjë më lehtë
të pazgjidhur çështjen , tani kur shqiptarët lejuan të bëjnë negociata me serbët
okupatorë.


Është me rëndësi për t´u  cekur se:  z. Moisiu thotë se "statusin e Kosovës e
vendosin qytetarët e saj", kurse, në të njëjten kohë shprehet se : "Tirana zyrtare e
inkurajon dialogun e nisur midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetsim
ndërkombëtar"!
Nga vet deklarata e tij, z.Moisiu bie në kundërshitm me fajlët e veta, sepse po qe
se qytetaret e Kosovës do të vendosnin vet për fatin e vet dhe statusin e Kosovës,
nuk do të bëheshin fare negociatat me Beogradin, të cilat ai i përkrah! Mjerim
politik, apo jo?!

"Shqipëria e përkrahë përcaktimin e Bashkimit Evropian dhe qëndrimet e Grupit të
Kontaktit që formula bazë për zgjidhjen e problemit të Kosovës të jetë ajo e tri ,
”JO”-ve:
JO, kthim në vitin 1999!
JO,
ndarjes së Kosovës!
JO,  bashkimit të Kosovës me shtetet tjera rreth saj!...
"Kjo formulë përmbanë edhe përgjigjjen direkte, për ata që shprehin frikën e
ndryshimit të kufijëve" -është shprehur Moisiu.

Shtrohet pyetja se ku jeton z.Moisiu?!
Pyes kështu, sepse çdo shqiptar, sot e kupton qartë se:  negociatat po çojnë kah
ndarja e Kosovës dhe këto bisedime po realizohen sipas planit dinak, i cili u
përdorë nga diplomacia botërore edhe në Bosnjë,  nëpërmes krijimit të komunave serbe
dhe duke i lidhur ato në mes veti, duke formuar kështu një entitet serb në Kosovë!
Pra, negociatat do të na kthejnë në vitin 1999, prandaj, pasojat e paparashikuara si
ato të marsit 2004,mund të ngjajnë përsëri!
Pra, ekziston rreziku se mund të ketë gjakderdhje edhe më të mëdha se në vitet 1999
e 2004!

Nëse ndodhë diçka e tillë, pa dyshim barrën e  përgjegjsisë (së paku morale)  do ta
ketë edhe qeveria e Shqipërisë londoneze dhe presidenti i shtetit shqiptar, z Moisiu
i cili në vend se ta ngritë zërin e
arsyes fuqishëm e të mbrojë trevat shqiptare, ai e luan rolin e suflerit, vetëm
dëgjon e shiqon: çka po thonë ndërkombëtarët, si  ata po veprojnë (kundër interesave
tona kobëtare) dhe pastaj vepron njësojë si: aleatët e serbëve, UMNIK-asit,
kolonizatorët e ri që po e varfërojnë Kosovën, të cilët tani janë maskuar me maska
"demokratike" se gjoja kanë ardhur në Kosovë për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe
për ta çliruar popullin tonë nga Serbia.
Këta kinse përpiqen për ta krijuar një ”shtet kosovar” multietnik,në fakt veçse e
pengojnë krijimin e shtetit sovran të Kosovës.
Këtyre zotërinjëve u vijnë përkrahë politikanët servilë të Kosovës, të cilët po e
manipulojnë si mos më keq popullin e Kosovës.
Në fakt këta politikanë mjeranë, janë bërë "pushtues" të stilit të sistemit
monarkist (mbretëror), sepse  vetëm po i ndihmojnë planet  e
ideve serbe për ndarjen e Kosovë, por kjo tani shumë zor të kuptohet nga populli
ynë, sepse po punohet shumë nën rrogoz!
Ata, me negociatat me Serbinë, po pranojnë në heshtje, që t´i dhurojnë Serbisë shumë
komuna të pavarura  dhe të dirigjuara e të kontrolluara nga Serbia, në këtë mënyrë
të ndahet Kosova dhe të mbetet njëherë e përgjithmonë me kokën e shtypur nga kjo.
Me deklaratat e tyre përballë faktorëve ndërkombëtarë, këta politikanë "largpamës",
po e pengojnë fort ribashkimin tonë kombëtar.
Por, tani shqiptarët çdo ditë e  më fort po kthjellohen, ata po  e kuptojnë se
UNMIK-u, qenka një ardhacak mashtrues me ide fashiste, pro-serbe dhe
kundër-demokratike.
Shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë, nga  e drejta e tyre për VETËVENDOSJE, nga e
drejta e tyre që të jetojnë së bashku në  një Shqipëri të
Ribashkuar!

Qeveritarët e Shqipërisë duhet ta kuptojnë se e kanë obligim moral dhe kombëtar, por
edhe institucional, pra, për këtë obligon Kushtetuta e Shqipërisë, ata pa rezerva
t´i mbrojnë intersat tona kombëtare!
Ata, me guxim kërkohet ta ngrisin zërin e arsyes pra, të deklarohen hapur se: Kosova
dhe trevat tjera të okupuara nga ish-Jugosllavia, por edhe Çamëria e okupuar nga
Greqia,  janë treva shqiptare, t´i mbrojnë ineresat e viseve shqiptare jashtë
kufijve të saj, të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të drejtën për VETËVENDOSJE
të kombit shqiptar dhe të kërkojnë që trevat shqiptare t´i ribashkohen Shqipërisë,
me organizimin e një REFERENDUMI gjithëkombëtar.


Z. Moisiu, duhet të kuptoj se vetëm pasi që Shqiperia të ribashkohet mund të
bisedohet për integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkësinë
Evropiane, sepse logjika as drejtësia nuk qëndron aty:  që të ketë bashkim evropian
e në të njejtën kohë të ketë kufi në mes të shqiptarëve, në trevat e tyre etnike, si
dhe në të njejtën kohë te copëtohen egërsisht trevat shqiptare për t´i kënaqur
egozmat okupuese sllave.

Shqipëria londineze, nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj problemit tonë të
pazgjidhur kombëtar pjesë e pashkëputur e të cilit është edhe Kosova heroike!
Shqipëria londineze, do të duhej të ishte aktore e fuqishme e jo spektatore në
dramën e madhe të zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe të viseve të tjera
shqiptare; do të duhej kurdoherë t´u dilte zot (pa harruar të theksoj se këtë e ka
bërë pjesërisht).
Me këtë shkrim,dua ta fuqizoj zërin e arsyes dhe të vigjilencës, sepse ne shqiptarët
liridashës ende kemi shumë për të bërë deri
në realizimin e aspiratave madhore të kombit tonë, për këtë shpresojmë, do ta kemi
ndihmën vëllazërore të Shqipërisë sonë Nënëloke.


Holandë, 31 maj 2006