Mona Agrigoroaiei

06.06.2006 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Shkruan: Mona Agrigoroaiei

Deri kur Shqipëria gjysmake do t’u nënshtrohet “vlerave ballkanomëdha” të paradigmësidealiste në marrëdhëniet e saj me fqinjët kolonialë antishqiptarë sllave e greke?!


“Burri i shtetit duhet të mendojë në terma të interesit kombëtar, i konceptuar si
fuqi midis fuqive të tjera”

Hans Morgenthau
(Politika midis kombeve: Lufta për fuqi dhe paqe)


Në emër të vlerave morale të “multietnicitetit”, “mirëbesimit”, “bashkëjetesës”, dhe
“qëndrueshmërisë” së “Ballkanit Perëndimor”, udhëheqja karrieriste e shtetit të
përgjysmuar shqiptar po gjunjëzohet para kërkesave të fqinjëve kolonizatorë.
Nuk konceptojmë “Ballkanin Perëndimor” si strukturë paraprake tip bllok e nevojshme
për integrimin e shteteve ballkanike në BE, ashtu siç ka qenë në mesin e shekullit
20, në Evropën Perëndimore, organizata e quajtur Shoqata Evropiane për Tregti të
Lirë (SHETL). Ajo ishte krijuar nga Britania e Madhe në kontekstin e domosdoshmërisë
së negociatave të saj me Komunitetin e Qymyrgurit dhe Çelikut (KQÇ) dhe njëkohësisht
si pasoje e tensioneve dhe skepticizmit të saj lidhur me idenë evropiane. Si
hapësirë alternative të KQÇ-së deri në aderimin e shumicës së shteteve (me
përjashtim të Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë), SHETL-ja ishte
bazuar në barazinë e shteteve anëtare e nuk kishte tendenca sunduese
hegjemoniste brenda tij të një shteti të caktuar. Ndërkohë që “Ballkani Perëndimor”
si koncept teorik e praktik, ka qëllime kryesore, krejt të ndryshëm nga SHETL.
1.     Strategjikisht, “Ballkani Perëndimor” u realizua si koncept në momentin kur
shqiptarët janë duke u vetëdijesuar për domosdoshmërinë e ecjes përpara në rrugën
për ribashkim kombëtar, gjë që nuk është në pëlqimin e shteteve kolonialiste
ballkanike. Në këtë kontekst, politikanët shqipfolës së Shqipërisë gjysmake, në
“koncertin multietnik” të Ballkanit Perëndimor, tallet me kombin e vet, duke
vazhduar retorikën
antishqiptare e heqjes dorë nga trojet nën sundimin e kolonizimin sllav, për “të
mirën” e krijimit të hapësirës së përbashkët për bashkëpunim të ndërsjelltë të kësaj
zone
2.     Taktikisht, “vlerat e përbashkëta” të propaganduara, po e lidhin Shqipërinë
gjysmake me prangat e paralizës, për të pranuar në cilësinë e “faktorit” e jo “të
aktorit” (ashtu siç vetë presidenti shqiptar Alfred Moisiu deklaroi kohë më parë)
një Kosovë të ngushtë “të pavarur” me kokën nën Serbi.
3.     “Ballkani Perëndimor” nuk është një hapësirë e përbashkët tregu e nuk është e
bazuar mbi barazia midis shteteve. Shqipëria nuk është e barabartë me shtetet e
tjera. Thënë shkurt e shqip, kjo udhëheqje lejon Serbinë të bëhet hegjemone e
rajonit.
Sjellja krejtësisht kaotike e politikanëve të Shqipërisë londineze përballë aksionit
të përqendruar e të peshuar të qarqeve antishqiptare për rrëzimin, varrosjen e
groposjen e kërkesave të drejta për çlirim dhe ribashkim të trojeve të veta
shqiptare jep theks një politike sipas teorisë idealiste që nëpërkëmb interesin
kombëtar shqiptar. Mungon te faktori i politikës ditore një strategji kombëtare për
trajtimin koherent dhe zgjidhjen e problemeve specifike mbarëshqiptare, sepse nuk
respektohet tradita politike e mirëfilltë kombëtare, që nga Rilindja Shqiptare e
deri më tutje.
Çka është më e keqe, as aktet e përcaktimet juridike të shtetit shqiptar nuk
respektohen. Në vrapimin e tyre për pushtet, politikanët shqipfolës “harrojnë”
krejtësisht se në aktin më themelor të Shqipërisë, po shkruhet me shkronja të arta
të vullnetit të popullit, se Kushtetuta është e krijuar “... me aspiratën e popullit
për identitet dhe bashkim kombëtar”. Dhe “harrojnë” se legjitimitet kanë vetëm nëse
përmbushën pritjet e popullit, vetëm nëse nuk e nënçmojnë dhe punojnë vetëm e vetëm
për të.

Jemi i mendimit, njëkohësisht me përfaqësuesi i shkollës neorealiste të mendimit në
teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, Hans Morgenthau,  se “burri i shtetit duhet
të mendojë në terma të interesit kombëtar, i konceptuar si fuqi midis fuqive të
tjera”. Interesi kombëtar shqiptar ka dy dimensione: politika e brendshme dhe të
jashtme, ashtu si të shteteve të tjera të botës.
Për shkak të ndarjes dhe copëtimit të trojeve shqiptare, politika e brendshme të
Shqipërisë duhet të ketë dy linja të përgjithshme:
1.     Qeverisja e mirëfilltë e gjysmë-shtetit shqiptar në fushën politike,
ekonomike, shoqërore, kulturore etj.;
2.     Veprimtaria aktive për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit fqinjë,
duke dhënë fund sundimit të tyre.
Pika e dytë lidhet logjikisht edhe me vijat e përgjithshme të politikës së jashtme
të Republikës së Shqipërisë.
1.     Ndjenja e inferioritetit ndaj Beogradit, Shkupit, Podgoricës e Athinës duhet
të anashkalohet nëpërmjet ngritjes së zërit në instancat ndërkombëtare lidhur me
karakterin kolonial të çështjes shqiptare;
2.     Nuk duhet pranuar më retorikën gjoja “paqedashëse” të qarqeve antishqiptare
serbo-sllavo-maqedonase deri kur këto shtete koloniale nuk do të pranojnë e
respektojnë të drejtat kombëtare te popullit shqiptar për të jetuar në liri dhe në
shtetin e vetëm kombëtar.
3.     T’i jepet përparësi integrimit mbarëshqiptar (realizimi i shtyllës së dytë të
politikës së brendshme) dhe më pak “integrimeve” brenda koncepteve të dyshimta
politike si “Ballkani Perëndimor”. Është një marrëzi që në emrin e “integrimit
euro-atlantik”, Shqipëria e përgjysmuar të humbas boshtin e saj kurrizor dhe deri në
fund madje edhe pavarësinë e saj. Integrimi evropian është një domosdoshmëri, por
vetëm pas arritjes së bashkimit kombëtar shqiptar.
4.     Në mjedisin anarkik ndërkombëtar, ku peshorja e forcave midis fuqive të mëdha
aktuale po bllokojnë çdo zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare, Shqipëria duhet
të kërkojë përforcimin e rolit të OKB-së dhe parimeve të saj për vetëvendosje dhe
dekolonizim. Teoria realiste, është e vërtetë, nuk vë theks mbi një organizim
mbishtetëror siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara. Jemi te mendimi se
përforcimi i rregullave dhe kujdesi që ata të
jenë të respektuara, së bashku me një mekanizëm kontrollues mund të ndërrojë
anarkinë specifike hapësirës ndërkombëtare. Aq më shumë se përparime të dukshme u
bënë në gjysmën e shekullit të fundit në procesin e dekolonizimit.

Vetëm mbi këto baza mund të ketë një diplomaci të mirëfilltë kombëtare që merr
parasysh interesat dhe synimet strategjike të çlirimit të trojeve shqiptare në një
shtet të vetëm, Shqipëria e Bashkuar. Çdo qasje tjetër është e mjerueshme, është
formulë e kuazidiplomacisë të kolaboracionizmit shqipfolës mbështet për hir të
interesave karrieriste synimet sllavo-greke për zhdukjen e entitetit të veçantë
shqiptar nga harta e Ballkanit, përmes inkuadrimit në një sistem shfarosës të
“bashkëpunimit” (lexo: bashkim-vëllazërimit) me qarqet sllave.  


Rumani, 28 Maj 2006
----------------------
SHËNIM: Përdorimi i fjaleve "idealist", "realist" bëhet sipas koncepteve
paradigmatike të teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare